Korrupsioni, papunesia dhe krimi kan mbuluar vendin. Njerzit nuk e ndjenin vete te lire ne Shqiperi.
Korrupsioni, papunesia dhe krimi kan mbuluar vendin. Njerzit nuk e ndjenin vete te lire ne Shqiperi.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 28-06-2013 mė 08:44
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
E djathta humbi kaq keq sepse ne krye ka nje njeri qe ka shume te keqija.
Nga me kryesoret jane:
Vrases.
Hajdut.
Genjeshtar.
Antishqipetar.
Po jap nje shembull per secilin.
Vrases. 21 Janari
Hajdut. Votat
Genjeshtar. Premtimet
Antishqipetar. Interkonjeksioni me Kosoven.
Po te nisesh nga emri shumica e popullit duhej te votonte PD sepse populli megjithe injorancen dhe hallet qe ka, e kupton qe demokracia eshte zgjedhje me e mire por me sa duket PD nuk ka lidhje me demokracine.
Nje tjeter e keqe qe mbolli Sala ishte indoktrinimi i militanteve qe u be i padurueshem edhe ketu ne forum. Nese duan te marrin voten e popullit here tjeter, minimumi duhet te flasin si qytetare te edukuar dhe jo si bandite e horra sepse nuk ja kemi borxh te degjojme budallalleqet e tyre.
La verita' ti rendera' libero!
Arsyeja e humbjes PD
- Duhet ta pranojme qe populli shqiptar, ne territorin e shtetit ame, ka pesuar nji degradim shpirteror dhe moral ,,,,,,kemi te bajm me qenie te pavetetdijshme,te manipulushme lehtasi,copa balte, qe mund t,i japesh c,fare forme deshiron
- Neglizhence ne votime
- Viktime e shpifjeve ( si psh; Argida Berisha ka pervetesuar bregdetin dhe Shkelzeni ka blere malin e Tomorrit),,,,,,,,,,,njoh personalisht shume njerez qe i besojne seriozisht ketyre shpifjeve
- PS pati nje organizim perfekt , financoi,,,,,,,,,,,
- Fjalimet nacionaliste te Berishes me rastin e 100 vjetorit, ne Maqedoni, Kosove, si dhe rritja e simpatise ne krahinat shqiptare ,,,,frikesuan faktoret nderkombetar USA,BE,,,,,,,,,,,te cilet perkrahen hapur te keqen ma te vogel
Arsyet e humbjes se demokrateve
1.Korrupsionus ne pushtetus(vjedhjet rryshfetet,te ardhura te dyshimta nga pushtetaret)
2.Propaganda e keqe nga opozita
3.Krimi,droga vrasjet ne rritje rritja e pasigurise publike
4.Revoltat dhe pakenaqsite,per pronat,ndertimet e prishura pa leje(megjithese disa prona u prishen me te drejte
pasi ishin ne kundershtimme ligjet personat qe kishin ketoprona u armiqsuanme PD dhe
shtetin,pasi shteti u shkaktoi deme materiale,u prishi pronat
5.Konflikte mbi pronesine te pazgjidhura si dhe padrejtesi favore me pronat.
6.Partia Demokratike merr fajin persiper per vonesat ne futjen ne Nato dhe BE
7.Papunesia e madhe dhe rritja e cmimeve.
8.Premtimet nje pjese genjeshtra te PD-se dhe nje pjese nuk u mbajten.
9.Nje pjese epopullates e urrente Salen dhe ja dhane voten socialisteve
10.Pakenaqsi me taksat
11.Pakenaqsi me korrupsionin(rryshfetet) ne arsim dhe shendetsi
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Ne fakt, une mendoj qe Pd-ja, me largimin e Sales do rilindi.
Feelings change - memories don't.
xhuxhumaku ma shpjegon pak po pa ironi nese mundesh si e humbi saliu shkodren ashtu?
JO SEKS PARA MARTESE
Nese nuk te pelqejne analizat e mia, nuk te detyron njeri ti lexosh apo komentosh. Po do te mesosh parashikimet e mia mbi zgjedhjet, plot 1 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve, e lexon me poshte:
http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3631623
Sa vota mori Kreshnik Spahiu, njeriu qe ti mbeshtet ne politiken shqiptare? Po Albin Kurti a i theu prape xhamat e Kuvendit te Kosoves me gurre? Me thuaj se ke mbeshtet ne politiken shqiptare, te te them se kush je!
Une nuk pres qe te gjithe te kuptojne ate qe une shkruaj apo te bien dakord me te. Kjo nuk me pengon mua te artikuloj ate qe mendoj.
Albo
Jam shume dakort qe te gjithe te thone mendimin tyre por kur dikush mundohet ta mbuloje diellin me shoshe atehere nuk eshte me mendim por propagande. Sa me kritik te jemi me ata qe jane ne pushtet aq me te lire do te jemi.
La verita' ti rendera' libero!
Dritėro Agolli: Fitorja PS-LSI, kujdes nga “partia-shtet”
Dritėroi ishte ulur aty, nė kėndin e tij tė zakonshėm, ku pret miqtė qė nuk janė tė paktė, por edhe gazetarėt. I merr gjithnjė shumė seriozisht intervistat dhe peshon ēdo fjalė qė do tė shėnohet e zeza mbi tė bardhė. Kėshtu ėshtė ai, njė njeri qė kujdeset pėr fjalėn dhe qė i jep vlerė. Megjithėse pėr tė ėshtė njė periudhė jo fort e mirė pėr intervista, sa u pėrket emocioneve qė pėrjeton, ai pranoi tė bisedonte pėr zgjedhjet e 23 qershorit.
Sė bashku me bashkėshorten, Sadijen, ata kanė shkuar tė votojnė ditėn e diel. Madje Sadija na tregon, ashtu siē ėshtė ajo e kujdesshme pėr ēdo detaj, se atė ditė, Dritėroi u kujdes edhe pėr pamjen e jashtme, dhe tė dy, si pėrherė tė pandarė, votuan, sigurisht pėr Partinė Socialiste. Gjatė gjithė ditės kanė ndjekur procesin e votimit, madje edhe numėrimet. Si njerėz qė janė marrė me shtypin, tė dy nuk mund tė flenė pa parė edhe titujt e gazetave nė orėt e mesnatės. Nė kėtė bisedė tė lirė, Dritėroi pėrgėzon tė majtėt, Edi Ramėn dhe Ilir Metėn, por edhe i kėshillon qė tė kenė kujdes e tė mos e kthejnė qeverinė si ajo qė u largua, nė "parti-shtet". Ai e quan pozitive dorėheqjen e Sali Berishės dhe shpreson qė kjo tė mos jetė nga ato tėrheqjet si tė Ten Cio Pinit.
Si e ndoqėt ditėn e zgjedhjeve dhe kėtė proces qė pasoi?
Unė e kam tė vėshtirė nė pėrgjithėsi kėtė bisedė, pasi kanė folur shumė politikanė, gazetarė, analistė, kryetarė partish e njerėz tė brendshėm dhe tė jashtėm, dhe kam frikė se do t'i pėrsėris gjėrat dhe mos bėhem i mėrzitshėm, megjithėse thonė qė pėrsėritja ėshtė nėna e dijes, por mund tė jetė edhe tezja e mėrzisė. Por do mundohem edhe unė tė them disa gjėra. Unė i ndoqa zgjedhjet deri vonė natėn, sepse edhe diskutimet ishin shumė. Prisja edhe ato pak gazeta qė dilnin nė orėn 12:00, dhe mendoja pa u hapur kutitė, se do tė kishte njė diferencė tė vogėl. Nuk do tė ishte njė hapėsirė kaq e madhe e ndryshimit. Megjithatė, siē thonė nga Kosova, "u ba", domethėnė fitoi e majta, por ma merr mendja qė fitoi edhe e djathta. Fitoi e majta qė tė kryhet rotacioni, i thonė tani, ne dikur i thonim qarkullimi, por e njėjta gjė ėshtė. Po ta pėrsėris fjalėn 'qarkullimi', kam frikė se do tė thonė, 'ky komunist' dhe po e them 'rotacion'... (shpjegon kuptimin e fjalėve). Por mė ka bėrė pėrshtypje njė gjė, qė kėto zgjedhje ishin shumė tė qeta dhe tė kulturuara. Nuk kishte konflikte tė mėdha. Nuk kishte njė frikė si nė tė gjitha zgjedhjet e mėparshme, frikė pėr tė ruajtur qė tė mos vidheshin votat ose qė tė mos ndodhte ndonjė rrahje apo dhunė tjetėr. Vetėm kjo ngjarja e Laēit, ishte njė gjė qė prishi atė atmosferė tė asaj dite, aq mė tepėr qė ai qė u vra ishte njė emigrant qė erdhi pėr njė gjė tė mirė, pėr tė votuar nė vendin e tij. Por, nuk mori pėrmasa tė tjera, qė tė ndodhte ndonjė akt i ngjashėm me kėtė. Zgjedhjet kaluan mirė dhe unė e thashė qė pėr tė dyja palėt ėshtė mirė dhe ėshtė pozitive, sepse do tė nisė njė frymė e re, ma merr mendja. Tė majtėt do tė drejtojnė mė mirė, se do tė mėsojnė nga tė metat dhe arritjet e kėtyre 8 vjetėve qė e drejtoi koalicioni i djathtė, dhe do tė ecin mė pėrpara. Edhe nga tė metat, edhe nga pėrparimet njeriu mėson, por tė dy palėt do tė mėsojnė. Kjo nuk ėshtė humbje. Ėshtė njė rotacion. Pėrderisa ne kemi marrė pėrsipėr qė tė ndėrtojmė njė shoqėri demokratike, duhet tė pranojnė edhe kėmbime, sepse bėhen zgjedhje dhe njėri humb e tjetri fiton. Nuk ėshtė ndonjė tragjedi e madhe kjo gjė. Tragjedi ėshtė kur demokracia fillon me komedi dhe mbaron me tragjedi. Kjo ėshtė fatkeqėsi. Por deri kėtu nuk kemi arritur shumė, megjithėse ka elementė tė kėsaj qė thashė, por nuk ėshtė qė tė vėsh duart nė kokė, siē bėjnė disa qė qajnė e thonė "obobo ē'na gjeti". Kjo nuk ėshtė pėr t'u bėrė, sepse atėherė mbanim njė parti dhe nuk humbte ajo. Gjithnjė do tė ishte ajo nė pushtet.
E keni pėr largimin e zotit Berisha?
Po nė pėrgjithėsi them, edhe nė zgjedhjet e mėparshme, nuk e kam vetėm pėr kėto. Kur humbte ndonjėri, vinin duart nė kokė. Populli, me votėn e tij, tregon se duhet tė drejtosh mė mirė dhe fiton ai qė e respekton demokracinė. Kėshtu qė, duhen respektuar, si demokracia, si liria. Po i respektove, i nderove kėto, atėherė fiton. Po i more nėpėr kėmbė, atėherė humb. Po tė hedhėsh flutura nė livadh kur je kandidat pėr deputet dhe kur bėhesh deputet hedh miza kali, nuk ėshtė mirė. Ndaj njerėzit maten mirė kur vėnė kandidaturėn, por edhe partitė maten shumė, sepse nuk duhet qė nė fillim tė hedhėsh flutura tė kaltra apo tė kuqe apo ngjyra tė tjera, - sepse fluturat janė shumėngjyrėshe, - dhe pastaj tė hedhėsh miza kali.
Ju u kėnaqėt qė bekuat bashkimin PS-LSI, sepse pėrmes njė mesazhi ju e keni pėrshėndetur kėtė bashkim?
Mua si socialist mė erdhi mirė qė fituan socialistėt, sepse kėtė fitore e meritonin. Siē thashė, pushteti i mėparshėm ka pasur dhe tė mira, veēanėrisht nė ndėrtimin e rrugėve, sidomos tri rrugėt kryesore, Rruga e Kombit, rruga Tiranė- Elbasan dhe fillimi i Rrugės sė Arbrit. Kėto janė tri vepra tė konsiderueshme, por edhe mjaft tė meta dhe gabime nuk lejohen. Nuk duhej qė kjo qeveri apo ingranazhet e tjera tė makinės qeveritare tė merreshin vetėm nė njė drejtim, vetėm me rrugėt, por duhej tė shikonin edhe problemet e tjera tė vendit. E para qė dua tė them ėshtė ekonomia, e cila mbeti pa vėmendje, me njė vėmendje tė cekėt, me vėmendjen drejt rritjes globale, tė monopoleve tė industrialistėve apo tė fermerėve tė mėdhenj, tė pasanikėve, por nuk u fut thellė nė varfėrinė e popullit, nė ekonominė, nė papunėsinė, nė shkollimin e kėtyre tė varfėrve, nė lėnien e tokave djerrė, nė braktisjen e kanaleve ujitėse. Pati moskujdes ndaj tokės qė prodhon, sepse toka ėshtė si demokracia. Po ta punosh, jep fruta. Edhe demokracia, po tė kujdesesh ta pėrmirėsosh, jep fryt. Kėtu me kėto mosrealizime ekonomike u cenua edhe vetė demokracia. U bė njė demokraci e ēalė. Prandaj, njė pėrkushtim vetėm nė njė drejtim, vetėm me njė gėrshėrė nė brez dhe me njė shirit... Po tė tjerat?! Kjo u bė pak qesharake, sepse filluan njerėzit, sa shihnin nė televizor pėrurimet, thoshin 'kemi gėrshėrėn'. Domethėnė, pati arritje nė njė drejtim. Kėshtu qė, kjo varfėri u mbulua me njė qilim me lule tė bukura dhe nuk shihej gjė. U bė njė Shqipėri imagjinare nė fjalime. Dukej sikur ishe nė Zvicėr, ose nė Shqipėrinė e reflektuar nė qiell, si nė pėrrallat e "1001 netėve". Domethėnė u bė pak qesharake. Kjo anė ekonomike dha shkak pėr humbje dhe kjo qeveri qė vjen duhet tė vėrė mend nga kėto. Edhe rrugėt tė mos braktisen, por gjella me kripė dhe kripa me karar, thonė mėsuesit tanė tė popullit. Njė tjetėr e metė ishte edhe korrupsioni nė tė gjitha fushat e jetės. Nga ana politike, politika shtetėrore, edhe kjo kishte shumė tė meta, sepse u bė parti-shtet. Ne e kemi vėnė re, kur pėrurohej ndonjė gjė, 'vetėm e pėruron Partia Demokratike', thuhej. Por kjo s'ka si tė jetė kėshtu, sepse ishte djersa e popullit. Ajo ėshtė qeveri e tė gjithėve, nuk ėshtė qeveri vetėm e anėtarėve tė PD-sė. Ndaj si qeveri nuk mund tė kalosh nė parti-shtet, me flamurė po tė kėsaj partie. E pamė edhe nė fushatėn zgjedhore, qė inauguroheshin nė prag tė zgjedhjeve e thuhet qė, 'Partia Demokratike ka bėrė kėtė e ka bėrė atė'.... Prandaj unė vij nė kėtė pėrfundim, qė Partia Socialiste duhet tė ruhet kur tė marrė qeverinė, nga partia-shtet, sepse kjo ėshtė shumė e lehtė. Kalohet shumė kollaj. Tė rrėmben ai entuziazmi i partisė qė drejton dhe bėhesh parti-shtet. Ne e kishim partinė-shtet qė e rrėzuam. Pse do tė ngremė prapė disa parti-shtet?! Kjo ėshtė diēka qė nuk funksionon mirė. Dhe kjo arriti pastaj tė marrė formėn e njė autokracie. Pra, u ndoqėn praktikat autokratike nė kėtė anė. Duke ndjekur kėto praktika, u pėrqendrua i gjithė pushteti i institucioneve nė njė dorė. Po e tha fjalėn ai, aty vuloset. Pastaj me kėto praktika populli edhe u lodh, u mėrzit, dhe tha 'ta ndėrrojmė njė herė kėtė histori' dhe e ndėrroi. Kėshtu qė, edhe kėto anė e dėmtuan atė ėndrrėn e para 8 vjetėve, qė e kishte edhe Partia Demokratike dhe vetė populli. Unė nuk them qė nuk ėshtė bėrė, sepse janė bėrė shumė me atė qeveri. Por edhe mė pėrpara kur kishte pushtetin nė 1992, u liruan nga shumė paragjykime tė socializmit real qė ishte pėrpara. U bė liria e shtypit, liria e fjalės; tė gjitha kėto ishin meritė kryesore e Partisė Demokratike, e cila u krijua e para si e tillė. Ndaj edhe u duartrokit atėherė dhe mori shumė deputetė, sepse kishte merita tė veēanta. Mirėpo rruga e gjatė e pushtetit e lodhi dhe u bė pak joelastike. U ngurtėsua, u kėnaq nė vetvete dhe ndoqi tė njėjtėn metodė nė tė gjitha betejat...
http://www.botasot.info/shqiperia/22...-partia-shtet/
...Papunesija eshe nena e te gjitha te kqijavet...Ketu ne kete drejtim Berisha nuk beri aq sa ka nevoj populli i mbetur papune.Megjithese njerezit e sotem duhet ta gjejne veten e tyre,sepse ne kushtet e demokracise duhet te mesohemi se individi duhet te di te gjej veten e vet ne lemine qe i shkon.Tani duhet ta kuptojme njehere e mire qe nuk jetojme kohet e komunizmit ku kishte pune porse nuk kishte buke.qe i bije qe njeriu i sotem duhet te gjeje veten e vet ne drejtimin qe i shkon,pra te beje vete vetpunesim...Shqiperija ka resurse natyrore te pa fundme ne fushen e blegtorise lavertarise bletarise etj.Pra,vendet malore duhet te vetedisohen dhe te mos migrojne kot s'koti neper vendet urbane,ku veten e vet do ta shohin ne greminen e papunesise.Vendasit malore duhet te merren(nje pjese e tyre)me blegtori.Kurse qeverite duhet atyre tu ndihmojne ne shtimin e numrit te krereve te bagetise,ku mepastaj nuk do mungonte mireqenja per keta banore(per nje pjese te mire te tyre).Ne kete drejtim me sa jam une i informuar Berisha ka bere pak.Mandej ne kohet Berishjane,ka ngecje edhe ne fushat tjera te ekonomise,ku mund te themi lirsht qe kjo mospune e Berishs edhe ka patur pasojat e veta ne zgjedhjet qe tanime mbaruan...
..Edhe Rama,te mos krekoset shume,sepse,entuzjazmi i tanishem qe kane Rama e Meta,shume shpejt ka me ju kthye ne bumerang,ngase edhe keto programe qe kemi pare te'k keta te dy"fitues"nuk kane gje konkrete,gje qe papunesija do vazhdoj,dhe keta"triumfatore"te sotem shume shpejt do ti zhgenjejne votuesit e tyre te cileve nuk do mund tu gjejne pune(gjithnje sipas programeve te tyre),gje qe populli ketyre "triumfatoreve"te sotem edhe do ua kthej shpinen..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dielli1 : 29-06-2013 mė 11:29
Krijoni Kontakt