Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    Emri:  rambo_248780.jpg

Shikime: 995

Madhësia:  33.2 KB

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka vendosur t’I dalë në mbrojtje ish-komandantit Ramush Haradinajt. Në reagim thuhet se OVL, është e shqetësuar me debatin rreth fesë që po ndodh kohën e fundit nëpër media e portale të ndryshme.

    “Ne konsiderojmë se nxitja e përçarjes fetare në Kosovë, është e panevojshme dhe e papranueshme. Gjithashtu, ne kundërshtojmë edhe përfshirjen e temës së luftës çlirimtare gjatë këtij debati të pakuptimtë”.

    Sipas organizatës së veteranëve, lufta çlirimtare ka qenë e pastër dhe nuk i ka diferencuar njerëzit ideologjikisht, por i gjithë populli liridashës i ka pasur dyert e hapura të angazhohet për lirinë e Atdheut të vet e bashkimin e trojeve, pa dallim feje apo ideologjie. Dëshmorët e Kombit nuk mund të përvetësohen nga askush, ata nuk kanë qenë as të feve e as partive të ndryshme politike, por kanë qenë luftëtarë të bashkimit të trojeve shqiptare.

    “Duke çmuar lartë kontributin e disa prijësve fetarë në luftën çlirimtare, ne kundërshtojmë ashpër sulmet që ju bëhen komandantëve të UÇK-së siç është rasti me Komandatin e ZO të Dukagjinit Gjeneral Ramush Haradinaj, nga persona të panjohur dhe të paditur, apo dhe nga të tjerë që këtë e bëjnë me qëllim të caktuar, e që gjatë luftës nuk iu rreshtuan famëmadhes Ushtri Çlirimtare të Kosovës. Për opinionin është e ditur, se familja Haradinaj, ka qenë gjithëherë në shënjestër të pushtuesit, pasi që në vazhdimësi ka punuar në shërbim të interesave kombëtare. Për gjysëm lirinë që e kemi sot, kjo familje ka dhënë dy dëshmorë të Kombit: Luanin dhe Shkelzenin”.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si përfaqësuese e idealit të luftës për liri, si përfaqësuese e vlerave dhe bartësve të saj, bën të qartë se një nga frytet e luftës është edhe liria e fesë, e cila ka luajtur rol të madh në unifikimin e popullit tonë, e asnjëherë rol përçarës.

    “Kërkojmë që ky debat të mbyllet, në të mirën e interesave kombëtare, sepse shqiptarët ende janë të copëtuar e robëruar dhe ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre si komb”.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C15%2C130826
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 06-01-2014 më 11:10
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    “Kërkojmë që ky debat të mbyllet, në të mirën e interesave kombëtare, sepse shqiptarët ende janë të copëtuar e robëruar dhe ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre si komb”.

    Kjo eshte dashur ta thonit dje, e jo ta sulmonit tolerancën fetare duke mos i menduar pasojat e nje lufte civile !
    … ///

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Kjo eshte dashur ta thonit dje, e jo ta sulmonit tolerancën fetare duke mos i menduar pasojat e nje lufte civile !
    Sa absurde,aq e dhimbshme po aq qesharake.

    E dija qe llogjika ka nje kufi,por ketu po kerkohet fantazi se si mundni te llogjikoni keshtu!

  4. #4

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    Dhe këtë duhet tjha thonit komandant derrit dhe jo neve ore tradhëtarë.A e kritikuat ndonjiher këtë komandant derrin për korrupsion dhe vjedhje?Apo nuk keni ftyrë se edhe vetë jeni bërë të tillë..nuk na vjen çudi.
    Dhe ky komandant derri me gjith juve në vend që të kërkoni falje,po bëheni si plaka shurdhë.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Sa absurde,aq e dhimbshme po aq qesharake.

    E dija qe llogjika ka nje kufi,por ketu po kerkohet fantazi se si mundni te llogjikoni keshtu!
    Mos u cudit ,keta ne gjak e kane luften civile ,majfton ti shohesh "vellezerit" e tij neper shtetet e tyre dhe bindesh .
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    Sa absurde,aq e dhimbshme po aq qesharake.

    E dija qe llogjika ka nje kufi,por ketu po kerkohet fantazi se si mundni te llogjikoni keshtu!
    Shiko se sa faqezi e hipokrit qe je ti.

    A nuk solle nje postim te tille ti veteem disa ore me pare?

    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    do tju zhdukë në prush e hi
    ti pse flet Shqip or faqezi ? !
    Se si ju mban kjo toke ju nje zot e di
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shiko se sa faqezi e hipokrit qe je ti.

    A nuk solle nje postim te tille ti veteem disa ore me pare?



    Se si ju mban kjo toke ju nje zot e di
    Ti pse flet shqip or faqezi??
    A shqiptar je ti??

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Gentian_gr për postimin:

    Enkeleu (06-01-2014)

  9. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    Ish-ushtari i UÇK-së kërkon shtëpi nga qeveria

    Publikuar, 06/01/2014
    Ish-luftëtari i UÇK-së, Selman Avdiu, nga fshati Abri e poshtme e Skenderajt, ka protestuar para Qeverisë së Kosovës bashkë me gruan dhe 4 fëmijët e tij duke kërkuar që Qeveria t’i bëj zgjidhje për një shtëpi për të cilët thotë se nuk e ka që prej kohës së luftës kur i është djeg e tëra dhe prej asaj kohe jeton me qira.

    Ish-luftëtari Avdiu thotë se ka trokitur me dhjetëra herë në dyert e komunës së Skenderajt, por përveç premtimeve boshe, nuk ka marr asgjë. Ai ka thënë se do të protestoj vazhdimisht nëse Qeveria nuk i bën zgjidhje që atij t’i sigurojë kulm mbi kokë.

    Madje Avdiu thekson se do të hyjë edhe në grevë urie para Qeverisë nëse ata nuk i bëjnë zgjidhje urgjente për të.

    “Kam pritur mjaft, ka 14 vjet që po pres, por nuk po marr ndihmë nga askush. Këta janë përfaqësuesit e popullit dhe duhet të mendojnë për popullin sepse morën votën tonë. Këta jetojnë nëpër vila luksoze derisa ne vdesim urie dhe pa kulm mbi kokë”, thotë Avdiu.

    Ai ka thënë se më nuk i beson premtimeve dhe shton se do t’i zinte besë vetëm nëse sheh ndonjë dokument përmes së cilit do të sigurohej.

    Por, vetëm pak kohë më pas atë e priti në zyrën e tij Faik Fazliu, Udhëheqës i zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK në zyrën e kryeministrit. Selman Avdiu më pas i tha KTV-së se Fazliu ka premtuar se do të përpiqen t’i bëjnë një zgjidhje për shtëpi dhe do të provojnë që t’i sigurojnë edhe gjëra ushqimore.

  10. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    45 ish-ushtarë të UÇK-së kanë kryer vetëvrasje

    Publikuar, 06/01/2014
    Një letër e shkurtër dhe një krismë arme janë gjërat e fundit që i kanë mbetur në kujtesë nga bashkëshorti i saj, gruas së një ish-ushtari të luftës së fundit në Kosovë.Pamundësia që t’i siguronte familjes kushte më të mira jetese, pasi kishte mbetur pa punë që para 10 vjetësh, i dha fund jetës në një gjendje të rënduar psikologjike.

    “Si me prezencën time, ashtu edhe pa të, ti vet po i rrit fëmijët. Unë moti veç po ju shpenzoj se nuk po ju ndihmoj me asgjë”, i ka përsëritur bashkëshortja e tij fjalët e fundit që ua kishte lënë në letër.

    Dikur ushtar i UÇK-së, 47-vjeçari A.H nga komuna e Pejës në mars të vitit të kaluar kishte vendosur t’i jepte fund jetës, duke kryer vetëvrasje. Rrugën e tij që pas luftës e ndoqën edhe 44 ish-ushtarë tjerë.

  11. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: OVL në mbrojtje të Haradinajt: Ushtarët luftuan për liri e jo për fe

    OVL -ja duhet te merret me veteranet te cilet jetojn ne mjerim dhe siq shihet 45 kan ber vetvrasje e jo te mirret me ata qe fyejn vrasin dhe plaqkitin popullin e kosoves

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •