Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Shkodër, rrugët mes mbeturinave
    24/07/2013 20:20

    Rrugët nacionale por edhe ato rurale në Shkodër, në të dyja anët e tyre janë të ndotura nga mbeturinat urbane. Vit pas viti aty janë hedhur nga udhëtarët, bizneset dhe familjarët mbeturinat duke mbushur çdo cep.

    Në aksin e zonës tursitike Shkodër-Shirokë, sapo lë urën e Bunës, në të djathtë të rrugës pranë lumit, gjenden të hedhura mbeturina nga më të ndryshmet. Gjendja është mjaft e rëndë.

    Problematike nga ndotja e mbeturinave paraqitet edhe gjendja në aksin nacional Shkodër-Murriqan, rrugë e cila lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Kjo rrugë njëkohësisht është dhe prezantimi i parë që bën vendi ynë me turistët e huaj.

    Ndërsa në aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit, ku gjatë gjithë këtij segmenti ka një ndotje të theksuar nga mbeturinat, shihen pamje aspak të hijshme për më tepër kur bëhet fjalë për një rrugë që lidh dy shtete.

    Nga ndotja e mbeturinave nuk ka shpëtuar as linja hekurudhore ndërkombëtare Shkodër-Mal i Zi, pasi përgjatë gjithë trasesë vërehen hedhje mbeturinash në mënyrë të pakontrolluar. / Top Channel


  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Jo vetëm në Shkodër por në të gjitha rrugët nacionale dhe ato urbane, ka pirgje me plehra anës rrugës !! Makinat e grumbullimit të plehrave janë disa kamjonë vetshkarkues të cilët nuk janë për grumbullimin e plehrave por për punë ndërtimore. Ata pasi tejmbushen me plehra , udhëtojnë drejt distinacionit duke i përlyer rrugët nga kalojnë. Në 99% të pikave ku grumbullohen plehrat, digjen në natyrë të hapur duke çliruar dioksid dhe helme që ne i thithim ç'do ditë. Tmerr !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Gjithe Shqiperia ashtu eshte bere. Plerat hidhen gjitheandej. Akoma nuk e kuptoj pse nuk e zgjidhin kete problem, eshte arsyja numer nje qe e ka ndotur ate vend ne maksimum.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Gjithe Shqiperia ashtu eshte bere. Plerat hidhen gjitheandej. Akoma nuk e kuptoj pse nuk e zgjidhin kete problem, eshte arsyja numer nje qe e ka ndotur ate vend ne maksimum.

    Plehrat do ikin nga rruget...

    Ne shtator do futen ne parlament...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    do i marre firma "bruqi", qe pastronte tiranen...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Plehrat do ikin nga rruget...

    Ne shtator do futen ne parlament...
    ahahaah me cfare po lexoj do shtohen lol po rrisin numrin e ministrive:P

    Ti kthehem temes eshte vertet problem serioz, eshte mekat te shifje gjithe malet nga Saranda ne Vlore te mbushura me mbeturina plastike. Sa per qytetet kudo qe shkoje shifje zjarre ku i digjnin mbeturinat plastike, tmerr!
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    ahahaah me cfare po lexoj do shtohen lol po rrisin numrin e ministrive:P

    Ti kthehem temes eshte vertet problem serioz, eshte mekat te shifje gjithe malet nga Saranda ne Vlore te mbushura me mbeturina plastike. Sa per qytetet kudo qe shkoje shifje zjarre ku i digjnin mbeturinat plastike, tmerr!
    po pse mi lone, c'kujton ti se eshte fshatarsia?

    kot thoshte shoku mao, fshati te rrethoj qyteti?

    se e njihte instiktin shkatrrues te katunarit gangsta.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Duhen gjoba maksimale per ata qe kapen duke hedhur plehra ne vende ku eshte veshtire te behet rregulliosht pastrim. Ta bejne 4-5 mije euro. Do kapen shume shume rralle, eshte e vertete, por ama ata qe hedhin plera do mendohen mire para se ta bejne. Mbase ndryshojne mendje dhe presin deri sa te arrijne ne qytet ose ne shtepi te vet per ti hedhur ne kosh.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e arba.t
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Postime
    439

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    duke qene se shqiptaret nuk e kane kulturen qe duhet dhe hedhin mbeturina vend e pa vend.e vetmja rruge per ta eshte te vihen gjoba,e rendesishme eshte zbatimi i ligjit,vetem ne kete menyre ka nje zgjidhje, perndryshe do jemi te rrethuar nga mbeturinat nga te gjitha anet
    Let food be your medicine !

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Shkodër, rrugët mes mbeturinave

    Citim Postuar më parë nga arba.t Lexo Postimin
    duke qene se shqiptaret nuk e kane kulturen qe duhet dhe hedhin mbeturina vend e pa vend.e vetmja rruge per ta eshte te vihen gjoba,e rendesishme eshte zbatimi i ligjit,vetem ne kete menyre ka nje zgjidhje, perndryshe do jemi te rrethuar nga mbeturinat nga te gjitha anet

    Nuk asht faji i shqiptareve ,,,,,,,por mungese organizimi shteteror, struktura shtetnore te paafta te zgjidhin edhe problemet ma elementare te higjenes
    Situata ashte e tmerrshme neper fshatra ku nuk ekzistojne vendgrunbullimet e plehrave, duke i DETYRUAR njerezit ti hedhin ku te mundin

    Prishen ndertesat pa leje ne bregdetin e jugut dhe lihen si GERMADHA,,,,,,,, turp,,,,,,, shtet dhe administrate e paafte

    Problemin i bunkereve ka 25 vjet dhe nuk jon te zot ta zgjidhin, c,mund te presesh prej ketyne injoranteve , vec t,i peshtyshe ne surrat

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •