http://www.demotix.com/photo/3214413/kosovo-rejects-destruction-syrian-chemical-weapons-albania
Proteste ne Prishtine kunder armeve kimike siriane qe mund te dergohen per shkaterrim ne Shqiperi.
http://www.demotix.com/photo/3214413/kosovo-rejects-destruction-syrian-chemical-weapons-albania
Proteste ne Prishtine kunder armeve kimike siriane qe mund te dergohen per shkaterrim ne Shqiperi.
Me vjen keq po derimetani nuk ka pasur asnje sinjal pervec flluskave te papara mediatike qe ndonje vendim do te merret per armet. Ndaj dhe ska nevoje per panik.
Kush sheh me llogjike dhe objektivitet figuren e Rames te pakten ne keto muaj si kryeminister mund ta shikoje qarte se te gjitha vendimet dhe aksionet kontroversiale apo jo te mbeshtetura fort ne ligje, jane marre ne te mire te popullit, duke filluar qe nga plehrat, lojrat e fatit, ndertimet pa leje etj..
Nuk eshte aspak e logjikshme qe nje qeveri te vendose ndalimin e importit te plehrave me vendimin e saj te pare dhe te lejoje importin e dickaje akoma me te rrezikshme.
Rama ka thene qe nese nje vendim duhet te merret (pra nese do duhet tu japim pergjigje kerkesave te aleateve) atehere kjo nuk do te merret pa u diskutuar me grupet e interesit.
Kjo eshte nje pergjigje diplomatike per te justifikuar qenderimin e qeverise me vullnetin e popullit, dhe per te mos u thene JO! te prere aleateve.
Per detyrimet pyete Berishen sepse ai krenohet me hyrjen ne NATO si nje nga arritjet me te medha te tij personale. E permend ne cdo fjalim. Duhet ti kete ne maje te gjuhes detyrimet qe na lindin prej aneateresise...
Verej qe diplomacia nuk eshte pika jote me e forte. Rama eshte kryetar shteti dhe nuk mund te sillet harbut me aleatet duke rrezikuar marredheniet. Mos shiko llafet qe thuhen ne siperfaqe po perpiqu te shikosh ate qe fshishet pas tyre. Populli thote mos i shiko gunen por shikoi punen...
Mbetjet toksike nga 18 ton arme kimike te regjimit komunist qe u shkaterruan ne 2007, jane ne Qafmolle dhe te paruajtjura nga roje. Ato u riamballazhuan ne 2008 pasi filluan te rridhnin lende toksike. Nuk eshte gjetur akoma nje zgjidhje e perhershme.
http://www.globalpost.com/dispatch/n...emical-weapons
Kerkesa i eshte bere Shqiperise per te shkaterruar armet kimike. Kaq mjafton per te protestuar populli. Ti propozon qe populli te rrije duarkryq dhe te shpresoje se Rama do marre vendimin e duhur?
Kerkesa i eshte bere shume vendeve. Si vend i vogel dhe i parendesishem qe konsiderohemi nuk e gezojme mundesine ti themi jo ne menyre te prere asnje kerkese te aleateve tane sado absurde qe ato mund te jene! E vetmja gje qe mund te bejme eshte tu themi "te shohim".
Populli ka cdo te drejte te protestoje, sepse eshte mesuar me qeverine e Berishes keto 8 vjet qe nuk donte t'ia dinte per askend pervec vetes dhe e konsideron ardhje e armeve kimike fakt te kryer. I morem te burgosurit e Guantanamos, i morem azilantet mjekroshe te Iranit te na i shpelajne trurin akoma me shume ketyre mjekroshave tane qe po mbijne si kerpudhat pas shiut, i morem dhe plerat Italiane, ja dhame dhe detin Grekeve etj etj etj etj etj etj etj etj.
Mua me vjen shume mire qe populli proteston, sepse me ne fund pas kaq vitesh njerezit kane goje te ngrihen per veten e tyre, e jo per hallet partiake te njerit apo tjetrit. Thjesht me shume qetesi sepse nuk ka arsye per shqetesim,
Nuk ka nevoje per akuza ndaj qeverise perderisa s'eshte marre vendim, por per shqetesim ka shume arsye. Thjeshte mundesia e ardhjes se armeve kimike ne vend duhet te ngreje te gjithe ne proteste qe dhe SHBA dhe qeveria te shohe se eshte nje problem shqetesues dhe se populli nuk do e kaloj pa ze. Se ku na kane cuar politikanet deri tani e kemi pare, keshtu qe propozimi qe thjesht tu besojme aftesive dhe gjykimit te tyre, eshte pak cmenduri.
Aha te jete per kete diplomacine tende , shqiptaret duhet ta kerkojne vete helmet se na qenkan populli me i varfer, po kjo qe propozon ti o zoteri diplomat eshte turp dhe tradheti ndaj nje populli te tere dhe nuk kemi pse te behemi pjese ne pikerisht nje vend kaq i vogel i botes se trete ne politikat e jashtme te Amerikes perveç rastit per kazan plehrash siç po kerkohet te shfrytezohemi . Zotrote qe na flet per diplomaci do jesh degdisur atje ne Amerike dhe aq te ben se helmohet ky vend apo jo, pra hipokrizi . Ti na flet per frikera te hijes tende se do na u rrezikokan marredheniet e per çudi nuk u skandalizoke fare per Jo-ne e prere te çdo shteti tjeter madje edhe per terheqjen e ushtareve . Po deri ku do shkoje servilosja o ditezinj , deri ku do shkoje sahanlepirja , minj gjirizesh na di ti me kete diplomacine tende ? Ik se eshte turp qe i thua vetes shqiptar e perkrah kete shkarkim te helmeve me shfarosese per bashkekombasit e tu qe duhet te jetojne me koken ne torbe kushedi sa kohe . Keto dramatizmat e varferise se qurravitur tregojne pafytyresi dhe e bejne gjithe boten qe t'i hedhi ketij vendi jo vetem helmin por edhe gelbazen .
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Mos u bashko me korin e kukuvajkave te ish-komunizmit qe derdhin lot krokodili.
As mos mbaj iso-n e histerise kolektive anti-amerikane.
Askush -as NATO dhe as SHBA nuk kerkon ndotjen e tokes shqiptare.
Armet kimike siriane jane dy tipesh: Sarin dhe NAPALM. Napalmin Shqiperia mund ta shkaterroje. por NATO DO TE NA DERGOJE TEKNOLOGJINE DHE ASISTENCEN E VET. Cfare e gjeti SHQIPERINE NGA NATO/ vetem te mira.
Prandaj duhet te heshtesh kur partneret strategjike te kerkojne ndihme. Turp per Ty qe shprehesh mos i ndy temat. Temen po e ndyn i ju - qe po merrni anen e anti-amerikaneve. dy here turp per ju qe nuk po kuptoni kush eshte i eqi ketu. Cfare hajri ke pare nga ata llafazanet komuniste qe kane zaptuar mediat shqiptare? vetem kuje, zi dhe frikesim te popullates. Asgje e tille nuk ka per te ndodhur.
Cfare te mirash i erdhen Shqiperise nga anetarsimi ne NATO?
Krijoni Kontakt