Këshilltarët e Asamblesë Komunale në Prizrenit nga radhët e komunitetit turk nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen solemne të 135- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP).
Për arsye ende të panjohura kanë bojkotuar festën e LSHP-së. Këshilltari i LDD-së, Lulëzim Kabashi ka kritikuar mungesën e pjesëmarrjes të këshilltarëve të KDTP-së, në seancën solemne të LSHP-së.
“Fatkeqësisht ende edhe në këtë kohë ekziston një mentalitet i gabuar”, tha Kabashi, raporton "Prizrenpress".
Sipas tij, këshilltarët e KTDP-së është dashur të marrin pjesë edhe në këtë seancë solemne si në çdo seancë tjetër të Asamblesë.
“Shpresoj se do të ndryshojnë qasjen në të ardhmen “, tha Kabashi.
Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, ndërkaq nuk ka komentuar mungesën e këshilltarëve të KTDP-së në festën solemne të LSHP-së. /Telegrafi/
![]()
Krijoni Kontakt