-
Basha prezanton “Guidën e Tiranës’: Të kthejmë kryeqytetin në destinacion turistik
Basha prezanton “Guidën e Tiranës’: Të kthejmë kryeqytetin në destinacion turistik
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha prezantoi dje “Guidën e Tiranës’ në një aktivitet të organizuar tek ‘Pedonalja’. Basha gjatë fjalës së tij theksoi angazhimin që ndërmori kur erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, për ta kthyer kryeqytetin në një destinacion të mirëfilltë turistik.
“Tirana ka shumë për të ofruar dhe angazhimi im që në fillim të marrjes së detyrës është që Tirana të mos mbetet pikë automatike e itinerarit të turistëve, por të kthehet në destinacion të mirëfilltë turistik. Dhe kjo nuk ka të bëjë me një ambicie, por një objektiv konkret. Krijimin e mundësive që turizmi në Tiranë të dyfishohet si industri deri në vitin 2015 dhe të mundësojë hapjen e 20 mijë vendeve të reja të punës. Ky është sot një objektiv shumë i arritshëm dhe kemi parë në kryeqytet grupe turistësh nga vende të Bashkimit Europian dhe bota. Sot me këtë instrument ju vijmë në ndihmë dhe bëjmë detyrën tonë duke iu ardhur në ndihmë operatorëve turistikë”, u shpreh Basha.
MAPO
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt