Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 68
  1. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Duaje te afermin tend si veten

  2. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Duaje te afermin tend si veten

  3. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"



    Kur rrihen gazetaret para kamerave, mendo se c`behet me prifterinjte dhe besimtaret, pas kamerave,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 22-09-2013 më 08:18
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Le ti leme te gjitha dhe te shohim cfar vete Jezusi i meson te krishterit. Le te pranojme pohimet tuaja, edhe pse shume prej tyre bijen. Une pyes:
    1- A duhet nje isntitucion fetar, ne nje vend demokratik, te kundershtoje vendimin dhe ligjin e shtetit, si dhe te rebeloje ndaj ligjit dhe institucioneve me te larta shteterore?
    Kushtetuta e shqiperise ne thelb te saj deshmon se, para ligjit te gjithe jane te barabarte. Por ky eshte aspekti njerzor. Tani vijme tek fjalet e Jezusit, i cili na meson kur thote: nese dikush te godet ne njeren nofull, ktheji dhe tjetern. ... Kur dikush kerkon kemishen tende, jepja me gjith xhakete... Asnjehere Jezusi dhe dishepujt e tij, nuk mesuan dhe nuk ndoqen rrugen e rebelimit ndaj shtetit, por ju permbajten regullave dhe ligjeve te kohes.
    Permbarimi zbardhi vendimin e gjykates me te larter ne vend, dhe ju e quani rebelim apo dhunim. Kjo eshte e turpshme qe nga drejtuesi juaj religjionoz , i cili ju ysht kunder shtetit tuaj, dhe deri tek Athina zyrtare, qe nderhyn ne punet e brendshme te nje shtetit. Bile turpi vazhdon edhe me tej, kur nje parlamentar grek, e shtron ceshtjen e permetit ne institucionet europiane, nga ku mori dhe pergjigjen e merituar, se, ligjet dhe vetem ligjet vendosin. Ne fjalet e urta thuhet se, mjer ai qe shtie vellezerit ne sher.. Hiqni dore nga yshtja qe ju beni shqitpareve kunder shtetit te tyre, nje dite do te ndjeheni shume te vegjel, edhe pse sot me keto qe beni, mbldhni "perfitime" te cilat neser do te jene nje prove e keqe ne demin tuaj.
    E lexova shkrimin e K. Frasherit, dha ai flet plotesisht te verteta, te cilat ju me kundershtesa te pallogjikshme i kundershtoni. Ai ka sjelle fakte, ndersa ju agjitacion dhe fyerje te personit. Priftit i thyen dhembet, dikush u shtrua ne spital dhe gazetari u kercenua per jeten. Ky eshte agjitacion komunist me te cilin ju yshtni shqiptaret. Por fillimisht pyesni, perse ju ndodhen ketyre ato, nese kane ndodhur vertet? Natyrisht sepse per priftin ka rendesi cfar thote episkopi dhe jo ligji. Kjo eshte e trishtueshme. Pali tha, ndiqmeni mua, sepse une ndjek Krishtin, dhe Krishti tha, edhe nese te kerkojne (padrjetesisht) kemishen, jepi dhe xhaketen. Ndersa prifti ne vend qe te heshte dhe te pranonte ligjin, dhe ti lutej Krishtit per paqe, ju bint epsikopit qe therriste, qendrese dhe rebelim ndaj ligjit. Natyrisht kjo thirje i vinte nga Athina, e cila zyrtarisht turpshem nderhyri ne ceshtjet e brendshme te nje shteti. Ju jeni kthyer ne nje organizate politike e cila punon ne dem te autoqefalise( qe sote eshte vetem nje nocion), shqiperise dhe shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga deshmuesi : 22-09-2013 më 12:38

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    por lufta jone vazhdon e palekundur, deri ne castin kur te na kthehet Kisha e se Tereshenjtes ne Permet se bashku me 6000 meter/katror truall dhe nuk do te heqim ndonjehere dore, por do te perdorim te gjitha menyrat dhe metodat e mundshme per t`ja arritur qellimit tone TE SHENJTE.,,, dhe nuk do te rreshtim luften deri sa te na kthehet gjithcka na ka rrembyer sistemi komunist,..pa frike dhe me guxim sepse NESE PERENDIA ESHTE ME NE, KUSH MUND TE JETE KUNDER NESH..
    !
    Dmth Xhihad..

  6. #16
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Dmth Xhihad..
    Ti e bën si ai plaku që nuk kish parë ndonjëherë elefant, dhe kur e pyetën se çfarë ishte, u tha: ky është njëqind vjeç lepur.
    Ezekiel 25-17.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,192
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Le ti leme te gjitha dhe te shohim cfar vete Jezusi i meson te krishterit. Le te pranojme pohimet tuaja, edhe pse shume prej tyre bijen. Une pyes:
    1- A duhet nje isntitucion fetar, ne nje vend demokratik, te kundershtoje vendimin dhe ligjin e shtetit, si dhe te rebeloje ndaj ligjit dhe institucioneve me te larta shteterore?
    Kushtetuta e shqiperise ne thelb te saj deshmon se, para ligjit te gjithe jane te barabarte. Por ky eshte aspekti njerzor. Tani vijme tek fjalet e Jezusit, i cili na meson kur thote: nese dikush te godet ne njeren nofull, ktheji dhe tjetern. ... Kur dikush kerkon kemishen tende, jepja me gjith xhakete... Asnjehere Jezusi dhe dishepujt e tij, nuk mesuan dhe nuk ndoqen rrugen e rebelimit ndaj shtetit, por ju permbajten regullave dhe ligjeve te kohes.
    Permbarimi zbardhi vendimin e gjykates me te larter ne vend, dhe ju e quani rebelim apo dhunim. Kjo eshte e turpshme qe nga drejtuesi juaj religjionoz , i cili ju ysht kunder shtetit tuaj, dhe deri tek Athina zyrtare, qe nderhyn ne punet e brendshme te nje shtetit. Bile turpi vazhdon edhe me tej, kur nje parlamentar grek, e shtron ceshtjen e permetit ne institucionet europiane, nga ku mori dhe pergjigjen e merituar, se, ligjet dhe vetem ligjet vendosin. Ne fjalet e urta thuhet se, mjer ai qe shtie vellezerit ne sher.. Hiqni dore nga yshtja qe ju beni shqitpareve kunder shtetit te tyre, nje dite do te ndjeheni shume te vegjel, edhe pse sot me keto qe beni, mbldhni "perfitime" te cilat neser do te jene nje prove e keqe ne demin tuaj.
    E lexova shkrimin e K. Frasherit, dha ai flet plotesisht te verteta, te cilat ju me kundershtesa te pallogjikshme i kundershtoni. Ai ka sjelle fakte, ndersa ju agjitacion dhe fyerje te personit. Priftit i thyen dhembet, dikush u shtrua ne spital dhe gazetari u kercenua per jeten. Ky eshte agjitacion komunist me te cilin ju yshtni shqiptaret. Por fillimisht pyesni, perse ju ndodhen ketyre ato, nese kane ndodhur vertet? Natyrisht sepse per priftin ka rendesi cfar thote episkopi dhe jo ligji. Kjo eshte e trishtueshme. Pali tha, ndiqmeni mua, sepse une ndjek Krishtin, dhe Krishti tha, edhe nese te kerkojne (padrjetesisht) kemishen, jepi dhe xhaketen. Ndersa prifti ne vend qe te heshte dhe te pranonte ligjin, dhe ti lutej Krishtit per paqe, ju bint epsikopit qe therriste, qendrese dhe rebelim ndaj ligjit. Natyrisht kjo thirje i vinte nga Athina, e cila zyrtarisht turpshem nderhyri ne ceshtjet e brendshme te nje shteti. Ju jeni kthyer ne nje organizate politike e cila punon ne dem te autoqefalise( qe sote eshte vetem nje nocion), shqiperise dhe shqiptareve.
    Ben mire qe pyet, se duke pyetur meson, dhe sic te ka thene Albo qe heret, ti vetem mund te mesosh ne forumin orthodhoks.

    A duhet nje institucion fetar te kundershtoje vendimin dhe ligjin e shtetit?

    Ne orthodhokset, respektojme edhe ligjet e shtetit, por respektojme cik me shume Ligjet e Zotit. Shteti shqiptar ka 1 shekull ekzistence, Kisha Orthodhokse ka 2000 vjet ekzistence ne token e Arberit. Dhe ajo Kisha e Shen Marise se Permetit, ka 300 vjet ekzistence ne mes te Permetit. 12 breza permetaresh kane shkruar ne ate Kishe per te adhuruar Zotin dhe per te pagezuar e kunguar femijet e tyre.

    KOASH ka respektuar ligjet e atij vendi, dhe Kishen ne mes te qytetit nuk e mori me dhune, e mori me vendim gjykate. Ceshtja u mbyll. Prona i kaloi Kishes 16 vjet me pare. Pasi Kisha mori pronen e saj, njerez te caktuar te mbeshtetur edhe nga qarqe anti-orthodhokse te segmenteve te caktuara te shtetit shqiptar, krijuan nje gjyq te dyte, ne te cilen nxorren deshmitare te rreme dhe ne te cilin Kisha as nuk ishte prezente me perfaqesuesin e saj ligjor, pasi gjyqi u be i stisur e ne fshehtesi. Dhe ky vendimi i dyte i gjykates rrezoi vendimin e pare. Tani te te pyes une ty: E drejte te duket ty kjo gje? E respektoi apo nuk e respektoi Kisha ligjin e shtetit shqiptar?

    Ne orthodhokset i japim Cezarit ate qe i takon Cezarit, dhe i japim Zotit ate qe i takon Zotit. Kur shteti eshte ai qe dhunon ligjet e te drejten e prones te pronarit, ne nuk na ngelet gje tjeter vecse te dalim ne mbrojtje te se drejtes sone ne rruge. Dhe jo vetem te dalim ne rruge, por edhe te behem therror ne mbrojtje te Kishes. Zoti yne Krisht u be therror po nga njerezit e LIGJIT, dhe per aq kohe sa ne i themi vetes se Krishtere, duhet te ecim ne hapat e tij. Duhet te jemi gati te veme edhe te vdesim ne mbrojtje te besimit orthodhoks dhe Kishes Orthodhokse. Nuk ka gje me te shenjte se kjo Kishe e ky besim ne jeten e besimtareve orthodhokse. As shteti, as ligjet, absolutisht asgje. Dhe ne qe e kemi ruajtur kete bese e kete fe me vetemohim per 2000 vjet, nuk do te leme pjellat e komunisteve qe te na tregojne se cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e shenjte, e cfare eshte kulture.

    Krishti i tha Shen Pjetrit ne murret e Romes: "Po shpie ne Rome kryqin te cilin nuk e mbajten dot shpatullat e tua!" Edhe Shen Pjetri keshtu si ty mendonte. Po i shpetonte ndeshkimit te ligjit te romakeve. Por pasi pa vegimin e Krishtit, u kthye e u dorezua vete tek romaket, dhe kur e kryqezuan, u kerkoi qe ta kryqezonin kokeposhte, jo me koken lart si Krishti, se nuk ishte i denje per nje nder te tille.

    Ti si protestant, kur te te sulmojne bashkesine tende, kur shteti te te ndaloje praktikimin e besimit, kur te te rrezoje kryqin e kambanen e qytetit, thuaji vetes: "Nuk kam sec bej, duhet te respektoj ligjin!"

    Albo

  8. #18

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Tani vijme tek fjalet e Jezusit, i cili na meson kur thote: nese dikush te godet ne njeren nofull, ktheji dhe tjetern. ... Kur dikush kerkon kemishen tende, jepja me gjith xhakete... Asnjehere Jezusi dhe dishepujt e tij, nuk mesuan dhe nuk ndoqen rrugen e rebelimit ndaj shtetit, por ju permbajten regullave dhe ligjeve te kohes.
    Sa pa vend perdoret Fjala!
    Jam i sigurt qe ti di gjithashtu qe kur Zoti Krisht vajti ne sinagoge dhe pa njerezit qe benin pazar, nderronin para dhe reklameheshin mallra gjithfaresh ...
    mori me shkelma dhe i deboi...! Pra jo gjithnje me nenshtrim, por kur duhet te pergjigjesh ( ne kete rast per vetmbrojtje ), Ai Krisht na meson te mos lejojme asgjesimin!
    Eshte shume e vertete qe nuk duhet pergjigjur gjithmone me agresivitet, por qe duke qene pasiv dhe rrezikohet vet mbijetesa..., si ne rastin e shqiptarit ne shekuj,
    qendresa justifikohet mire!
    Kur nuk ka shtet qe te siguroje lirite me elementare te nje besimi, ç'pret pastaj prej atyre qe nuk na duan...?!
    Pra mos te spekullohet me thenie te Krishtit, pasi eshte dy here hipokrite, kur keto thenie nuk plotesojne qellimin dhe kontekstin kur dhe perse u perdor ajo thenie...
    Jo ç'do aspekt i percaktuar i Bibles mund te perdoret ne ç'do vend, pasi ka nje kuptim te percaktuar per ngjarjen qe flitet, ndaj mjer neve nese u japim qellimisht
    kuptimin qe na intereson dhe te deformuar...!
    Populli e thote; "rri shtrember por fol drejt"!
    Ndonse fjala eshte e drejte, ne gojen genjeshtare behet e shtrember dhe humb vleren...
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: "Skandal i trefishtë"-Nga Kryepiskopi Anastas

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Frashëri: Janullatosi bën veprime haxhiqamiliste
    NGA: KRISTO FRASHERI


    Thotë se Kristo Frashëri po bën një seri akuzash të pabaza ndaj kryepeshkopit dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Edhe në këtë mes ka shpifje. Kristo Frashëri ka kritikuar kryepeshkopin për prapësitë e tij dhe për shkelje të kanoneve kishtare, por jo siç thotë Hirësia e tij, Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të cilën ai po e mbron me aq fuqi sa ka. Hirësia thotë se ngjarjet e Kishës së Përmetit i ka mësuar më vonë. Edhe këtu gënjen. Shihni Apologjinë e tij të dytë, të cilën e ka botuar në “Gazetën Shqiptare” më 3 dhjetor 2010, ku e mbron me këmbëngulje çështjen e Kishës së Përmetit.
    Shikoni si mashtron hapur,kryepeshkopi thote ngjarjet e 16 gushtit i mesova pasi kishte ndodhur gjithe dhuna,ky e zhvendos sikur ka thene se gjithe historine e kishes se Permetit nuk e dinte,por e mesovi me vone.Dhe thote pa pike turpi se nje kryepeshkop po genjen sikur te jete dicka normale

  10. #20
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kryepiskopi Anastas: "Skandal i trefishtë i Kishës së Përmetit"

    Kisha e Lindjes së Hyjlindjes tek pazari i Vjetër, Përmet
    *

    NgaDr. Kostantinos Gjakumis, Bizantinolog Zoti Joan Stratoberdha, ArkitektPërmbledhje
    Pas vlerësimit të Kishës “Lindja e Hyjlindëses” në Pazarin e vjetër të Përmetit, qëllimi i këtij artikulliështë, të tregojë pikërisht vlerat e saj unike historike dhe arkitektonike. Sipas traditave vendase, kisha u ndërtua nënjë periudhë të panjohur, aty rreth viteve 1600. U pikturua më 1814 nga Paskal Trandafili dhe midis viteve 1816dhe 1827 u zgjerua me kontributin e Janaq Prevezhanit. Si pjesë e domosdoshëm dhe e pandarë e Pazarit të vjetër përmetar, kisha ndoqi zhvillimin e tij. Si pasojë, ajo u rindërtua nga themelët më 1929 dhe u riparua mbas vitit1941, kur pësoi dëmtime serioze nga bombardimet italiane të qytetit.
    Μ
    ë 1967, në kohën e regjimit komunist,kisha u transformua në ‘Shtëpi Kulture’. Më 2001, kisha iu kthye komunitetit ortodoks, por në kohën e fundit(2003) autoritetet vendase e rimorën atë për ta kthyer përseri si ‘Shtëpi Kulture’, duke mos njohur vlerat e kishës. Nga pamja arkitektonike transformimi i 1967-tës i kishës rezultoi në një pakicë ndryshimesh nëstrukturën e kishës. Pjesa lindore u zhmadhua në lartësi, kurse një shtesë u shtua pranë murit jugor të kishës duke përdorur atë. Gjithashtu, një senazh prej çimentoje u shtua në një pikë të lartë të mureve të kishës, dritaret dhe disahyrje të kishës u mbyllën, kurse të tjera u hapën, ndërsa pjesët e brendshme dhe të jashtme të kishës u modifikua për nevojat e shtëpisë së kulturës. Megjithatë, del qartë se, nën këtë që duket sot si një shtëpi kulture, në realitetndodhet një kishë me vlerë të vëçantë, jo vetëm për historinë, por edhe për arkitekturën e saj. Kisha, pas Çlirimit(1912) si një lloj reagimi kundër kufizimeve të rregullores osmane mbi aktivitetin ndërtimor kishtar, paraqetvullnetin e popullit përmetar të konstruktojnë një kishë madhështore, duke imituar modelet paleokristiane. Kjozgjidhjë arkitektonike mund të gjendet në përgjithësi nëpër qytete ballkanike të tjera, por në kontekstin eShqipërisë është mjaft e rrallë, sepse ndërtime kishtarë nga kjo periudhë nuk konsideroheshin monumente kulturedhe në shumicën e rasteve u shkatëruan nga regjimi komunist.Si përfundim, kisha e Lindjes së Hyjlindësjes në Pazarin e vjetër të Përmetit duhet të konsiderohet si njëmonument, jo vetëm i popullit vendas apo ballkanik, por në përgjithësi i pasurisë botëror kulturor. Kështu, kishaduhet të ristaurohet në vlerat e saj origjinale.

    1.
    Historia e Kishës:
    Kisha e Lindjes së Tërëshenjtës ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe një pjesë e pandarë e pazarit të vjetër të Përmetit. Përmeti është një qytet në jug tëShqipërisë, i cili është ndërtuar në breg të lumit Vjosë. Ende nuk njihet me saktësi sekur është përmendur për here të parë në burimet historike; prandaj është e pamundur,që në këtë moment, të përcaktojmë datën e themelimit të qytetit. Megjithatë, Përmetisi qytet është përmendur në burimet osmane të shek. të XV-të si një qendër administrative. Që atëherë është bërë i mundur gjurmimi i zhvillimit të tij, nëpërmjettë dhënave të popullsisë, të nxjerra nga burimet me besueshmëri relative
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •