Shmangia nga detyrimet, policia operacion ndaj Lojërave të Fatit dhe pikave të basteve
Një operacion i gjerë i policisë ndaj lojërave të fatit dhe pikave të basteve ka nisur në të gjithë vendin. Operacioni ka nisur rreth orës 17:00 në cdo qytet e komunë ku operojnë kazino dhe pika të ndryshme të lojërave të fatit.Në operacion, Policia e Shtetit ka angazhuar rreth 6 mijë efektivë kurse Drejtoria e Tatimeve, dhjetra inspektorë tatimorë në përpjekje për zbulimin e lojërave të fatit që u janë shmangur detyrimeve tatimore. Ky është operacioni më i madh i ndërrmarë ndonjëherë ndaj aktiviteteve të lojëravë të fatit, sic janë pikat e basteve, llotot, kazinotë etj. Shqiptarja.com raporton se deri më tani, nga kontrollet e ushtruara në të 12 qarqet e vendit, forcat e policisë kanë bllokuar mbi 200 pika bastesh të paligjshme.
MAPO
Krijoni Kontakt