
Postuar mė parė nga
Albo
Pergjigjia e shkurter: Pasi te gjithe ata qe zuri nata ne Shqiperi ne 28 nentor 1912, u bene te gjithe shqiptare. Pike.
Pergjigjia me e gjate: Mes shqiptareve ka patur dy "bicime" (lloje) turqish. Bicimi i pare ishte "turku" osmanlli. Keta jane te gjithe njerezit e administrates osmane te vendosur ne vilajetet ku banonin shqiptaret. Origjina e tyre nuk eshte "turke" por nga cepat e popujt e Perandorise Osmane. Nuk ka ekzistuar nje "identitet turk", por identiteti osman, qe ishte identiteti i shtetesise nen perandorine osmane. Keta njerez te administrates osmane ne Shqiperi jane me origjine nga vende te Lindjes se Mesme, Azia Qendrore, etj. Bicimi i dyte eshte bicimi "arnavud". Keta jane popullsi autoktone shqiptare e asimiluar jo vetem ne fene Islame, por edhe ne kulturen osmane. Keta jane "Haxhi Qamilet" e Shqiperise, qe kane vrare e prere shqiptare te tjere per hir te Sulltanit dhe Perandorise Osmane. Per ta "Shqiperia eshte Turqi" dhe "shqiptaret jane turq", nuk ka ndonje dallim mes tyre. Gjeja tjeter qe duhet te mesoni per kete kategori eshte se asimilimi i tyre eshte i tille, sa qe keta njerez nuk shohin nje dallim mes Sulltanit, Perandorise Osmane, dhe fese se tyre Islame. Per ta Sulltani eshte Kalif, eshte nje profet i rene nga qielli dhe si i tille, dhe ne trupin e Sulltanit gjejne te misheruar si fene e kulturen osmane, qe per kete kategori njerezish jane te pandashme.
E perbashketa e madhe e identitetit shqiptar me identitetin turk eshte se te dy identitetet jane identitete te ngjizura, te shpikura nga hici. Turqit shpiken identitetin turk si per ti vene nje emer kazanit te madh te popujve e rracave qe benin pjese nen perandorine osmane pas renies se saj. Shqiptaret shpiken identitetin shqiptar nga hici, pasi ishin asimiluar ne ate shkalle ne ato 5 shekujt e pushtimit osman, sa nuk mund t'i ktheheshin identitetit te tyre te mesjetes. Identiteti i vertete e i trasheguar i shqiptareve te sotem autoktone, eshte identiteti epirot. Te gjitha identitetet e tjera jane fllucka sapuni qe fryen e fryen nga mania e njerezve e pastaj ia bejne bam me kohen.
Gjeja tjeter qe duhet te mesoni eshte qe ne syte e inteligjences shqiptare te fund-shekullit te XIX dhe fillim-shekullit te XX, te paket ishin ata intelektuale qe besonin ne nje Shqiperi te lire e te pavarur. E verteta este qe Ismail Bej Vlora se bashku me intelektualet orthodhokse e romano-katolike te vendit, ishin nje minorance ne rradhet e inteligjences shqiptare qe besonin ne nje Shqiperi te pavarur. Bile disa prej firmetareve te aktit te pavaresise, si Mith'at Frasheri qe sot e shesin per "babane e nacionalizmit shqiptar", ishin skeptike per kete sipermarrje. Per te kuptuar botekuptimin e tyre te kohes, duhet te shikoni rolin e tyre ne levizjen e turqve te rinj. Keta "nacionaliste te oreve te fundit", iu bashkuan "levizjes kombetare shqiptare" vetem pasi perpjekjet e tyre per "reformimin e Perandorise" deshtuan. Ne mendjet e tyre, vetem dy gjera ishin te verteta: 1) Shqiperia e shqiptaret nuk ekzistojne dot si popull i pavarur pa mbeshtetjen e Turqise. 2) Rruga e vetme e shpetimit te Shqiperise eshte reformimi i Perandorise Osmane, pra zgjatja e jetes se pushtimit osman. Kete mentalitet e gjejme te trasheguar tek shume prej jush edhe sot e kesaj dite, dhe kete mentalitet une e quaj "nacionalizmi anadollak" apo "nacionalizmi alla-turka".
Nese do te beje pyetjen me lart ne kohen e Ismail Bej Vlores, Isa Boletini qe e donte shume Sulltanin do te te binte me jatagan.
Nese do te beje pyetjen me lart ne kohen e Esat Pashe Toptanit, muslimanet e Shqiperise se Mesme do te ishin ngritur ne revolucion sic u ngriten kunder "Mbretit te Krishtere" Princ Wiedit e kerkonin "Sulltanin e Ri" (Esat Bene).
Nese do te beje pyetjen me lart ne kohen e Mbretit Zog, minoriteti osman i vendit do te ndiqte per te vrare se nuk donin qe te perfundonin ne Turqi, me traktat shkembimi popullsie me Turqine qe te gjitha vendet e Ballkanit bene me Turqine, pervec Shqiperise.
Nese do te beje pyetjen me lart ne kohen e Enver Hoxhes, rregjimi komunist do te fuste ne burg per agjitacion dhe propagande ose si diversant qe kerkon te rrezosh Pushtetin Popullor.
U deshen 23 vjet demokraci e liri, qe shqiptaret te fillojne te pyesin me qellim qe te mesojne te verteten e tyre te mohuar historike.
Albo
Krijoni Kontakt