Dhe nuk kish si ndodhte ndryshe, ndryshe s'kishte kurrsesi, qe te pranonte humbjen Saliu ....![]()
Feelings change - memories don't.
Te forte jeni.
Quani shpellar dhe kriminel dr. Berishen qe thote te zbardhet vota e shqiptareve, dhe nuk beni asnje koment per ata qe vodhen/blene/manipuluan votat!!!
Urrejtja juaj eshte e trasheguar, por e pajustifikuar!!
Po me zhgenjeni plotesisht!!
paqen, e sjell vetem drejtsia
Keto ka gjetur Sala ne kutite e lezhes......Vijon edhe sot rinumërimi i votave për qarkun e Lezhës. Gjatë ditës së sotme problematikat e hasura kanë qenë të vogla, që mund të cilësohen si gabime njerëzore në tabelat e të dhënave, duke mos sjellë kështu ndryshime të mëdha me rezultatin e paraqitur fillimisht nga grupet e numërimit. Madje në disa fletë votimi u konstatuan shkrime nga ana e votuesve. Në një fletë votimi shkruhej, “Jeni bërë të lodhshëm”, ndërsa një tjetër thoshte “Urime çiftit”. Kishte edhe nga ato fletë ku votuesi shkruante ‘Dua shtëpi” e ndërsa dikush tjetër në kutinë ku duhet të votonte kishte hedhur firmën e tij. Të shumtë kanë qënë ata që i kanë vënë fletës së votimit një kryq të madh, duke mos kursyer as të sharat. (m.a/BalkanWeb)
![]()
per cfare manipulimesh e keni fjalen???a ishte ky qe ne zgjedhjet e kaluara tha se do digjte kutite dhe nuk pranoi ti hapte ne asnje menyre,si ka mundesi tani qe i njejti njeri kerkon te kunderten???po per cfare manipulimi behet fjale ,ja hapi syte pak:
KQZ, vijon rinumërimi i Lezhës, konstatohen parregullsi të vogla, s'ka ndryshim rezultati
TIRANË - KQZ rinisi sot në orën 10:15 procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Lezhës, pas vendimit për thellimin e hetimit administrativ në këtë zonë zgjedhore. Vendimi për hapjen e kutive në Lezhë u iniciua nga anëtarët e KQZ-së, pas rinumërimit më parë të 10 kutive të këtij qarku, ku u konstatuan shkelje dhe parregullsi.
Rinumërimi po bëhet nga 8 grupe numërimi, me nga 2 anëtarë. Në bazë të ritmeve të punës, numëruesit shprehen optimistë për të përmbyllur mbrëmjen e sotme numërimin e kutive të votimit të qarkut të Lezhës, për të vijuar të hënën me hapjen e kutive të Shkodrës.
Në total qarku i Lezhës ka 248 kuti dhe deri tani janë numëruar 3 KZAZ e këtij qarku, përkatësisht 183 kuti votimi, ndërsa pritet rinumërimi i 65 kutive në orët e pasdites.
Gjatë ditës së sotme u rinumëruan kutitë e KZAZ 14 të Qarkut të Lezhës, të cilat në total ishin 63. Pas pushimit të grupeve të numërimit procesi rinisi në orën 17:00 me KZAZ 15, e cila do të përmbyllë edhe këtë qark. Gjatë ditës së sotme problematikat e hasura kanë qenë të vogla, që mund të cilësohen si gabime njerëzore në tabelat e të dhënave, duke mos sjellë kështu ndryshime të mëdha me rezultatin e paraqitur fillimisht nga grupet e numërimit.
fleta e votimit MarigleniMadje në disa fletë votimi u konstatuan shkrime nga ana e votuesve. Në një fletë votimi shkruhej, “Jeni bërë të lodhshëm”, ndërsa një tjetër thoshte “Urime çiftit”. Kishte edhe nga ato fletë ku votuesi shkruante ‘Dua shtëpi” e ndërsa dikush tjetër në kutinë ku duhet të votonte kishte hedhur firmën e tij. Të shumtë kanë qënë ata që i kanë vënë fletës së votimit një kryq të madh, duke mos kursyer as të sharat.
Sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike në KQZ kjo parti me rinumërimin e dy KZAZ-ve 12 dhe 13 rezulton të jetë në avantazh me 762 vota, vota këto që nuk sjellin ndryshim rezultati për këtë qark.
Në rezultatet paraprake të 23 qershorit në qarkun Lezhë koalicioni i majtë "Aleanca për Shqipërinë Europiane", mori katër mandate, ndërsa koalicioni i djathtë "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim" fitoi tre mandate.
Por, pas verifikimit dhe korrigjimit nga KQZ të rezultateve të 10 QV-ve në ZAZ-në nr. 13 të kësaj zone zgjedhore, numri i votave ndryshoi në favor të koalicionit të djathtë, duke i kaluar atij mandatin e katërt. KQZ gjithashtu ka marrë vendimin për rinumërimin e votave edhe në qarkun e Shkodrës.
(e.m/m.a/er.nu/BalkanWeb)
Po te ishte kaq i mire "dr" Berisha,lejonte te hapeshin kutite dhe te behej transparenca ne 2009 dhe do ishin shmangur shume gjera negative qe kane ndodhur.
Pastaj ka edhe nje gje tjeter,nje here thone se PS me LSI blene votat,pastaj dalin thone kane blere komisioneret,ne 2009 e mban mend si tallej Berisha me Ramen kur i thoshte qe ka frike dhe nuk u beson as komisionereve te vet ndersa sot thote vete qe mi blene komisioneret.Fare absurde,po perpiqet te krijoje nje kauze ku te mbahet PD dhe te mos shkermoqet me humbjen spektakolare qe pesoi.
Zhgenimin gjeje ne vetvete . Une personalisht si shqiptar qe nuk perkrah as nje parti politike , jam i lodhur nga kjo qeverisje makabre , qe ka tentuar deri atje ku i lejohet ta diktatorizoj skenen politike , duke bere berishen diktatorin me te ri .
Hapi syte , pastro veshet , medito , edhe do kuptosh qeverisjen makabre te nje kryekrimineli i quajtur Berisha , qe ka qe kurre e mbajme mend veten qe behet protagonist i skenave me makabre . Ne supet e tij ka
vrasje , vjedhje , korupsion , 97-en .
Nuk ka se si per cdo njeri koshjent QE nuk mbahet me buk nga marrja pjese ne korrupsionin piramidal shteteror edhe QE ka pak respekt per veten edhe aftesi intelektuale normale , qe mos te kaloje te konkluzioni :
QE BERISHA ESHTE KRYEKRIMINEL EDHE NJE PERSON ME INSTIKTE SHPELLARE .
Nqs zhgenjehesh eshte per faktin sepse me naivitetin me te madh ke besuar propaganden makabre Berishiane te medias te kontroluar prej tij .
IllyrianPatriot, mia@, BLEDI_SH, Archon,
Ne ket mnyre mund te rrime deri neser e t'akuzojm pafund.... por s'eshte gje...
Nje pyetje te thjesht:
Nese provohet qe: EdiRucKokdhima ka blere/manipuluar/vjedhur votat e shqiptareve, cili do jete pozicioni juaj??
paqen, e sjell vetem drejtsia
Krijoni Kontakt