Pershendetje doktor dhe te gjithe antaret e forumit.
Koheve te fundit me eshte shfaqur nje "problem" nese mund ta quaj sepse kurre nuk e kam pasur kompleks peshen time trupore, mirepo une para me shume se 4 muaj kam qene shume e dobet, nja 45kg, gjithe kohen kam qendruar ashtu dhe gjithe familja ime vuante nga shendeti im i lig fizik ndonse kam pasur oreks por jo edhe aq te mjaftueshem, mirepo nga 45 kg kam shtuar peshe ne 64kg d.m.th kam shtuar 24kg brenda 3 muajve, nuk kam perdorur asnje vitamin apo kapsule per ta shtuar oreksin apo dicka te tille mirepo vetvetiu oreksi me eshte shtuar po ashtu edhe deshira per gjume sa qe ne mes te dites me merrte gjumi dhe rrija me sy gjysme te mbyllur gje qe nuk me ka ndodhur kurre me pare. Une nuk e kam kompleks dhe nuk e kam pasur kurre peshen time mirepo me shqetesojne shenjat qe mu kan shfaqur ne trup, jane kapilare te gjakut te cilat kane pelcitur nga shtimi brenda nje kohe te shkurte te peshes. Kam vizituar mjeken time dhe me ka thene qe ato shenja nuk mund te hiqen kurre, mirepo nje doktor tjeter me ka thene qe ato hiqen me kohen mirepo duhet te kem kujdes ne ushqim, gjume dhe gjera te tjera.
Pyetja ime eshte: A mund te hiqen ato shenja, a po nuk mund te hiqen? Si dhe pse ndodhi nje shtim i peshes brenda kesaj kohe kaq te shkurter, a mund te kete ndonje problem apo c'rregullim brenda organizmit tim?
Ju falemnderit, pres pergjigje. Pershendetje!
Krijoni Kontakt