
Postuar më parë nga
Norça.li
Ceni-1
Eshte deshmuar qinda e mija fish se "lajmet" si ky nuk sjellin asgje te dobishme, te hairit...
Por, sic po shihet edhe me kete rast, neve shqiptaret jemi te prire t'i mesojme te tjeret per gjera qe nuk i njohim vet.
Si mundem, ta zeme une, t'ia mesoj dikujt krishterimin, kur ende nuk e njoh islamin?
Si mundet nje i krishtere t'ia mesoje dikujt islamin, kur ai nuk e njeh religjionin e vet - krishterimin?
Si mundet nje ateist t'ia mesoje dikujt krishterimin, islamin, budizmin...?
Dhe prapseprap kete gje e bejne disa qe prej se ekziston ky Forum (dhe jo vetem) e deri me sot.
Cfare te mire (hairi, dobie) ka sjellur deri me tash kjo?
Asgje. Ama asgje. Pos sharje, ofendime... te ndersjella.
Ne dac me beso, e ne dac mos me beso por, sa here hapet nje teme e tille e di afersisht mbi 90% se kush lajmerohet ketu dhe cfare do te shkruaje...Kjo eshte bere aq bajate sa qe gjithnje e me shume me vie te vjelli...
Une s'kam mundesi t'ia imponoj dikujt se cfare duhet te beje. Me e vogla qe mund ta beje eshte nje keshille e sinqerte: le te merret sejcili nga ne, ne rend te pare, me veten e vet, me ate qe merret ne diteperditshmeri, me ate qe ai/ajo i takon, qe eshte perkates i saj...sepse, sa here qe flitet per gjera te panjohura nuk eshte gje tjeter pos PARAGJYKIM. Paragjykimi, gjykimi (vleresimi) paraprak nuk sjell dobi, nuk e tregon te verteten...
Keshtuqe, kush eshte i interesuar te jet i dobishem, konstruktiv, i hairit, ta thoje e mesoje te verteten...nuk sjell (e as ne jeten e vet private) nuk merret me kesolloj "lajmesh" nga gazetat bulevardeske...nuk eshte dhe nuk mund te jet as musliman, as i krishtere, as "ateist" i vertete...
Sejcili duhet ta mesoje "fene" e vet, asaj qe i takon, dhe ta rrespektoje ate, nese don te Jet i rrespektuar nga tjetri.
Ne te kunderten do te mbesim dhe me tutje populli me i parrespektuar ne bote, pikerisht per arsye se nuk e rrespektojme veten tone, ne rend te pare.
*
Krijoni Kontakt