Thaçi Liburn Aliut, je ‘lagë’ nga frika dhe e ke dorëzuar armën
Kryeministri Thaçi ka ftuar deputetin Aliu, që t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, se si i inspiruar nga filmat ka kapur pushkën për të luftuar kundër Serbisë, por kur e ka parë se lufta nuk është film, atëherë është “lagur”, nga frika e ka fshehur pushkën në mal dhe i është dorëzuar policisë serbe për t’u arrestuar.
Debati i ashpër mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe deputëtëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar edhe me deputetin Liburn Aliu. Pas fjalimit të këtij të fundit, i cili kritikoi kryeministrin Thaçi për harresën që po u bëhet shqiptarëve në Preshevë, Maqedoni e Mal të Zi, ka reaguar kryeministri.
Thaçi ka thënë se kurrë nuk i ka harruar ata shqiptarë dhe për kontributin e tij e dijnë vetë ata. Ai ka pyetur Aliun se çfarë ai ka bërë për ata qytetarë dhe për qytetarët e Kosovës.
Kryeministri Thaçi ka ftuar deputetin Aliu, që t’u tregojë qytetarëve të Kosovës, se si i inspiruar nga filmat ka kapur pushkën për të luftuar kundër Serbisë, por kur e ka parë se lufta nuk është film, atëherë është “lagur”, nga frika e ka fshehur pushkën në mal dhe i është dorëzuar policisë serbe për t’u arrestuar.
Krijoni Kontakt