Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 45
  1. #31
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga starbright Lexo Postimin
    Edhe prindi me i keq ne bote eshte prind! Mos me thoni qe prindi eshte pasqyra e femijes. Po pranoni qe ky brez eshte brez i perdhosur. Pranoni qe po dalin feje dhe ideje. po shperfillin gjerat themelore qe eshte e para dashuria ndaj prindit qe te ka bere koken. Ca ka bere ky plaku? Ka punuar per te siguruar nje jete me te mire per familjen e tij? Ku eshte gabimi ne kete mes? Turp te kene femijet qe e kan lene ne mes te rrugeve. Pa merak se edhe pse mund te vonoje denimi i zotit nuk te harron. Aq me keq kur te mallkon babai. Kurre sdo bejne hajer ato njerez qe shperfillin dhe neperkembin prindin. Edhe mund te jet pak i budallepsur, mosha e vjeter ca nuk te sjell dikush plaket nga kembet e dikush nga koka, pastaj kjo sdo te thote qe te te len si qen rrugeve. Bote e rrumbullaket e jona cfare do besh do gjesh.
    Plaku iku ne Kanada per interesin e tij personal,bashke me gruan.Iken te bejne ca leke dhe siguruar pensionin e tyre
    dmth te krijonin ca rezerva ne leke per pension.ATO TE DY NUK IKEN NE KANADA PER FEMIJET.
    Femijet e tyre besoj te gjithe te martuar dhe plaku dhe gruaja e tij nuk kane ndjere ndonje pergjegjsi financiare te femijet perderisa femijet
    punonin diku.
    Dmth plaku iku per interesa krejt personale egoiste.Motivi ishte egoist dhe femijet e kuptuan nuk ishin budallenj e pane qe plaku do u jepte nje te ashtuquajtur share Shit,sic u dha,100 dollar totali,dmth 10 dollare secilit(tre femije me gra e kalamj I bie qe secili te kete marre mesatarisht
    10 dollare peshqesh qe eshte nje hic,nje kemishe.
    Ai u ktheu kurrizin femijeve,femijeve u erdhi rradha dhe ja kthyen kurrizin plakut. Fair and square.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #32
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Ku jeton ti? Mos me thuaj ne USA se ste besoj. Si mund te mendosh qe ketu behet qef kur te bie bretku ne pune. Aq me teper pa dokumenta! Rri mos justifiko femijet kot. Turp te kene qe e kan lene prindin e tyre ne kete moshe te arrije sa te thot kam vdekur per te bere femijet te vijne ta shikojne. Ne c'pike ka arritur nga deshperimi. Nje urim per 70 vjetorin se ka marre. Sna blejne ate qe duam per ditelindje dhe i perplasim kembet Jo mos kesh femijen tend te te uroje, apo ti degjosh zerin. Turp te kene. Ka shperblefshin femijet e tyre 1 x 5!!!

  3. 2 antarët më poshtë falenderuan starbright për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Alvlora (11-09-2013),derjansi (11-09-2013)

  4. #33
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Zane nuk i dime te gjitha problemet e tyre te brendshme. Faji eshte fukara askush nuk e pranon. Nuk them qe ska fajin e tij. Sepse nuk e di. Por ama mos me trego rastet ekstreme, se dime aspak kush e ka fajin. Serish sdo doja te jem ai femije qe e detyron prindin te shkoje ne media per vemendje.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar starbright për postimin:

    Alvlora (11-09-2013)

  6. #34
    Krenar si Shqiptar Maska e Alvlora
    Anëtarësuar
    17-12-2004
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    92

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Hajdar lila e kam njofur neper festat qe organizoheshin nga Shoqata Shqiptare (http://albcan.ca/alb/) ne Toronto te Kanadas.Hajdari gjithmoni veshur me kostume kombetar bashke me te shoqen hidhnin vallen e Krujes, ishin qeflinje e derdhnin lekun.Eshte njeri shume i mire dhe i besoje ato qe thote se ai punonte ketu dhe bente leke,u merzita shume kur ai u largua nga Torontua.
    Per ata qe kane shkruajtur me siper e kan gabim se nuk njohin dhe mos flisni kote.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Alvlora për postimin:

    starbright (11-09-2013)

  8. #35
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Alvlora, ka njerez qe jane te mire per shoqerine, por jo per familjen. Fakti qe ishte qejflli festash e hedhje leku nuk tregon asgje se si sillej ai me familjen. Mund te tregoje qe ishte mbase shume i dhene pas qejfit, apo doreleshuar per veten e tij. Une di te them vetem dicka qe prindin e mire nuk e braktis asnje femije. Jam kureshtare te degjoj mendimin e femijeve. Cfare i shtyu ta "braktisnin" babain ne kete moshe?
    Feelings change - memories don't.

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mia@ për postimin:

    zANë (12-09-2013)

  10. #36
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Edhe une jam kurioze. Mbase flasin dhe ato tregojne anen e tyre.

  11. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Plaku eshte nje nga njerezit me te urte qe jetojne sot ne Shqiperi. Me ate qe beri, nuk beri publike vetem problemin ne familjen e tij, sensibilizoi nje shoqeri te tere. Ai plak nuk eshte i vetmi plak ne Shqiperi qe ndihet i braktisur nga femijet. Ka prinder pleq me femije emigrante qe nuk i kane pare femijet e tyre ne 10 apo 20 vjet, as nuk i marrin ne telefon, as nuk e dine ne jane gjalle. Ka te tjere qe behen te dashur per prinderit kur keta u dergojne leke nga Kanadaja apo Amerika, por kur nuk kane me leke per te dhene, dashuria merr fund.

    Por akti i plakut te urte do te ngelet histori ne ate vend e do te kaloje goje me goje nga brezi ne brez. Eshte nje gje kur femija te mban koken menjane ose nusja te mban koken menjane. Por eshte gje tjeter kur plaku vdes e femijet as nuk shkojne t'i hedhin nje grusht dhe babait te tyre, e te derdhin nje koker loti mbi varr! Do te thote te njesh njeri me zemer gurr te ftohte. Dhe ai njeri qe nuk do as prinderit qe i kane bere koken, nuk do asnje njeri ne kete bote, as gruan e as femijet e tij.

    Po ju tregoj edhe nje histori te ngjashme qe tregonte gjyshi im plak kur une isha femije:

    Nje burre plak u semur e zuri vendin, kish nevoje per kujdes cdo dite e cdo minute te dites. Pleqeria kish bere te sajen dhe ishte bere edhe plak zevzek. Djali dhe nusja u lodhen se kujdesuri per plakun, dhe nusja i thote te shoqit te saj: "Beji derrman ty t'eti se na e mori shpirtin e na e nxiu jeten!" Djali durroi sa duroi, e nje dite e mori te atin ne nje karroce dore, dhe ashtu sic ishte, vajti ta hidhte nga gremina anes rruges se fshatit. Kur arriti anes gremines, i ati i thote:

    - Bir, mos me hidh ketu, hidhem pak me poshte.

    - Pse jo ketu? - iu pergjigj djali qe u be shume kurioz.

    - Jo ketu, se ketu kam hedhur babane tim!

    Djali i shokuar nga ajo qe degjoi, qe nuk e kish degjuar me pare, e ktheu karrocen per ne shtepi e nuk e hodhi plakun ne gremine. Kur vajti ne shtepi, nusja e tij qe mezi priste te kthehej, kur shikon plakun ne karroce i thote:

    - Po pse e solle prape ne shtepi?

    - Sepse nuk dua qe kur une te behem si ky, im bir te me sillet ne te njejten menyre!

  12. 3 antarët më poshtë falenderuan Albo për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Alvlora (11-09-2013),starbright (11-09-2013),symphony (11-09-2013)

  13. #38
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anëtarësuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Nuk e di nese e keni pare teatrin Pjata e drunjte ? Eshte bazuar ne ngjarjen qe i ka ndodhur vet aktorit kryesor te nderuarit Sulejman Pitarka. Erdhi ne Amerike te i biri dhe nusja ja mbyllte deren me celes duke e lene jasht ndersa vet dilte per darka me prinderit e saj dhe shoqerine. Mbesa e mori brenda e mbajti per nje muaj dhe iku me lot ne sy i shkreti. Nje njeri kaq i respektuar nga gjith shqipetaret u trajtua si leck nga i biri dhe nusja.


    http://m.youtube.com/watch?v=pGCTn29o24o
    Ndryshuar për herë të fundit nga starbright : 11-09-2013 më 20:45

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar starbright për postimin:

    Alvlora (11-09-2013)

  15. #39
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga starbright Lexo Postimin
    Zane nuk i dime te gjitha problemet e tyre te brendshme. Faji eshte fukara askush nuk e pranon. Nuk them qe ska fajin e tij. Sepse nuk e di.
    Pikerishte,pasi nuk e dime,kemi nje histori para vetes ne te cilen mund te kapemi dhe mbi te cilen mund te komentojm,e jo te mbajm moral kot ne ajer,apo duke i pare gjerat vetem nga nje kendveshtrim...Ty te dhimbset plaku qe erdhi tani ne kete moshe,po te ishte me i ri ne moshen ky dhe te dilnin femijet ta benin nje deklerat te tille "Na braktisen Prinderit" Cfare do thoshe?
    Sepse neper kte rruge kan kaluar ata femije...te pakten sipas deklerates qe ben vete plaku...Te dhimbset per moshen qe ka,e cfare te ben te mendosh se ke me shume dhembshuri per moshen se sa ne?
    Por ama mos me trego rastet ekstreme, se dime aspak kush e ka fajin. Serish sdo doja te jem ai femije qe e detyron prindin te shkoje ne media per vemendje.
    Eshte kjo menyra jote,qe me beri te reagoj dhe ne postimin tjeter,je ti qe u kape per fjalet qe thash une,por interesanjta eshte se nuk kundershton mendimin qe eshte gjeja me normale,por tregon ne forme te prer cfare te tregojm e cfare jo,huh!...Rastet ekstreme?Ti si e 'prekur' nga kjo teme nuk te duket rast ekstrem kur femijet braktisin prindin apo anasjelltas?Per mua dhe kjo hyn te ekstremet...gjithesesi me ta kujtu pak...
    Edhe prindi me i keq ne bote eshte prind! Mos me thoni qe prindi eshte pasqyra e femijes
    ...kto rastet ekstreme nga keta prind behen,qe ti pas kesaj qe ke then i bie se i justifikon,per faktin e vetem se jan prind.

    Ky plaku mund te jete me i miri,se njofim....per ta komentuar ate cfare ka deklaruar,secili e ndjek logjiken e vete...
    Dy ditë më parë kam festuar 70-vjetorin e lindjes me shokët e mi.

    A të uruan fëmijët?

    Jo, asnjëri prej tyre. Kam tre fëmijë, një me gruan e parë dhe dy me gruan e dytë. Asnjëri prej tyre nuk më uroi për ditëlindje. Në këto kushte, ika së bashku me shokët e festova ditëlindjen, sigurisht me një mllef në vetvete.
    Ka dy martes,dy pal femije gjithesej tre ,si ka mundesi qe asnjeri nuk qenka i mire?
    Gjate gjithe kohes flet vetem per leke...por a nuk ishte leku qe e beri dhe kete te ikte nga femijet?A ka mundesi qe ky ka bere dicka ne te kaluaren tani mendon se dhe ata po bejen te njejten gje?
    nuk sollëm lekë me vete dhe kjo solli për pasojë edhe largimin e fëmijëve dhe të afërmve të mi. Pa lekë nuk të do njeri dhe askush nuk u kujdes për mua dhe
    Mire largimi i 3 femijeve,qe cuditerisht asnje spaska qene i mire,po te afermit e tjere?
    Ky pas shume viteve ne emigrim ka lene nje tuf femije ne shqiperi,nuk e di e mendoni pak cfare do te thote te rritesh pa prinder,aq me keq kur ata i ke gjall e neper bote,gjate gjithe atyre viteve emigrim,pse ska tentuar ti merr dhe femijet me vete,por vendosi te kthejej ne shqiperi pa asnje leke sic thote vete,qe ata te kujdesen per te.Pse?Sepse ja beri koken?Po obligimi i tij si prind,u permbush me qe ju beri koken?
    . I kisha paralajmëruar se do të pendoheshin dhe ja ku u detyrova t’iu bëj këtë, që t’i thërrasin ndërgjegjes, se edhe ata do plaken. I kam lënë amanet gruas që, kur të vdes, askënd nga familjarët të mos më lërë afër, pasi nuk e meritojnë një gjë të tillë.
    Po nga kjo cfare kuptoni?Sa do idiot te jete femija,prindi nuk duhet te ja kaloj,mendoj une...!
    Jo, mendoj se bëra sensibilizimin e duhur: askush nuk duhet të braktiset nga fëmijët. Imagjino se njërën nga vajzat e kam edhe biznesmene në Tiranë. Por leku iu ka errur logjikën. Kam punuar gjithë jetën për ta e në fund, kur mbaruan lekët, më kthyen shpinën
    Sensibilizimin e duhur ne kurriz te femijeve te vete?OMG...pale kemi vetem dekleraten e tije,do te doja qe dhe femijet e tije te japin deklerat dhe te bejne sensibilizim 'asnje femije nuk duhet te braktiset nga prindi'...
    Tani per mendimin tim kte rast une do ta titulloja "nga e keqeja...ne te keqe".
    Shnet!

  16. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: 70-vjeçari vetëshpallet i vdekur: Fëmijët më braktisën, hapa varrin tim

    Citim Postuar më parë nga starbright Lexo Postimin
    Ka plot raste. Harrojne djemte se gra ka plot po nene e baba vetem nje. Ceshte ajo nuse qe te do Ty po Jo prinderit? Ti nga dole? Nga toka? A kan vet prinder keto nuse, pse nuk e kthejne nje here thiken nga vetja...
    Shumica e nuseve mos te them 100% por nusja eshte nuse qe do te thote e huaj por eshte gje e ulte qe ndjenjat e nuses ndaj vjehrrive te reflektohen te djali (dhe ka plot raste),ska gje me te ulte !

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •