
Postuar më parë nga
Albo
Kur une ju thosha qe para se te behej kryeminister, se kemi te bejme me nje "orangotang kryeminister", ju kujtonit se une e beja thjeshte nga inati personal. As 2 muaj ne krye te qeverise, dhe orangotangu ia ka dale me sukses, ashtu sic une e parashikova, qe te krijoje nje pakenaqesi te tille te madhe ne popull, sa qe nese zgjedhjet do te mbaheshin sot ne Shqiperi dhe Edi Rama te ishte perseri kreu i PS, ai nuk merrte dot as 20% te votave te vendit. Ata qe jane rebeluar ndaj Rames nuk jane vetem shqiptaret e thjeshte, qe nuk duan te helmojne jeten e femijeve te tyre, por edhe vete deputetet socialiste ne Kuvendin e Shqiperise.
Por kjo historia e "helmeve te Sirise" eshte me e bukur se sa kujtoni apo dini ju.
Perse nuk del Rama apo njerezit e qeverise qe te flasin per ceshtjen ne fjale e te sqarojne shqiptaret?
1. Sepse as kreu i shtetit, Presidenti i vendit, as perfaqesuesit e shqiptareve ne Kuvendin e Shqiperise, as vete ministrat e qeverise, nuk jane ne dijeni te ketij plani apo kesaj mareveshje. Kjo mareveshje eshte bere fshehurazi jo nga qeveria shqiptare, por nga kreu i qeverise shqiptare personalisht, kryeministri yne rilindas Edvin Rama. Edvin Rama ne mendjen e tij mendon se "ai eshte shteti" dhe "ai eshte qeveria" dhe detyrimisht "cfare them une do te behet". Duke qene se eshte nje cope injorant, nuk e kupton qe sa here qe sillet ne kete menyre, jo vetem e shet veten per arrogant para shqiptareve te thjeshte, por krijon pakenaqesira te medha tek vete njerezit e mazhorances e pushtetit, duke filluar me Ilir Meten e deputet e tij, e duke mbaruar me deputetet socialiste te vendit. Si ju tha Albo para ca kohesh? Opozita nuk ka perse as te hapi gojen, pasi orangotangu ia ben gropen vetes sa here qe hap gojen e tij e merr vendime te tilla.
2. Edvin Rama, e pa ceshtjen e "armeve te Sirise" si nje menyre per te "rehabilituar imazhin e tij personal ne syte e partnereve nderkombetare." Per kete pune e paguajme shokun Tony Blair ne Angli, qe te loboje qeverite e vendeve partnere e tu mbushi mendjen se Edvin Rama kryeminister sot, nuk eshte i njejti Edvin Rama "Zoti 10%" e "strumbullari i mafies se ndertimit" sic deftojne dosjet e kancelarive nderkombetare per te. Edvin Rama ka ndryshuar. Dhe Edvin Rama me Bushatin e ministrise se jashtme u ofron amerikaneve, pa i kerkuar njeri gje, qe te sjellin armet kimike te Sirise per cmontim ne Shqiperi! Ne mendjen e tij, duke u bere "kete nder amerikaneve", keta te fundit do te harronin te gjitha te palarat e Rames ne vite qe i kane te dokumentura me figure edhe me ze. Dhe mbase pas kesaj, amerikanet do te kujtoheshin qe ti benin edhe Rames nje ftese per vizite ne Washington. Nje plan ideal ky sipas mendjes se semure te Rames. Si gjithmone, interesat personale e politike te Rames, jane me te rendesishme se interesat e "shqiptareve te rrenuar".
3. Si guxojne keta "njerez te rrenuar" te prishin planet e kryeministrit tone rilindas? Ne duam ti rilindim shqiptaret e keta nuk duan te rilindin?! A nuk do te thote te rilindesh qe duhet te vdesesh me para para se te lindesh prape?! Nuk e dine keta?! Pas reagimit spontant te shqiptareve te thjeshte, pas publikimit te lajmit ne mediat shqiptare e te huaja, Rama e gjen veten te diskretituar dhe me shpatullat pas murrit. Kunder tij jane te gjithe, qe nga ministrat e tij qe thyen "kodin e etikes" dhe dolen kunder mareveshjes se Rames, edhe deputetet e tij socialiste ne Kuvend, edhe shqiptaret e thjeshte pa dallime politike. Ajo qe e ben te vecante kete proteste nuk eshte vetem fakti se eshte spontane dhe qytetare, por mbase eshte hera e pare qe shqiptaret veteorganizohen dhe ngrihen ne kembe jo per motive politike. Dhe kjo deshmon se cfare kryeministri te mbrapshte kemi ne drejtim te vendit, qe ne nje kohe shume te shkurter, ktheu koalicionin me te madh politik, kunder tij dhe qeverise se tij. Se si do te qeverisi tani Rama kur ka humbur besimin e te gjitheve, vetem ai e di.
4. Ironia tjeter e lajmit, ajo sot Rama do te dali e do te thote: "Terhiqemi nga mareveshja e nuk pranojme dot armet krimike te Sirise." Kjo jo vetem qe nuk do t'i fitoje atij pike me partneret nderkombetare, por ka per ti xhindosur ata me sjelljen e orangotangut tone. Edhe njehere, SHBA nuk i kerkoi Shqiperise qe te bente shkaterrimin e armeve, kryeministri yne insistoi me vullnet e deshire qe ta beje kete gje! Kete gje e konfirmoi edhe ambasadori amerikan ne Tirane ne intervisten e tij. Por ajo qe e ben qendrimin e Rames qesharak, ajo qe nxjerr ne pah te pare crregullimet e tij mendore dhe pafytyresine e tij eshte fakti i thjeshte qe njohin gjithe shqiptaret:
a) sa ishte ne opozite, u cau veshet shqiptareve mbi rrezikun e "importit te plehrave nga Italia" qe qeveria Berisha perpiloi. (Qendrim qe preku interesat e biznesit italian dhe atij shqiptar)
b) gjate fushates elektorale ne qershor u tha shqiptareve: "Vendimi i pare qe do te marr si kryeminister eshte anullimi i importit te plehrave!"
c) vendimi i pare si kryeminister i vendit ishte anullimi i projektligjit te importit te plehrave.
Dy muaj me vone, rilindasi yne kryeminister qe i tha plehrave italiane JO, u thote PO armeve kimike siriane. Te njejta armeve, qe vrane mijera gra e femije te pafajshem ne Siri ne pune minutash, trupat e pajete te te cileve i pane gjithe njerezit e kesaj bote ne ekranet e tyre te televizioneve.
Lart me lart zoti kryeminister!
Albo
Krijoni Kontakt