PD, Bogdani: Numėrimi po ecėn nė favorin tonė, do jemi fituesit
TIRANE - Partia Demokratike shpreh besimin se nė pėrfundim tė numėrimit tė votave, tė djathtėt do tė jenė fituesit e kėtyre zgjedhjeve. Nė njė deklaratė pėr shtyp nga selia e PD-sė, Gerd Bogdani, tha se procesi i numėrimit tė votave po ecėn nė favor tė koalicionit tė djathtė.
Duke iu referuar deklaratės sė kryetarit Rama, i cili shpalli fitoren e tė majtėve, Bogdani tha: “Nuk duhet tė harrojmė qė nė kėtė kohė nė vitin 2009 Edi Rama proklamonte fitoren, por nė fakt ai humbi. Nuk duhet tė harrojmė gjithashtu, qė nė kėtė kohė, nė vitin 2011 Edi Rama proklamonte pėrsėri fitoren, por pėrsėri mbeti nė opozitė”.
Bogdani falėnderoi tė gjithė komisionerėt pėr punėn e tyre, si dhe vėzhguesit pėr monitorimin e procesit, duke i inkurajuar pėr pėrmbylljen e procesit me saktėsi.
“Ne u bėjmė thirrje tė gjitha forcave politike tė vazhdojnė njė proces tė qetė dhe tė rregullt tė numėrimit tė votave dhe tė mos bllokojnė procesin. E pėrsėrisim, asnjė forcė politike nuk duhet tė bllokojė procesin, sepse qytetarėt duhet tė shohin tė gjitha votat e tyre tė numėruara, sa me shpejt dhe saktė!”,- pėrfundoi Bogdani.
(er.nu/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt