Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Janullatos

    Citim Postuar mė parė nga unreal Lexo Postimin
    Again,cut the crap.
    Janulla nuk eshte perfaqsues legjitim i gjithe ortodoksve shqiptar.

    Por ata qe bertisnin kunder nuk ishin ortodokse. Nuk e di nese i keni emrat e atyre qe therrisnin kunder. Kur t'i keni do te shihni se nuk ishin ortodokse ne besim dhe traditen familjare. Pastaj si ka mundesi qe therrasin ne emrin e komunitetit shqiptar te amerikes kur kleriku qe e drejton ceremonine eshte nga ky komunitet dhe sot tere komuniteti shqiptar ortodoks i Amerikes i jep mbeshtetjen e tij Kryepeshkopit. Duhet me patjeter te beni nje rifreskim te historikut te zhvillimeve ne Kishen Ortodokse. Fatkeqesisht ketu nuk flitet per kishen e sotme por per ate periudhen zogiste e komuniste. Kane ndryshuar kohet dhe duke qene se ende nuk vizitoni kishat ortodokse te Shqiperise nuk keni si ta mesoni ndryshimin.
    Fakti qe ata ishin nje minorance ne kete kohe kur pushtetin e kishte Berisha dhe ai e kishte kthyer gati ne nje diktature edhe shteterore, si ka mundesi qe ka kaq shume ortodokse shqiptare ne kishe te cilet sfidojne ate grup prej disa personash. Kjo tregon se komuniteti ortodoks ne pergjithesi eshte i bashkuar rreth kishes se tij dhe di cfare zgjedh. Por nje gje qe te habit ne kohen kur shiku i gazidedes kishte pushtet absolut shihini sa te shumte jane besimtaret qe i sfidojne mercenaret e gazidedes ose uran butkes se asaj kohe. Kjo eshte nje fitore e ketij komuniteti perball shtypjes dhe presioneve qe ushtrojne pushtetaret edhe brenda ne kishe dhe kuptohet ky mos respekt u tregua dhe ne Permet, ku Kishen e Shen Marise mire qe e transformuan pjeserisht ne vater kulture, por tani pasi ia kthyen ortodokseve perseri ua konfiskuan. Perseri ende nuk tregojne asgje qw PPE-te kanw bere nje rezolute per kete ceshtje. Ka shume gjera te tjera dhe besoj se nuk duhet ta shohesh problemin tek ky njeri por ne qellimin e politikberjes ndaj komunitetit ortodoks ndaj te cilit cdo veprim ka nje mal me kundershtare te cilet ne 99% te tyre jane jo ortodokse.
    Keni shembullin e katedrales se Tiranes te cilen ju ndoshta nuk e dini qe kur u dha e drejta per ta ndertuar kishte mjaft kundershti dhe keshtu nje pyetje ishte nga ortodokset pse nuk na jepni 15 kateshin se atje ishte kisha?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga neokastra : 21-09-2013 mė 02:12

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Janullatos

    Citim Postuar mė parė nga unreal Lexo Postimin
    Vetem nga goja e nje injoranti mund te dalin keto:

    Cfare vlerash ka krishterimi dhe orthodhoksia e tij?
    Te torturosh,te masakrosh,te mashtrosh,te mbash skllever keto jane vlerat e fese.
    Ai nuk po thote qe te perqafojne te gjithe ortodoksine dhe vlerat e saj,por po te thote per vlerat e moralit qe kaq shume po mungojne ne shoqerine tone.

    Deklarata te ngjashme me kete ben cdo dite edhe Papa i Romes,ose edhe klerike myslimane por nuk ankohet njeri.

  3. #23
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Janullatos

    Citim Postuar mė parė nga hof Lexo Postimin
    Une keshtu faktesh kerkoj. C'fare akti ka bere ky qe predikon asimilimin. Me jep disa prova per kete hipoteze. Une nuk e di per vete nese ka bere apo nuk ka ber. Dua te formoje mendimin nese eshte prift i thjeshte apo merret me politike e shovinizem, por kerkoj fakte qe te besoj njeren apo tjetren. Nuk kam dashuri per klerin e c'faredo feje dhe nuk i dua njerzit qe e kane misionin e jetes te shperndajne genjeshtra por kjo eshte ndryshe nga politika dhe shovinizmi nacionalist. Prandaj duhen gjykuar me vete.
    Kerko ne internet.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Janullatos

    Citim Postuar mė parė nga Mistrec_ēun Lexo Postimin
    Kerko ne internet.
    po sillja ketu ti,pse e lodh "hof"-in

  5. #25

    Pėr: Janullatos

    Une keto akuza i kam degjuar nga te tjeret. I.e. Janullatos eshte agjent Grek etj. Ne e dime qe ne Ballkan ka nacionalizem te madh dhe pak skepticizem keshtu qe keto mundet te jen vetem hipoteza (por mundet te jene edhe te verteta). Une nuk e di keshtu qe ftoj ata qe me kane thene keto gjera ose te tjere si ata te na prezantojne fakte. Sic e thash nuk kam dashuri per klerin por eshte ndryshe te jesh prift e te jesh agjent. Ata qe mbrojne sejcilen ane te nxjerrin prova!

    Citim Postuar mė parė nga Mistrec_ēun Lexo Postimin
    Kerko ne internet.
    Rrofsh!

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    po sillja ketu ti,pse e lodh "hof"-in
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Janullatos

    Ja,kush ka interes mund te lexoje kete intervisten qe ka dhene kryepeshkopi per Mentor Nazarkon para disa vitesh,i pergjigjet pak a shume gjithe pikepyetjeve te ngritura ndaj personit te tij.

    Misteret e kryepeshkopit Janullatos

    Intervistė ekskluzive e Kryepeshkopit tė Tiranės, Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė, prof. dr. Anastasit, dhėnė ABC-sė. Njė rrėfim interesant, pėrmes pyetjeve tė plota, ku Hirėsia ėshtė shmangur (i pėrket argumentit historik-ėshtė shprehur) vetėm pėr problemin e arvanitasve

    Mentor Nazarko

    Ka qenė njė dėshirė e kahershme pėr t’u pėrballur me argumentet e tij. Tė njė niveli sipėror, ato pėrbėjnė gjithmonė njė grishje intelektuale pėr atė qė pėrfaqėson ai nė tė vėrtetė... Dhe, kjo, ishte hera e dytė pėr gazetarin M.Nazarko, qė gjendej para tij. Kuptohet, pas plot njė muaj e gjysmė pėrpjekje dhe pėrpjekje dhe respektime institucionesh.... qė qėndronin para tij tė ngurta. Njė lojė e vėshtirė, por qė gjithsesi tek hierarku i lartė fetar fashitej, sepse... ishte i matur dhe i pėrgatitur gjatė. Objeksionet ndaj Nazarkos, qė i ka pohuar se ai pėrfaqėson sensibilitete shqiptaresh, Fortlumturia e tij u heziton. Ndaj, nė ēdo moment, biseda ėshtė e vėshtirė, por edhe shumė interesante, dhe rrok tema tė ndryshme. Por, pėr shumė gjėra syresh, pėrgjigja e tij ndaj Nazarkos ėshtė e lexueshme dhe tepėr e parashikuar. Nuk heziton tė thotė pse e kėrkon shtetėsinė shqiptare, miqėsinė personale me Stefanopulosin dhe qėndrimin ndaj Fan Nolit... “Jo, ne nuk e kemi greqizuar arkitekturen e kishave”, i thotė gazetarėve, ndėrsa nė pėrgjigje duket se rreket tė pohojė qė po punon qė tė ketė njė pasardhės shqiptar. Pyetur pėr librin e tij tė fundit dhe angazhimet, atėhere ai i pėrqėndruar...shprehet se ka ndėrmend dhe botime tė tjera...Ndėrsa pyetjeve pėr shkollat shqipe dhe pėr fėmijėt e emigrantėve, ai i shpreh sipas mėnyrės sė tij bizantine: “Pėr vendimet institucionale, e pėrsėris, kompetentė janė shėrbimet e tė dy vendeve, ndėrmjet tė cilėve ekzistojnė marrėdhėnie miqėsore, qė duhet tė zhvillohen edhe mė shumė”, shprehet. Insistimit pėr pasardhėsin shqiptar, ai arrin ta pohojė se po punohet...por “mos harroni nga ku filluam dhe ku, me hirin e Perėndisė dhe mbėshtetjen e mijėra miqve, kemi arritur vetėm brenda pak vitesh”...

    1.U bėnė shumė vite, qė ju jeni nė krye tė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė. Cilat do tė konsideronit arritjet tuaja mė tė rėndėsishme?
    - Faktin qė, me ndihmėn e Perėndisė, arritėm tė ringremė plotėsisht nga gėrmadhat, Kishėn Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, e cila ishte tėrėsisht e shpėrbėrė pėr mbi 23 vjet me radhė. Nė tė njėjtėn kohė ndėrmorėm njė veprimtari tė gjerė sociale, me anė tė programeve tė zbatuara pėr herė tė parė nė vend, nė fushat e shėndetėsisė, arsimit, pėrkujdesjes sociale, kulturės, mjedisit, gjė qė kontribuoi ndjeshėm nė progresin e vendit. Gjithashtu, konsideroj arritje faktin qė jetoj pėr 14 vjet nė Shqipėri, duke marrė pjesė nė vuajtjet, privimet, problemet e njerėzve, duke shėrbyer me vepra dashurie pėr banorėt e fshatrave dhe tė qyteteve, duke kultivuar besimin, kreativitetin, reciprocitetin dhe shpresėn. Dhe pėr tė mos ngelur vetėm nė konstatime tė pėrgjithshme, dua tė theksoj: U pėrkujdesėm pėr arsimimin e brezit tė ri tė klerikėve shqiptarė. Themeluam Akademinė Theologjike Orthodhokse dhe gjer mė sot kemi dorėzuar 135 klerikė shqiptarė. U pėrkujdesėm pėr ndėrtimin e 85 kishave tė reja, restaurimin e 80 monumenteve tė kulturės dhe riparimin e mbi 140 kishave tė tjera. U ndėrtuan gjithashtu 20 ndėrtesa tė reja, pėr tė strehuar mitropolitė, shkollat, klinikat, laboratorėt dhe konviktet. Nė kėto vepra tė mėdha ndėrtuese, iu ofrua punėsim mijėra njerėzve. Arritėm tė kemi shtypshkronjėn tonė, njė punishte qirinjsh, njė punishte zdrukthėtarie, atelie tė ikonografisė dhe tė restaurimit tė ikonave. Iu dha hov veprimtarisė botuese dhe sot kemi tė publikuara shumė vepra origjinale dhe tė pėrkthyera si dhe njė gazetė tė pėrmuajshme, revista pėr tė rinj dhe fėmijė etj. Nė shumė qytete janė hapur qendra rinore dhe organizohen kampingje verore e dimėrore tė rinisė, ku zhvillohen aktivitete shpirtėrore dhe kulturore.
    Gjatė krizave politiko-shoqėrore qė ka kaluar vendi, ndihmuam nė mbledhjen dhe ndarjen e mijėra tonėve ndihma, veshmbathje, ilaēe, pėr lehtėsimin e dhimbjes sė tė varfėrve dhe tė refugjatėve. Nė fushėn e shėndetit njė arritje e rėndėsishme ėshtė Qendra Mjekėsore Diagnostike nė Tiranė, qė pėrfshin 24 specialitete, me njė personel tė pėrgatitur mjekėsor, me aparatura moderne, qė u shėrben 5-6 mijė tė sėmurėve nė muaj. Kohėt e fundit asaj iu shtua edhe njė prej skanerave mė modernė, me 32 prerje. Klinika u ngritėn edhe nė Kavajė, Korēė, Jergucat. Sot kemi dhe njė njėsi stomatologjike tė lėvizshme. Nė fushėn e arsimit, pėrveē dy shkollave fetare, themeluam 14 kopshte nė qytete tė ndryshme, njė shkollė pilot amerikano-shqiptare, si dhe dy institute tė formimit profesional, me gjashtė specialitete, tė cilat janė tė parat e kėtij lloji qė funksionojnė nė Shqipėri. U pėrkujdesėm gjithashtu pėr ndėrtimin e ujėsjellėsave, rrugėve rurale, pėr furnizimin me energji elektrike dhe lidhjen telefonike tė fshatrave. Kur Shqipėria u pėrball me valėt e refugjatėve nga Kosova, Kisha Orthodhokse, nė bashkėpunim me organizma tė ndryshėm ndėrkombėtarė, ndėrmori njė program tė gjerė ndihme, qė i tejkaloi tė 12 milionė dollarėt. Nė kėtė mėnyrė u ndihmuan mbi 33.000 refugjatė. U zhvilluan marrėdhėnie harmonike me komunitetet e tjera fetare, duke mbėshtetur tolerancėn fetare dhe bashkėpunimin. Kisha jonė, duke u bėrė anėtare e Kėshillit Botėror tė Kishave, u bė edhe njė ambasadore shpirtėrore e Shqipėrisė nė ambientet fetare, tė cilat nuk kishin asnjė njohje tė realitetit tonė kishtar. Me tė gjitha kėto, Kisha Orthodhokse u shfaq njė faktor serioz shpirtėror dhe zhvillimi i Shqipėrisė.

    2.Identiteti juaj njerėzor dhe fetar ėshtė i ndarė midis dy popujve, atij grek dhe atij shqiptar. Ēfarė keni fituar dhe ēfarė keni lėnė prej kėtyre pėrbėrėsve?
    - Nuk mendoj se fjala “i ndarė” ėshtė e saktė. Njė urė pėrmbi njė lumė, nuk do ta quaja tė ndarė midis dy brigjeve. Pėrkundrazi ajo i bashkon tė dy brigjet, duke u mbėshtetur fort si nė njėrėn anė, ashtu edhe nė tjetrėn. Nė masėn e mundėsive tė mia, pėrpiqem tė funksionoj si urė pėrmbi murin ndarės tė vjetėr tė dyshimit dhe nė kohė tė ndryshme tė antipatisė. Besoj thellėsisht nė unitetin e natyrės njerėzore, nė nevojėn e bashkėpunimit dhe tė marrėdhėnieve tė ndėrsjella tė popujve tė Ballkanit. Nė kėtė epokė tė re ku ne jetojmė, duhet tė tejkalohen sa mė shpejt qė ėshtė e mundur tė gjitha stereotipet negative tė vjetra dhe ideologjitė e sė kaluarės, tė cilat u kultivuan prej qarqeve tė ndryshme nė tė dy popujt. Nuk mė pėlqejnė pėrgjithėsimet. Nė tė dy popujt ekzistojnė njerėz tė mrekullueshėm, sikundėr ekzistojnė edhe tė tjerė, qė nuk janė nė lartėsinė e situatave. Tė dy popujt jetuan dhe bashkėpunuan nėn sundimin e tri perandorive tė ndryshme: nėn Perandorinė Romake, Bizantine dhe Osmane. Bashkėjetesa harmonike dhe bashkėpunimi janė gjėra qė jemi tė detyruar t’i zhvillojmė mė tej nė periudhėn e re tė Evropės sė Bashkuar. Pėr kėtė pajtim dhe besim tė ndėrsjellė punoj nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe me durim, me besim dhe shpresė.

    3. Ka pasur njė dogmė dominante nė kulturėn greke se ortodoksėt e Shqipėrisė janė grekė. Ē’mendoni rreth saj?
    - Ėshtė e qartė qė nuk ėshtė e saktė. Tėrėsia e Orthodhoksėve tė Shqipėrisė, pėrveē shqiptarėve qė pėrbėjnė shumicėn, ka grekė, sllavė dhe orthodhoksė me prejardhje tė ndryshme, qė jetojnė nė vend. Pėr kėtė arsye dhe Patriarkana Ekumenike njohu nė mėnyrė kanonike Autoqefalinė e Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė.Gjatė gjithė kėtyre viteve kultivojmė nė mėnyrė sistematike frymėn e pėrbashkėt dhe bashkėpunimin vėllazėror midis tė gjithė orthodhoksėve tė Shqipėrisė, pavarėsisht prejardhjes qė ata kanė.

    4. Ju doni shtetėsinė shqiptare edhe nė respekt tė grigjės qė ju drejtoni shpirtėrisht, komunitetit ortodoks, por ndėrkohė jeni njė figurė e respektuar dhe e popullit grek. E imagjinoj qė temė e rėndėsishme bisede nė takimet me bashkėbiseduesit grekė janė dhe problemet e shqiptarėve dhe qė ju pėrpiqeni qė marrėdhėniet midis fqinjėve tė pėrmirėsohen. Por nuk ka asgjė publike rreth kėtyre pėrpjekjeve; a mund tė na ndriēoni rreth tyre? – Pėr shembull kur ka largime tė sforcuara njerėzish, kur ka bllokime nė kufi, raste keqtrajtimesh. Shohim shpesh njerėz tė kultit nė vende tė tjera qė thėrrasin pėr tolerancė ndaj tė huajve. Ju, a bėni tė tilla?
    - Sigurisht. Duke filluar qysh nė vitet e para tė dhjetėvjeēarit tė 90-tė e kam ngritur zėrin nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe kam ndėrmarrė hapa tė ndryshėm, apo kam bėrė deklarata nė intervistat e mia nė Greqi pėr nevojėn e respektimit tė emigrantėve dhe tė mbėshtetjes sė tyre. P.sh. kur nė vitin 1993, pas dėbimit tė njė bashkėpunėtori tim, qeveria greke kishte vendosur tė ndėrmerrte masa ndėshkuese, e lartėsova zėrin tim, duke protestuar nė mėnyrė tė vendosur dhe duke thėnė se nėse hapi i parė ishte njė gabim i kryer nga ana e palės shqiptare, veprimi i dytė, pėr tė dėbuar qytetarėt shqiptarė qė punonin nė Greqi, do tė ishte njė gabim shumė herė mė i madh nga ana e qeverisė greke. Nė vitin 1996 shkova nė burgjet e Koridhalosė (Athinė) pėr tė mbėshtetur tė dėnuarit shqiptarė. Disa kohė mė vonė, kur filloi tė pėrdoret nė mediat greke termi “fshesė” pėr dėbimin e qytetarėve shqiptarė, bėra udhėtime enkas pėr kėtė gjė dhe takime me politikanėt kompetentė dhe me drejtues tė ndryshėm tė mediave tė mėdha, duke protestuar pėr termin e pėrdorur prej tyre. Nuk vonoi shumė dhe ky pozicion i imi u pranua. Parlamenti evropian me njė vendim tė tijin mė 14.7.1993, theksonte faktin se “mbėshtet fuqimisht veprėn e Kryepiskopit orthodhoks tė Tiranės, Anastasit, i cili po bėn shumė pėrpjekje pėr zgjidhjen e krizės midis dy vendeve”. I njoftuar nė mjaft raste pėr sjelljen e papranueshme tė nėpunėsve grekė nė pikėkalimet kufitare, vura nė dijeni organet e larta kompetente. Janė tė shumta rastet, gjatė tė cilave duhet tė veprosh me takt, pa zėvendėsuar shėrbimet e ndryshme qeveritare kompetente dhe kuadrin e institucionalizuar ndėrkombėtar.
    Ekziston nga tė dyja anėt njė shtet i organizuar kompetent dhe Kisha nuk mund tė ndėrhyjė pėr ēdo ēėshtje tė ngritur. Unė besoj dhe respektoj rolet e ndara tė Kishės dhe tė Shtetit. Megjithatė nė intervistat e mia tė vazhdueshme nė mediat televizive greke e kam dėnuar ksenofobinė dhe kam theksuar detyrimin pėr tė pasur drejtėsi dhe respekt ndaj personalitetit tė emigrantėve dhe nevojėn e bashkėpunimit dhe besimit reciprok midis popujve tanė. Sa i takon pikės sė parė tė pyetjes suaj pėr nėnshtetėsinė shqiptare, me tė vėrtetė e quajta detyrimin tim qė vite mė parė, tė jem i integruar edhe nė mėnyrė tė ligjshme nė vendin qė i shėrbej me dashuri dhe kreativitet pėr tėrė kėto vite. Por mjerisht disa gjėra nė Shtet lėvizin me ngadalė.

    5. Fortlumturi, ėshtė shėnuar nė publik se ju shoqėroni rregullisht presidentėt grekė apo zyrtarė tė lartė qė vizitojnė Shqipėrinė, veēanėrisht nė vizita nė vende simbolike pėr grekėt. A nuk ju duket se ka njė shpėrpjesėtim nė imazhin tuaj publik nė lidhje me kėto shfaqje? Pra, ju qė shoqėroni presidentėt grekė pėr ditė me radhė, qė merrni pjesė nė promovime shkollash greqisht, etj., a nuk mendoni se sedra e shqiptarėve mund tė preket nga ky privilegjim i kėtyre lloj aktiviteteve? A ka ndonjė pėrpjekje tuajėn pėr shembull qė edhe nė Greqi tė ketė ndonjė shkollė shqipe pėr fėmijėt e emigrantėve?
    - Mendoj se e keni fjalėn pėr vizitėn e ish-presidentit z. Stefanopulos, sepse nuk mbaj mend tė kem shoqėruar tė tjerė “presidentė grekė”. Ju kujtoj se ai ishte i ftuar zyrtarisht nga Qeveria shqiptare, si mik. Si Primat i Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė nuk kisha asnjė arsye qė tė shqetėsohesha pėr keqkuptime, kur u desh, vetėm pėr njė ditė, ta shoqėroj bashkė me pėrfaqėsues tė tjerė zyrtarė tė shtetit shqiptar. Veē kėsaj, me z. Stefanopulos na lidh njė miqėsi e vjetėr personale. Ai ėshtė orthodhoks i devotshėm. Gjithashtu, edhe fshatrat e minoritetit grek bėjnė pjesė nė juridiksionin kishtar tė Kishės, Primat i sė cilės jam. As qė e mendova se “kėshtu mund tė preket sedra e shqiptarėve”. Pėr sa i pėrket pjesėmarrjes nė pėrurime shkollash greke, imagjinoj, se i referoheni shkollės greko-shqiptare “Homeri”, qė u hap nė Korēė nė prani edhe tė Ministrit tė Arsimit tė Shqipėrisė. Nuk kuptoj pse nė pėrurimin e kėsaj shkolle, qė nė shumicė ka fėmijė orthodhoksė, ndalohet pjesėmarrja e Kryepiskopit orthodhoks, dhe gjoja kėshtu “mund tė preket sedra e dikujt”. Unė besoj se nė epokėn e re nė tė cilėn pėrparon Shqipėria, mėsimi i gjuhėve tė huaja, dhe sidomos tė fqinjėve, ėshtė veēanėrisht i dobishėm pėr brezin e ri. Ekzistojnė shumė shkolla nė gjuhė tė huaj. Nuk konsideroj se funksioni i tyre pėrbėn kėrcėnim. Pėrkundrazi, ėshtė avantazh dhe bekim pėr perspektivat kulturore dhe tregtare tė vendit. Nuk ėshtė e saktė qė “u jap pėrparėsi” kėtyre aktiviteteve. Pėrparėsitė e mia i pėrshkrova me ato qė thashė shkurtimisht nė pyetjen tuaj tė parė. Kam marrė shumė herė pjesė nė pėrurime institucionesh arsimore shqiptare, kopshtesh, shkollash nėntėvjeēare, tė mesme, institutesh tė formimit profesional qė Kisha jonė ka pėruruar, gjithashtu edhe nė sa aktivitete institucionesh e organizmash tė tjerė shqiptarė qė mė ftojnė. Pėr sa i pėrket Greqisė, sa herė qė vizitoj dhe takohem me persona tė ndryshėm kompetentė, mbėshtes tė drejtėn dhe nevojėn e ruajtjes sė gjuhės sė emigrantėve, pėr tė njėjtėn arsye qė thashė mė sipėr. Nė pėrgjithėsi besoj se njohja e shumė gjuhėve nga banorėt e njė vendi ėshtė avantazh dhe jo rrezik. Por pėr vendimet institucionale, e pėrsėris, kompetentė janė Shėrbimet e tė dy vendeve, ndėrmjet tė cilėve ekzistojnė marrėdhėnie miqėsore, qė duhet tė zhvillohen edhe mė shumė.

    6. Fortlumturi, gjatė drejtimit tė Kishės prej jush, ka pasur zėra autoritarė qė kanė folur pėr reduktim dhe minimizim tė rolit tė Nolit nė historinė dhe dokumentet e saj kishtare. Cila ėshtė e vėrteta, si e shihni ju figurėn e tij dhe kontributin e tij nė Kishėn tonė? A mendoni se duhet tė ketė ndonjė ndjeshmėri publike tuajėn mė tė zėshme ndaj figurave qė pėrbėjnė ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve?
    - Informacionet tuaja nuk janė aspak tė sakta. Nga ēasti i parė qė arrita nė Shqipėri fola me respektin mė tė madh pėr personalitetin e Episkopit orthodhoks Theofan Noli. Qė atėherė nuk kam pushuar, nė ēdo Liturgji Hyjnore, nė kohėn e veēantė tė Paravėnies sė Blatės, kur kujtojmė persona tė respektuar dhe tė dashur, tė kujtoj vėllain nė Krishtin, Theofanin. Nė udhėtimin tim tė parė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si Kryepiskop i Shqipėrisė vizitova varrin e Theofan Nolit dhe kreva njė shėrbesė pėrkujtimore. Po pėrdorim shumė pėrkthime tė tij nė jetėn adhuruese tė Kishės sonė; nė zyrėn e Kishės Katedrale tė Ungjillėzimit tė Hyjlindėses Mari qė nė fillim ėshtė varur fotografia e tij. Sigurisht Noli dha shumė nė zhvillimin e Kishės sonė vendore. Ēdo personalitet qė ka kontribuar nė luftėn pėr lirinė dhe zhvillimin shpirtėror tė popullit ne e nderojmė dhe e respektojmė.

    7. Ka pasur zėra se ka ndryshim tė stilit arkitektonik tė kishave shqiptare nė procesin e rindėrtimit. Nuk dua t’ju pyes rreth kėtij spekullimi, por ndryshe. A ka njė stil tė veēantė ndėrtimi qė ka gjurmė shqiptare dhe nė ē’kishė pėr shembull e gjeni ju kėtė?
    - Ju kujtoj se zona ku bėn pjesė Shqipėria nga ana kulturore i ka pėrkitur nė mėnyrė tė pandėrprerė tri perandorive. Edhe pamja arkitekturore e kishave ruan ndikime nga tė tri periudhat: paleokristiane, bizantine me kupolė, pasbizantine njėnefėshe ose trinefėshe. Pamja qė iu dha gjatė viteve tė sundimit otoman u pėrgjigjej urdhrave tė administratės otomane qė tė jenė ndėrtesa tė thjeshta dhe pa kupolė. Qė atėherė kur Shqipėria u bė shtet i pavarur, mė 1912, deri nė fillimin e pėrndjekjes, mė 1967, nuk mendoj qė u krijua ndonjė stil i veēantė arkitekturor shqiptar kishash. Madje, shumė pak u ndėrtuan, mė duket katėr, dhe tė gjitha me kupolė (nė Korēė, kisha katedrale e Burimit Jetėdhėnės, kopje e kishės katedrale tė Athinės; nė Pėrmet kisha e Shėn Marisė; nė Tiranė, kishat e Shėn Prokopit si dhe e Ungjillėzimit –pėr tė zėvendėsuar katedralen e vjetėr qė u shemb, pėr t’u ndėrtuar hotel “Tirana”). Periudha e re qė fillon me vendosjen e demokracisė nė Shqipėri (1991), nuk mė duket se duhet tė kopjonte kisha tė periudhės sė vjetėr tė robėrisė shekullore. Jetojmė nė njė epokė tė re me mundėsi tė reja ndėrtimore dhe zhvillimesh arkitekturore. Kėshtu, nga 85 kishat qė u ngritėn kėto 14 vjet kemi ndjekur edhe traditėn e vjetėr me bazilika tė thjeshta njėnefėshe ose trinefėshe, edhe tipin bizantin me kupolė; por kėrkojmė edhe njė shprehje tė re arkitekturore qė t’u pėrgjigjet prirjeve dhe kushteve tė shekullit tė 21-tė. Njė kishė e gjallė paralelisht me respektin ndaj traditės, guxon edhe krijimtari tė re.

    8. Jemi duke asistuar nė njė konflikt midis kishave serbe dhe maqedonase. Dhe nė debatin mbi vendosjen tuaj nė krye tė Kishės Shqiptare mund tė shtrohet njė pyetje: A ėshtė njė dėshmi e mungesės sė paragjykimeve tė shqiptarėve ky fakt? Pėr shembull nuk mund tė mendonim se nė krye tė Kishės greke tė vendosej njė serb, pale njė shqiptar...
    - Ėshtė e ēuditshme qė harroni diēka themelore. Rasti i Kishės Orthodhokse nė Shqipėri ėshtė unik nė historinė e Krishterimit. Kjo Kishė ėshtė e vetmja qė iu nėnshtrua njė shkatėrrimi tė plotė nga shteti i vetėm ateist nė botė dhe mbeti e shpėrbėrė pėr 23 vjet. U shpėrbėnė gjithė strukturat drejtuese. Tė gjithė klerikėt pa pėrjashtim u zhveshėn nga funksionet e tyre klerikale me dhunė dhe tėrė prona kishtare, toka, enė tė shenjta, arkiva, u shtetėzuan. U shembėn pothuajse tė gjitha kishat, pėrveē disa tė paktave. Diēka e tillė nuk i ka ndodhur sigurisht as Kishės sė Serbisė, as Kishės sė Greqisė. Kur m’u kėrkua tė vij nė Shqipėri, nuk ishte ftesė pėr t’u ulur nė njė fron tė gatshėm tė ndonjė ndėrtese madhėshtore ose qoftė pėr tė drejtuar diēka ekzistuese, por ishte nxitje pėr njė punė misionare pėr ringritjen nga rrėnojat, pa asnjė ndihmė ose mbėshtetje shtetėrore, tė njė Kishe Orthodhokse Autoqefale. Nė vizitėn e parė, kėrkova me kėmbėngulje ndonjė shtetas shqiptar qė do tė mund tė merrte pėrsipėr kėtė detyrė dhe pėrgjegjėsi tė ndėrlikuar. Isha gati tė kthehesha nė detyrat e mia, sepse, siē dihet, isha mitropolit, pedagog i rregullt nė Universitetin e Athinės dhe kandidat pėr Akademinė e Athinės dhe me poste tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Atėherė orthodhoksėt, pavarėsisht nga prejardhja, m’u lutėn tė rri dhe tė marr pėrsipėr kėtė punė tė vėshtirė dhe tė paparė kishtare tė ringritjes nga themeli tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. E dija se nuk ishte fare e thjeshtė, se do tė pėrballoja dyshime tė vazhdueshme dhe armiqėsi nga qarqe tė ndryshme dhe se nuk ishte i sigurt pėrfundimi me sukses i kėsaj pėrpjekjeje. Megjithatė e pranova pėrgjegjėsinė dhe rreziqet me besim, dashuri dhe durim, si shėrbesė misionare. Ajo qė u bė, nuk gjeti thjesht miratimin dhe entuziazmin e orthodhoksėve nė Shqipėri, por edhe pranimin e pėlqimin e tė gjithė orthodhoksėve dhe gjerėsisht tė Kishave tė tjera nė tė gjithė botėn.

    9. Dhe nė fund: a po punoni ju qė drejtimi i Kishės tė jetė nė duar tė sigurta dhe ndjeshmėritė e shqiptarėve pėr tė pasur nė krye tė Kishės sė tyre Ortodokse njė shqiptar, do tė respektohen?
    - Qė nga viti i parė pėrpjekja ime ishte krijimi i klerit vendės. Pėr kėtė themeluam Akademinė Theologjike dhe Liceun kishtar, nė mėnyrė qė tė pėrgatiten kuadrot e pėrshtatshėm pėr Kishėn tonė. Siē thashė, kam dorėzuar 135 klerikė, tė gjithė shqiptarė. Sot vetėm 5 klerikė tė huaj shėrbejnė nė Kishėn Orthodhokse tė Shqipėrisė, ndėrsa nė komunitetet e tjera fetare ka nė mėnyrė tė pakrasueshme mė shumė. Pėrgatitja e episkopėve tė pėrshtatshėm ėshtė diēka shumė kėrkuese, sepse duhet tė jenė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme tė pamartuar dhe me edukim tė rėndėsishėm teologjik, kishtar dhe social. Qė prej 1998-ės ėshtė dorėzuar episkopi i parė, shtetas shqiptar, Mitropoliti i Korēės, Hirėsia e Tij Joani, dhe shumė shpejt do tė mbarojnė studimet dhe pėrgatitjen e pėrgjithshme disa kandidatė tė tjerė pėr episkopė, tė cilėt do tė pėrbėjnė kryesinė e Kishės, nė pėrputhje me sistemin e saj sinodik.
    Sė fundi, qė Kisha jonė tė durojė trysninė e kohėve dhe tė zhvillohet normalisht, duhen akoma pėrpjekje tė stėrmėdha, nė mėnyrė qė tė arrihet edhe autonomia e saj ekonomike – nėse doni ta quani ndryshe “autoqefalia ekonomike”. Nuk ėshtė fare e thjeshtė tė sigurohen rroga dinjitoze pėr episkopėt, pėr klerikėt dhe kuadrot e tjerė tė Kishės Orthodhokse pa pasur asnjė mbėshtetje ekonomike tė qėndrueshme, me pronat e Kishės tė shtetėzuara prej vitesh. Gjatė periudhės sė shėrbesės sime kėtu, arritėm tė krijojmė njė kapital shumė tė rėndėsishėm, qė do tė kontribuojė nė tė ardhmen si nė drejtimin ashtu edhe nė pavarėsinė ekonomike tė Kishės. Mos harroni nga ku filluam dhe ku, me hirin e Perėndisė dhe mbėshtetjen e mijėra miqve, kemi arritur vetėm brenda pak vitesh. Orthodhoksėt nė shumicėn e tyre e njohin gjithė kėtė punė qė u krye me njė mijė vėshtirėsi dhe pengesa. Dhe e dinė se kurrė nė tė kaluarėn Kisha Orthodhokse e Shqipėrisė nuk kishte pasur gjallėrinė dhe krijimtarinė e viteve tė fundit.

    Quhet Janullatos... bariu i grigjės shqiptare

    Ėshtė kryepeshkopi i Shqipėrisė, por i lindur nė Pire. Bėn gjithsesi njė pėrpjekje tė durueshme disa vjeēare pėr pasaportėn e kuqe tė shqiptarėve. I bindur se erdhi nė vendin, ku nuk kishte dhe njė fron pėr tu ulur nė 1991. Ka njė background pėr tė cilėn do tė meritonte qė tė ishte kreu i Orthodhoksisė..., por kėtu ėshtė thjesht....pėr tė sjellė mesazhin e madh tė Zotit. I shmanget Nolit, pavarėsisht se nė SHBA dhe kėtu ėshtė lutur pėr tė, arvanitasve...dhe jep pėrgjigje elastikisht tė matura pėr gjithēka.

    Sikur edhe sot e kėsaj dite, por edhe pėr shumė kohė mė vonė, grigja shqiptare tė vendoste pėr bariun e saj, Hirėsia e tij Janullatos...ndoshta do tė ishte zgjidhja mė e mirė...Nuk ka nevojė qė kjo tė thuhet me zė dhe as tė deklamohet, ky ėshtė njė realitet sot, qė ėshtė i pranuar. Me hir apo pahir, Hirėsia e tij, kryepeshkopi Janullatos, ka treguar se di tė imponohet. Sipas mėnyrės sė tij, i ka mbijetuar politikės sė egėr dhe ka ditur tė justifikojė pushtetin laik, qė vazhdimisht e ka ngacmuar, por qė edhe ai vetė e ka ushqyer sistematikisht. Berisha ėshtė orvatur qė t’ia zbusė tingullin e kambanės, por Hirėsia e ka bėrė mė tė kumbueshėm. Duke zgjuar nga letargjia mėri, pėrfolje dhe ankime. Kulmi arriti nė vitin 1996 me hirotinosjen e tre mitropolitėve nė Kostadinopul, ndaj tė cilėve qeveria e atėhershme shqiptare u ankua fort. Hirėsia nga njė medium sherri...diti tė zbuste marrėdhėniet e ndera tė autoritetit mė tė lartė orthodhoks me shtetin shqiptar. Duke u bėrė palė, nė dukje me shqiptarėt. I justifikuar se ėshtė primati i tyre, ai e ka vazhduar kėtė mision edhe ndaj “fshesave” me fije hekuri tė bashkatdhetarėve tė tij pėr emigrantėt shqiptarė. Por, kjo pėrsėri nuk e ka lehtėsuar...Eshtė pėrfolur dhe pėrfolur qė nga inaugurimet dhe deri kur ishte pranė mikut tė tij, ish-presidentit, Stefanopulos. Tė gjitha kėto kanė bėrė qė ai mos tė ketė dot nėnshtetėsinė shqiptare. Ca mė shumė akoma...duket si njė problem, qė nuk do tė mund tė marrė ndonjėherė zgjidhje dhe pėr tė cilėn, ai ėshtė i bindur. Si tė thuash- njė fat “ters”, e ndjek ngado hirėsinė mjekėrbardhė, qė i ngjan pak Santa Claus. Sikur tė ishte lindur nė Kostadinopul, askush si ai, nuk do tė kishte premisat mė tė mėdha pėr tė qenė kreu i Ekumenizimit Orthodhoks. Por tė shkuara..tė harruara. Para grigjės (Ai ka meshuar gati nė tė gjithė Shqipėrinė dhe njeh me njė saktėsi matematike tė gjithė vendet e kultit orthodhoks), ku ai shfaq anėn e tij sublime, kjo ėshtė mjaftueshme.

    Dhe ai...
    Fortlumturia e tij nuk e kishte menduar se do tė qėndronte ndonjėherė kaq gjatė nė Shqipėri. Kur i kujton kėto... me njė zė tė qetė dhe me njė shikim tė ngulėt, bėn pak gjeste me dorė dhe tė shprehet i qetė- nė ato qė do tė thotė. Ka sjellė nė shqip njė mrekulli pėr Globalizmin dhe sfidat e orthodhoksisė, duke treguar se religjioni i tij ėshtė i hapur me kėtė sfidė mbarėbotėrore laike. E ēuditėrisht kėtė vėzhgim akademik, ai e bėri nė njė vend, ku i mungonte dhe froni i peshkopit pėr t’u ulur… Thjesht, background-i akademik, nuk ka nevojė fare pėr dukje. Nė zyrėn e tij nė Rrugėn e Kavajės, ku dominion punimi i drurit dhe shqiponjat e Bizantit mbi karriget e thjeshta, qėndron i qetė ndėr dy radhė enciklopedish tė religjionit nė anglisht dhe greqisht. Tė sistemuara nė njė dhomė tė thjeshtė, ato janė i vetmi luks, po tė mos merret parasysh dhe njė ikonė me pėrmasa natyrale e njė piktori anonim me Krishtin Pankrator. Si njė nga njerėzit mė tė arsimuar tė klerit ortodoks, ai nuk ka nevojė qė tė shtiret. Tė paktėn nė dukje. Por Mentori kėmbėngul se ai duhet tė flasė mė shumė...”Unė pėrfaqėsoj disa sensibilitete tė shqiptarėve”, i thotė...Nuk ka rėndėsi kjo sepse pėrballė i rri njė fytyrė e paqme dhe duket se realitetin shqiptar e ka bėrė tė vetin. Gjithsesi, i ėshtė dashur plot njė muaj e gjysėm qė tė konkludojė Nazarkos...qė mundohet ta cysė me tė gjitha mėnyrat e njė gazetari, qė mezi pritet tė kapė prenė e tij. Ai shmanget...kuptohet qetėsisht, llogjikisht. “I kam shpjeguar tė gjitha”, thotė.
    ...

    Miku i librave
    Miku i tij mė i madh, si thoshte dikur, ishte i ndjeri, Hafiz Sabri Koēi, kleriku mysliman. Jo mė kot, njė nga studimet e tij tė para, lidhesh pikėrisht me muslimanizmin. Por, CV e tij ėshtė puthitur si njė bibliotekė e rėndė me libra tė botuar dhe me shumė gjuhė qė njeh, tė cilat fillojnė qė nga greqishtja e vjetėr dhe rrjedhin nė gjuhėt e sotme. Kryepeshkopi Anastas tė thotė thjesht dhe me njė krenari tė fshehur se me bursė tė Fondacionit “Alexander von Humboldt”, tė cilėn e shqipton me shumė finesė, ka studiuar pėr besimet fetare dhe etnologji...nė Hamburg dhe Magdemburg. Ka studiuar besimet e ndryshme fetare nė Indi, Tajlandė, Japoni, Kinė, Nigeri, Brazil dhe njė dyzinė vendesh tė tjera, qė ēuditem ende nėse do t’i mbante mėnd. Ka tituj tė shumtė akademikė. Ka njė libėr tė pėrkthyer nė shqip, ndėrsa pėrgatitet qė tė sjellė tė tjerė...

    Si ka ardhur
    Ish-Eksarku patriarkal, nga janari i vitit 1991 arriti qė tė bėnte njė nga detyrat mė tė veēanta tė historisė sė kishės ortodokse, ringritjen nga hiēi tė njė kishe, qė Enver Hoxha nuk e kishte parė mė si ndihmėse tė politikės sė tij. Dhe, qė nga korriku i vitit 1992, kur ai me mirėkuptimin e grigjės shqiptare(pėr kėtė ėshtė pėrfolur)... u ngjit nė hierarkinė mė tė lartė, nuk reshtėn polemikat. Qė nga At Artur Liolin dhe duke vazhduar me Berishėn etj. Por zaret ishin hedhur. Ndėrsa vetė hirėsia e tij kishte kalkuluar gjithēka mirė. Ndaj, pavarėsisht problemeve diti tė bėjė ndryshe. Duhej njė mirėkuptim me qeverinė shqiptare. E bėri duke shfrytėzuar naivitetin,por edhe risinė, duke u kthyer nė vitin 1996 nga njė sebep sherri nė njė faktor justifikues. Shkurt punėt nuk tė shkonin dot mbroth, qė nga vendosja e Sinodi i Shenjtė, por edhe nga rimėkėmbja e ortodoksisė nė Shqipėri...nėse ai nuk do tė rrinte kudo mbi kokė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Archon : 21-09-2013 mė 10:57

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2010
    Postime
    1,126

    Pėr: Janullatos

    Citim Postuar mė parė nga hof Lexo Postimin
    Ok, por c'fare ka te bej kjo me Janullatos!
    e permendi dikush me lart duke ia atribuuar atij dhe pacavuret e politikes shqiptare.

  8. #28

    Pėr: Janullatos

    Archon, falemnderit per intervisten. Mesa duket ketu nuk ka shenja shovinizmi apo politike keqdashese. Prap, si ateist e konsideroj armik ideologjik, por kam respekt per veprat bamirese dhe paqesore qe ka bere. Jame dakord me Janullatos qe ne Ballkan ka shume urrejtje dhe nacionalizem ekstremist qe duhet te zhduket sa me shpejte. Une prap nga natyra jam skeptik dhe nuk bindem plotesisht me nje interviste te personit por kjo ma ndryshoi opinionin. Edhe ne nje gje e kemi te perbashket me Janullatos, pervec titullit. Te dy mburremi shume, kot nuk na therrasin Fortlumturia e Tij hahhaha

    neokastra, ok nuk e dija.
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anėtarėsuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900

    Pėr: Janullatos

    hof Janullatos
    Me ca kame degjuar une kur flitet per Janullatos krijohen debate te ashpra, shumica kundra tije. Une nuk e njoh kete person. Kuptohet si kler nuk e kame qef se jane ne profesionin qe une e shoh si shplarje truri te publikut. Po nje gje qe e degjoj shpesh here eshte se ky person eshte shovinist Grek dhe ben politiken e Grekut. Une jam kuriz nese ka fakte te suportojne keto akuza. Kerkoj qe po qe se ka prova, mundet ti postoni ne kete teme. Po qe se doni te mbroni Janullatos gjitheashtu duhet ta beni me fakte (postoini ketu). Une e kam fjalen per akuza shovinizmi dhe politike jo per akuza fetare. Si ateiste, e dime se keta rrefejne perralla gjithe diten, por kjo teme eshte per politike dhe shovinizem dhe akuza ekstra-fetare.

    Po qe se postoni ju litem sillni prova (p.sh gazete), jo hamendime.
    Mjafton qe spermend emrat e klerikve shqiptar qe beri Greqia,dhe sot e asaj dite nuk flitet per ēeshtjen e ktyre klerikve shqiptar,tepakten krericizmi Janullatos ti shpalli keta Klerik ortodoks shqiptar si te shejteruar perderi sa kishin tenjeten fe teperbashket,pavarsisht qe feja ortodokse lindi nga Shqiptart e jo nga Greket,keta thjesht jan pervetsues historish,kjo eshte nje e vertet qe e di gjith bota Kristiane,pra shqiptart jan tepart qe perfaquan kristjanizmin jan tepart qe krijuan ortodoksin me ndarjen nga kisha Romake. do me shovinizem se sa te ja humbasin vlerat shqiptarve e per ēfar ndeshkohemi sepse pjesa dermuese u konvertuan ne Musliman,dhe ky ndeshkim na ndjek brez pas brezi,dhe kjo seshte e drejt fetare e aq me pak njerzore,tegjith nje zot kemi nje zoti i falemi.
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  10. #30

    Pėr: Janullatos

    Kush jane keta kleret? Kush jane keta Shqiptare qe ishin Krishteret e pare? Kush ishte Shqiptari qe u beri skizmin me Romen? Per vete nuk i kam degjuar keto mepare. Mundet te citosh disa artikuj historik?

    Citim Postuar mė parė nga mitjuk Lexo Postimin
    Mjafton qe spermend emrat e klerikve shqiptar qe beri Greqia,dhe sot e asaj dite nuk flitet per ēeshtjen e ktyre klerikve shqiptar,tepakten krericizmi Janullatos ti shpalli keta Klerik ortodoks shqiptar si te shejteruar perderi sa kishin tenjeten fe teperbashket,pavarsisht qe feja ortodokse lindi nga Shqiptart e jo nga Greket,keta thjesht jan pervetsues historish,kjo eshte nje e vertet qe e di gjith bota Kristiane,pra shqiptart jan tepart qe perfaquan kristjanizmin jan tepart qe krijuan ortodoksin me ndarjen nga kisha Romake. do me shovinizem se sa te ja humbasin vlerat shqiptarve e per ēfar ndeshkohemi sepse pjesa dermuese u konvertuan ne Musliman,dhe ky ndeshkim na ndjek brez pas brezi,dhe kjo seshte e drejt fetare e aq me pak njerzore,tegjith nje zot kemi nje zoti i falemi.
    "An Evil Spirit hath innoculated our race with the hideous gospel of submissiveness, of degeneracy"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •