Close
Faqja 65 prej 87 FillimFillim ... 1555636465666775 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 641 deri 650 prej 862
  1. #641
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Para disa ditesh kam komentuar se Edi Rama do merrte nje vendim pozitiv per interesin e tij personal dhe ashtu ndodhi. Mjafton te lexosh deklaraten e Ambasadorit Arvizu, shkrimet e mediave te huaja dhe nga vet deklarata e kryeministrit sot duke pohuar se ishte parimisht dakort me SHBA-ne per ceshtjen e armeve kimike. Ne kronologjine e diteve , ne mungese te refuzimit, shtoi ankthin e qytetareve dhe shkaktoi reagim masiv ne qytetet e Shqiperise.I ndodhur ne rrethana te tilla , ne kushtet e te cilet luhet fati i tij politik , u detyrua te marre vendimin refuzues duke justifikuar veten se fajin e ka media ,shoqeria civile dhe antiamerikanizmi i Opozites . Kam qene i bindur jo per faktin qe e njoh profilin psikologjik por per faktin e thjeshte se ai mendonte te maksimalizonte mbeshtjetjen e amerikane per interesin e tij teresisht politik. Reagimi popullor tregoi se 1 milion vota e fituara , nese nuk vepron sipas interesit te tyre te kthehen 1 milion kundra per vetem 2 muaj. Edi Rama duhet te nxjerre mesime nga protestat qe ishin ne pergjithsesi kunder klases politike , duhet te reflektoje se nuk mund te qeverise duke vepruar ne menyre diktatoriale. Gabim ishte edhe tentativa e Berishes dhe Bashes ne protesten e djeshme per ta politizuar , sepse e gjithe protesta ishte kunder politikes.


    Per here te pare qytetaret shqiptaret reaguan ne menyre te paorganizuar nga partite politike. Per here te pare u bashkuan te majte dhe te djathte ne nje ceshtje duke treguar fuqine e e vertete te sovranit dhe ngriten lart demokracine. Kjo eshte demokracia qe i jep leksion cdo parti politike , qe rikthen dinjitetin e cdo shqiptari duke treguar karakterin e vertete te Shqiperise para botes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 15-11-2013 më 17:54
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. 3 antarët më poshtë falenderuan Noellag për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (15-11-2013),mesia4ever (15-11-2013),_MALSORI_ (15-11-2013)

  3. #642
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Tani zgjedhje te parakohshme.
    Ku?
    Ne Amerike!?

    Do te rikthehet Salihi me Lucin e vocerr apo ku keni hallin?

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar unreal për postimin:

    alnosa (15-11-2013)

  5. #643
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Te jemi realiste mia@, nqs populli sdo te protestonte armet do te pranoheshin pa zhurme e pa fjale! Rama tha JO kur populli i doli kunder.
    po per plehrat pak ka protestuar populli dhe shoku Sali s'donte tja dinte fare ,megjithate ne si popull dime vetem qe qeveria nuk i pranoje armet kimike ,se cfare eshte thene e cfare eshte bere prapaskenave ne nuk dime gje

  6. #644
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    perfundimisht doli bithzbuluar..i shon per shtat ajo shprehja ne nje film shqiptar '' qellove si kalama o edo ''..te mori lumi sapo lage bithen..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  7. #645
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Armët kimike siriane: Te rinjte ne protesta ne mbare vendin, qeveria hesht

    Edhe Ciljeta Xhilaga ne superfoton poshte eshte kunder armeve kimike.
    Kurse une jam pro shkaterrimit te armeve kimike.
    Parlamenti te dale me nje ligj ku te percaktohet
    nje zone terren i vecante per keto kimikatet qe do zberthehen.
    Shteti te kompesohet me miliona dollare nga vete Siria
    dhe ruset.

    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 15-11-2013 më 21:38
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #646
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Ju pd-et nuk ju gjendet karari, perfundimisht.
    Feelings change - memories don't.

  9. #647
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Per here te pare qytetaret shqiptaret reaguan ne menyre te paorganizuar nga partite politike. Per here te pare u bashkuan te majte dhe te djathte ne nje ceshtje duke treguar fuqine e e vertete te sovranit dhe ngriten lart demokracine. Kjo eshte demokracia qe i jep leksion cdo parti politike , qe rikthen dinjitetin e cdo shqiptari duke treguar karakterin e vertete te Shqiperise para botes.
    D.m.th. mundemi te qesim interesin e pergjithshem te shoqerise mbi partite politike e mbi Edi Ramen, Sali Berishen, Hashim Thacin, etj. etj. Ne ne Kosove duhet te inspirohemi nga kjo cka ndodhi ne Shqiperi, pra nga keto protesta te dinjitetshme te qytetareve.

  10. #648
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Populli feston: “Kryeministri na bëri krenarë” (Video)



    Vendimi i kryeministrit, Edi Rama, është pritur me shumë entuziasëm nga populli.

    Sapo Rama deklaroi se Shqipëria e ka të pamundur që të bëhet pjesë e procesit të shkatërrimit të armëve kimike, me qindra qytetarë të mbledhur para kryeministrisë, të cilët deri para pak minutash po protestonin, e kthyen protestën në festë.

    Vendimi është pritur me një eufori dhe ngazëllim edhe nga shumë të rinj e të reja, të cilët në profilet e tyre në “Facebook” përgëzojnë kryeministrin Rama për vendimin e marrë dhe e falënderojnë që dëgjoi zërin e sovranit.

    Më në fund një kryeministër i denjë që na bëri krenar”, -shkruhet ndër të tjera në rrjetet sociale në internet. /shekulli/


    Vendimi i Ramës, lajmi në mediat botërore


    Vendimit të kryeministrit Rama për të mos pranuar shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në Shqipëri i kanë dhënë jehonë edhe mediat e huaja.

    Shqipëria nuk do të shkatërrojë armët kimike të Sirisë”, raporton agjencia britanike e lajmeve Reuters, duke theksuar se Shqipëria ka hedhur poshtë kërkesën e SHBA-së për të pritur çmontimin e armëve kimike të Sirisë. Kryeministri i një vendi të NATO-s tha: “Është e pamundur për Shqipërinë të përfshihet në një operacion të tillë”, raporton kjo agjenci.

    Ndërkaq, lajmit i ka dhënë jehonë në kohë reale edhe ABC News, duke shkruar se Kryeministri ka kundërshtuar kërkesën e SHBA-së që të shkatërrojë armët kimike.

    Shqipëria i thotë JO shkatërrimit të armëve kimike”, shkruan Corriere della Sera.

    BBC po ashtu shkruan se Shqipëria shmangu shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë.


    Refuzimi i Shqipërisë, reagon Ambasada Amerikane

    E respektojmë vendimin e Kryeministrit. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë faktin që Qeveria e Shqipërisë e shqyrtoi seriozisht mbështetjen e përpjekjes ndërkombëtare për të eliminuar materialet luftarake kimike të Sirisë në mënyrë të sigurt”, thuhet në një reagim të Ambasadës Amerikane në Tiranë menjëherë pas vendimit të kryeministrit Rama për të refuzuar shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri, transmeton Panorama.

    Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një miqësi të fortë dhe jetëgjatë, duke shtuar se SHBA-ja do të vazhdojnë të mbështesë qeverinë dhe popullin e Shqipërisë teksa punojnë për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më demokratike

    Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët si dhe me ONAK dhe Kombet e Bashkuara për të siguruar eliminimin e programit të armëve kimike të Sirisë. Mbetemi besimplotë se do ta përfundojmë eliminimin e programit brenda afatit për të cilin është rënë dakord”, thuhet në fund të deklaratës.



    Rama: Në parim i thash "PO", por s'kemi kapacitete


    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë para mediave ka thënë se Qeveria e Shqipërisë parimisht ka pranuar që të bëhet shkatërrimi i armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar.

    Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të rrezikonte jetën e qytetarëve të Shqipërisë, duke marrë përsipër rreziqet që i sjell ky shkatërrim.

    Rama ka thënë se oferta për shkatërrimin e armëve kimike, do të ndihmojë që të gjitha zonat e mëhershme të kontaminuara të pastrohen, duke mos lejuar që asnjë gram të mbetet në Shqipëri!

    Ai ka akuzuar opozitën për instrumentalizimin e gjendjes dhe propagandën histerike të saj.

    Rama ka theksuar se “pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shqiptarët dhe Shqipëria nuk do të ishin në këtë gjendje ku janë sot”. Ai ka thënë se është i pakuptueshëm “antiamerikanizmi” i cili është trumbetuar gjatë këtyre ditëve.

    SHBA-të nuk vrasin njerëz, por njerëzit e SHBA-ve janë në frontet e luftës për të mirën e njerëzimit”, ka thënë Rama.

    Rama ka theksuar që është shumë i lumtur që protestuesit shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë të lirë dhe jo siç ka ndodhur në të kaluarën - nën tytat e pushkëve!

    Megjithatë, ai në fund refuzoi të përfshihet në këtë proces.

    Po në parim jemi të gatshëm. Por, nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm. Gjithçka lidhet me transportin, ekspertizën dhe teknologjinë duhet të marrin përsipër vendet e tjera”, deklaroi Rama. "Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces”.
    http://www.zeri.info/artikulli/20656...-armeve-kimike

  11. #649
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Buzhala krahason Ramën dhe Thaçin, i pari ka fjalë i dyti merr vendime



    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur i zgjënjyer me vendimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të refuzuar kërkesën e vendeve aleate të perëndimit, për të shkatërruar armët kimike siriane në Shqipëri.

    Buzhala edhe pse nuk e ka thënë drejtëpërdrejtë, shprehë mendim se kryeministri Rama do të duhej t’i thoshte po kësaj kërkese, gjë të cilën sipas tij, do të guxonte ta bënte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, po t’i kërkohej.

    Sipas tij, në këtë rast kryeministri i Kosovës, do të ishte më i dobët në fjalimin e mbajtur para qytetarëve, por vendimin do ta merrte më të mirë se sa kryeministri Rama.

    Une jam i bindur qe po te perballej Kryeministri Thaci me rastin e armeve kimike, do ta kishte mbajt nje fjalim me te dobte se Edi e do ta kishte marre nje vendim me te mire se sa Edi.
    Mirepo Kryeministrat me shume mbahen ne mend per vendime se sa per fjalime.


    Edi, me deshprove per te dyten here....”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij në Facebook. /reporteri/
    http://www.zeri.info/artikulli/20675...i-merr-vendime



    no comment!

  12. #650
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Armët kimike siriane: Tërhiqet kryeministri Rama, JO planit pë çmontimin në Shqi

    Edvin Rama mashtroi dhe cnderoi shqiptaret. Ai pa pyetur askend madje as keshillin e ministrave dhe presidentin e republikes i tha Amerikes PO. Kur e pa qe populli i doli kundra atehere si i pandere dhe pa kod qe eshte e ndryshoi vendimin e tij duke u bere palaco ne sy te Amerikanve qe mesaduket do e cojne ne gremine, sepse vete e ka fajin, kur tjetri spo te kerkon asgje dhe ti del dhe i thua te ndihmoj une dhe pastaj e zhgenjen kjo eshte mungese maturie dhe tregues i fuqishem i nje papjekurie politike.

    Niperit dhe mbesat e kapterreve te sigurimit akoma se kuptojne cfare injoranti kane sjellur ne pushtet. Ne dy muaj qeverisje ky na prishi me fqinjet, na prishi me ameriken dhe jam i sigurte qe ne fund te mandatit edhe europa te na lej shendene.

    Edvin Rama eshte nje perbindesh qe perdhos tere vlerat qe mund dhe duhet kete nje shoqeri per integrimin e saj ne BE.

Faqja 65 prej 87 FillimFillim ... 1555636465666775 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •