Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 189
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Shqiperia kohen e fundit esht bere tmerr i vertete dhe per pak do behet xhungel. Para 25 vitesh ishte e pamundur te shikoje raste te tilla.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Principat
    Anëtarësuar
    13-06-2009
    Postime
    165

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove! nuk di, ndoshta keto jane kushtet per ne BE!
    Denimi me vdekje duhet medoemos.

  3. #23
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Masakër në resortin turistik në Vlorë, 3 të vdekur. Policia: Ja dy pistat e hetimit



    Masakër në resortin turistik në Vlorë, 3 të vdekur. Policia: Ja dy pistat e hetimitVLORË- Masakër në plazhin e Vlorës në kulmin e sezonit turistik, shënohen 3 të vdekur nga të shtëna kallashnikovi.

    Një i ri ka hapur zjarr pasditen e sotme në ambientet e një resorti privat në zonën e Kalasë pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar tre viktima mes tyre një pushuese femër, e cila ka mbetur e vdekur aksidentalisht.

    Policia ka mundur të identifikojë 3 prej viktimat, të cilët janë: Diana Ademi 53-vjeçe nga Vlora, Sokol Isufaj 34-vjeç banues në Fier dhe Serdi Bajlozi 17-vjeç nga Prrenjasi.

    Autori pas aktit kriminal është larguar me makinë, ndërkohë mbetet mister objektivi i tij dhe rrethanat e krimit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Diana Ademi 53-vjeçe, mësohet se ishte emigrante, e cila kishte ardhur për pushime në qytetin e Vlorës

    Ngjarja e rëndë ka shkaktuar panik tek pushuesit e shumtë në këtë kulm sezoni turistik. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit.

    DËSHMIA E PUSHUESIT
    Një pushues dëshmitar i masakrës, ka rrëfyer për gazetarin Enrik Mehmeti se autori i krimit mendohet të jetë një djalë 20-vjeçar, i veshur me rroba plazhi. Autori është parë të zbresë shkallët e resorit të njohur në Vlorë me armën e fshehur nën bluzë dhe më pas ka marrë ne shënjestër dy viktimat meshkuj. Autori ka bërë goditjen e parë duke qëlluar 2 meshkujt dhe kur ka ulur armën plumbi ka prekur femrën aksidentalisht. Pas krimit është larguar me vrap në daljen e resortit dhe ka qëlluar dhe një herë me armë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Sipas dëshmitarit nuk ka pasur konflikte gjatë ditës në këtë zonë.

    2 PISTAT E HETIMIT, POLICIA: GRINDJE E RËNDË DHE HAKMARRJA
    Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi krimin e rëndë të shënuar pasditen e sotme rreth orës 16:00 në resortin turistik në plazhin e quajtur “Kalaja”.

    Në një deklaratë për mediat theksohet se: “Për këtë ngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë është ngritur grupi hetimor me specialistët më të mirë Kundër Krimeve të Rënda i cili aktualisht po punon në dy pista kryesore, në atë të një grindjeje të rëndë të çastit e cila ka degraduar në përdorimin e armës dhe në atë për motive hakmarrjeje të një prej viktimave”.

    Gjithashtu Drejtoria e Policisë Vlorë duke garantuar anonimitetin tuaj te plotë ka vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme të hollash për çdo person i cili jep informacion që çon në identifikimin apo kapjen e autorit.

    FAMILJARËT: SERDI PUSHIME ME MOTRËN TEK HALLA
    Familjarët e Serdi Bajlozit nga Përrenjasi një prej viktimave të masakrës në plazhin e Vlorës në një prononcim për News24, deklarojnë se djali i tyre kishte shkuar të kalonte pushimet në Vlorë me motrën tek halla.

    Familjarët konfirmojë se Serdi nuk kishte lidhje me viktimën Sokol Isufaj pasi ai nuk kishte asnjë shok me këtë emër. Familjarët e 17-vjeçarit shprehin dhimbjen e madhe teksa kërkojnë që të zbardhet e vërteta.

    IDENTIKITI
    Nga rrëfimet dhe dëshmitë e mbledhura pushuesve të shumtë, mësohet se autori i krimit është një person rreth 20-vjeç, esmer. Ai mbante të veshur rroba pazhi dhe një bluzë me mëngë të shkurtra.

    HETIMET
    Policia pas krimit të rëndë ka shoqëruar 17 persona dëshmitarë të masakrës, të cilët mund ndihmojnë në zbardhjen e krimit. Nga hetimet paraprake mësohet se viktima femër ka qenë pushuese jo objektiv i autorit, e cila ka humbur jetën tragjikisht nga plumbat kallashnikovit. Blutë e Vlorës kanë nisur hetimet dhe janë vënë në gjurmët e autorit.
    (e.m/BalkanWeb)

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ne burg duhet te futen se pari petagoge qe shesin diplloma, doktore qe vjedhin pacientin, police qe vene gjoba... se ai qe vret e ka nje fare te drejte.
    Ashtu eshte, fajin e ka ajo gruaja qe po shijonte pushimet

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga Principat Lexo Postimin
    Jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Kosove! nuk di, ndoshta keto jane kushtet per ne BE!
    Denimi me vdekje duhet medoemos.
    Kjo gjendje Makaber i pelqen dikujna,keto SKEMA HOROR do te ndodhine edhe ne te ardhemn,keshtu e ka jeta ne nje vende ku njerzit nuk kane frige ,kur njerzite nuk gjykojne me arsye por i knaqe dhuna dhe vrasjet!!,ishalla nuk na provon zoti!!me keto gjera te dhimbeshme!!..sepse dikur kur ka qen KANUNI I MALEVE LIGJ NE JETEN TONE DORASITE E KANE LYPUR VRIMEN E MIUT PER TU MESHEFUR!!,EDHE AJO E MADHE JU KA DUKUR!!!
    VENI,VIDI,VICI

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Nje fatkeqesi per familjaret e viktimave. Ne kulmin e sezonit turistik e ne mes te plazhit kryhet vrasje te tilla .
    Let food be your medicine !

  7. #27
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Policia ka identifikuar autorët e dyshuar të masakrës së një dite më parë, në një resort turistik në Vlorë. Mësohet se njëri prej të dyshuarve quhet Leo Osmani, 19-vjeç, i cili mendohet se ka patur një konflikt me 34-vjeçarin Sokol Isufaj në plazh. Policia dyshon se vrasjet në resortin turistik janë kryer nga shoku i Osmanit, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Objektivi i sulmit ka qenë pikërisht 34-vjeçari nga Fieri, Sokol Isufaj. Policia duket se ka eliminuar pistën e hakmarrjes, dhe tashmë po përqëndron punën në drejtim të pistës tjetër, asaj të një grindjeje për motive të dobëta. Policia ka gjetur rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes dhe armën e krimit, tip kallashnikov.

    dainosal.com/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Shqiptaret me aq sa kam pare nuk kane kulture ne te shprehur. Shume harbute, ironik, .. 34 vjecari duhet te dinte me mire se te ngaterrohej me nje adoloshent. Gjynah te ikesh per nje fjale goje. Gjynah dhe viktimat e tjera qe s'kishin asnje faj. Drama qe mund te parandalohen vetem me nje folur me te kulturuar apo te permbajtur.
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Shqiptaret me aq sa kam pare nuk kane kulture ne te shprehur.
    e thene nga madheria juaj me pelqen perparimi
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Masakër në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    e thene nga madheria juaj me pelqen perparimi
    Per cfare perparimi e ke fjalen? P.S Ate ikonen e pare, "Mos" e kam shume zet. Vet se perdor dhe kur e perdorin te tjeret vend e pavend sikur me ben alergji.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •