Ore ju s'jeni ne vete..... ai e beri kete gje jo kunder presidentit, por pastroi vendin ku me vone do te vendos fotografine e vet si President... dhe kete si rilindas.
Ore ju s'jeni ne vete..... ai e beri kete gje jo kunder presidentit, por pastroi vendin ku me vone do te vendos fotografine e vet si President... dhe kete si rilindas.
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Rama, një fillim në rrugën e vjetër
Armand Shkullaku
Mendoni për një çast Sali Berishën në parlament duke iu drejtuar opozitës: Më akuzoni për dhunë? Prisni se nuk keni parë gjë akoma! Pastaj me një vendim qeverie të urdhërojë të gjitha institucionet shtetërore të heqin fotografinë e Presidentit të Republikës. Të detyrojë opozitën të braktisë sallën e parlamentit në Shqipëri dhe të nesërmen të provokojë gati gjysmën e Kuvendit të Kosovës të largohet në shenjë proteste. Reagimi merret lehtë me mend. Berisha do të akuzohej menjëherë se po kërkon eliminimin e opozitës, poshtërimin dhe vënien nën kontroll të institucioneve, se po nxit dhe po provokon konflikt etj. Biografia e gjatë dhe e pasur me konflikte politike e Sali Berishës, sigurisht që favorizon menjëherë një reagim të tillë të ashpër. Por aktet e mësipërme nuk i ka bërë ai. Janë vepra të kryeministrit Rama, të realizuara vetëm në ditët e para të pushtetit të tij.
Është shumë shpejt për të përcaktuar që tani se rruga e Edi Ramës do të jetë konflikti për të mbuluar paaftësinë qeverisëse. Se do të mbizotërojnë aktet që provokojnë emocione në vend të punëve që sjellin mirëqenie. Se do të mbahet ndezur një sherr permanent për të justifikuar mosmbajtjen e premtimeve. Por shenjat e para nuk janë aspak premtuese. Vetë kryeministri i ri gjatë vizitës në Bruksel tha se dëshiron që Shqipëria të jetë pjesë e BE brenda 10-vjeçarit të ardhshëm. Dhe një nga kushtet themelore për të arritur këtë objektiv mbetet ruajtja e dialogut politik, fryma e bashkëpunimit dhe respektimi i institucioneve. Fillimi nuk është aspak i mbarë.
Vështirë të shpjegohet nevoja gati ekzistenciale e kryeministrit të ri për t’iu referuar në çdo moment, vend e pa vend, kundërshtarit të tij politik, për të cilin shqiptarët e morën një vendim më 23 qershor. Qeveria e re është votuar për të realizuar një program dhe jo për të recituar pamflete politike. Nëse vendime apo veprime të qeverisë së shkuar kanë shkelur ligjet apo përbëjnë pengesë për punën e mazhorancës së re, kjo e fundit i ka të gjitha mekanizmat për t’i anuluar, hetuar apo edhe për të kërkuar ndjekje penale sipas procedurave ligjore. Por këtë nuk mund ta bëjë me retorikë provokuese, fjalime agresive dhe akte populiste, të cilat nxisin vetëm spekulime dhe përçarje. Kryeministri i ri duhet të kuptojë se në atë post të lartë politik është zgjedhur që të administrojë sa më mirë interesat e të gjithë qytetarëve dhe jo të argëtojë disa e të provokojë disa të tjerë. Paraqitja në Kuvend e programit të një qeverie të re përbën një moment solemn të angazhimit maksimal ndaj premtimeve të marra dhe jo një vazhdim të fushatës elektorale. Edi Rama ka të gjithë të drejtën t’i referohet shifrave dhe situatës ekonomike që ka trashëguar, të bëjë transparencën e tyre para qytetarëve dhe të ekspozojë gjendjen e shtetit që ka marrë në dorëzim për ta drejtuar në katër vitet e ardhshme. Për këtë gjendje ka akuzuar qeverinë e shkuar, ka premtuar se do ta ndryshojë tërësisht, do ta rilindë dhe njerëzit e kanë besuar. Në këtë moment duhet të nisë rrëfimi tjetër, ai i punëve që e presin për të përmbushur pritshmëritë e shqiptarëve. Vazhdimi i rrëfimit me Berishën, nevoja për të mbajtur ndezur konfliktin, provokimi pa shkak apo lojërat me bojëra e fotografi janë një deja vu. Një tregues se vetë kryeministri e ka me frikë apo me përtesë t’u futet seriozisht angazhimeve të mëdha që ka marrë përsipër.
Rama kishte një shans që mandatin e tij ta niste pa u marrë fare me kundërshtarin e mundur. Të mos numëronte shuplakat, por të promovonte frymën e bashkëpunimit. Fituesi e ka gjithnjë këtë mundësi. Shqiptarët e dinë çfarë mendon Edi Rama për Sali Berishën dhe PD-në, dhe një fjalim konstruktiv nuk do ta kompromentonte aspak politikisht, përkundrazi. Rama, në ditën e votëbesimit të qeverisë së tij mund të jepte shembullin e një lideri që për shkeljet që janë bërë ia lë fjalën ligjit dhe fjalët e tij të ishin për programin dhe punët që e presin. Mund të shmangte në parlamentin shqiptar tonet provokuese për kundërshtarin dhe të përqendrohej në projektin e tij në ditën e parë të prezantimit si kryeministër. Mund ta kishte bërë këtë edhe në Prishtinë, ku të paraqiste vizionin për Kosovën dhe jo batutat ndaj paraardhësit të tij për patatofobinë, për inercinë e vjetër apo skeçet propagandistike. Të paktën në këto momente solemne mund të jepte një mesazh pajtues dhe të mos nxiste përçarjen e vjetër. Rama nuk e bëri këtë, madje shkoi edhe më tej me vendimin për heqjen e fotos së Presidentit të Republikës nga të gjitha institucionet shtetërore. Një akt i vogël e qesharak që nuk e bëjnë dot serioz as përmasat që kërkoi t’i japë në kurriz të Ismail Qemalit. Individi Bujar Nishani nuk ka lidhje me atë që përfaqëson presidenti Nishani, dhe kryeministri nuk është zgjedhur për t’u sjellë si drejtor muzeumi, por edhe të japë shembullin e respektimit të institucioneve, të ligjeve dhe procedurave ligjore. Vendimi për të hequr foton e presidentit, automatikisht e vendos institucionin e Presidencës në pozitën e kundërshtarit politik dhe nxit tension me opozitën. Mesa duket, Edi Rama nuk di të veprojë ndryshe. Fillimi i mandatit të tij u shenjua nga hija e politikës së vjetër. Rilindasit duhet të presin akoma.
MAPO
Lulzim Basha: Portreti i Nishanit, në Gjykatën Kushtetuese
TIRANE - Kreu i PD-së, Lulzim Basha, lajmëroi javën e ardhshme fillimin e zgjedhjeve të reja në PD dhe paralajmëroi prurjet reja në këtë parti. I ftuar mbrëmë në “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha foli për situatën aktuale politike, zgjedhjen e tij në krye të PD-së, debatet në parti, rolin e Berishës pas dorëheqjes, hapjen e PD-së drejt partive të tjera të qendrës së djathtë, përballjen në mazhorancën e re dhe strategjinë e opozitës për t’u rikthyer në pushtet.
Z. Basha, për herë të parë në mbledhje grupi të PD-së ka pasur një diskutim, siç ka ndodhur në mbledhjen e sotme, por nga çfarë filozofie janë ndarë krerët e komisioneve parlamentare?
Kanë harruar filozofinë nga cila është themeluar PD-ja, frymëzimi për lirinë. Ka qenë liria, ajo që e ka mbrojtur PD-në dhe bazuar në liri kemi triumfuar. Momenti në mbledhjen e grupit ka qenë fare normal dhe do të ketë dhe në mbledhjet e tjera. Ndarja e krerëve të grupeve është bërë mbi bazën e përvojës së marrë ose pjesëmarrjes në komisione, në parlament, sigurisht dhe përvoja e individëve që vijnë për herë të parë në grupin e PD-së, por edhe për rolin në administratës dhe shoqërinë civile. Ndaj, bazuar në këto është bërë ndarja e drejtuesve të krerëve në komisionet parlamentare.
A e keni kuptuar që keni humbur zgjedhjet?
Sigurisht që po.
E dini pse i keni humbur zgjedhjet?
Po. Kam qenë i përfshirë në garë, ku analiza ishte e nevojshme pas një qeverisjeje 8-vjeçare. Iu thamë shqiptarëve se vendi është ruajtur nga recesioni, nga stanjacioni. Falë doktrinës sonë të taksave të ulëta e ruajtëm nga recesioni. Shqiptarët ende nuk e dinë se ç’është recesioni. Platformë tjetër ishte me një sërë premtimesh me karakter populist dhe mashtrues për votuesit. Por ata votuan heqjen e TVSH për shportën, energjinë, shëndetësinë falas. Ne i gjykojmë të rrezikshme dhe të pambajtshme. Ne morëm një rezultat që do të fillojë paralel me procesin e zgjedhjeve partiake në javët në vijim. PD e pranon rezultatin, por ka nisur që dje punën për të reflektuar mbi të dhe të kemi një rifillim të ri. Detyra e opozitës është e trefishtë. Në rend të ditës të nxjerrë axhendën diabolike të vitit zero. T’u themi se ç’lamë në 2013. T’u bëjmë të qartë se vendin e kemi lënë më rrugë të shtruara, me rritje të rrogave, me kualifikim, pa viza, shkolla, spitale, por ka edhe mosarritje që kanë mbetur punë pa bërë. Është Shqipëria jo e vitit zero.
Si i keni marrëdhëniet me Ilir Metën?
E kam uruar për detyrën e kryetarit, më ka uruar për detyrën e kryetarit.
Z.Basha, a kontaktuat me grupin për vendimin e bllokimit të seancës?
Vendimi i grupit erdhi pas atij reagimi. Ishte vendim i grupit me mbështetjen time të plotë. Vendimi erdhi pas asaj gjuhe. Mbështeta largimin nga salla. Opozita ka për detyrë të qëndrojë fort duke e bërë qeverinë të jetë llogaridhënëse. Nëse mazhoranca shmang dhe provokon opozitën dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, opozita duhet të qëndrojë fort për të mos lejuar zhbërjen e një standarti.
Është ironike ajo për të cilën ju jeni tallur me z.Rama, se nuk drejtonte PS ngaqë ishte dhe kryetar i PS-së. Do t’i kërkoni falje z.Rama?
Është e pasaktë. Kur z.Rama mori drejtimin e PS, iu shmang përgjegjësive në bashki. Nuk do të më shikoni që të çoj thesin e plehrave përpara Kryeministrisë, por të përmbush detyrimet e mia para qytetarëve të Tiranës. Nuk do të përdor Bashkinë e Tiranë në funksion të PD-së.
Ju po nënkuptoni se nuk do të kandidoni sërish për kryetar të bashkisë? Nuk do të më ftoni më deri atëherë? Cili do të jetë roli i Sali Berishës, sa autonom do të jeni ju?
Ka dy çështje: e para ka të bëjë me rolin tim si kryetar i PD-së, i zgjedhur nga anëtarësia e PD-së. Është një nder që jam betuar, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, historike të drejtosh një forcë si PD. Dhe është vendosmëria, besim mi për ta udhëhequr këtë parti drejt vizioneve të reja.
Kjo parti ka fatin të ketë aktiv në gjirin e saj kryetarin historik, ashtu si dhe të tjerë kryetar, themelues, që kanë dhënë për PD-në. Respekti për ta si për çdo anëtar të PD-së i shkojnë filozofisë sime dhe ky është frymëzimi, ngjallja për të marrë filozofi. Sa i përket rolit të z.Berisha në PD, askush s’e vinte në dyshim që po të kandidonte z.Berisha, do të fitonte bindshëm. Atëherë kemi një zgjedhje të z.Berisha që ka të bëjë me orbitën e tij si mjek, intelektual, si lider, si president, si kryeministër, vendimmarrja e tij i shkon kësaj orbite.
A i ishit ju i pëlqyeri i Berishës?
Absolutisht jo. U përcaktuan disa rregulla, që drejtuesit të mos përfshiheshin në garë dhe z.Berisha nuk u përfshi, por garantoi një proces të drejtë dhe demokratik.
Berisha ua kërkoi kandidimin?
Sigurisht që kërkova vetë që të kandidoja. Ishte një moment i veçantë për PD-së: rezultati i 23 qershorit, dorëheqja e liderit historik, një moment emocional. Ka qenë ky moment që çdo demokrat duhej të analizonte situatën. Sfida ime ishte të kandidoja apo jo. Nuk ishte momenti që mos të kandidoja, në përputhje me ato që kam bërë në këto vite dhe u përballa me këtë sfidë.
Cila ishte biseda që bëtë me z.Berisha?
Ishte biseda normale. E njoftova për vendimin tim.
A kishte manipulime në PD për t’ju favorizuar ju?
Absolutisht jo, gara ishte e drejtë dhe ndershme. Gjithçka ka qënë transparente dhe në dritën e diellit. Ka qenë një moment historik për PD-në dhe demokracinë në Shqipëri,
A ka një çarje të PD-së pas zgjedhjes suaj në krye të saj?
Në garë dhe në momente të tilla, secili ka ambiciet e veta. Ka qenë një garë normale dhe s’ka pse të ketë çarje brenda PD-së.
Kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja në PD, a do të ketë fytyra të reja në PD?
Procesi i analizës dhe zgjedhjeve do të nisë javën e ardhme. Do të nisë me bashkëbisedim dhe procesi ynë nuk do të jetë për koka turku dhe t’u shmangen përgjegjësive. Që ky ‘prives’ të jetë i mirëfilltë dhe do të jetë i tillë, ne do të angazhohemi në një bashkëbisedim me demokratët në mbarë vendin dhe do të dëgjojmë zërin e tyre. Do të jetë një proces transparent për kontributet e demokratëve nga themelimi, por edhe të më të rinjve dhe marrjen e përgjegjësive.
Do të ketë rifreskim të PD-së?
Qytetarët shqiptarë do të shprehen në mënyrë të hapur dhe demokratike për zgjedhjen e njerëzve dhe platformën evropiane dhe suksesi për PD-në.
Po me FRD-në e Topit?
FRD ka bërë çdo përpjekje për maksimalizimin e votave dhe partia që ju përmendi është ftuar, por zgjodhi të garonte e vetme. Megjithatë, PD mbetet e hapur ndaj çdo partie të qendrës dhe qendrës së djathtë, pavarësisht emrit, por qëndrimeve që do të mbajë.
Votimi për Ilir Metën në krye të Kuvendit tregoi se kishte rrjedhje votash nga PD-ja...
Mori 98 vota Edmond Spaho. Mos më kërkoni sot të bëj hetuesin.
Koalicioni me LSI-në ndodhi në rrethane të veçanta dhe i shërbeu PD-së në funksion të interesit të qytetarëve, siç ishte liberalizimi i vizave. PD është e vendosur, e gatshme dha ka të gjitha potencialet që të udhëheqë të djathtën drejt një fitoreje.
Si e konsideroni heqjen e portretit të presidentit Bujar Nishani nga kryeministri Rama?
Ka qenë i motivuar nga urrejtja politike. PD-ja do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë “Rama”.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Shume bukur, gjeja me e mire kjo qe po ben Basha. u jep fund debatave te kota dhe do sjelli nje vendim gjykate qe nuk ka me nevoje te komentohet.
Po nuk mund te shkoje ne gjykate kushtetuese dhe nuk ka per te shkuar fare sepse nuk eshte shkelur kushtetuta
Po paten aq mend sa ta cojne mos dali Basha na thote qe gjykata kushtetuese eshte e korruptuar kur tu a flakin kerkesen tej lol
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Salistët janë t'i pjerdhësh në gojë. Një javë e po merren me këtë temë vetëm.
Ezekiel 25-17.
Me ne fund nje PeDe-ist qe pranon se vendimet e gjykates ne keto 8 vite nuk kane qene te drejta...
Mos u merzit, do vije dita kur ti do kesh kapacitetin mendor te kuptosh ne c'gjendje kritike ndodhet PeDe-ja sot qe lufton per musteqet e Nishanit...
Do vije dhe nje dite tjeter ku do kuptosh se ky vendim ska lidhje fare me kushtetuten...
puna eshte se edi rama duhet te kishte pritur pak me shume per te mere kete vendim. se ky eshte revansh per asgje.
ai duhet ta fillonte me vendime kunder korrupsionit se kete presoin te gjithe, shqiptare dhe nderkombetar. duhet ta fillonte me ndonje vendim per qarkullimin rrugor, ose me ndonje vendim per legalizimin e banesave.
por ai si piktor qe e mban veten mendjen e kaloi tek portreti i presidentit.
degjova sikur ai po e ben vet dekorimin e kryeministrise.
Ne tre vendimet e para ai mbajti 2 nga premtimet e fushates.
Roma nuk u ndertua ne nje dite...
Krijoni Kontakt