Nuk besoj ne perrallen demokraci. Sidomos kur e sjell USA.
Nuk besoj ne perrallen demokraci. Sidomos kur e sjell USA.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Dhe Amerika ne fakt nuk para eshte futur neper luftra per te "sjelle demokraci", pervec rastit te Irakut mbase ku e ktheu misionin te demokracia nga halli. Dhe Amerika nderhyn per te ndihmuar aty ku ka se pari interesa. Shtet bamires nuk jane.
Por faji per Korene e Veriut duhet te shihet te Kina e jo te Amerika. Amerika e perendimi biles i ndihmojne edhe me ushqime. Eshte fakt qe ato shtete qe kane zgedhur te jene aleate te Amerikes, zakonisht jane zhvilluar e kane ecur perpara, ndersa ato qe zgjodhen Bashkimin Sovietik e Kinen ngelen mbrapa. Demokracia mbase eshte veshtire te gjykohet, por arritjet ekonomike mund te maten.
Po dalim nga tema me gjera pa vlere. Nuk me intereson asnje arritje ekonomike dhe as aleancat. Po flasim parimisht pasi pikerisht parimet jane ato qe po na serviren si argumenta per te justifikuar nderhyrje ushtarake. Fatkeqesia eshte qe ne te gjithe kete histori, ndonese jemi koshient qe rroli Amerikes eshte thjesht per perfitim dhe aspak per arsye humane, serisht pajtohemi dhe kerkojme qe te sulmohet nje vend tjeter sepse keshtu i kercet Amerikes.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Ceshtja duhet te shtrohet ndryshe mendoj une..
Pikesepari i duhet bere nje analize situates aktuale qe ndodhet Siria. Kush lufton dhe kunder kujt luftohet. Cilat jane pakenaqesite? Cilet jane grupimet? Per cfare arsyesh luftojne? Cfare kerkojne? Ne Siri ka larmishmeri besimesh dhe sektesh ashtu sic ka dhe etni te ndryshme. Ne Siri jetojne Shia, Sunni, Alevi, Ortodokse. Popullsia eshte e perbere prej Arabeve, Kurdeve, Palestinezeve, Turqve etj.
Ne kendveshtrimin fetare te situates pretendohet qe Asadi eshte Shia dhe ky eshte shkaku qe Sunnite ne bashkepunim me grupe te ndryshme te ardhura vullnetare prej jashte luftojne kundra tij. Nga ana tjeter Kurdet kane projektin e tyre per krijimin e Kurdistanit, meqenese ne Irak e kane krijuar njefare autonomie. Keta te fundit luftojne kundra te gjitheve.
Me pak fjale situata eshte e nderlikuar aty ku perplasen shume interesa.
Persa i perket nderhyrjes se Amerikes edhe ne kete pike ceshtja duhet te shtrohet ndryshe..duhen pare ekuilibrat
A do te nderhynte Amerika thjeshte per nje ceshtje humanitare kur behet fjale per nje lufte qe edhe mund te zgjase dhe te kete kosto te larte financiare? Apo eshte thjeshte ne interesin e saj ekonomik dhe gjeostrategjik dhe fasaden humanitare e perdor thjeshte per te mbuluar kete???
Tashme dihet qe nje mori e tere shtetesh dhe madje superfuqish jane kundra kesaj lufte. Si qendrojne keta ekuilibra ??? A jane me te forta arsyet per te nderhyre sesa pasojat qe mund te sjell kjo nderhyrje??? A mundet Amerika te anashkaloje vullnetin e superfuqive tjera kur behet fjale per ceshtje si kjo qe nuk mund te konsiderohen jetike per te????
Nqs kuptojme keto pika vete ath mund te kuptojme arsyet e verteta.
No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future
Si mundet qė sirine tė sundon nji sekt qė sjanė as dhjetė % dhe shumica jane sunni tė cilėt e urrejnė atė sekt dhe qeveri qe 50 vite po i shtype sunnit..
Sipas situatės po duket se USA do ti bjer Sirise me kete do tė tregohet se kush ėshtė polici botėror,dhe me kėtė jep sinjal tė tjerėve...POOOOOR i dhan edhe sinjal Pushtetit halevit qė sa ma shpejt ti evakuon ushtrine dhe objektet ushtarake,ndėr caqet e amerikanėve janė edhe grupet islamike,dhe kjo pėr amerikanėt ėshtė nji shanc ekstra...sepse amerika i don rrafidat dhe asnji organizate rrafide nuk ka shpallaur ne listėn e zeze edhe pse ata shum herė janė kėrcėnuar amerikės me fraza boshe..Por gjithsesi se prej kėsja pėrfitojnė muslimanėt nga kurthat e tyre..
Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.
Taktika e Asadit dhe Rusise, para vendimit te Kongresit amerikan...
Die Zeit
Cfare do te thote kthesa per nje sulm te mundshem amerikan?
A mund te pengohet ende?
A ka ndikim ky reagim i pare sirian ne voten e Kongresit ne Washington?
Se paku, regjimi i Asadit tani per here te pare e ka pranuar se posedon arsenal te armeve te ndaluara nderkombetarisht. Per arsye te mire: po te kishte refuzuar cdo kontroll nderkombetar pas propozimit te Rusise do e kishte forcuar poziten e Presidentit amerikan Barack Obama. Pavendoshmeria ne Kongresin amerikan dhe aleatet hezituas te amerikaneve ndoshta do te reflektonin: Nese megjithe kete vendosmeri as Rusia nuk eshte ne gjenje te realizoje dicka, atehere ne duhet te veprojme. Sulmi do te behej edhe me i mundshem.
Prandaj, ndryshimi i pozicionit nga Asadi eshte alternative me e mire.
Le te supozojme se arsenali do te shkaterrohej ne prani te vezhgzuesve te OKB-se. Se kjo do te ishte garaci per shkaterrimin e te gjitha armeve te tilla, duket e dyshimte. Ne kete rast, megjithate, do te ishte veshtire te krijohet dhe bindet shpejte nje kolacion per nderhyrje ushtarake, dhe ne kete situata lufta civile do te vazhdonte si deri tani. Dhe madje nuk do te ishte e sigurte se do te vazhdonte pa perdorim te gazerave helmues. Perdorimi i ketyre armeve ne fund do te mbetej i pandeshkuar dhe Asadi per nje kohe nuk do e kishte drojen e nje nderhyrje ushtarake.
Megjithate: Per Ruset ky avancim gjithesesi eshte nje loje e guximshme. Sepse nese Asadi do te pajtohet me kete propozim, atehere Moska per nje kohe nuk do te qendronte si bllokues dhe do te fitonte prestigj nderkombetarisht si ndermjetesues ne Lindjen e Mesme. Refuzon Asadi ne fund, Moska do te turperohej perseri.
...
Nje nderhyrje e shpejte amerikane behet gjithesesi me e veshtire. Ne vecanti per shkak se skeptiket ne Kongresin amerikan tani do te jete edhe me veshtire te binden. Dhe Asadi do te kishte perfituar kohe, edhe nese paralajmerimi i koncesionit ne fund nuk do te ishte meduar seriozisht.
Die Welt
Sulm ushtarak apo jo? pese skenaret e mundshem
-Senati dhe Kongresi japin driten jeshile
Ne kete rast, Obama si komandat i Ushtrise mund te urdheroje brenda kesaj jave fillimin e sulmit ushtarak. ...
-Senati dhe kongresi refuzojne miratimin
Ne kete rast, nuk do te kishte nderhyrje ushtarake. Pavaresisht qe Presidenti amerikan ka te drejte per nderhyrje ushtarake edhe pa miratimin e Senatit dhe Kongresit. ...
-Senati thote "Po", Kongresi "jo"
Nje rezultat i tille eshte i paramendueshem - dhe mund te konsiderohet nga Obama si justifikim per realizimin e sulmit ushtarak. ...
-Shtyrja e votimit dhe nderhyrjes ushtarake
Nese Obama nuk ben perparim deri te merkuren se paku ne Senat, atehere ai mund te heqe dore nga votimi ose se paku ta shtyje ate dhe me kete edhe sulmin ushtarak. ...
-Reagimet e mundshme te Sirise
Nese do te vije deri te nje aksion ushtarak "jashtezakonisht" i kuizuar i SHBA, sic eshte thene nga Kerry, atehere Damasku do te mund te ishte i interesuar per te shmagur cdo pershkallezim.
Por ne kete rast do te shtrohej pyetja: Kush perfiton nga nje operacion ushtarak, i cili paraprakisht paraqitet ne ate menyre sikur qe nuk do te duhej te demtonte askend?
Deri tani nuk ekzistojne evidenca per lidhje direkte te krimit me arme kimike me qeverine e Sirise.
Ato evidenca qe ekzistojne jane rrethanore dhe nuk vertetojne qe armet i ka perdorur ushtria, apo inteligjenca siriane.
Sipas qeverise siriane ekzistojne prova materiale nga disa tunele te perdorurra nga rebele dhe Al Kajda,
ku jane gjetur konteniere bosh kimikatesh te rrezikshme si ato te perdorura ne sulmin e 21 gushtit.
Keto konteniere mbanin etiketen Made In Saudi Arabia ,qe do te thote kimikatet e perdorura ne sulm jane me origjine
nga Arabia Saudite dhe perdorur nga rebele siriane dhe grupi i Al Kajdes.
Vladimir Putini,si mbeshtetes i qeverise se Sirise u shpreh qe sikur te ekzistojne prova te verteta,bindese,
jo thashetheme,e chit chate ,jo biseda te kapura diku me pergjime,por evidenca serioze qe lidhin krimin me ushtrine siriane,
me fjale te tjera me prova vertetohet qe autori i krimit eshte ushtria siriane,atehere keto prova ti jepen keshillit te sigurimit te OKB-se.
Prova bindese qe lidhin krimin me ushtrine jane
1.Dokumenta ushtarake ne dosje ku eshte bere plan i sulmit,jane percaktuar taktikat, kimikatet,sasite dhe personeli qe do beje sulmin.
2.Biseda telefonike te qeveritareve lidhur me kete plan.
3.Materiale kimikate te gjetura ne depo,prone e ushtrise,dmth depot ndodhen ne territore ushtarake dhe kimikatet jane transportuar
me makina te ushtrise.
4.Dokument urdher per sulm firmosur nga nje komandant ne ushtri,major/kolonel/general/minister.
5.Dokument me emrat e ushtareve oficereve te ngarkuar me zbatimin e planit.
6.Deshmi me shkrim deklarate ku te pranohet nga ushtare dhe oficere pjesmarres ne sulm qe ato e kane kryer kete sulm me urdher te
x komandanti,urdheri i dhene me dokument data ora dhe cili ka dhene urdher te kryhet sulmi ne terren.
7.Deklarate emrat e personave qe kane perdorur armen kimike me urdher.
8.Fotografi dhe video me origjine nga ushtria siriane ku vertetohet sulmi kimik.
Nqs Obama arrin te kape kete informacion te dokumentuar atehere duhet dhene drita jeshile per sulm.Sulmi eshte i drejte dhe i justifikuar.
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
community organizer nuk i ka bere llogarite mire hahaha
Tani presim se cfare do te behet me planin B.
Krijoni Kontakt