Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 82
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Pronari i kazinosë: Të ndërpritet operacioni, kam paguar 7 mld lekë tatime

    Shmangia nga detyrimet, policia operacion ndaj Lojërave të Fatit dhe pikave të basteve

    Një operacion i gjerë i policisë ndaj lojërave të fatit dhe pikave të basteve ka nisur në të gjithë vendin. Operacioni ka nisur rreth orës 17:00 në cdo qytet e komunë ku operojnë kazino dhe pika të ndryshme të lojërave të fatit.Në operacion, Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 6 mijë efektivë kurse Drejtoria e Tatimeve, dhjetra inspektorë tatimorë në përpjekje për zbulimin e lojërave të fatit që u janë shmangur detyrimeve tatimore. Ky është operacioni më i madh i ndërrmarë ndonjëherë ndaj aktiviteteve të lojëravë të fatit, sic janë pikat e basteve, llotot, kazinotë etj. Shqiptarja.com raporton se deri më tani, nga kontrollet e ushtruara në të 12 qarqet e vendit, forcat e policisë kanë bllokuar mbi 200 pika bastesh të paligjshme.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Shmangia nga detyrimet, Policia operacion blic në 12 Qarqe ndaj Lojërave të Fatit

    TIRANË-Një operacion i gjerë i policisë ndaj lojërave të fatit ka nisur në të gjithë vendin. Operacioni ka nisur rreth orës 17:00 në cdo qytet e komunë ku operojnë kazino dhe pika të ndryshme të lojërave të fatit.

    Në operacionin e policisë të koduar ‘Fund Marrëzisë’, Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 6 mijë efektivë kurse Drejtoria e Tatimeve, dhjetra inspektorë tatimorë në përpjekje për zbulimin e lojërave të fatit që u janë shmangur detyrimeve tatimore. Në ndihmë te tyre dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

    Ky është operacioni më i madh i ndërrmarë ndonjëherë ndaj aktiviteteve të lojëravë të fatit, sic janë pikat e basteve, llotot, kazinotë etj.

    Sipas policisë, qëllimi i këtij operacioni është :

    · Rritja e forcës goditëse ndaj subjekteve dhe personave që zhvillojnë në mënyrë të kundraligjshme aktivitetin e Lojrave të Fatit
    · Identifikimin e personave apo grupeve kriminale që merren me këto aktivitete dhe që janë të palincensuara
    · Identifikimin e lokaleve ku zhvillohen këto aktivitete të kundraligjshme
    · Goditjen e grupeve apo individëve që kryejnë aktivitet të kundraligjshëm në këtë fushë
    · Sekuestrimin e paisjeve që përdoren për zhvillimin e palejuar të lojrave të fatit

    Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i është drejtuar zonës në Qytetin Studenti ku ka inspektuar personalisht një prej pikave të lojërave të fatit të bllokuar nga policia.

    Korcë
    Në qarkun e Korçës janë të paktën 100 efektivë në rajonin juglindor ndaj të gjitha pikave të lojërave të fatit. Operacioni vijon qetësisht në Kolonjë, Pogradec, Korcë e rajonin e Devollit. Ne qarkun e Korçës janë bllokuar deri tani 54 pika lojërash fati.

    Durrës
    Operacioni i gjerë është shtrirë dhe në qarkun e Durrësit ku ka pasur dhe sekuestrim të disa kompjuterëve dhe makinave të lojërave të fatit, objekte që nuk kanë qenë të regjistruara dhe certifikuara.

    Fier
    Edhe në Qarkun e Fierit, drejtoria e përgjithshme e Policisë së bashku me tatimorë dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur aksionin në terren ndaj cdo pikë të lojërave të fatit. Po kryhet verifikimi i dokumentacionit dhe licencave të cdo pajisje të lojërave të fatit.
    Nga 93 pika lojërash fati në Fier, janë proceduar 7. Janë bllokuar 2 pika në Lushnjë, 1 në Mallakastër.

    Vlorë
    Ashtu sikundër në cdo Qark, dhe në Vlorë nisi super-aksioni ndaj evidentimit të pikave të lojërave të fatit me probleme. Janë rreth 90 efektivë policie që kanë nisur kontrollin së bashku me tatimorë dhe ndërhyrjen e shpejtë, në cdo rrugicë e lagje. Zona më e populluar me kazino është zona e Skelës, por problemi më i madh janë pikat e basteve dhe lotove sportive të hapura në rrugica e lagje të vogla ku tatimorët kanë pasur vështirësi në identifikimin e tyre

    Elbasan
    Gjatë kontrollit që ka nisur në Elbasan rreth orës 17:00, ndërsa janë kontrolluar 42 subjekte te tipit kazino dhe pika bastesh, ku rezultuan 22 subjekte të bllokuara. U sekuestruan 100 makineri kompjuterike dhe 30 TV plazma.

    Berat
    Edhe në Berat po vijon super-aksioni ku prej orës 17:00 janë kontrolluar disa lojëra fati ku deri tani janë bllokuar 10 pika të lojërave të fatit.

    Kukës
    Janë kontrolluar 9 pika bastesh ku janë bllokuar 4 prej tyre, ndërsa janë sekuestruar 29 makineri lojërash fati.

    Shkodër

    Forcat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, në bashkëveprim me forcat e Komisariatit të Policisë të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër kanë filluar operacionin policor të koduar “FUND MARRËZISË”.Deri tani nga veprimet dhe kontrollet e ushtruara nga ana e policisë, janë bllokuar dhe sekuestruar dy biznese te Lojrave të Fatit në qytetin e Shkodrës, shtatë copë kompjutera, dy makineri të lojrave të fatit dhe dy televizorë.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    kumarxhinjte ilegale, duhet te futen ne burg ashtu si ne amerike

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Bravo qeverise qe organizon keto kontrolle se u bene edhe femijet e kopshteve " kumarxhinj" ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga pranvera bica Lexo Postimin
    Bravo qeverise qe organizon keto kontrolle se u bene edhe femijet e kopshteve " kumarxhinj" ...
    te mua punonte nje 17 vjecar , te gjithe pagesen e tij e linte te kazinot . Bashke me te edhebashkomashataret e tij te tjere . Minorenet nen moshen 18 vjecare lejoheshin te hynin ne kazino duke ja vjedhur te gjitha paret qe kan .

    Ky nuk eshte biznes por organizate kriminale vjedhjesh qe thjesh posedon leje ose ne shumicen edhe pa leje , qe ti marrin leket me makinerite .

    Gjeja me e mire qe eshte bere . Madje do thoshja ne gjithe 5 vjecarin e fundit , une do ta vecoja si nje nga gjerat me te mira qe jan bere ne shqiperi .

    Per ju qe luani ne bixhoz ... kot e keni . Kujtoni se kazinote jan njesi bamirese ?!

    Mbyllje perfundimtare te te gjithave !

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar IllyrianPatriot për postimin:

    pranvera bica (14-10-2013)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    te mua punonte nje 17 vjecar , te gjithe pagesen e tij e linte te kazinot . Bashke me te edhebashkomashataret e tij te tjere . Minorenet nen moshen 18 vjecare lejoheshin te hynin ne kazino duke ja vjedhur te gjitha paret qe kan .

    Ky nuk eshte biznes por organizate kriminale vjedhjesh qe thjesh posedon leje ose ne shumicen edhe pa leje , qe ti marrin leket me makinerite .

    Gjeja me e mire qe eshte bere . Madje do thoshja ne gjithe 5 vjecarin e fundit , une do ta vecoja si nje nga gjerat me te mira qe jan bere ne shqiperi .

    Per ju qe luani ne bixhoz ... kot e keni . Kujtoni se kazinote jan njesi bamirese ?!

    Mbyllje perfundimtare te te gjithave !

    Nuk kemi te bojm me "mbyllje" te lojrave te fatit,,,,,,por presion shteteror per MONOPOLIZIMIN e ketij biznesi ne favor te REGENCY CASINO ,,,,Grek monopol in Albania

    Ligji Europian ndalon monopolin per kyt biznes

  8. #7

    Ca pune bente ai te ty ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Nuk kemi te bojm me "mbyllje" te lojrave te fatit,,,,,,por presion shteteror per MONOPOLIZIMIN e ketij biznesi ne favor te REGENCY CASINO ,,,,Grek monopol in Albania

    Ligji Europian ndalon monopolin per kyt biznes
    Ose,

    Votoni, qe ta keni,...lol

    Ka ndrru zoti, ku votohet tani.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Per mua te mbyllen te gjitha, por nje kazino e madhe mjafton per gjithe Shqiperine. Une luaj ndonjehere poker ne FB. Doreshtrenguar jam. Dhe chipsat virtual si harxhoj kollaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 14-10-2013 më 19:22
    Feelings change - memories don't.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: 6000 policë në operacionin ndaj bizneseve të "lojrave të fatit"

    Citim Postuar më parë nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Ca pune bente ai te ty ?
    kamarier . Kam nje bar ne nje vend qendror te Tiranes

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •