Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    qillja qenka bere mod.

    e meriton. violina e pare ....e albos...

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Pranoni ngushellimet e mia te dashur nacionaliste shqiptare!

    E kuptoj qe lajmi po ju shqeteson jashte mase. Shoku Enver na ka mesuar qe te sulmojme "Armiqte e Popullit", por edhe armiqte po na shterrojne sot. Na ka gjetur hall i madh. Berishen nuk e kemi me ta shajme. Agimin e Arte e nxorren jashte ligjit. U pa puna, duhet te shpikim ndaj armik te ri.

    Nuk ka kuptim jeta pa armiq!

    Albo

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    KORCARI 2 (29-09-2013)

  4. #13
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pranoni ngushellimet e mia te dashur nacionaliste shqiptare!

    E kuptoj qe lajmi po ju shqeteson jashte mase. Shoku Enver na ka mesuar qe te sulmojme "Armiqte e Popullit", por edhe armiqte po na shterrojne sot. Na ka gjetur hall i madh. Berishen nuk e kemi me ta shajme. Agimin e Arte e nxorren jashte ligjit. U pa puna, duhet te shpikim ndaj armik te ri.

    Nuk ka kuptim jeta pa armiq!


    Albo
    agimi i arte nuk ka qene ndonjehere armik i shqiptareve dhe as nacionalisteve shqiptare. agimin e arte eshte turp dhe ofendim ta quash armik sepse ata per ne jane te pademshem ata na bejn ndere sepse tregojen kush jane greket. agimi i arte eshe armiku i greqis po ta dini ta shikoni dhe ta kuptoni.

  5. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    BRARI do thoshte keto jane shoket e edvin rames
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar goldian për postimin:

    Gentian_gr (28-09-2013)

  7. #15
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    BRARI do thoshte keto jane shoket e edvin rames
    Gold a thu?

  8. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Mos harroni se pothuajse gjysma e antarëve të AGIMIT të Artë ishin Shqiptarë bile edhe në Kryesi kishte Shqiptarë, dhe Agimi i Artë me përjashtim të Kristo Papas, nuk fliste dhe as sulmonte Shqiptarë, Kristo Papas është me origjinë nga Përmeti por thotë që është nga Suli nga fshati i Marko Boçarit, domethënë, por ja mbushën mendjen me Kashtë në Sërbi kur vajti dhe nisi po pirdhte lart e poshtë kundër Shqiptarëve. Bile thuhet se edhe i Ashtuquajturi MEANDROS ishte Shqiptar

    Ja njëra nga Shefet e Agimit të Artë që është Shqiptare. http://www.shqiptarja.com/bota/2728/nje-shqiptare-ne-krye-te-grave-te-agimit-te-arte-ne-nikea-179521.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kermilli : 28-09-2013 më 19:55

  9. #17
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Cdo grumbullim,mbledhje,manifestim,miting I Agimit te Arte duhet konsiderohet kriminal I paligjshem dhe te mos tolerohet.
    Zyrat dhe materialet
    dokumentat e Agimit te Arte duhet te konfiskohen nga prokuroria studiohen per hetime dhe gjithe anetaret e kesaj partie duhet te burgosen
    me akuzen e mbeshtetjes se racizmit dhe diskriminimit.
    Ne nje shtet qe e quan veten demokratik,nuk ka vend as per racizem as per diskriminim.
    Agimi I Arte duhet te mbetet si nje shembull negativ i nazizmit/racizmit ne historine e heleneve dhe kurre nuk duhet perseritet me.
    Shteti duhet ti beje ban ketyre partive fashiste/raciste/naziste.Kush kapet qe ben propagande te tille duhet te denohet ashper me burg.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    BRARI do thoshte keto jane shoket e edvin rames
    mos te duket qesharake, ramen e kane sjelle ne pushtet anti-shqiptaret. edhe agimi i arte, ka te njejten filozofi me keta(ruset, serbet, qipriotet, maqedonsit).
    mos u merzit se pas pak javesh do kete reprezalje ndermjet shtetit te edi rames dhe shqiptareve.

  11. #19
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    Një shqiptare, kryetare e forumit te gruas ne “Agimin e Arte” ne Greqi
    Emri:  thumb.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  9.8 KB


    ATHINE- Deri tani shqiptarët e dinin se kishin një “përfaqësues” të tyre në radhët e partisë neonaziste “Agimi i Artë”: Robert apo Roverto Haidin nga Lukova, pronar gjithashtu të hotelit “Lukova Palace” në vendlindje. Me gjithë bujën që ka bërë ky person në Greqi, por edhe në hapësirën mbarëshqiptare, i vetmi kontribut i Haidit kufizohet në “detyrën e lartë” të rojes (apo thënë në gjuhën popullore, të sejmenit të deputetit Kostas Barbarusi.

    Mirëpo, po t’i besohet asaj çka është publikuar në gazetën e madhe “Ethnos”, “Agimi i Artë” ka një bashkëvendëse (pse është turp t’i quash bashkatdhetarë) të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Bëhet fjalë për një femër, e cila nuk është një tifoze dosido e partisë naziste, por shefe e forumit të grave në degën e “Agimit të Artë” në Nikea, që konsiderohet si më agresivja nga të gjitha skalionet partiake.
    Më 20 shtator gazeta “Ethnos” publikoi një intervistë ekskluzive me një eksponent të “Agimit të Artë”, në të vërtetë ishte një rrëfim tronditës, shokues, për gjithë mënyrën e organizimit dhe të veprimit të skuadroneve të sulmit, të cilat mbajnë autorësinë e dhjetëra agresioneve ndaj emigrantëve të pafajshëm dhe që dolën zbuluar pas vrasjes së Pavlos Fyssas.

    Në intervistë, ai është pyetur nga gazetarët edhe për një femër, e cila duket ka tërhequr vëmendjen me aktivitetin e saj. Nuk ia thonë emrin e plotë, por thjesht pyesin: “Cila është N. Beneki?”. ”Është dashnorja e Janis Lagos” (shënimi ynë: deputet nga më aktivët e “Agimit të Artë”). Dhe vazhdon ish-eksponenti i “Agimit të Artë” duke rrëfyer për N.Beneki: “Ai e kishte vënë në organizatën e Pireut. Ishte në zyrat qendrore, por e përzunë pse ishte shqiptare. Është atje (në Nikea, shënimi ynë), me shpatullat e Lagos. Unë që jam grek nuk pranoj të më bëjë mësime ideologjie një shqiptare”.

    Për të shuar kuriozitetin tonë, kërkuam në internet dhe një nga gjetjet interesante (bashkë me fotografinë) ishte lajmi mbi një takim të “Agimit të Artë”, të zhvilluar në Nikea, ku ndër të tjera thuhet: “Të enjten, më 27.06.2013, u mbajt me sukses të plotë ligjërata e bashkëluftëtares dhe përgjegjëse e seksionit të gruas të periferisë së Nikeas, Nikol Beneki. Tema e ligjëratës ishte ‘Një vit ‘Agimi i Artë’ në parlament’. Ajo trajtoi diçka prej çështjeve që ka prekur ‘Agimi i Artë’ në parlament përmes pyetjeve dhe interpelancave, që askush prej deputetëve të tjerë që i përkasin të ashtuquajturit ‘bosht demokratik’ nuk ka guxuar ‘t’i shkundë’...”.

    Sigurisht, shumëkush lutet që përkatësia etnike si shqiptare e Nikol Benekit të jetë një lapsus. Përndryshe, fjala turp është mjaft e paktë dhe tepër e pafuqishme për të shprehur atë që ndien secili shqiptar.

    Marrë nga ‘Tribuna’, botohet në Greqi
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Korcar-L1 : 29-09-2013 më 05:02
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  12. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Greqi, arrestohet kreu i partisë “Agimi i Artë”.

    un do i lutesha gazetareve tane qe te jene me te kujdesshem dhe qe ti mos i japin rendesi fare ketyre,po ta pyesesh ate se cje do thote se jam ''voripirdhjote'' dhe qe luftoj per te miren e ellades,ashtu sic beri dhe roberti nga lukova qe u detyrua te bej komplet biografine e tij,per te treguar se esht ''voriopirdhiot'' kur dolen ne drite lidhjet e tij me shqiperine...atehere perderisa keta e quajne veten ''voripirdhjote'' grek,atehere pse ne dhe gazetaret tane duhet ti bejme nderin dhe ti quajme shqiptar?!-lidhjet midis''voriopirdhjoteve'' dhe agimit te arte jane te forta,kjo duket dhe nga pritja qe i behet pjesetareve te tij ne shqiperi..kujtonin se agimi i arte do i ndihmonte per ''autonomine'',bllogjet ''voriopirdhjote'' nxjerrin vrer per shqiptaret dhe kane gjithmone lart agimzinjte..eh si i pasqyronin ''vizitat'' e tyra ne shqiperi... duke i quajtuar ata patriot qe ndihmojne per zgjidhjen e ceshtjes se ''voriopirdhit''...
    kshuqe perderisa ata e quajne veten ''voriopirdhiote'',pra njerez pa atdhe...te cilet nacionalistet grek i perdorin per lojrat e qelbura te tyre,skemi pse ne ti quajme shqiptare,as ata vete nuk ndihen te teille,kujtojne se jane pasardhes te leonidhes...lol..
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 29-09-2013 më 05:14

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •