Mia, pasi permende fjalorin edhe une bera nje kerkim. Gje qe duhet ta kisha bere me pare, por si dembele qe jam
REVANSHIST m. sh. keq.
Përkrahës i revanshizmit. Revanshistët gjermanë. Planet e revanshistëve. Qëllimet e revanshistëve.
REVANSHIST mb. keq.
Që synon të rimarrë me luftë tokat e pozitat e humbura në luftërat e mëparshme dhe të hakmerret ndaj kundërshtarëve; që ka të bëjë me revanshistët, që u përket revanshistëve, i revanshistëve. Forca revanshiste. Politikë (veprimtari) revanshiste. Ushtri revanshiste. Plane revanshiste.
REVANSHIZËM m. keq.
Politika që ndjekin e synimi që kanë qarqet reaksionare të një vendi për të rimarrë me luftë tokat e pozitat e humbura në luftërat e mëparshme dhe për t'u hakmarrë ndaj kundërshtarëve. Revanshizëm militarist. Revanshizmi gjerman.
Krijoni Kontakt