-
Ambasada Amerikane: Kujdes në parkim në Shqipëri, ka rrezik bombash
Ambasada Amerikane: Kujdes në parkim në Shqipëri, ka rrezik bombash
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të SHBA-së në Tiranë duket se i konsideron rastet e shpërthimit të makinave në Shqipëri gjatë muajve të fundit si epidemike, aq sa ka paralajmëruar qytetarët dhe punonjësit e vet “të jenë të kujdesshëm” kur zgjedhin vendin ku parkojnë makinat e veta.
Gjatë muajve të fundit, shumë makina kanë shpërthyer në Shqipëri si pasojë e bombave të vëna për to.
“Ambasada e SHBA-së në Tiranë kërkon vëmendjen e nënshtetasve amerikanë në lidhje me raportet e kohëve të fundit në media, të cilat vënë në dukje përdorimin në rritje të pajisjeve eksplozive të vogla të dizenjuara për të shkaktuar dëme në pronë në sulme të shënjestruara kundër individëve të ndryshëm në Shqipëri,” thotë njoftimi i Ambasadës drejtuar nënshtetasve të vet. “Viktimat në përgjithësi kanë patur mosmarrëveshje personale apo biznesi. Në shumicën e rasteve, mjetet shpërthyese kanë shënjestruar makinat bosh të viktimave dhe kanë rezultuar në dëme të pakta e nuk ka patur raportime për vdekje. Përdorimi në rritje i këtyre pajisjeve shkaktoi shqetësim mes shumë banorëve. Personeli i ambasadës së SHBA-së është këshilluar të jetë e kujdesshme kur parkon makinat dhe të përdorin praktika sigurie personale të shëndosha. Nënshtetasit amerikanë duhet të monitorojnë median vendore dhe njoftimet e qeverisë së Shqipërisë në lidhje me shqetësime të tilla. Ne nxisim qytetarët amerikanë për masa sigurie personale të mira. Të mbajnë një nivel të lartë vigjilence si dhe masa të përshtatshme për sigurinë personale,” thotë ambasada e SHBA-së.
Njoftimet në lidhje me sigurinë jepen nga ambasadat kur një fenomen merr përmasa shqetësuese përtej të zakonshmes. Gjatë muajve të fundit në Shqipëri, ka patur shumë raste kur makinat kanë shpërthyer në ecje apo të parkuara. Ambasada duket se dallon një pajisje të posaçme me fuqi të vogël shpërthimi të përdorur në shumë sulme. Qeveria shqiptare ndërkohë nuk ka dhënë asnjë paralajmërim specifik.
Shqip
-
-
Për: Ambasada Amerikane: Kujdes në parkim në Shqipëri, ka rrezik bombash
Po ky lloj memorandumi i meposhtem clloj kuptimi ka ?
Eshte memorandum mes Shqiperise dhe Kosoves apo....?
A eshte ratifiku si ligj pas shpalljes se Kosoves ne vitin 2008 si shtet i pavarur??
Me 9 shtator 2002 - U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit të bashkëpunimit policor në luftën kundër terrorizmit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
-
-
Për: Ambasada Amerikane: Kujdes në parkim në Shqipëri, ka rrezik bombash
Eshte pergjegjsia e policise dhe ministrise se puneve te leshit lol,pardon ministrise se brendshme
qe nuk merr masa per te bere kapjen e personave PERPARA kryerjes se aktit te venies
se bombave ne makina.Si ka mundesi qe ndodhin shperthime bombash dhe Ministria e Brendshme nuk
di asgje???Policia duhet te pajiset me aparate detektore dhe specialiste si dhe qen k9 qe jane te trajnuar te nuhasin dhe diktojne
bombat ku jane instaluar.Ministria duhet te kete informacion se me cfare materialesh jane bere bombat dhe kush meret me krijimin e tyre dhe ku.
Ku merren materialet,kush I shperndan apo I shet?
Situata bombash si ajo e maratones se Bostonit te lene nje mesazh te hidhur qe aventuriere,idiote
te indoktrinuar nga ideologji fetare terroriste vazhdojne te jene aktive dhe kercenim per shoqerine dhe sigurine
AKTI I INSTALIMIT TE BOMBAVE PER QELLIME DEMTIMI TE PRONES DHE VRASJE PLAGOSJE TE NJEREZVE ESHTE AKT TERRORIST DHE DUHET TE DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM, OSE DENIM ME VDEKJE.
TOLERANCE ZERO PER AKTE TERRORISTE
Qen i rraces Labrador Retriever shume i afte te diktoje ku eshte fshehur
bomba si dhe dikton drogen ku eshte fshehur.

Springer spaniel dikton bombat dhe drogen
Bloodhound dikton bombat dhe drogen
Beagle dikton bombat dhe drogen
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 28-09-2013 më 21:13
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt