Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Emri:  403x302141247f1_mehmetaj1358757332.jpg

Shikime: 1029

Madhësia:  74.7 KB

    Nga Gani MEHMETAJ

    Hoxhallarët matrapaz me disa deputetë e politikanët lokal edhe më matrapaz nuk e meritojnë asnjë vëmendje të opinionit, edhe atëherë kur fëlliqin kundër kombit e atdheut, sikur të mos merrnin edhe më shumë guxim me shpërfilljen tonë. Mjeranët e tillë duhet zhveshur nga demagogjia, duhet t’u ndalohet keqpërdorimi i emrit të personaliteteve tona historike, kur duan të gënjejnë e të mashtrojnë, ashtu sikurse duhet ti stigmatizojmë kur flasin në emër të shqiptarëve, ndërsa në fakt nuk janë shqiptar. Janë bërë një grup mercenarësh islamikë të cilët imponohen në gazeta, forume e televizione, duke luftuar kundër përpjekjeve tona për integrim në Bashkimin Evropian.

    Në mesin e tyre është edhe Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit, i cili e ka marr islamizmin në brirë. Sillet në stilin e hoxhës mashtrues të katundit: bëjë si them unë e mos bëjë si bëjë unë. Ai u mbanë njerëzve ligjërata për fenë, ndërsa nuk e ka arsimimin elementar; ai përpiqet të sqaroj fenomene sociologjike e shoqërore, pa i kuptuar fare këto fenomene, madje duke i shtrembëruar në mënyrë të shëmtuar. Me mungesën e arsimimit, ai nuk i sqaron dukuritë, por i bie trup si të fliste para xhematit që nuk i kanë dy gramë shkollë. Me paditurinë e vet proverbiale, pa e konsultuar në jetën e vet asnjë libër që s’është “ilmihali”, ai ia fut kot: “ka kaluar koha e ateizmit të errët”, ndërsa sipas tij po vjen koha e islamizmit të ndritur fundamentalist, me shami e mejtepe!

    Sikur ti kishte mësuar nocionet elementare dhe periudhat historike në Mejtepin e Gjilanit, duhej ta dinte se “ateizmi” është mbizotërues në 200 vjetet e fundit. Pra, qe nga Revolucioni Borgjez francez “ateizmi”e nxori nga skena politike fenë duke e futur në institucionet fetare. Kjo nuk do të thotë se ky veprim është kundër fesë, por feja do të merret më çështjet shpirtërore të besimtarëve e jo me proçka politike.

    Ndërkaq, mejtepliu i Gjilanit përpiqet që fenë pas 200 e ca vjetësh nga kthesa e madhe historike e Parisit të ndritur, ta bëjë instrumentin kryesor politik për interesat e veta të pista, si të qe Kosova vend i beduinëve. Sikur të ishte shqiptar nuk do të brengosej për shamitë- simbolet kombëtare arabe, por do ti pikonte zemra për shqiptarët dhe simbolet kombëtare shqiptare, që po i përdhosin çdo ditë.

    Të gjithë jo shqiptarët janë militantë të tërbuar të islamizmit në Kosovë, duke e luftuar shqiptarizmin më egërsi. Kompleksi i inferioritetit del në sipërfaqe. Ndiqini më vëmendje dhe do të bindeni.

    Tregtia me varfërinë e skajshme të shqiptarëve

    Ne i takojmë Evropës e jo Orientit islamik të lutfihazirëve, të shefqetkrasniqërve e të tjerëve si këta, prandaj do ta ndjekim shembullin evropianë, duke e respektuar besimin brenda objekteve fetare dhe do t’i respektojmë simbolet tona kombëtare e jo ato të huaja.

    Ndërkaq, lutfihazirët e shefqetkrasniqerit e tjerë Rilindjen e ideologjisë fundamentaliste arabe përpiqen të na e imponojnë si Rilindje kombëtare shqiptare! Shaminë tradicionale arabe përpiqen t’ua imponojnë shqiptareve, ndërkaq, shkollat laike kombëtare, përpiqet t’i zëvendësojnë me mejtepe arabe e turke, duke e reklamuar të vetmen shkollë (mejtep) që e kanë kryer në jetën e vet.

    Çka kemi të përbashkët me zgjimin fetar islamiko-arab? Asgjë? Por kanë tyxharët të cilët tregtojnë e manipulojnë me varfërinë e skajshme të popullatës, ashtu sikurse manipulojnë shoqatat fetare islamike duke ua shpëlarë trurin varfanjakëve me kushtëzimin e bukës.

    Deklarimi i L. H. dhe qëndrimi gjithnjë e më agresiv i tij nuk cenon vetëm përcaktimin laik të shtetit tonë, por deklarimi i tij është qëndrim antishqiptar, që i shkon për shtat Serbisë, sepse me shembullin e këtij mejtepliu, Beogradi ua tund ndërkombëtarëve me cinizëm kundërshtimin: e shihni kënd e çliruat?

    Është e habitshme heshtja e partisë së këtij keqpërdoruesi të fesë, kur dihet se LDK-ja e Rugovës ishte e përcaktimit të djathtë evropian, kurse anëtari i Kryesisë së kësaj partie sillet e flet si të përfaqësonte parti islamike. Është e njohur se të gjithë ata që ia kanë punuar prapa shpinë Rugovës e kanë plotë gojën me emrin e tij. Plotë gojën Rugovë e kanë edhe luftihazirët kur duan të gënjejnë. Megjithatë njeriu rrëqethet sa herë i dëgjon se si e përtypin emrin e tij me pafytyrësi./standardi.info

    http://www.standardi.info/index.aspx...pe=1&ACatID=19
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    *

    Kritikë, deridiku, me vend.
    E keqja e punës eshte se ky me teper ka folur ne veten e pare njejes (e ka lavderuar veten). Veta e pare njejes e ka tradhtuar se ka zemer (te mos them shpirt...se shpirti eshte megjithate tjeter gje nga zemra) marksisto-leninisto-staliniste.
    Keshtu ka qene (dhe eshte) gjithmone sa here e shikon ndoke prej se larti...

    *
    klipp&klar

  3. #3

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Shume shkrim me vend. Brenda ketyre rrjeshtave autori ka thene ate qe duhet thene dhe qe eshte ngritur me te madhe shume here ne forumin tone. Me vjen mire qe mesazhi kete rradhe del nga vete goja e nje shqiptari te Kosoves.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Zoteri Gani Mehmetaj Revolucioni Francez nuk kishte te bente asgje me luften kunder besimit krishter, besimi krishter e njeh ndarjen e pushtetit nga besimi. Ky revolucion ishte kryekeput kunder keqperdorimit te ketij besimi per te perfituar nga masa qe e beri Kisha Katolike e cila ne ate kohe ishte e korruptuar dhe e lidhur me aristokracine dhe nuk i sherbente njerezve dhe Zotit por lirisht mund te themi dreqit. Gabimi ne Evrope u be duke pranuar 'ungjillin' e Darvinit (ironikisht ky vet ishte i krishter dhe pra teist) i cili na kthen ne regres nga krijesa te krijuara ne IMAZHIN E PERENDISE e garantuar ne Zanafille (Bibel) ne pasardhes te majmuneve (pra kafsheve dhe insekteve).

    Moralisht te dal ne krah si shqiptar sepse thua shume te verteta ne kete shkrim ku qet ne pah keqperdorimin e fese per interesa politike te disa grupeve klanore te cilat perfitojne materialisht duke keqperdorur shqiptaret e varfer, mjerisht shpeshhere nga vet pjesmarres ne lufte si Lutfi Haziri. Me perfundimin e luftes qindra organizata nga vendet arabe erdhen dhe kadal kadal Kosoven po mundohen ta bejne pershesh krejt, per kete eshte e nevojshme te hartohet nje ligj nga Parlamenti i vendit ku do te ndaloheshin fondet nga jashte per avancimin e dogmave fetare, nuk duhet te perserisim gabimet e se shkuares ku u beme thjesht budallenje fetare.

  5. #5
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin

    .......edhe nje truthate i rradhes prej analisti kosovare......nese haziroviqat e krasniqat kane kryer dy vjet mejtepin, ty sa ke kryer o dudum i shkelur e mytur nga koha ???

    Werner Heisenberg, nobelist i fizikes:

    "fyti i pare nga gota e shkencave natyrore te ben atheist......ne fund te gotes aman pret Zoti"

    "nje mjeshter eshte nje burr, i cili gabimet me trashanike te lemise qe i perket i njeh, dhe eshte ne dituni te sakte mbi shmangjen e tyre"

    Cilio nga keto duduma eshte mjeshter ne zanatin e vet, mjeshter ne ditunine mbi zanatin e vet ???........fillojm me ne krye me ANAListin e "thinjur".....apo mbizoteron ne kokat e shqiptareve akoma stereotipi, se nje njeri qe din ti lidhe dy fjale, dhe me flok te thinjura, e meriton kryen e odes ???

    Lum kosova, por edhe shqiptaria, kush i rrin ne krye dhe e udheheq.....

    tung
    albanish by nature

  6. #6
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Shume shkrim me vend. Brenda ketyre rrjeshtave autori ka thene ate qe duhet thene dhe qe eshte ngritur me te madhe shume here ne forumin tone. Me vjen mire qe mesazhi kete rradhe del nga vete goja e nje shqiptari te Kosoves.

    Per shoqerine "muslimane" te kosoves revolucioni francez cfare relevance ka ???, e marim si shembull ate angleze, cfare relevance ka per ate angleze ???......figura me e armiqesuar e revolucionareve, MBRETI, ne angli eshte figura me e ndritur, me e mbrojtur, me e admiruar......cka i solli revolucioni francez europes, ku ne, si shoqeri muslimane, mund te perfitonim nga ai, ka plot gjana, aman ASNJE nga ato qe i permend "analisti" !!!, ndoshta ti din dicka....

    tung
    albanish by nature

  7. #7
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Zoteri Gani Mehmetaj Revolucioni Francez nuk kishte te bente asgje me luften kunder besimit krishter, besimi krishter e njeh ndarjen e pushtetit nga besimi. Ky revolucion ishte kryekeput kunder keqperdorimit te ketij besimi per te perfituar nga masa qe e beri Kisha Katolike e cila ne ate kohe ishte e korruptuar dhe e lidhur me aristokracine dhe nuk i sherbente njerezve dhe Zotit por lirisht mund te themi dreqit. Gabimi ne Evrope u be duke pranuar 'ungjillin' e Darvinit (ironikisht ky vet ishte i krishter dhe pra teist) i cili na kthen ne regres nga krijesa te krijuara ne IMAZHIN E PERENDISE e garantuar ne Zanafille (Bibel) ne pasardhes te majmuneve (pra kafsheve dhe insekteve).

    Moralisht te dal ne krah si shqiptar sepse thua shume te verteta ne kete shkrim ku qet ne pah keqperdorimin e fese per interesa politike te disa grupeve klanore te cilat perfitojne materialisht duke keqperdorur shqiptaret e varfer, mjerisht shpeshhere nga vet pjesmarres ne lufte si Lutfi Haziri. Me perfundimin e luftes qindra organizata nga vendet arabe erdhen dhe kadal kadal Kosoven po mundohen ta bejne pershesh krejt, per kete eshte e nevojshme te hartohet nje ligj nga Parlamenti i vendit ku do te ndaloheshin fondet nga jashte per avancimin e dogmave fetare, nuk duhet te perserisim gabimet e se shkuares ku u beme thjesht budallenje fetare.
    Kosoven askush nuk e ben pershesh.....kosova VET i ka krejt pejte ne duar....kosova eshte ne nje kohe TRANZICIONI, ku ngadale vetvetiu do te pozicionohet......me pozicionim nuk nenkuptohet ai shoqerore, por thjeshte ai POLITIK....nme europen postmesjetare nuk ndryshuan perpjesetimet kulturore, por vetem ato politike, qe si pasoje pozitive e paten BARAZINE shoqerore, nje element qe e kerkon si bibla e si kurani....barazine ndermjet njerezve ne aspektin SHOQERORE.....jo tjetersimin....me u shnderu ne "francuz"....asnje europjan nuk u be FRANCUZ......perkundrazi, u luftuan e u pergjaken ne dy lufta gjigande, pikerisht, per mos i NGJA njeri tjetrit....sejcili ne shtepine e vet.....sejcili me ne fund e pastron oborrin e vet....ne shqiptaret njehere duhet te kemi OBORRIN tone, e pastaj ta pastrojme oborrin tone....dhe kjo DETYRIMISHT do te ndodhe........

    tung
    albanish by nature

  8. #8
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Shkrim idiotesk, i cili fyen tere xhematin e Kosovës, si besimtar te pa-tru, kurse ky leninisti na qenka i dituri dhe sot po na jep leksione rreth revolucionit,..sipas tij : Ateist qe mbizoteron tash e 200 vjet !

    Ky hajvan, shkon edhe me tej duke e akuzuar Hazirin si jo shqiptar, qe mbron te drejtat e jo-shqiptareve ne Kosove, pra femive të muslimanëve te cilëve u mohohët e drejta për arsim dhe emancipim !

    Shkaku i budallenjëve si puna e tij, Kosova eshte sot ku eshte !
    … ///

  9. #9
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    *

    Kritikë, deridiku, me vend.
    E keqja e punës eshte se ky me teper ka folur ne veten e pare njejes (e ka lavderuar veten). Veta e pare njejes e ka tradhtuar se ka zemer (te mos them shpirt...se shpirti eshte megjithate tjeter gje nga zemra) marksisto-leninisto-staliniste.
    Keshtu ka qene (dhe eshte) gjithmone sa here e shikon ndoke prej se larti...

    *
    Pse habitesh, a nuk eshte kjo tipike per gjendjen e parise politike dhe shoqerore ???.....aty ku nuk ka per te mbrojt vlera te perbashketa (ato na i drejtojne MIQET e ARMIQET), mbetet vetem "administrimi i vetvetes" per me u doremare....e kur njeriu meret me veteveten, atehere te patjetersueshem jane dy elemente, NJE....."une"....DY..."ti"......dhe gjithe energjia investohet ne "garimin" mes neve dyve....ne DY dalim si cirkuza para opinionit, dhe e TREGETOJME vetveten tone......kjo eshte pikerisht pra "beschäftigungstherapie".....kjo qe ndodh ne kosove eshte "menaxhim" i status quos....pasiqe aman koha duhet dyqish me u "harxhuar", ne kete "kohe" e shfrytezojme duke u marre me vetveten dhe me tjetrin !.......kurse tragjedia ne gjithe kete cirkuzllek qendron ne faktin se e GENJEJM VETEVETEN aq vrazhde, saqe edhe vet besojm, se kete qe e bejm, e bejm per hajr te popullit......

    tung
    albanish by nature

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Kur tyxharët e marrin fenë në brina

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Shkrim idiotesk, i cili fyen tere xhematin e Kosovës, si besimtar te pa-tru, kurse ky leninisti na qenka i dituri dhe sot po na jep leksione rreth revolucionit,..sipas tij : Ateist qe mbizoteron tash e 200 vjet !

    Ky hajvan, shkon edhe me tej duke e akuzuar Hazirin si jo shqiptar, qe mbron te drejtat e jo-shqiptareve ne Kosove, pra femive të muslimanëve te cilëve u mohohët e drejta për arsim dhe emancipim !

    Shkaku i budallenjëve si puna e tij, Kosova eshte sot ku eshte !
    Po pikerisht ashtu eshte.
    Lutfi Haziri gjat fushates parazgjedhore nuk ka thene asgje sic na e thot ky tipi.
    E vetmja gje qe ka thene (premtuar) ka qene lejimi i shamise neper shkolla, gje qe ben pjese nder te drejtat themelore te njeriut (ama per kete tipin banalist keto nuk vlejne).
    Dhe, me nje rast ka thene se shkon ndonjehere te xhumave ne xhami.
    Kaq.
    Kurse cfare thot ky?
    E ben mizen buall...duke e quajtur wahabist, ekstretmist musliman, taleban... e cka eshte me keq.
    Kjo le te nenkuptosh se kjo banalize eshte e porositur nga ndonje parti tjeter. PDK-ja p.sh. per humbjen karshi Lutfi Hazirit.
    S'dua ta mbroje Luten, aq me pak partine e tij, te cilen nuk e perkrahi kurre. Ama, sidoqofte, nuk mund t'ia ha hakun dhe nuk mund t'i bishtnoj sic ka bishtnuar ky tipi...Ky tipi vetemse e verteton tezen serbe "Shqiptaret jane me bishta" (=bishtnojne, i vejne bisht cdo gjeje).

    *
    klipp&klar

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •