
Postuar më parë nga
Antiproanti
Nga kendveshtrimi yt po, por jo nga kendveshtrimi i "buzellapushkes nga afrika" dhe tjereve...
Rendesia e normave dhe vlerave (formalisht) nuk percaktohet mbi bazen e numrit te zbatuesve dhe perkrahesve apo te shumices.
Ne te kunderten do te ishte legjitime te diskriminoheshin, shtypeshin dhe shfaroseshin pakicat dhe normat, vlerat e traditat e tyre.
Dinjiteti para se gjithash ka te beje me te drejten per mendim te lire, me mbrojtje nga tortura dhe likudimi fizik (integritet fizik), me te drejten per vetevendosje, me te drejten per shendet, me te drejten per pjesemarrje, me te drejten per integritet fizik, me te drejten per trajtim te barabarte...pavaresisht prejardhjes sociale, gjeografike, kulturore, gjinise, orientimit seksual dhe perkatesise kombetare, fetare, politike... jo me fene.
Fakti qe feja per ty apo per te tille qe mendojne dhe besojne si ti ka rendesi kaq te madhe, nuk nenkupton qe feja resp. perkatesia fetare qendron ne thelb te dinjitetit njerezor sipas kushtetutave dhe ligjeve demokratike.
Jo vetem ne Kushtetuten e Gjermanise, perparesi para fese ka pikerisht edhe e drejta themelore ne baze te se ciles ishte ndaluar synetimi ne Gjermani, qe me vone u rregullua me ligj.
Neni 2 i Kushtetutes gjermane thote:
1. Secili ka te drejte te zhvillimit te lire te personalitetit te tij, perderisa nuk shkele te drejtat e tjereve dhe nuk vepron ne kundershtim me rendin kushtetues...
2. Secili ka te drejte per jete dhe integritet fizik. Liria personit eshte e pacenueshme. Ne keto te drejta mund te nderhyhet vetem mbi bazen e nje ligji.
Gjykata eshte bazuar pikerisht ne piken 2 te ketij neni, per te arsyetuar ndalimin e synetimit te femijeve te vegjel.
Dhe e drejta themelore njerezore e percaktuar ne piken 2 eshte e drejte e pacenueshme dhe e patjetersueshme e rangut me te larte se p.sh. lira fetare. Njekohesisht kjo e drejte nuk vlene vetem per te rriturit, por edhe per femijet (e tyre). Pa asnje perkufizim. Per kete arsye parlamenti gjerman eshte detyruar te nderhyje ne kete te drejte per ta legjitimuar synetimin sipas standardeve dhe kushteve te parapara me ligjin perkates. Dhe ligji perkates jo rastesisht nuk eshte pjese e ligjit per edukimin fetar te femijeve nga prinderit, sic do te mund te pritej nga ndonjeri.
Mosndalimi resp. lejimi i metutjeshem ( i rregulluar me ligj) i synetimit eshte me teper akt politik dhe qendrueshmeria e tij, sipas mendimit tim, varet absolutisht nga zhvillimit politike dhe shqoerore ne vitet ose dekadat e ardhshme.
Perndryshe, per mua personalisht eshte e pakuptueshme qe sidomos "fetaret" te perkrahin nderhyrje te tille ne pune te Zotit!?
Zoti nuk e ka lejuar dhe nuk mund te lejoje qe te rriturit te cenojne integritetin fizik te femijve (ne shumicen absolute te rasteve pa asnje nevoje - pavaresisht se ka shume pohime dhe supozime kryesisht te paqendrueshme lidhur me aktin ne fjale, vetem sa per justifikim) vetem pse ekziston nje tradite e lashte, e ngjashem me ate te "buzellapushkes nga afrika". Edhe femija ka te drejte qe se paku fizikisht te rritet ashtu sic e ka fale Zoti. Nese si i rritur dhe i vetedijshem, psh. nga mosha 14-18 vjec vendose qe te synetohet etj., atehere kjo eshte pune e tij dhe pergjegjesi e tij para vetes dhe Zotit.
Ata qe nuk jane fetare apo nuk besojne ne Zotin mund te arsyetohen lehte, madje edhe nese bejne nderhyrje te njepasnjeshme kirurgjike per ta bere femijen peraferisht ashtu sic ju pelqen.
E thashe ne fillim se rendesia e normave, vlerave dhe traditave eshte formalisht e barabarte, pavaresisht numrit te perkrahesve...
Eshte ceshtje tjeter qe ne realitet shumica e dominom pakicen etj. Por ne nuk po dikskutojme ketu per ate se kush eshte me i forte dhe kush mund t'i imponoje tjetrit me shume nga rregullat e tij.
Fakti qe shume apo disa miliona nga 1,3 apo edhe 1,5 miliarde kinez dhe miliona aziatik tjere e konsumojne mishin e qenit nuk eshte arsye per te lejuar konsumin e tille edhe ne vendet europiane apo ne Europe. As ti si fetar musliman, se paku paraqitesh si i tille, nuk kerkon dicka te tille dhe, sipas te gjitha gjasave, nuk do e prekrahje ndonje nisme per lejimin e konsumimit te mishit te qenit. Prandaj, s'ka lidhje sa njerez ne bote jane pro mishit te qenit, por vetem sa jane pro ne Gjermani, Austri, Angli, Shqiperi vec e vec ose pergjithesisht ne Europe. Cfare kerkojne arabet e shkretetirave, turqit ne andoll, afrikanet e tjere eshte relativisht e parendesishme, pavaresisht numrit te tyre, nese nje tradite eshte ne kundershtim te plote p.sh. me vlerat e shoqerive te caktuara ne Europe ose me Kushtetutat dhe ligjet e tyre demokratike. Nese nuk eshte keshtu, atehere sigurisht se mund te gjendet cdo here ndonje kompromis qe pak a shume i kenaq te gjitha palet e interesuara...
Sidoqofte, argumenti me numrin e madh dhe fuqine nuk eshte i pranueshem, sepse keshtu do te legjitimohej cfaredo lloji dominance e shumices mbi pakicen, e te fortit mbi te dobetin, e te rriturit mbi femijet, e njeriut mbi kafshet...deri ne eleminim fizik.
Cfare "romantizmi":::!?
Ti, a s'po e sheh qe integritetit fizik edhe ne Kushtetute eshte i rangut me te larte se feja dhe liria fetare etj.
Vendimi i gjykates ne Köln, nese nuk jam gabim, per shpalljen e synetimit si demtim trupor dhe cenim i integritetit fizik, sipas Kushtetutes, s'ka asnje lidhje me Tilo Sarazin&Co. Gjykatat gjermane nuk jane ne ate gjendje qe te ndikohen nga demagoge te tille si Tilo Sarazin&Co. ...
Natyrisht se njerez dhe grupe te caktuara naziste etj. i keqperdorin rastet e tilla per te bere presion dhe propagande. Por kjo eshte ceshtje tjeter.
Krijoni Kontakt