Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Fjala e plotė e kreut tė PS, Edi Rama!

    Ka fare pak pėrgjegjėsi tė tjera mė tė mėdha pėr njė njeri, se sa pėrgjegjėsia pėr tė udhėhequr vendin tėnd.
    Sot, ju, populli i Shqipėrisė, vendosėt tė ma ngarkoni mua dhe skuadrės tonė kombėtare tė Rilindjes sė bashku e nė mėnyrė tė pandarė, me partnerėt tanė strategjikė tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim dhe me aleatėt e tjerė, kėtė pėrgjegjėsi kaq tė madhe.
    Ne e pranojmė pėrgjegjėsinė, me ndjenjėn mė tė thellė tė pėruljes ndaj ēdonjėrit prej jush. Dhe pėr ēdo ditė, nga sot e tutje, ne do tė jemi me ju dhe pėr ju deri kur kjo pėrgjegjėsi madhore tė jetė e jona.
    Unė e di qė, siē thotė Abraham Linkolni i madh, asnjė qeveri nė botė s’mund t’i kėnaqė dot tė gjithė dhe pėr gjithė kohėn. Por, pėr gjithė kohėn qė vjen, unė nuk do tė harroj kurrė se jeni ju tė gjithė, nga brenda ose jashtė vendit, qė na vutė nė krye tė vendit.
    Ju na besuat sepse ne nxorėm mė tė mirėn nga vetja pėr tė arritur deri kėtu. Njė projekt ndryshimi me njė program tė ri pėr tė rilindur Shqipėrinė. Njė skuadėr tė gatshme pėr tė punuar pėr Rilindjen. Njė Aleancė tė re pėr Shqipėrinė Europiane, e cila provoi botėrisht se pėr tė mirėn e Shqipėrisė ne sė bashku, dimė ta vėmė vendin mbi veten e mbi partitė tona.
    Unė e dua kėtė vend. Prandaj edhe luftova kaq fort pėr tė fituar. Dhe zemra ime e di se ēfarė mundėsish tė pafundme ka ky vend pėr tė rilindur. Kėto mundėsi tė pafundme tani duhet t’i nxjerrim nga ēdo thellėsi e shpirtit dhe mendjes shqiptare, pėr tė bėrė mė tė mirėn me mundėsinė qė na u dha pėr tė udhėhequr Shqipėrinė.
    Ne do tė udhėheqim. Por as unė, as ne tė zgjedhurit pėr tė drejtuar sė bashku, s’mund ta sjellim tė vetėm Rilindjen qė premtuam. Prandaj dua qė ju, njerėzit e kėtij vendi, tė bėheni pjesė e skuadrės sonė tė Rilindjes.
    T’i ndajmė sė bashku aspiratat, sfidat dhe pėrpjekjet pėr njė ekonomi tė rimėkėmbur pėrmes lirisė sė konkurrencės e taksimit tė ndershėm;
    Njė shoqėri tė ripėrtėrirė me arsim, shėndetėsi e shėrbime sipas nevojės jo sipas xhepit;
    Njė demokraci tė rivendosur nė themelin e bashkėjetesės mes nesh si shqiptarė, pavarėsisht pėrkatėsive partiake e krahinore.
    Pa harruar asnjė ēast se sot, Populli Sovran, e ngjyrosi me ngjyrėn e purpurt tė gjithė hartėn e Shqipėrisė, qė nga Shkodra gjer nė Vlorė, pėr tė na dhėnė mundėsinė historike qė ta provojmė me sjellje e me vepra, se mund ta ndajmė pėrgjithnjė kėtė vend nga dasitė e vjetra tė sė shkuarės sė deridjeshme.
    Tė nisim bashkėrisht punėn pėr t’i treguar njėri-tjetrit po edhe botės jashtė nesh se kemi talentin, vlerat, vendosmėrinė, pėr t’u ngjitur nė lartėsinė e amanetit tė tė parėve tė kėtij vendi dhe tė borxhit qė u kemi tė gjithė fėmijėve tė Shqipėrisė.
    Pa harruar asnjėherė se duhet tė jetė liria jo mungesa e saj, rruga pėr ta qeverisur kėtė vend;
    Merita jo mungesa e saj, baza pėr ta vlerėsuar ēdo njeri e sipėrmarrje nė kėtė vend;
    Respekti pėr normat ligjore dhe etike e jo mungesa e tyre, rruga pėr tė marrė vendimet pėr kėtė vend.
    Tė vazhdojmė sė bashku, si njė vend dhe si njė komb, pėrpjekjen drejt vendit qė na takon nė Familjen e Bashkuar tė Europės sot kur, si asnjėherė, shqiptarėt e Shqipėrisė e tė Kosovės jo vetėm e meritojnė por edhe e kanė nė duart e tyre, realizimin e ėndrrės sė bashkimit tė plotė nė atė familje.
    Ka qenė deri kėtu njė ėndėrr e gjatė.
    Tani, sė bashku, duhet ta bėjmė realitet.
    Pa harruar nė asnjė hap se duhet tė jetė gjithėpėrfshirja jo pėrjashtimi i pakicės, virtyti i dialogut me tjetrin jo vesi i monologut kundėr tjetrit, shpirti i kompromisit jo tradita e vetėpėlqimit, qė mund ta rilindin Shqipėrinė si anėtare tė denjė tė Familjes sė Bashkuar Europiane.
    S’ka pikė dyshimi se duke parė flamujt e fitores tė valėviten sonte nga Kukėsi nė Gjirokastėr, duke dėgjuar brohoritjet e mbėshtetėsve tanė anembanė vendit, duke parė mė nė fund qė gėzimi ta pushtojė zemrėn, mendjen, fytyrėn e ēdo opozitari tė derisotėm, edhe unė ndjehem thellėsisht i ngazėllyer si tė gjithė ju.

    Por, ky gėzim i merituar nuk do tė krijojė dot vende tė reja pune pėr mė tė rinjtė, as njė shėrbim shėndetėsor mė tė denjė pėr mė tė moshuarit. As gėzimi qė pėrshkon sonte nė ēdo rrugė nuk do t’i bėjė rrugėt tona mė tė sigurta nesėr.
    Kjo fitore nuk ėshtė mbėrritja, por vetėm nisja jonė.
    Kjo fitore ėshtė era e ndryshimit qė fryn lirisht nė gjithė Shqipėrinė, por tani nis puna e madhe pėr ta bėrė ndryshimin tė mbėrrijė nė realitetin e familjeve dhe komuniteteve nė gjithė Shqipėrinė e rrėnuar.
    E ky ndryshim qė tė gjithė duam, s’do tė vijė brenda natės. Nuk do tė mbėrrijė as kollaj, sepse siē e kam parė nė rrugėn e jetės time, asgjė e mirė nuk vjen kollaj. Duhet tė duash ta arrish, por duhet tė punosh e tė sakrifikosh fort pėr ta arritur.
    Tė gjithė bashkė treguam deri kėtu se duam fort qė Rilindja tė ndodhė. Tani tė gjithė bashkė duhet tė punojmė dhe sakrifikojmė fort qė ta bėjmė tė ndodhė. Dhe ne do tė punojmė fort. Sė bashku. Si njė skuadėr. Njė skuadėr e madhe qė sot ka fituar vetėm tė drejtėn pėr t’u vėnė nė provė, ndėrsa nesėr duhet tė nisė punėn pėr tė fituar vetė provėn.
    Mė ka qėlluar tė them deri dje edhe fjalė tė papėlqyeshme pėr paraardhėsin tim, siē edhe ai ka thėnė jo pak pėr mua. Kjo ndodh nė betejėn politike, por ndodh ende mė shumė nė demokracitė e pazhvilluara si e jona, ku pushteti i popullit degradon rėndom nė shfaqjen e pushtetit tė njė njeriu.
    Por, sonte unė dua ta falenderoj atė pėr ēdo gjė tė mirė qė historia mbase mund ta vlerėsojė nesėr me njė objektivitet mė tė madh se timin sot, dhe i uroj gjithė tė mirat nė jetėn e tij private nė vazhdim.
    E, tani qė zgjedhjet pėrfunduan, dua ta bėj shumė tė qartė se vullneti im ėshtė t’u shėrbej me pėrkushtim gjithė shqiptarėve, jo vetėm atyre qė votuan pėr fituesit.
    Votėn plebishitare qė morėm nė kėto zgjedhje, nuk e konsideroj si triumfin e palės sonė dhe aq mė pak si njė triumf personal.
    Pėrkundrazi, shumica marramendėse qė na dhanė shqiptarėt mė bėn ende mė realist, pėr sfidėn marramendėse qė duhet tė fitojmė pėrmes qeverisjes sonė. Pjesė e kėsaj sfide ėshtė qė asnjė zgjedhės i palės tjetėr tė mos ndjehet keq. Asnjė rrogėtar qė i shėrben kėtij shteti falė meritės sė tij, tė mos ndjehet i kėrcėnuar. Asnjė burim mediatik qė ka mbėshtetur alternativėn e kundėrshtarit, tė mos ndjehet i rrezikuar.
    Tė gjithė meritojnė respektin tonė dhe tė gjithėve do t’u provojmė se ndryshimi, s’ka ardhur pėr t’i bėrė keq askujt qė s’ka bėrė keq duke shkelur ligjet kėtij vendi.
    Nuk mund tė mos ju rrėfehem sot se ky ėshtė momenti mė krenar i jetės sime. Por, midis krenarisė qė ndjej pėr veten dhe pėrulėsisė qė ndjej prej besimit tė jashtėzakonshėm qė keni investuar tek unė, fiton thellė pėrulėsia.
    Unė do tė jem kryeministri juaj, por edhe kryeshėrbėtori juaj.
    Detyra do tė jetė imja, pushteti do tė jetė juaji.
    Unė s’do tė harroj kėtė. Po ju lutem, mos e harroni as ju. Jo pėr mua, po pėr tė mirėn e Shqipėrisė qė duhet tė rilindim sė bashku.
    Faleminderit.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Keta me poshte jane dy rilindasit e se majtes:

    Emri:  rama-meta.jpg

Shikime: 4215

Madhėsia:  39.5 KB

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Keta me poshte jane dy rilindasit e se majtes:

    Emri:  rama-meta.jpg

Shikime: 4215

Madhėsia:  39.5 KB
    Edi Rama nuk mund te quhet rilindas i te majtes per mendimin tim. Votat e PS-se jane po ato qe kane qene para 4 vitesh. Eshte LSI-ja ajo qe rilindi duke marre mbi 16 mandate.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Lere se na mallengjeu, po nuk e di pse nuk me bind ky lloj fjalimi qe stonon totalisht me ate ramen qe ka bere 8 vjet opozite si nje skicofren qe vetem per shqiperine nuk i ka plasur ndonjehere, por kam besim qe njera prej personaliteteve te shumfishta qe ka rama e ka perzemer shqiperine dhe do beje dicka te mire.
    Meta konfirmoi mbreme ramen kryeminister, bravo meta, bravo rama per fitoren, ta kemi me shendet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    foto e papare

    duken te lumtur.mbase shperndajne ca dhe ne popull.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  6. #6
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Atyre qe nuk ju pelqeu fjalimi le te shtojne dozen e nikotines dhe kafeines sa nganjehere edhe ndihmon,ose mund te presin se mbase jane kalimtare simtomat .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2013
    Postime
    87

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Fjalimet jane gjithnje te bukura. Fundja Rama eshte shqipfolesi me i mire mes politikaneve. Puna eshte te veprat, se cfare do te bejne. Uroj ta rregullojne pak ekonomine.

  8. #8

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Keta me poshte jane dy rilindasit e se majtes:

    Emri:  rama-meta.jpg

Shikime: 4215

Madhėsia:  39.5 KB
    Lol !!! Ca rilindasi se. Duket sikur Rama sapo ka pjelle Meten.

  9. #9

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Lol !!! Ca rilindasi se. Duket sikur Rama sapo ka pjelle Meten.
    hahahaah fiks... jane veshur dhe njesoj. Si ai filmi me Dr. Evil


  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Pėr: Fjalimi i Edi Rama drejtuar shqiptareve pas fitores ne zgjedhje

    Ha...ha....ha.... sa gallate , po cfare t'i bejme popullit shqiptar qe na i futi sa nje shpate ? Apo kur e kaloi babai i Saleh Berishovicit Ramiz Aliovic Boshnjakovici , nuk e ka problem , e kalon edhe i biri dhendri i serbiceve ??!!!

    Po kesaj rradhe nuk e degjuam te thoshte ate premtimin e tij te qytetruar kafsheror :"-Do t'iua ngrij buzeqeshjen ne buze ...!" . Tipike fjale krimineli antinjerezor !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 26-06-2013 mė 19:57

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •