Ku ėshtė gabuar?
63 tweet
Opinion e Shtunė, 29 Qershor, 2013 | 12:24 pm
[agron tufa] AGRON TUFA
....
IV
Megjithatė, jam i shtrėnguar tė pohoj se tė gjitha shkaqet e shtruara mė lart, si veē e veē, si tė marra sė bashku, nuk e pėrligjin aspak pėrmasėn katastrofike tė humbjes sė aleancės sė djathtė. Nuk e pėrligj as i ashtuquajturi konsumim nė pushtet prej 8 vitesh. Po kaq vite kishte edhe PS-ja e Fatos Nanos, por diferenca e humbjes sė tij nė vitin 2005 nuk ishte kaq e thellė sa humbja e tashme e PD-sė. Ėshtė paradoksale se si njė qeverisje qė i solli Shqipėrisė arritje tė padiskutueshme nė tė gjithė treguesit, qė e nxori nga izolacioni qytetarin shqiptar dhe shtroi rrjetin modern infrarrugor nga veriu nė jug, tė mund tė ndėshkohet me humbje tė thellė. Qeveria e Berishės pati progres ekonomik tė vazhdueshėm gjatė mandatit tė parė dhe ruajti nėn kontroll tė admirueshėm shpėrthimin e krizės sė pėrgjithshme ekonomike nė Shqipėri kur ajo kishte pėrpirė prej 4 vitesh gjithė Europėn dhe fqinjėt tanė.
Atėherė si shpjegohet humbja kaq e thellė e kėsaj qeverie, e cila zhvilloi njė fushatė tė shkėlqyer, me pėrurime tė shumta veprash bonifikuese, ujėsjellės, mbi dhjetė mijė kilometra rrugė tė asfaltuara rurale (qė do tė dėshmojnė gjithmonė epokėn e qeverisė “Berisha”), pėruroi autostradėn dhe tunelin Tiranė-Elbasan?
Si shpjegohet humbja e kėsaj qeverie qė pati njė program thuajse realist e pragmatik tė zhvillimit me prioritetet e arsyetuara mirė tė investimeve pėr bujqėsinė dhe fermerėt, pėr energjetikėn dhe finalizimin tėrėsor tė rrjetit tė rrugėve nga veriu nė jug? Tė ēfarė natyre janė shkaqet e humbjes? Analistėt nė media sjellin shumė shkaqe tė natyrės teorike. Thonė se “ėshtė mbyllur cikli i Partisė Demokratike” (a thua se shpjegimet astrologjike pėrcaktojnė kohėn e njė pushteti); thonė se ėshtė shkak autoritarizmi (qė nuk qe pėrcaktues nė vitin 2009); thonė se humbja ėshtė kostoja e 21 janarit (a thua se kjo qe pengesė pėr votimin e pushtetit lokal tė PD-sė nė vitin 2007 e 2009 bash nė Gėrdec) etj., etj., pa i dhėnė pėrgjigje njė tė vėrtete tė madhe: gjithmonė pushtetet politike nė Shqipėrinė paskomuniste nuk janė fituar pėr meritėn e fituesit, por pėr dobėsinė, pameritėn e pushtetit pararendės. Pra, zgjedhjet nuk fitohen pėr meritėn e forcės politike, por pėr nivelin e mjerueshėm tė kundėrshtarit. Mirėpo nė njė pushtet tė djathtė qė ka pasur pa dyshim merita, me ēfarė mund tė shpjegohet jo humbja, por disfata e thellė?
V
Nėse disfata e Berishės dhe PD-sė nė kėto zgjedhje pėrbėjnė njė Vaterlo, atėherė, nė akord me legjendėn e historianėve pėr “rastėsinė” apo “imtėsinė” qė u bė shkak i disfatės sė Napoleonit, cila mund tė ketė qenė kjo “imtėsi” tepėr e imėt dhe e padukshme? Jam i detyruar tė kapem pas kėsaj logjike, meqenėse asnjė nga shkaqet e “dukshme” nuk e pėrligj pėrmasėn e disfatės sė papritur e tė papandehur prej askujt.
Ka diēka me natyrė bizare, e cila me siguri ėshtė pėrgatitur gjatė, shumė kohė para se tė fillonte fushata, diē masonike, nė heshtje, tinėzisht. Figurativisht kam mendimin se kemi tė bėjmė me njė “natė”, tash pėr tash tė pazhbirueshme, me njė Shėn Bartolome elektoral. Pėr tė mos rrėshqitur nė shpjegime tė mjegullta e “teori konspiracioni” qė e neveris, dhe as nė njė logjikė dedektive, po parashtroj njė hamendje, e cila me kohė e fakte ka shumė gjasa tė vėrtetohet.
Duke ndjekur raportimet nga qendrat e votimit nėpėr gjithė Shqipėrinė, kemi vėnė re njė dukuri tė pandeshur nė votimet e mėparshme: ēdo rreth e qark i vendit raportonte, mesatarisht, mbi dhjetė mijė deri nė njėzet mijė pjesėmarrės mė shumė krahasuar me zgjedhjet paraardhėse. Nga u morėn kėta zgjedhės dhe pse vendosėn befas tė votojnė, duke lėnė mėnjanė pozicionin abstenues? Shumica dėrrmuese e tyre janė emigrantė “tė peshkuar”, shqiptarė tė Greqisė dhe Italisė, me tė cilėt ėshtė punuar sipas njė projekti tė hollėsishėm, me njė pėrpikėri tė shprehur nė koston e faturės financiare pėr kokė (votė). Ndryshe nuk shpjegohet qė kjo masė dėrrmuese e emigrantėve tė vijė e organizuar nė autokolona autobusėsh e tragetesh thjesht pėr tė votuar e pėr t’u kthyer fill nga erdhi. Habia ėshtė se si kjo masė e paqenė mė parė nė zgjedhje, vjen e voton e gjitha vetėm pėr PS dhe LSI!
Ka pasur njė plan tė hollėsishėm tė blerjes sė studiuar masive tė votės si brenda vendit, ashtu dhe jashtė, me emigrantėt. Duhet tė ketė qenė plan afatgjatė i Ilir Metės ky, qė mandej ėshtė ujdisur me Ramėn dhe ėshtė shpallur koalicioni i tyre nė njė ditė ngėrdheshėse si 1 prilli i vitit 2013. Raportimet nė fillim tė procesit elektoral flasin pėr persona me zarfe (njėri i forcės sė LSI u kap me 11 zarfe me nga 5000 lekė).
Njė ndėr detyrat e para qė duhet tė bėjė opozita e re (PD-ja) ėshtė tė mbledhė fakte tė tilla dhe tė hapė njė hetim elektoral mbi blerjet e programuara e tė mirėstudiuara tė votave.
Nė kėtė mėnyrė mund tė na zbardhet enigma e disfatės sė thellė tė Berishės me koalicionin e djathtė. Pėr t’ia arritur kėsaj duhet tė jetė punuar gjatė, duhet tė jenė grumbulluar kapitale tė dyanshme monetare: nga njėra anė kapitalet e rrjepjes katėrvjeēare tė shtetit nga LSI dhe nga ana tjetėr, tejngopja e listave tė PS-sė me biznesmenė, ka krijuar shumėn e pėrbashkėt pėr tė investuar nė votat e masės moskokėēarėse tė zgjedhėsve. Ndryshe nuk shpjegohet prania e 30 biznesmenėve nė listat e socialistėve dhe episodet me zarfe tė gatshme pėr t’u shpėrndarė. Nga ky precedent me zarfe duhet tė hetohet e tė sqarohet njė e fshehtė kriminale, e cila ėshtė nyja e gjithė konspiracionit elektoral 2013, me gjithė energjinė diabolike qė bart pėrbrenda.
Jo se PD dhe Berisha nuk mund tė kishin humbur, por thellėsia e disfatės ėshtė njė produkt artificial, i panatyrshėm. Prandaj duhet kontestuar fort fitorja e bojėrave tė Rilindjes, qė tė dimė nėse kjo ėshtė “rilindja” e pjesės dėrrmuese tė Shqipėrisė, apo Rilindja e njė kllounade tė rrezikshme qė do t’i bėjnė asaj varrin, njė varr tė projektuar shtrenjtė me arkivolet prej kristali tė oligarkisė sė nesėrme. Boja kallaji dhe maska e kėsaj kllounade satanike duhet tė bjerė sa mė parė dhe me fakte.
VI
Sido qė tė ketė qenė mėnyra bizare dhe konspiracioni i madh i kėtyre zgjedhjeve, humbjen nuk e zhbėn dot: ajo duhet pranuar, edhe pse me hile. Pėrndryshe do tė bėhemi gazi i botės. E djathta i mori votat e vitit 2009. Diferencėn e bėri investimi i kapitalit tė fuqishėm monetar. Shqipėria gjendet pak a shumė si nė vitin 1945, me ndryshimin si diktatura staliniste ka shumė gjasa tė zėvendėsohet me diktaturėn oligarkike. Paraja e investuar nė blerjen e lirisė dhe ndėrgjegjes sė dyshimtė tė votuesit do pjellė veēse efekte monstruoze. Kėtė nuk ėshtė nė gjendje ta kuptojė votuesi i thjeshtė qė i bėn llogaritė vetėm pėr “kėtu” e vetėm pėr “tani”. Kjo ėshtė detyrė e elitave largpamėse tė sė djathtės dhe e potencialit tė saj identitar. Problemi mė i rėndė pėr tė djathtėn ėshtė ringritja e saj nė kėmbė nė baza morale e intelektuale. E djathta shqiptare duhet ristrukturuar nė njė mėnyrė jo mė hegjemoniste, por gjithėpėrfshirėse me krejt thellėsinė e spektrit tė saj historik e bashkėkohor.
Problemi mė i madh i sė djathtės ėshtė se duhet tė prodhojė njė lider tė pėrmasave karizmatike tė Berishės dhe pėr dofarė kohe njė PD pa Berishėn, kam bindjen se do tė katandiset njė farė shoqate miqėsie pa pikė ndikimi. Pėrvoja e z. Berisha duhet patjetėr nė ringritjen, rikonceptimin e gjithė legjioneve tė sė djathtės sė vėrtetė. Duhet gjetur mėnyra e sinqertė, qė duke pranuar gabimet e mėparshme, tė lėshohet apeli ndaj bėrthamės sė vėrtetė e vitale tė sė djathtės. Pėr tė pėrftuar moralin e vėrtetė e tė qėndrueshėm, PD-ja dhe partitė e djathta duhet tė rikthehen te shtresa mė e gjerė numerike e popullit tė djathtė: tek ish-tė persekutuarit. Nėse me njė llogari tė thjeshtė, sipas shifrave qė ka Instituti i Studimeve tė Krimeve dhe Pasojave tė Komunizmit, nė gjithė Shqipėrinė shifra e persekutimit direkt prej komunizmit (tė pushkatuar, tė burgosur, tė internuar) shkon mbi 300 000 qytetarė shqiptarė, atėherė duke llogaritur projeksionin numerik tė kėsaj shtrese me familjarėt, me njė mesatare 4 pėr familje (pa llogaritur mandej brezin e dytė e tė tretė), atėherė vetėm nga kjo shtresė e sė djathtės mbėrrijmė te njė shifėr mbi njė milion e dyqind mijė njerėz, shtresė e aftė kjo pėr tė sjellė ēfarėdo pėrmbysje. Pėr fat tė keq e djathta kurrė nuk e ka marrė seriozisht punėn me kėtė shtresė, tek e cila ka identitetin dhe shpėtimin e saj tė vetėm. Kurrė nuk i ka dhėnė tė kuptojė me sjellje, me veprime e me zemėr se ėshtė e njė gjaku me tė, por pėrkundrazi, e ka kėrkuar shpėtimin dhe ekzistencėn e saj te laramania ish-komuniste e kuazikomuniste. Dhe nėse e djathta e dėshpėruar sot do tė vazhdojė ta shpėrfillė kėtė mundėsi tė vetme e mė tė madhe, atėherė ajo do tė shkojė me siguri drejt njė shpėrbėrjeje e dezintegrimi tė plotė, deri nė shuarje. Aq mė tepėr qė tash e tutje do t’i duhet tė ndeshet me njė nomenklaturė politike e oligarkike piramidale, tė ēimentuar me kapitale astronomike monetare.
http://www.panorama.com.al/2013/06/29/ku-eshte-gabuar/
Krijoni Kontakt