Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Si nje vend qe krenohet per tolerancen fetare......
    Krenohet per tolerance fetare e jo per tolerance idiotesirash arkaike!! "Sunetimi", qe dmth ndjekja e jetes se profetit, nuk eshte "detyrim" per fetaret, perndryshe, duhet te protestoni edhe per mertesat me te mitura 6-vjeçare, martesa shumefishe e idiotesira te tjera "profetike"!!!
    Shkurt e sakte, te miturit jane te mbrojtur nga ligji, qofte edhe kunder idiotesise prinderore!! Pike!!
    Jarigas

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    e vertete, ka nga ata qe kane shenderruar, sikur ne rrojtore edhe ate ne ilegalitet sikur pune pazari: 200 ojra, çmimin ja futa kot hahahah edhe ate me arsyetimin yhyhyhyyyyyyy njerezimi ka mijera vite qe e pret ne cung dhe asgje nuk ndodhe. Ne raste te tilla, me mire e me lire del opsioni i gersherave, bile e din qe i ke blere vete... ku e di njeriu, se ai turku, sa Dönnerin e sa sallaten e ka grire me ate brisk ahahahahahaaa
    Vetem ne Gjermani behen synet rreth 30.000 ne vit...
    "Ilegalisht" ose me pare n'dore etj. sigurisht se jane edhe disa mijera tjere. Ne Zvicer, Austri, France, Belgjike, Skandinavi, Angli etj. sigurisht se eshte situate e ngjashme.
    150.000 synetime ne vit nga 300-500 Euro jane 45 -75 milione per cdo vit. Nese vetem 30% kryhen nga mjeke turqe dhe musliman tjere, perseri jane 10 deri 20 milione ne vit.
    Ik Xharrahi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-11-2013 më 08:08

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    Pirate of Love (21-11-2013)

  4. #23
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Patjeter ka...
    Vetem presioni i Izraelit dhe organizatave te hebrenjeve e ka shtyer Bundestag-un (aktual) gjerman te vendose pro synetimit te femijeve nen moshen 14 vjecare, nese plotesohen standarde dhe kushte te caktur. Edhe lobimi i organizatave te mjekeve, te cilet perfitojne miliona nga synetimi, e ka bere te veten. Sa per muslimanet jo vetem Gjermania por shumica e shteteve te Europes do e ndalonin kete praktike.

    Paramendo sikur pjesetare te disa kombeve afrikane do te kerkonin ne Europe zbatimin e disa praktikave ndaj femijeve si p.sh. kete:


    Ceshtja ka te bej me te drejten kushtetuese te cdo njeriu, edhe te femijeve, per integritet fizik dhe dinjitet, dhe nuk ka asnje lidhje me ato dyshimet, supozimet dhe paragjykimet tua. Per kete arsye nje gjykate e larte gjermane e kishte shpallur synetimet si demtim fizik dhe te kunderligjshme, jo per shkak te bindjeve ideologjike te vete gjykatesve etj.
    Vendimi i Bundestag-ut per amendimin e ligjit perkates per te lejuar perseri synetimin, pas ndalimit nga gjykata ne fjale, jo vetem qe ishte kryesisht rezultati i presioneve te permendura me larte, por nuk eshte ende plotesisht e sigurte nese eshte dhe do te jete edhe ne te ardhmen ne pajtim me kushtetuten gjermane. Nuk eshte dicka e pazakonshme qe Gjykata Kushtetuese sot te gjykoje kunder p.sh. homoseksualizmit dhe pas 10, 20 apo 30 viteve pro. Ngjashem ka ndodhe dhe ndodhe edhe me shume ceshtje dhe konflikte te ngjashme.

    Perndryshe, une nuk jam deklaruar as kunder as pro synetimit te femijeve nen moshen 14 vjec, por vetem kam shprehuar mendimit tim lidhur me pohimet tua specifike lidhur me temen.
    Qe te kuptohena me sakte:

    Vet fjala "sunetim" ne folklorin tone e tregon edhe vleren ligjore te ceshtjes....pra, eshte nje norme, dhe me kete, dicka VULLNETARE, e jo obligative (FARZ) !

    Kultivimi brenda shekujve ja ka ngrijt vleren kesaj dukurie ne ate shkalle, qe sot ka domethenje per kualitetin e harmonise te nje shoqerie. Sunetimi ne fene islame eshte i barazvlefshem per nga VLERA qe e ka per shoqerine muslimane me dukurine e "krishtlindjes" ose "pashkeve" (e jo me ate buzellapushken nga afrika !!!).....

    ....ki realitet per LIGJIN eshte veshtire te doremiret!!!, ne njeren ane ligji e ka detyre te pakushtezuar gjetjen e te drejtes absolute mbi vleren me te larte, qe eshte dinjiteti i njeriut pa dallim gjinie, race, feje, kurse ne anen tjeter me ndalimin e sunetimit te djemeve do te ndeshej me po keto vlera (cka i perket dinjitetit ???, eshte FEJA, me kete, qetesia shpierterore nje vyrtyt i lidhur per dinjitetin ???).....ergo....nje konflikt rrenjesore....andaj, ajo qe ligji mund te beje eshte KUFIZIMI i keqperdorimit (qe sunetimi mos te kryhet nga sharlatane), ndalimi ASSESI, ngase ne kete rast ligji do te ndeshej me vet temelet e veta.........

    Ne nuk folim per nje popull indigjen me nje dukuri ekzotike, folim per islamin !!! Nese mendon se islami nuk ka "peshe", ose e ka "peshen" e njejte si nje popull indigjen me 10 000 fryma gjithesej, atehere kjo do te adresonte ti nje tendence politike ne vleresimin e gjerave (apo sic preferoje une, inkonsekuenc). Islami nuk kerkon mirekuptim, ai kerkon komprimiss !!!, nese kompromissi nuk i jepet per arsye "force fizike" te pales tjeter (per inati jo, tralala tralala...), atehere mirremi vesh pikerisht ne ate fryme ne te cilen drejtohet zhvillimi i ceshtjes....islami eshte thjeshte i "madh".......dhe me ne fund i DHUNON gjerat qe i perkasin atije....paramendo te dale dikush dhe ta ndaloje jeten ceremoniale rreth krishtelindjeve ???..............nese don sunetimin me e krahasuar, atehere krahasimi kausal eshte me krishtlindjet, jo me nje dukuri margjinale ne ndonje xhungell.....xhunglla eshte vetem nje alibi per ngushtesine argumentative.....disa gjana thjeshte JANE, nuk pyetet PSE....pra, pikerisht, ceshtja e synetimit eshte nje nga keto pika, ku qellimisht tentohet me e mat pulsin e kohes.......sja nin kujt palla per "demtimin e integritetit fizik" te femjes......

    Mos keqkuptohena edhe me tej.....ajo gjermaneja natyrisht se e ka me nji mend piken tek "demtimi i integritetit fizik" te femijes....AJO, e ka sakte (ceshtje romantizmi)....por DEMI nuk e ka gjenezen tek rrezulltati final....kjo e Marlenes eshte prodhimi i defektit te sistemit.....gjeneza eshte tek debatet qe i nisen tilo sarazini me kompanine e djathte, dhe qe ishin RACIZEM i kulluar i politikes nacionaliste te te djathteve europjane.....ne kete senz pra rrofshin cifutet....apo ???


    tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 21-11-2013 më 08:19
    albanish by nature

  5. #24
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Krenohet per tolerance fetare e jo per tolerance idiotesirash arkaike!! "Sunetimi", qe dmth ndjekja e jetes se profetit, nuk eshte "detyrim" per fetaret, perndryshe, duhet te protestoni edhe per mertesat me te mitura 6-vjeçare, martesa shumefishe e idiotesira te tjera "profetike"!!!
    Shkurt e sakte, te miturit jane te mbrojtur nga ligji, qofte edhe kunder idiotesise prinderore!! Pike!!
    Ti shpeshhere flet si i dehur, a mund ta kuptosh /ta fusësh në tru, qe ne punet e besimit ton, ne vet jem pergjegjes ? Me dasht behemi sunet, mos me dasht s'behemi = pune e jonja !

    Cfar evrope eshte kjo e cila u lejon burrecave qe t'i presin organet gjenitale dhe t'behen "femra", por nuk u lejon femive qe t'behen BURRA ?

    Shqiperia ta merr mendja se eshte shtet laik me 2000 vjec eksperienc ! Kosova edhe me zi !! Ngadal o njerez, se edhe opinioni yn, sado "arkaik" qe t'ju duket juve ka vleren dhe peshen e saj, sidomos kur mazhoranca i takon ketij besimi !
    … ///

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Bravo Europa dhe Gjermanet qe jane i vetmi ze i arsyes se shendoshe.

    Parimi eshte i thjeshte dhe duhet pergjithesuar edhe per praktika te tjera fetare e jo fetare, dmth te mos lejohet nderhyrja kirurgjikale pa pelqimin e personit qe duhet te jete ne nje moshe madhore, pervec arsyeve te forta shendetesore.
    Po keto kafshet islamike nuk kuptojne aq.

  7. #26

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Këshilli i Evropës ndalon synetllikun,
    Po tani ca paten me uren xhanem?

    Bravo Shqiperia... Sa per ju qe jetoni ne Europe, thoni shyqyr qe ska ndonje institucion si TSA se do ju kontrollonin bilen neper aeorporte

  8. #27

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Evropa me te tilla rregulla dhe zgjedhje, sikur po harron kush eshte problemi i dites!
    Me te tilla idiotsira, Evropa ka marre fund si vend civil..., pasi eshte boshatisur krejt nga idete primare qe shqetesojne stabilitetin dhe vet ekzistencen e saj!
    Me aprovimin e rezolutes, gjoja ne mbrojtje te se drejtave te njeriut, me 78 vota ne favor, 13 kundra dhe 15 te astenuar..., ky vrull antisemit qe u drejtohet
    te gjithe semiteve, sa hebrenjve aq edhe myslimaneve arab por jo vetem, mund ti duket ndonje te krishteri si nje akt qe nuk perfshin ata, pra nuk ka
    aresye per tu shqetesuar, megjitheate eshte teper shqetesuese !!!
    Sot po shohim perhapjen dhe reklamimin qe i behet praktikes homoseksuale, ç'do besim fetar rrezikohet nga sekolarizimi perendimor modern,i perhapur
    nga Bashkimi Evropian.Ky "laicitet", ne realitet eshte vetem nje tjetersim i emrit te vjeter "ateizem", ku kryen agresion ndaj katolicizmit,hebraizmit, myslimanizmit
    dhe orthodhoksise. Sot vertete po aprovohet nje ligj qe nuk perfshin rregullat e krishtera, por neser do te pretendohet te sulmohet hapurazi edhe vet krishterimi!
    Sot sulmohen hebrenjte me synetllekun..., po keshtu me myslimanet per çarçafet dhe perçet, neser do te pretendojne te hiqen kryqet nga spitalet dhe shkollat, pasi
    laiciteti keshtu e do!!! - pasneser do ndalohet pagezimi me imersion, pastaj ku i dihet ...!?
    Pse habiteni, po a nuk ka prifteresha dhe peshkopesha...?! Pse a nuk lejohen me ligj ne pothuaj gjithe Evropen e Bashkuar martesat homoseksuale, pse nuk po i
    legalizojne organizatat deri dje te ndaluara te pedofileve...?! Pse nuk po behen kerkime shkencore per te prodhuar njeriun ne eproveta, por çi thoni ligjit te abortit...,
    mos e nenveleresoni, mund te konsiderohet olokausti ose si ta doni ju gjenocidi me i madh i gjithe koherave...!
    Pra keto zgjedhje dhe ligje, po minojne nga brenda themelet e komunitetit evropian, ku sot sulmohen dy komunitete minoritare, si per te matur pulsin, neser?
    Sigurisht do behet mesymje ne shkalle kunder kishes, por qe laiket ateiste, do te kene edhe aleate, keta qe sot jane viktima.....
    Nuk pranohet te vihen rregulla ndaj nje feje, cila do qoft, pasi eshte ne Kushtetute, çdo njeri nder te tjera gezon edhe lirine fetare!
    Ja pra pse neve duhet te jemi kunder kesaj rezolute raciste!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    Le dévoué (21-11-2013)

  10. #28
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Ne fakt, me ca gjera ja fusin kot edhe keta nga Juropa. Po per ate, qe e tera keto ekzaminime qe behen, te behet ne klinika te specializuara dhe jo ne menyre ilegale, sepse ne radhe te pare eshte me rendesi shendeti i atyre personave qe i neshtrohen atij procesi. Propozime te tilla kishte edhe ne Schwitzerland, jo per kete e jo per ate, por pati shume nga mjeket e klinikave qe e kundeshtuan dhe e arsyetuan, se me nje ndalese, do i hapej rruga ilegale dhe ne fund ne rast te ndonje implikimi shendetesore, do te na duhet perseri ne te mirremi me ato raste.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  11. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Qe te kuptohena me sakte:

    Vet fjala "sunetim" ne folklorin tone e tregon edhe vleren ligjore te ceshtjes....pra, eshte nje norme, dhe me kete, dicka VULLNETARE, e jo obligative (FARZ) !

    Kultivimi brenda shekujve ja ka ngrijt vleren kesaj dukurie ne ate shkalle, qe sot ka domethenje per kualitetin e harmonise te nje shoqerie. Sunetimi ne fene islame eshte i barazvlefshem per nga VLERA qe e ka per shoqerine muslimane me dukurine e "krishtlindjes" ose "pashkeve" (e jo me ate buzellapushken nga afrika !!!).....
    Nga kendveshtrimi yt po, por jo nga kendveshtrimi i "buzellapushkes nga afrika" dhe tjereve...
    Rendesia e normave dhe vlerave (formalisht) nuk percaktohet mbi bazen e numrit te zbatuesve dhe perkrahesve apo te shumices.
    Ne te kunderten do te ishte legjitime te diskriminoheshin, shtypeshin dhe shfaroseshin pakicat dhe normat, vlerat e traditat e tyre.

    ....ki realitet per LIGJIN eshte veshtire te doremiret!!!, ne njeren ane ligji e ka detyre te pakushtezuar gjetjen e te drejtes absolute mbi vleren me te larte, qe eshte dinjiteti i njeriut pa dallim gjinie, race, feje, kurse ne anen tjeter me ndalimin e sunetimit te djemeve do te ndeshej me po keto vlera (cka i perket dinjitetit ???, eshte FEJA, me kete, qetesia shpierterore nje vyrtyt i lidhur per dinjitetin ???).....ergo....nje konflikt rrenjesore....andaj, ajo qe ligji mund te beje eshte KUFIZIMI i keqperdorimit (qe sunetimi mos te kryhet nga sharlatane), ndalimi ASSESI, ngase ne kete rast ligji do te ndeshej me vet temelet e veta.........
    Dinjiteti para se gjithash ka te beje me te drejten per mendim te lire, me mbrojtje nga tortura dhe likudimi fizik (integritet fizik), me te drejten per vetevendosje, me te drejten per shendet, me te drejten per pjesemarrje, me te drejten per integritet fizik, me te drejten per trajtim te barabarte...pavaresisht prejardhjes sociale, gjeografike, kulturore, gjinise, orientimit seksual dhe perkatesise kombetare, fetare, politike... jo me fene.
    Fakti qe feja per ty apo per te tille qe mendojne dhe besojne si ti ka rendesi kaq te madhe, nuk nenkupton qe feja resp. perkatesia fetare qendron ne thelb te dinjitetit njerezor sipas kushtetutave dhe ligjeve demokratike.

    Jo vetem ne Kushtetuten e Gjermanise, perparesi para fese ka pikerisht edhe e drejta themelore ne baze te se ciles ishte ndaluar synetimi ne Gjermani, qe me vone u rregullua me ligj.
    Neni 2 i Kushtetutes gjermane thote:
    1. Secili ka te drejte te zhvillimit te lire te personalitetit te tij, perderisa nuk shkele te drejtat e tjereve dhe nuk vepron ne kundershtim me rendin kushtetues...
    2. Secili ka te drejte per jete dhe integritet fizik. Liria personit eshte e pacenueshme. Ne keto te drejta mund te nderhyhet vetem mbi bazen e nje ligji.

    Gjykata eshte bazuar pikerisht ne piken 2 te ketij neni, per te arsyetuar ndalimin e synetimit te femijeve te vegjel.
    Dhe e drejta themelore njerezore e percaktuar ne piken 2 eshte e drejte e pacenueshme dhe e patjetersueshme e rangut me te larte se p.sh. lira fetare. Njekohesisht kjo e drejte nuk vlene vetem per te rriturit, por edhe per femijet (e tyre). Pa asnje perkufizim. Per kete arsye parlamenti gjerman eshte detyruar te nderhyje ne kete te drejte per ta legjitimuar synetimin sipas standardeve dhe kushteve te parapara me ligjin perkates. Dhe ligji perkates jo rastesisht nuk eshte pjese e ligjit per edukimin fetar te femijeve nga prinderit, sic do te mund te pritej nga ndonjeri.
    Mosndalimi resp. lejimi i metutjeshem ( i rregulluar me ligj) i synetimit eshte me teper akt politik dhe qendrueshmeria e tij, sipas mendimit tim, varet absolutisht nga zhvillimit politike dhe shqoerore ne vitet ose dekadat e ardhshme.

    Perndryshe, per mua personalisht eshte e pakuptueshme qe sidomos "fetaret" te perkrahin nderhyrje te tille ne pune te Zotit!?
    Zoti nuk e ka lejuar dhe nuk mund te lejoje qe te rriturit te cenojne integritetin fizik te femijve (ne shumicen absolute te rasteve pa asnje nevoje - pavaresisht se ka shume pohime dhe supozime kryesisht te paqendrueshme lidhur me aktin ne fjale, vetem sa per justifikim) vetem pse ekziston nje tradite e lashte, e ngjashem me ate te "buzellapushkes nga afrika". Edhe femija ka te drejte qe se paku fizikisht te rritet ashtu sic e ka fale Zoti. Nese si i rritur dhe i vetedijshem, psh. nga mosha 14-18 vjec vendose qe te synetohet etj., atehere kjo eshte pune e tij dhe pergjegjesi e tij para vetes dhe Zotit.
    Ata qe nuk jane fetare apo nuk besojne ne Zotin mund te arsyetohen lehte, madje edhe nese bejne nderhyrje te njepasnjeshme kirurgjike per ta bere femijen peraferisht ashtu sic ju pelqen.

    Ne nuk folim per nje popull indigjen me nje dukuri ekzotike, folim per islamin !!! Nese mendon se islami nuk ka "peshe", ose e ka "peshen" e njejte si nje popull indigjen me 10 000 fryma gjithesej, atehere kjo do te adresonte ti nje tendence politike ne vleresimin e gjerave (apo sic preferoje une, inkonsekuenc). Islami nuk kerkon mirekuptim, ai kerkon komprimiss !!!, nese kompromissi nuk i jepet per arsye "force fizike" te pales tjeter (per inati jo, tralala tralala...), atehere mirremi vesh pikerisht ne ate fryme ne te cilen drejtohet zhvillimi i ceshtjes....islami eshte thjeshte i "madh".......dhe me ne fund i DHUNON gjerat qe i perkasin atije....paramendo te dale dikush dhe ta ndaloje jeten ceremoniale rreth krishtelindjeve ???..............nese don sunetimin me e krahasuar, atehere krahasimi kausal eshte me krishtlindjet, jo me nje dukuri margjinale ne ndonje xhungell.....xhunglla eshte vetem nje alibi per ngushtesine argumentative.....disa gjana thjeshte JANE, nuk pyetet PSE....pra, pikerisht, ceshtja e synetimit eshte nje nga keto pika, ku qellimisht tentohet me e mat pulsin e kohes.......sja nin kujt palla per "demtimin e integritetit fizik" te femjes......
    E thashe ne fillim se rendesia e normave, vlerave dhe traditave eshte formalisht e barabarte, pavaresisht numrit te perkrahesve...
    Eshte ceshtje tjeter qe ne realitet shumica e dominom pakicen etj. Por ne nuk po dikskutojme ketu per ate se kush eshte me i forte dhe kush mund t'i imponoje tjetrit me shume nga rregullat e tij.
    Fakti qe shume apo disa miliona nga 1,3 apo edhe 1,5 miliarde kinez dhe miliona aziatik tjere e konsumojne mishin e qenit nuk eshte arsye per te lejuar konsumin e tille edhe ne vendet europiane apo ne Europe. As ti si fetar musliman, se paku paraqitesh si i tille, nuk kerkon dicka te tille dhe, sipas te gjitha gjasave, nuk do e prekrahje ndonje nisme per lejimin e konsumimit te mishit te qenit. Prandaj, s'ka lidhje sa njerez ne bote jane pro mishit te qenit, por vetem sa jane pro ne Gjermani, Austri, Angli, Shqiperi vec e vec ose pergjithesisht ne Europe. Cfare kerkojne arabet e shkretetirave, turqit ne andoll, afrikanet e tjere eshte relativisht e parendesishme, pavaresisht numrit te tyre, nese nje tradite eshte ne kundershtim te plote p.sh. me vlerat e shoqerive te caktuara ne Europe ose me Kushtetutat dhe ligjet e tyre demokratike. Nese nuk eshte keshtu, atehere sigurisht se mund te gjendet cdo here ndonje kompromis qe pak a shume i kenaq te gjitha palet e interesuara...
    Sidoqofte, argumenti me numrin e madh dhe fuqine nuk eshte i pranueshem, sepse keshtu do te legjitimohej cfaredo lloji dominance e shumices mbi pakicen, e te fortit mbi te dobetin, e te rriturit mbi femijet, e njeriut mbi kafshet...deri ne eleminim fizik.

    Mos keqkuptohena edhe me tej.....ajo gjermaneja natyrisht se e ka me nji mend piken tek "demtimi i integritetit fizik" te femijes....AJO, e ka sakte (ceshtje romantizmi)....por DEMI nuk e ka gjenezen tek rrezulltati final....kjo e Marlenes eshte prodhimi i defektit te sistemit.....gjeneza eshte tek debatet qe i nisen tilo sarazini me kompanine e djathte, dhe qe ishin RACIZEM i kulluar i politikes nacionaliste te te djathteve europjane.....ne kete senz pra rrofshin cifutet....apo ???

    tung
    Cfare "romantizmi":::!?
    Ti, a s'po e sheh qe integritetit fizik edhe ne Kushtetute eshte i rangut me te larte se feja dhe liria fetare etj.
    Vendimi i gjykates ne Köln, nese nuk jam gabim, per shpalljen e synetimit si demtim trupor dhe cenim i integritetit fizik, sipas Kushtetutes, s'ka asnje lidhje me Tilo Sarazin&Co. Gjykatat gjermane nuk jane ne ate gjendje qe te ndikohen nga demagoge te tille si Tilo Sarazin&Co. ...
    Natyrisht se njerez dhe grupe te caktuara naziste etj. i keqperdorin rastet e tilla per te bere presion dhe propagande. Por kjo eshte ceshtje tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-11-2013 më 12:54

  12. #30
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Këshilli i Evropës ndalon synetllikun, kritikohet nga Turqia dhe Izraeli

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ....perpos arsyetimeve si ato te hitlerit gjate nacionalsocializmit, nuk ka MUNDESI tjeter teknike synetimin e djemeve me e fut ne ilegalizem.
    Ja per pseudistet intelektual te krekosur vlen Ligji i Godwin-it ... Click-Godwin law..." sa te zgjatet debati ne nje teme,gjasat qe do te paraqitet krahasimi me Hitlerin dhe nacistet ju ofrohet 1."
    Reductio ad Hitlerum nga "intelektuali" Filoxhihadosherijatik

    Nuk ta beje une buuuu as te perqeshi, por Mike Godwin -shikoje.


    P.s: Synetimi duhet te rregullohet me Ligj,te kryhet ne nje moshe te caktuar dhe ne kushte spitalore.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •