
Postuar mė parė nga
Antiproanti
Se pari, "adhurimi" vetevetiu nuk eshte veprim apo akt vullnetar, ne kuptimin qe parimisht askush nuk e adhuron tjetrin, ne vecanti jo ashtu sic kerkohet per Zotin, pa qene i detyruar ose pa pasur se paku interesa sado te vogla personale...
Vete fakti qe Zoti disa koha pasi "ka krijuar" njerezit eshte detyruar te shkruaj ligje, udhezime, kishilla... apo quaj si te duash, per te siguruar edhe me tej "adhurimin" apo "pushtetin" afatgjate ne boten e njerezve ("krijesave kryesore te tij") tregon qartazi se ne rastin e "adhurimit" nuk mund te behet fjale per nje veprim/akt vullnetar te njeriut, por per veprim te detyrueshem, i cili realizohet permes kercenimeve me denim absolut (ferri) dhe premtimeve me shperblim absolut (parajsa). Rrjedhimisht, adhurimi i tille ( i detyrueshem, sepse nuk ka detyrim me te madh se nje ligj, i cili njeh vetem denim dhe shperblim absolut (ferrin/parajsen e perjetshme) ) duhet te jete domosdoshmerisht nevoje e Zotit, jo e njerezve ( "krijesave te tij").
Adhurimi si i tille nuk mund te jete arsya e vertete per krijimin e njerezve etj. nga Zoti, por mund te jete vetem propagande e Zotit ose e "te derguarve te tij" (ne emerin e tij), pasi qe adhurimi i tille nuk eshte dicka e domosdoshme per ekzistencen dhe mbijetesen e njeriut dhe njerezimit, por as e vete Zotit -nese ekziston vetem nje Zot qe qendron mbi cdo gje ne gjithesi. Nese ka shume Zoter apo nje Zot dhe nje Anti-Zot ose Djall, atehere adhurimi i tille perseri mund te jete "arma" kryesore e Zotit per te mbijetuar ne luften permanente me Djallin. Pra, perseri behet fjale per nevoja dhe interesa te Zotit, jo te njeriut. Njeriu do te ishte vetem "loder" e Zotit dhe Djallit ne luften e tyre permanente per te mbijetuar apo per te ngadhnjyer mbi njeri tjetrin. Ne kete kontekst nuk mund te thuhet me siguri nese njerezit dhe cdo gje tjeter jane "krijesa" te Zotit apo te Anti-Zotit apo te dyve se bashku.
Nje Zot "i plotefuqishim", sic kuptohet dhe "adhurohet" nga shumica e njerezve besimtar, nuk do te kishte asnje arsye dhe nevoje te kuptueshme te krijonte qenje te tilla njerezore cafre ekzistojne realisht, te cilat detyrohen te "adhurojne" ate vetem sepse i eshte tekur ashtu, qe "adhurimi" (term i paperkufizueshem saktesisht) te jete menyra se si njerezit qe i ka krijuar mund te jetejone edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter (pas vdekjes) si "lodra" te tij. Nje Zoti te plotefuqishem njerezit as ne kete bote as ne ate bote apo cfaredo bote tjeter nuk i duhen asgje, pervec eventualisht si lodra per kalim te kohes se lire. Ngjashem si lodrat per femije, te cilat, varesisht nga kualiteti , materiali dhe nevojat e njeriut, ose perfundojne ne ferr ose vazhdojne jeten (ne "parajsen njerezore") ne nje forme tjeter apo si loder tjeter. Per dallim nga Zoti, njeriu deri tani eshte treguar shume me human dhe nuk ka krijuar (ende) lodra me vetedije te ngjashme si njeriu. Plotefuqia e Zotit e ben pothuajse automatikisht te panevojshme dhe ndoshta edhe te palogjikshme ekzistencen e cfaredo krijese qe ne cfaredo forme dhe niveli, pavaresisht vendit dhe kohes, nuk do perfillte urdherat e Zotit. Nje Zot "i plotefuqishem" qe ne nje moment te vetem do te lejonte mosperfilljen ligjeve dhe urdherave, automatiksht dhe sidomos me kalimin e kohes do e rrezikonte dhe humbaste plotefuqine e tij. Ne fund, ne rastin me te mire do te duhej qe kohe pas kohe te shkaterronte cdo gje, pa bere dallime te duhura ne mes te mires dhe te keqes, dhunuesve dhe viktimave, besimtareve dhe jobesimtareve etj., per te rikthyer "pushtetin e plotefuqishem".
Nje Zot i plotefuqishem s'ka asnje nevoje, as sot dhe as ne perjetsi, te krijoje qenje si njeriun per t'i keqtrajtuar ne nje loje jofer dhe pa asnje llogjike me ferrn dhe parajsen, ku qe ne fillim eshte e qarte se shume, nese jo shumica , edhe ne kete bote edhe ne cdo bote tjeter do te perfundojne ne ferr. Dhe jo cdo here per shkak te fajit personal, por per shkak te kushteve te pabarabarta ne cdo aspekt, qe "i ka krjuar" dhe vazhdon ti toleroje vete Zoti.
Krijoni Kontakt