Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet


    Kryeministri i ardhshëm i vendit, zoti Edi Rama, nuk do të tolerojë asnjë ndërtim pa lejen në vijën bregdetare apo në të gjitha qytetet e tjera shqiptare.

    Ky është mesazhi i fortë, që Rama dha nëpërmjet llogarisë së tij në “Twitter”, përballë “stuhisë” së ndërtimeve pa leje, që vendi ka përjetuar në muajt e fundit, edhe si rrjedhojë, në shumë raste, e “tolerimit” të autoriteteve vendore gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.

    ”Në vijën bregdetare të Shqipërise do të bëjmë çka bëmë me Lanën në Tiranë! Pas katër vitesh, ndërtimi pa lejë në bregdet do të jetë një eëderr e keqe”, deklaroi Rama.

    ”Mesazhi është i qartë: Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejes në bregdet duhet të ndalet sepse pa asnje dyshim po i çon paratë në det! Me vendoret e VL per konkursin nderkombetar per planin e zhvillimit te qarkut dhe aksionin e prishjeve te ndertimeve pa leje ne bregdet”, shtoi kryetari i Partisë Socialiste, forcës kryesore të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Rama: Të ndalen ndërtimet pa leje në bregdet



    Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka mbledhur kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare për të diskutuar mbi problematikën e ndërtimeve pa leje përgjatë gjithë bregdetit.

    Rama tha se është vënë re një valë e re ndërtimesh pa leje në bregdet dhe se shkalla e abuzimit me pronën publike në këto zona është rritur duke përfituar nga tranzicioni i pushtetit.

    Kreu i socialistëve shtoi se ka shumë ankesa nga ana e qytetarëve dhe se është i nevojshëm një koordinim dhe bashkëpunim më i ngushtë mes pushtetit vendor dhe atij qendror për t’u përballur me këtë problematikë.

    “Ka shumë ndërtime pa leje që kanë pësuar zhvillime të mëdha për shkak të moskoordinimit të pushtetit vendor dhe autoriteteve qendrore. Por nuk kemi asnjë justifikim për sehir tashmë. Duhet të veprojmë me shpejtësi dhe forcë për të hedhur përtokë të gjitha ndërtimet që janë në zhvillim e sipër dhe për të ndalur këtë dallgë të madhe ilegaliteti që dëmton pronat private dhe ato publike. Këto janë cështje për t’u diskutuar, këto janë pikat më të nxehta”, tha Rama.

    Rama foli për dy faza, atë të emergjencës që përfshin ndërhyrjen e menjëhershme në rrëzimin e ndërtimeve pa leje, dhe faza e dytë ajo e pastrimit të gjithë vijës.

    “Janë këto dy fazat, njëra fazë ajo e emergjencës. Ju e shihni se qeveria në detyrë nuk ka asnjë lidhje me problemet e përditëshme të njerëzve dhe vendit dhe shumë janë turrur për të kapur pronat e orës së fundit duke hedhur tonalata beton të orës së fundit. Ne duhet ta ndalim tani këtë masakër dhe të rrëzojmë përtokë të gjitha ngrehinat që janë në ndërtim e sipër pa leje, nga Velipoja deri në Sarandë. Faza tjetër është nisja e punës sistematike për të pastruar gjithë vijën bregdetare. Cdo ndërtesë pa leje dhe që dëmton perspektivën e zonës bregdetare duhet të rrafshohet. Duhet një ligj apo ndërhyrje në ligj, qoftë për mënyrën si do menaxhohen plazhet, qoftë si do garantohet që gjithë cikli i ndëshkimit të ndërtimeve pa leje të jetë një cikël i mbyllur, jo një cikël i hapur sic është sot, ku autorët nuk ndëshkohen”, tha Rama.

    Kryetari i PS-së përmendi edhe krijimin e një agjencie kombëtare për bregdetin, ashtu sic është premtuar në fushatë nga socialistët, ndërsa paralajmëroi shkrirjen e Policisë Ndërtimore. Rama kërkoi nga përfaqësuesit socialistë hartimin e propozimeve për ndërhyrje në ligj për mbrojtjen e bregdetit.

    “S’do të kemi më Polici Ndërtimore, por polici shteti dhe kjo do marrë në mbrojtje mbrojtjen e territorit në cdo centimetër të Shqipërisë. Të hartohen propozime për ndërhyrje në ligj për mbrojten e territorit në vijën bregdetare. Në programin tonë kemi vëmendje të posacme për bregdetin dhe kemi në plan ngritjen e një agjencie kombëtare për mbrojtjen e bregdetit. Ky është detyrim ligjor, jo dëshirë e jona për të punuar pa nisur formalisht punë, ndaj këto dy muaj duhet të angazhohemi për shembjen e ndërtimeve pa leje”, deklaroi kreu i PS-së.

    “S’do ketë tolerancë dhe leje për ndërtimet që dëmtojnë strategjinë e zhvillmit të vendit. kush ka ndërtuar një shtëpi banimi meriton mbështetjen tonë, ndërsa ai që ka ndërtuar për të përfituar, nuk do të tolerohet.

    Deputetja socialiste e qarkut të Lezhës, Mimi Kodheli përpos problematikës së ndërtimeve pa leje tha se duhet një rregullim edhe për aktivitetin e peshkimit nëpër zonat bregdetare.

    Ndërsa deputetja e qarkut të Vlorës, Valentina Leskaj u ndal tek problematika e furnizimit me ujë të pijshëm të zonave bregdetare dhe nevojën e ndërmarrjes së një aksioni së bashki me organizatat joqeveritare për pastrimin e plazheve.

    Vlorë, shkatërrohen ndërtimet pa leje

    Me urdhër të kryebashkiakut të Vlores ka nisur shkatërrimi i 140 ndërtimeve pa leje në zonen e Jonufrës në bregdetin e Vlorës.

    Keto jane ndertime te vendosura deri ne 2 kilometra larg vijes ujore siper rruges nacionale. Bashkiaket thone se aksioni eshte pjese e premtimit per pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet pa leje.

    "Aksioni i parë është bërë në zonën e plazhit të vjetër në pyllin e Sodës për parandalimin e të gjitha ndërtimeve pa leje. Ky është aksioni i dytë, i cili është për zonën e vijës bregdetare nga Kalaja deri tek vija e verdhë që ndan Vlorën me Orikumin. Janë 140 objektet që do të prishen të gjitha. Ndërkohë po bëhet gati i gjithë dokumentacioni për aksionin e tretë", thotë Ardian Musta, nënkryetari i Bashkisë.

    Ne nje faze te trete shume shpejt do nise nderhyrja edhe ne pjesen poshte rruges dhe ndaj moleve te ndertuara ne det.

    "Në vijën bregdetare janë identifikuar rreth 70 objektet, ndërkohë përfshihet një sasi e madhe e moleve", tha Musta.

    Aksionet per prishjen e ndertimeve pa leje nisen para zgjedhjeve te pergjitshme dhe do te vijojne deri ne pastrimin e plote te zones bregdetare.

    / Top Channel

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Le ti filloje prishjet nga bashkite e majta, por jam i bindur qe derderllit si gjithmone.
    Ke ndertime do te prishi, ato qe i ka lejuar Vangjush Dako, buze currilave, apo buze detit, qe mbajne firmen e tij. Apo ndertimet ne Vlore, Himare, apo Sarande!

    Nese ishte dikush me premisa qe mund ta realizonte, ai ishte Berisha, por edhe ky i fundit nuk ia arriti.

    Si do te prishen?! Dyshoj se mund te prishen!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Nese ben ate qe beri me Tiranen para shume shume vitesh do ishte fantastike, por veshtire se mund te realizohet ne shkalle aq te madhe.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Nese vertet sheron bregdetin nga betonizimi, sidomos ate durresin atehere meriton respektin maksimal, por veshtire me duket.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Nese ben ate qe beri me Tiranen para shume shume vitesh do ishte fantastike, por veshtire se mund te realizohet ne shkalle aq te madhe.
    Mund te japesh me shume detaje?? Me sa kam degjuar une ne TR vetem levizi kioskat qe jane mobile. Nuk kam degjuar qe te kete prishur ndertesa, pallate etc.

    Sa per temen do jete ide shume e mire te prishet cdo gje qe eshte ndertuar pa leje, pa mbajtur ane politike, por te shofim. Prandaj investoret kane frike te hyjne ne Shqiperi sa here nderrohen partite ndryshojne ligjet.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Mund te japesh me shume detaje?? Me sa kam degjuar une ne TR vetem levizi kioskat qe jane mobile. Nuk kam degjuar qe te kete prishur ndertesa, pallate etc.

    Sa per temen do jete ide shume e mire te prishet cdo gje qe eshte ndertuar pa leje, pa mbajtur ane politike, por te shofim. Prandaj investoret kane frike te hyjne ne Shqiperi sa here nderrohen partite ndryshojne ligjet.
    Lana si pershembull ka qene e gjitha e mbushur me lokale, kioska, shtepi, zyra etj etj ne te dyja anet sa nuk dukej me cfare kishte mes tyre. U hoqen te gjitha. Besoj se mund te gjesh foto ne internet sa te duash, s'ka nevoje te degjosh se cfare thuhet.

    Ja nje foto


  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Lana si pershembull ka qene e gjitha e mbushur me lokale, kioska, shtepi, zyra etj etj ne te dyja anet sa nuk dukej me cfare kishte mes tyre. U hoqen te gjitha. Besoj se mund te gjesh foto ne internet sa te duash, s'ka nevoje te degjosh se cfare thuhet.

    Ja nje foto

    Wow! Nuk kam qene ne dieni qe ka pasur ndertesa te tilla. Kur po shifja kete foton pyeta veten sa te trashe mund te jene robt te bejne ndertesa te tilla??? Cfare nuk na kane pare edhe po na shofin syte!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 10-07-2013 më 12:42
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Wow! Nuk kam qene ne dieni qe ka pasur ndertesa te tilla. Kur po shifja kete foton pyeta veten sa te trasha mund te jene robt te bejne ndertesa te tilla??? Cfare nuk na kane pare edhe po na shofin syte!
    Lone, s'eshte pune trashesie apo hollesie e robve. ishte koha e tille. Filloi kapitalizmi e diku do fillonte te investonte biznesi privat. Cdo gje ishte shteterore akoma e s'kishte ligje per shitblerjen e prones.
    Kur erdhi koha u prishen, me vendim qeverie, pavaresisht se merita i ngeli Edi Rames si kryetar bashkie. Fondet u dhane nga qeveria.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Rama: Prishim ndërtimet pa leje në bregdet

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin
    Lone, s'eshte pune trashesie apo hollesie e robve. ishte koha e tille. Filloi kapitalizmi e diku do fillonte te investonte biznesi privat. Cdo gje ishte shteterore akoma e s'kishte ligje per shitblerjen e prones.
    Kur erdhi koha u prishen, me vendim qeverie, pavaresisht se merita i ngeli Edi Rames si kryetar bashkie. Fondet u dhane nga qeveria.
    Boke, flm per shpjegimin! Me duket habi sepse te ndertosh aq afer nje rrjedhe me uje aq te piset eshte problem shendetsore. Ne mos gabohem aty derdhen ujrat e zeza??

    Sa per meritat qe ka marre ai edhe une jam dakord, me i madh nami se puna. Nejse, me cfare po lexoja ne disa postime ne nje faqe gazete, Koco & djali i Ramizit paska firm ndertimi e regjistruar ne Dubai edhe duan te prishin ndertimet ne bregdet edhe te bejne ndertimet e veta. Dihet qarte tani qe leket ne bregdet behen. Edhe Edi nuk eshte budalla qe ben komente te tilla. Sikur ti prishin edhe ta lene cdo gje te paster/rregullt i meritojne meritat, por te prishesh per te lejuar aletet e ty duket si pakuptim. Kam nje ndjenje qe do behet nje lemsh atje qe askush s'do e zgjidhi dot. Kjo sjellje largon gjithe investoret e huaj plus edhe emigrantet. E kemi marre lekun me djerse edhe na vjen frike ta hedhim se ndryshojne partite edhe te iken prona.
    I LOVE GOD

    j&g

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •