Close
Faqja 17 prej 87 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 862
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga milanistja_el Lexo Postimin
    Po ku kemi media sociale ne... ne kemi vetem media te politizuara... por 5 mblidhen ketu, 5 atje matane, gur - gur behet kalaja... do shpertheje dhe populli jam e sigurte, por kur te merret vendimi se aq popull dele jemi ne... per 2000 lekeshat e per torta mbushim sheshet, per jeten e shendetin tone mbushim kafenete... e ne fund shperthejme duke djeg çfare na del perpara, eshte pse s'eshte e shtetit por eshte e qytetareve te thjeshte
    e kisha fjalen per mediat sociale, fb, twitter, etj, jam shume ndakord me opinionin tend, nese na therret partia ne kushtrim jemi gati, por per problemet e te ardhmes futemi ne guackat tona dhe sndihemi, problemi qendron tek servilizmi nda pushtetit.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga freeopen Lexo Postimin
    Deklarate me idiote nuk mund te kete.Nese (qeveria) nuk i pranon armet kimike e ben per te miren e popullit, por dhe po t'i pranoje e ben per te miren e popullit. booo

    Inteligjence te madhe paska treguar ky ministri dhe ti na e trumbeton ne forum sikur ka thene kushedi se cfare.
    Me fal qe jam une ai qe te ta them kete, por idioti ne kete mes je ti.

    E mira e popullit eshte ajo qe ate duan dhe kerkojne, pra mossjelljen e armeve ne Shqiperi, pranimi i tyre eshte ne kundershtim me ate qe kerkojne dhe duan pra jo ne te miren e tyre.

    Ja ku po ta thote dhe kryeministri te njejten gje qe ju kam thene shume here deri tani, nuk po sjell njeri arme ne Shqiperi ndaj permbahuni:

    Armët kimike, Rama: Nuk ka ende asnjë vendim

    Kryeministri Edi Rama deklaroi Shqipëria është kontaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sa i takon mundësisë për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, por ende nuk ka asnjë vendim lidhur me të.

    Duke folur në një konferencë për media me Komisionerin për Zgjerimin, pas zhvillimit të Dialogut të Nivelit të Lartë ditën e sotme në Tiranë, Rama u shpreh se gjithë informacioni i deritanishëm është ai që ka përcjellë edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në Komisionin për Politikën e Jashtme.

    "Kam patur një bisedë 30-minutëshe me sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry, me të cilin kemi diskutuar për këtë çështje, por po ju them që nuk ka patur asnjë vendim dhe nuk kam se çfarë të bëj transparente asgjë më shumë, për arsyen e thjeshtë se ne jemi në të njëjtin pozicion si vendet e tjera, në një diskutim të brendshëm por jo në kushtet kur na duhet të marrim një vendim", u shpreh Rama.

    Kryeministri shqiptar theksoi se në rast se Shqipëria do të ndodhet në kushtet kur duhet të marrë një vendim, atëherë ai do t'ia paraqesë këtë kërkesë publikut, Parlamentit dhe protestuesve që kanë reaguar ditët e fundit kundër mundësisë së sjelljes së armëve kimike sirianë në Shqipëri për shkatërrim.

    Megjithatë Rama kujtoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe për rrjedhojë ka edhe detyrime duke qenë në këtë pozicion.

    "Unë jam në krye të detyrës për të përfaqësuar Shqipërinë me dinjitetin më të plotë në këtë përpjekje dhe në këtë diskutim me SHBA-të. Interesi kombëtar i Shqipërisë është i pandashëm nga çështjet e sigurisë së SHBA-së, por dhe në interesin e çdo familjeje shqiptare", u shpreh Rama.
    / Top Channel

    -------------------------------------------

    Do ju lutesha moderatoreve, per te parandaluar panikun e perhapur pa shkak te nderronin emrin e temes qe te jete sa me e qarte se ska asnje lloj vendimi per kete ceshtje.

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Koment: John Kerry nuk i ka dhënë përgjigje me telefon Edi Ramës, por që duhet të sqarojë për shqiptarët nëse do t'i përmbahet standardeve amerikane për mbrojtjen e popullatës ne rast të kundërt, John Kerry i mendon shqiptarët jo si të barabartë me amerikanët, por si nje fis kanibalësh prej Afrike ZULU dhe Edi Ramën si një BOS fisi bythëjashtë i zgjedhur duke kërcyer rreth e rrotull “zjarrit” të zgjedhjeve të 23 qershorit.
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #164

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Armët kimike, Koka: Çdo vendim në të mirë të qytetarëve

    Ministri i Mjedisit, Lefter Koka deklaroi të martën se çdo vendim i qeverisë shqiptare lidhur me çështjen e armëve kimike siriane do të jetë vetëm në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

    Koka ka kërkuar që kjo çështje të mos politizohet dhe ka nënvizuar faktin se pavarësisht se çështja është mediatizuar në maksimum, nuk ka end asnjë lloj vendimmarrjeje nga ana e qeverisë për këtë fakt. Gjithçka sipas tij do të bëhet transparente dhe do të diskutohet në qeveri dhe parlament.

    “Unë do të kërkoja mirëkuptimin tuaj. Analistët dhe vetë mediat kanë shkruar shumë më parë sesa vendimi i marrë nga qeveria. Qeveria shqiptare është po aq e përgjegjshme sa të gjithë qytetarët shqiptarë. Çdo qytetar flet për dëmin që mund t’i krijohet vendit dhe të ardhmes që fëmijëve tanë. Ju garantoj që edhe e ardhmja e politikanëve shqiptarë është në Shqipëri. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë dhe vendimet tona do të përkojnë me të ardhmen e sigurt të Shqipërisë. Ne jemi një fazë kur kryeministri ka zhvilluar vetëm një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit. Ne nuk e dimë akoma nëse ato janë armë kimike apo lëndë kimike, si mund të trajtohen dhe ç’dëm mund të sjellin. Kjo është një çështje që të diskutohet në qeveri dhe në parlament. Do të doja që gjërat të mos politizohen”, tha Koka.

    ----------------------------------------------------------

    Sa per info per te gjithe te interesuarit ne kete ceshtje. Sic e permenda disa here ne disa tema, nuk ka nevoje per panik sepse asnje vendim nuk eshte marre, dhe sic e thashe po disa here eshte gati e pabesueshme te merret nje vendim kunder vullnetit te popullit kur te gjitha vendimet deri tani kane qene teper populiste dhe jo fort te mbeshtetura ne ligj.
    Nese vendimi merret eshte shume vone, prandaj protestat duhen qe tani. Mund te kesh te drejte qe s'kemi pse shajme qeverine perderisa nuk ka pranuar te marre armet kimike akoma, por tani eshte koha e duhur qe te ngrihet zeri kunder kesaj ideje.

  5. #165

    Për: Ambjentalistet, proteste ne Tirane kunder armeve kimike nga Siria.

    ka pranuar Shqiperia?

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pa vullnetin per pazarlleqe ne kurriz te popullit, ato helme kimike e arme te shkaterrimit ne mase , nuk vijne ne Shqiperi e sa per Nato e Be , plot vende antare qe jo vetem ne kete rast qe nuk i ka marre persiper asnjeri , por edhe ushtaret nga Iraku i kane kthyer dhe as qe duan me dit sepse ne rradhe te pare eshte vullneti popullor qe e nxjerr fishek qeverine. ¨Prandaj eshte thene qarte JO e madhe e çdo shteti per keto arme dhe Gadishmeria e Rames eshte e qarte qe eshte per pazarlleqe duke i ngjare njesoj Berishes ne tradhetine kombetare te faljes se detit ndaj Grekut .

    Ky Hipokrit psikopat shkon deri aty ne fjalimin e vet sa thote e interesi shqiptar dhe i familjeve shqiptare qenka i njejte me interesat e amerikaneve per te shkaterruar ne nje toke te huaj lendet me toksike qe mund te ekzistojne.

    Rama :
    eshte e rendesishme qe çdo qytetar i shqetesuar, çdo prind, çdo gjysh e gjyshe qe ndjek me dritherime lumin e te pavertetave qe rrjedh perdite perpara tyre, duhet ta dije se une jam plotesisht i vetedijshem dhe jam plotesisht ne krye te detyres per te perfaqesuar me dinjitetin me te plote ne kete perpjekje dhe kete diskutim me SHBA dhe te tjeret, interesin kombetar te Shqiperise, qe eshte i pandashem me çeshtjet e sigurise te SHBA, por edhe me interesin e çdo familje shqiptare .... ( Kush i bashkon dot ne nje fjali me nje emerues te perbashket keto te treja perveç nje psikopati te çmendur ? Dhe me tej ... )

    Ne rast se une mendoj se do na duhet te marrim nje vendim, padyshim qe kete do e ndaj me publikun, parlamentin, por ne radhen te pare me vete perfaqesuesit e protestes, por ama, duke e mbeshtetur vendimin ne fjale, ose kerkesen per te marre nje vendim, mbi teresine shterruese te te gjithe argumentave qe i duhen me te drejte çdo shqiptari, jo vetem per te mos pasur frike. por per te qene krenar per Shqiperine dhe per te qene te vetedijshem per çdo arsye te drejtesise te nje vendimi te tille.

    http://www.gazetatema.net/web/2013/1...er-te-fshehur/
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 12-11-2013 më 10:49
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  7. #167
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Megjithatë Rama kujtoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe për rrjedhojë ka edhe detyrime duke qenë në këtë pozicion.

    Top Channel
    Cfare detyrimesh?!
    Te zbardhet fytyra e zeze e Obames?

  8. #168
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Ambjentalistet, proteste ne Tirane kunder armeve kimike nga Siria.

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    ka pranuar Shqiperia?
    Edi ka pranuar.....por eshte ne fazen "e mbjelljes se fares" , ose "lere te percillet nga mileti" dhe pastaj shkojme ne fazen e dyte, te trete dhe boom.....a.k.-te ne albanistan.
    pse e ben Edi dhe c'fare beri Sala ne nje situate politike te perafert " amerikant deshen nje zgjidhje te shpejte per nje problem te sikletshem" :

    Sala-pranoj 11 musliman "kinez" te "pafajshem" nga Guantanamo Bay, per pranimin ne NATO dhe Pamvarsine e Kosoves. Jo deal i keq, apo jo; s'ka ku te shkoje me "lire".

    Edi-pranon nje katastrofe ekologjike te mundeshme, apo ne rastin me te mire nje zbythje te turisteve evropian nga albanistani HALE, vetem per te "blere" heshtjen amerikane ne mostruozitetet politike qe ai planifikon te beje ne te ardhmen e afert dhe te larget. Nje deal shume i keq, apo jo; s'ka ku te shkoje me "shtrejte".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Breshka : 12-11-2013 më 11:00

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga unreal Lexo Postimin
    Cfare detyrimesh?!
    Te zbardhet fytyra e zeze e Obames?
    Eshte rusia ajo qe e ka fituar kete lufte. obama eshte zar i putinit.
    megjithate keto arme e kane nje te mire. le te ruhen, te sherbejne nje dite per mbrojtjen e territorit.

  10. #170

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Sa enderrojne komunistat per rikthimin e Bashkimit Sovjetik

    Sa per Ramen, nese ja kerkon me kembengulje Amerika, le te mendohet sa te doje Rama, ne fund do bej ate qe i thote Amerika. Nese ka dhe opsione te tjera, atehere mund te kemi shprese.

Faqja 17 prej 87 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •