Drejtori i ri i CIA-s, Musliman?
Organizata kryesore amerikane për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve musliman, dyshon në vërtetësin e lajmit për konvertimin e John Brennan në Islam, i cili është emëruar nga presidenti Obama për drejtor të ri të CIA-s.
“Përgjigjjen duhet ta kërkoni nga vet burimi”, ka thënë për US News Ibrahim Hooper, drejtor për komunikime në këshillin për marrëdhëniet Amerikano-Islamike. Hooper ka thënë se ai nuk ka njohuri se John Brennan ka pranuar Islamin.
Ka pasur zëra se Brennan është konvertuar në Islam, derisa shërbente si kryetar i degës së CIA-s në Arabinë Saudite, gjatë viteve të 90-ta.
Ish-agjenti i CIA-s John Guandolo, tha për radion amerikane Trentos se Brennan përqafoi Islamin, dhe ka vizituar qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.
Guandolo tregon pjesë nga video e Brennan, ku ai ka publikuar që gjatë qëndrimit të tij në Arabinë Saudite”, ka qenë shumë i lumtur me rastin e madhështisë së Haxhit, dhe përkushtimin e atyre të cilët i kryejnë ritet e Haxhit”.
Ai tregon se kjo video vërteton kalimin e tij në Islam, nga fakti se jo muslimanëve nuk u lejohet vizita në Meke dhe Medine, sidomos në periudhën e Haxhit.
Brennan, gjithashtu më parë ishte një mbështetes i fortë i metodave agressive të tortures, nën administrimin e ish presidentin George W Bush, gjithashtu ai ka mbrojtur edhe metodat destruktive të marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm.
http://www.dailymail.co.uk/news/arti...FBI-agent.html
Krijoni Kontakt