Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    Aktualitet, Flash e Hënë, 10 Qershor, 2013 | 09:01 am

    Rama gjatë promovimit të librit “Kurban”
    Rama: Nga libri mora 9.3 milionë lekë.
    Shtëpia botuese: Për dy vjet ne e paguam 4.3 milionë. Reagon kreu i PS.

    Zbardhen deklaratat vjetore. S’paguhen 498 mijë lekë tatim në burim

    Të ardhurat e deklaruara nga Edi Rama nga shitja e librit “Kurban” nuk justifikohen me paratë që i janë dhënë atij nga shtëpia botuese. Gazeta siguroi shifrat e të dy palëve nga burime konfidenciale të Tatimeve dhe diferencat janë të mëdha. Në dy vite janë rreth 4.9 milionë lekë, të cilat nuk janë tatuar dhe nuk justifikohen si të ardhura nga të dhënat e llogarive të Ramës. 10 për qind e kësaj shume duhet të paguhej si tatim në burim, pranë organeve tatimore, por edhe kjo nuk ka ndodhur, pasi të dhënat tregojnë se 498 mijë lekët nuk janë derdhur në arkën e shtetit.
    Deklarata e të ardhurave për vitin 2012 duhet të plotësohej brenda datës 30 prill 2013. Rama e ka plotësuar këtë deklaratë më datë 7 qershor, pas publikimit nga gazeta të kësaj mungese. Kreu i PS akuzoi Postën dhe Tatimet se e kishin humbur qëllimisht formularin e plotësuar nga ai. Sidoqoftë, më datë 7 qershor, deklarata është plotësuar edhe nga Edi Rama.
    Pagesat për librin
    Në vitin 2011, Rama publikon librin “Kurban”. Midis autorit të librit dhe shtëpisë botuese ka një kontratë të lidhur në datën 05/10/2011, ku përfaqësuese e zotit Rama është zonja Lindita Rama. Në këtë kontratë janë specifikuar përfitimet dhe detyrimet reciproke nga ky bashkëpunim. Në bazë të kësaj kontrate, shtëpia botuese ka derdhur në llogarinë e zonjës Rama shumën prej 2.025.000 lekësh, dhe në llogari të Tatimeve 225 mijë lekë, si tatim 10% në burim. Për vitin 2012, shtëpia botuese deklaron se ka derdhur në llogari të klientit të saj 1.867.950 lekë, por nuk rezulton të ketë derdhur për llogari të administratës tatimore tatimin në burim prej 10%, në shumën 207.550 lekë, si pjesë e detyrimit prej 10% e tatimit mbi të ardhurat. Për ta qartësuar, shuma që i është derdhur në llogari klientit është zhveshur nga tatimi 10%. Pra, që nga data e botimit të “Kurbanit”, për dy vitet 2011-2012, shtëpia botuese e ka paguar klientin e saj Rama me një shumë prej 4.325.000 lekësh.
    Deklarimi i Ramës
    Kreu i PS ka të ardhura vjetore nga paga më shumë se 2 milionë lekë në vit. Vetëm kjo e ardhur, sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, e detyron Ramën të plotësojë “Deklaratën vjetore të të ardhurave individuale”. Në këtë formular, përveç pagës, shënohen edhe të ardhurat e tjera që merr personi gjatë një viti. Në vitin 2011, në deklaratën e plotësuar nga Rama për të ardhurat, krahas pagës janë shënuar edhe 3.4 milionë lekë, si të ardhura bruto të tjera. Në rast se këto para kanë hyrë në llogarinë e Ramës nga shitja e librit, atëherë ka një diferencë të madhe prej 1.150.000 lekësh bruto. Nga 3.4 milionë lekë të deklaruara, shuma bruto e paguar nga shtëpia botuese është vetëm 2.250.000 lekë. Vetëm detyrimi tatimor, si 10% në burim, në këtë rast është 115 mijë lekë. Në vitin 2012, diferencat mes shumave të deklaruara dhe të ardhurave nga shitja e librit bëhen edhe më të mëdha. Burime konfidenciale nga Tatimet konfirmojnë për gazetën se për vitin 2012 Rama ka plotësuar në formularin e deklarimit të të ardhurave se ka përfituar të ardhura bruto, nga pronësia intelektuale dhe pasuri të tjera që përbëhen vetëm nga të drejta, shumën e 5.914.500 lekëve.

    (Artikullin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama)

    NERTILA MAHO

    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...-milione-leke/

    Lexoni Gazeta Panorama ne formatin PDF »»KLIKO KETU
    31 Komente per “Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë”

    psy
    10 Qershor, 2013 - 09:32

    Po nuk keni turp ju qe komentoni pese leke te marra nga shitja e librit dhe nuk komentoni milionat qe marrin femijet e Berishes!
    Rremoni rremoni se eshtrat e qenit te ngordhur do gjeni! Posta dhe punonjesit e saj jane militante te thekur te PD dhe une e besoj se ja kane hequr letren nga qarkullimi.
    Përgjigjjuni
    nik
    10 Qershor, 2013 - 11:02

    shoqe apo shok.
    per cdo leke te fituar duhen paguar taksat perkatese dhe ndersa femijet e berishes kane paguar taksat rregullisht,ky edi i shkrete qe ka fituar 5 leke,por qe po ben vilen 1 milion euro,duhet te paguaje taksat.ne se vete pretendenti per kryeminister ben evazion fiskal vajhalli te tjeret.
    nuk me cudit fakti qe edhe kocos i ka falur mbi 1 miliard leke taksa ne bashkine e tiranes.
    Përgjigjjuni
    qazimi
    10 Qershor, 2013 - 16:25

    Meqe na thu qe i paske paguar taksat e librit,pse nuk po deklaron pasurite deh atehere do te shohim se si i ke paguar taksat dhe sesa para ke ti qe i ke vjedh kur ishe kryetar bashkie me perqindjet e tenderave,lejet e ndertimit qe i jepje ti…..
    Si mendon se mund te te besojm ne ty me kto qe thua ti tani aman aman dhe ti o idiot
    Përgjigjjuni
    Tonini
    10 Qershor, 2013 - 14:19

    jo ne fakt eshte ironi kjo e miljonave te kurbanit, pasi ajo qe fshihet mbrapa fukarait edvin qe bredh me autobuz, jane qinda miljone euro gjoba nen tavoline te vena firmave ndertuese ne Tirane, 11 vjet kryebashkiak. mosdeklarimi i pasurise se Rames nuk eshte rastesor por i bere me kast.
    Përgjigjjuni
    petrit
    10 Qershor, 2013 - 16:35

    Si mund te deklarosh vetem kte shume te vogel parash o rama kur ti jepje leje pafund miqve te dy dhe sigurisht merrje ryshfet sepse kto leje ishin te paligjshme dhe tani pse nuk i deklaron kto perfitime qe ke pasur ti gjat gjtih asaj kohe,,
    Përgjigjjuni
    klajdi
    10 Qershor, 2013 - 09:47

    “O sa mirë me qenë MASHTRUS “!

    Zgjohuni Shqiptarë ti tregojmë vendin këtij Ramë Mashtruesit! Ngjarje të tilla tashmë nuk janë risi apo spontanitet per këtë njeri.
    ……………………………………………………………

    Zgjohuni Shqiptar me liri të Zotit
    Ji për vazhdimsinë
    Ji Shpresa e Kombit

    Zgjohuni shqiptar
    voto me dinjitet
    Mei than stop Ramës
    Koha na thërret.
    Përgjigjjuni
    boratahiri
    10 Qershor, 2013 - 10:08

    Kesaj i thone rilindje hajdutesh.
    Tatimet ky dhe banda e tij jo vetem qe nuk ka ndermend ti paguaj, por kerkon qe te vjie ne pushtet per te futur ne xhepat e tij tatimet qe paguajne te tjeret.
    Me 23 qershor do ti tregohet vendi ketij mostatimpaguesi.
    Përgjigjjuni
    Ibrahim
    10 Qershor, 2013 - 11:16

    O SA MIR ME QEN HAJNE O HEEEEEEEEJ.LIIIIIIIINDAAAAAAA BAAAAAAASHAAAAA,RAAAAAAAAAM HAAAAAAAAJNIIIIIIIIII.
    Përgjigjjuni
    komunist pa teser
    10 Qershor, 2013 - 11:31

    Eshte nje lloj rilindeje dhe kjo…
    Përgjigjjuni
    Afer
    10 Qershor, 2013 - 11:38

    Rama eshte nje I deshtuar
    Përgjigjjuni
    era ,gjermani
    10 Qershor, 2013 - 11:58

    kjo fakton qe rama zbatimin e takses progresive do ta beje ne menyren me klienteliste te mundshme
    Përgjigjjuni
    Perparim Hasa
    10 Qershor, 2013 - 12:00

    Hajduti Rama si Enveri. Mos beni si bej une por beni sic them une. Hajdut se bashku me ate Tironcen. O ju cfaredo te heqni nqse ai fiton
    Përgjigjjuni
    Ant.0n
    10 Qershor, 2013 - 12:32

    Rilindje=Mashtrim
    Përgjigjjuni
    Elton
    10 Qershor, 2013 - 13:35

    edvini eshte nje nga bobat e shqiperise, 200 mije euro ka marre per cdo ndertim pa leje e me leje ne tirane. pasuria e tij nuk ka te krahasuar ne Shqiperi,.
    eshte turp te genjehet populli me qindarkate librit kurban nderkohe qe miliarda qarkullojne neper bankat zvicerane dhe firmat e ndertimit ne Madrit.
    Përgjigjjuni
    loci
    10 Qershor, 2013 - 13:43

    Po nuk ka pse ti deklaroje Rama aq leke. Se per te jane vec pare xhepi aq…. :P
    Përgjigjjuni
    Tonini
    10 Qershor, 2013 - 13:50

    te kishte qene Berisha ne kete pozicion pa bere deklarimet e pasurise, hajde bir o bir cdo kishte bere Rama, Tahiri, etj etj neper Tv.
    kushedi se sa ankesa dhe dallavere, mitingje e cadra grevistesh.
    nderkohe qe Rama gjen justifikim mbas justifikimi per te mos e bere deklarimin ku do dale se i gjori djale nuk eshte ai fakiri qe perpiqet ti tregoje popullit.
    Përgjigjjuni
    era
    10 Qershor, 2013 - 13:51

    Ky artikull nuk eshte aspak i vertete dhe sherben vetem per te keqinformuar ne menyre te padrejte. Ju qe s’e keni idene per cfare flitet aty, beni mire te lexoni ligjet per tatim burimin. Ne fund te fundit ky eshte nje avantazh per Ramen se meqe s’keni tjeter me cfare te kapeni, merreni me librin.
    Përgjigjjuni
    flori
    10 Qershor, 2013 - 14:04

    cfare mashtruesi ordiner! genjen dhe fsheh paret dhe nuk paguan taksat. po prape fajin ia ka saliu, se saliu nuk e futi ne burg. po taksat kur do i paguaje, apo me taksimin e vet te ri nuk duhet te paguaje taksa? apo do ia fale si kocos? nje histori e qelbur.
    Përgjigjjuni
    lenci
    10 Qershor, 2013 - 14:33

    shume keq. por mos do i paguaje sipas taksimit te ndershem? atij qe nuk e gjen dot se sa te bie te paguash, por qe do kesh nje zyre ne kryeministri te te llogarise tatimin apo te te mase koken me pe?
    Përgjigjjuni
    Cuni i Shefit
    10 Qershor, 2013 - 14:45

    Po ketij Rames e vret e shume 20% apo e vret me shume 30% i Takses Progresive se ne fakt ai eshte biznesmen i fuqishem!
    Përgjigjjuni
    C++
    10 Qershor, 2013 - 14:46

    Nje gje nuk kuptoj une: Ate S Class-in kush ja bleu atij? Ate dasmen me shume se 70mije Euro kush ja beri atij?

    #Turp!
    Përgjigjjuni
    Sql
    10 Qershor, 2013 - 14:47

    Jo ska lek Rama, leje ca thone keto, ai thjesht u mori nga 20% te gjitheve dhe asgje me shume!
    Përgjigjjuni
    Html
    10 Qershor, 2013 - 14:48

    Une si sipas mendimit tim them qe te denohet cdokush qe ka kryer nje shkelje te tille si Rama ashtu edhe Kokedhima!
    Përgjigjjuni
    Html
    10 Qershor, 2013 - 14:48

    Ja pse arsyet pse don te fuse taksen prograsive ky tipi!
    Përgjigjjuni
    Baca
    10 Qershor, 2013 - 16:28

    Ilaç i mirë për pastrim parash ky farë kurbani i Rames
    Përgjigjjuni
    Mars
    10 Qershor, 2013 - 16:33

    Ti zoteri Html s’e paske idene fare c’do te thote takse progresive!!! Ben mire te lexosh…..
    Përgjigjjuni
    ela
    10 Qershor, 2013 - 16:35

    Ate fare kurbani te Rames e ka lexuar gjithe Shqiperia sa per dijeni…..
    Përgjigjjuni
    besa
    10 Qershor, 2013 - 16:43

    Qe kur tatimet kane filluar te bashkepunojne me gazetat??? Sa burim i besueshem….
    Përgjigjjuni
    ardi
    10 Qershor, 2013 - 16:46

    po ky po vjedh tani ne opozite MERENI ME MEND SA DO VJEDHE NEQOFTE SE BEHET KREMINISTER O NENE O NENE
    Përgjigjjuni
    bru
    10 Qershor, 2013 - 16:53

    burime konfidenciale tatimet??? me shifra dhe detaje??? te isha personi ne fjale, do i hidhja ne gjyq!!!
    Përgjigjjuni
    ndre
    10 Qershor, 2013 - 16:55

    po c’te vjedhe more……….ka lene gje doktori i Enverit per te vjedhur??? o nene o nene
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    Paratë e “Kurban”, 100% për Ramën
    44 tweet
    Flash e Hënë, 10 Qershor, 2013 | 09:34 am
    Nga ana tjetër, një shifër e habitshme është ajo mes kopjove të shitura të librit dhe të ardhurave të arkëtuara vetëm për Ramën. Që nga libri Rama ka përfituar 9.3 milionë lekë, kjo është e konfirmuar edhe nga spotet televizive, ku bashkëshortja e tij përmend një shifër të tillë si pasuri të re të Ramës. Por, në Tatime janë deklaruar të shitur 9.400 libra. Me një llogari të thjeshtë, vetëm autori, jo shtëpia botuese, përfiton rreth 1 mijë lekë për libër. Aq sa është çmimi në treg i librit. Pra, shtëpia botuese, për çdo kopje të librit, i jep autorit 100% të shumës së arkëtuar, pa kompensuar veten për koston e përpunimit, shtypjes, shpërndarjes dhe shitjes. Kjo sipas deklaratave publike dhe juridike të Ramës. Ndërkohë që llogaria është tjetër për shtëpinë botuese. Kjo e fundit tregon se i ka paguar për të drejtën e autorit rreth 4.3 milionë lekë, me një mesatare prej rreth 460 lekësh për libër. Një shifër e tillë do të kishte logjikë ekonomike, pasi libri kushton 1 mijë lekë dhe diferenca shkon për kostot dhe fitimin e shtëpisë botuese.




    1 Koment per “Paratë e “Kurban”, 100% për Ramën”

    flori
    10 Qershor, 2013 - 14:00

    cfare hajduti dhe mashtruesi i ulet. pune pisanjosesh.
    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...100-per-ramen/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    Qe gjithe poltikanet shqiptar jane hajdut nuk eshte habi, por HABI eshte fakti qe ka shume qe besojne se jane te ndershem lol.
    I LOVE GOD

    j&g

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë


    Reagon kreu i PS, Rama: Për paqartësitë Tatimet duhet të më kishin kontaktuar mua


    15 tweet
    Flash, Politike e Hënë, 10 Qershor, 2013 | 09:28 am

    Rama gjatë promovimit të librit “Kurban”
    Pasi “Panorama” siguroi nga zyra e Tatim-Taksave informacionin se çfarë shtëpia botuese kishte deklaruar për pagesat e saj ndaj Edi Ramës, autorit të librit “Kurban” gjatë viteve 2011 dhe 2012, ne komunikuam me drejtorin e Komunikimit pranë zotit Rama, Endri Fuga, dhe kërkuam një reagim ndaj këtyre të dhënave, reagim që po e botojmë të plotë.
    “Në çdo shtet demokratik ku institucionet funksionojnë në bazë të ligjit, organet e tatimeve kanë detyrimin që paqartësitë e tyre t’i verifikojnë në radhë të parë me personat subjekt të deklarimit dhe jo të bëhen palë e pushtetit në mes të fushatës zgjedhore, duke hedhur baltë mbi liderin e opozitës. Por, me sa duket, ky është qëndrimi që organet tatimore kanë zgjedhur të mbajnë dhe sigurisht përgjegjësia është dhe do të mbetet e tyre. Për aq kohë sa këto institucione kanë arritur deri aty sa të zhdukin deklaratat tatimore të liderit të opozitës, prej tyre nuk mund të presësh asnjë lloj sjelljeje profesionale.
    Sa i përket pyetjes suaj, dëshiroj t’ju bëj me dije se shtëpia botuese “Dudaj” ka pasur ekskluzivitetin e shitjes së librit “Kurban” në panairin e librit, si edhe pranë të gjitha pikave të shitjes, ku kjo shtëpi kryen shpërndarjen e botimeve të saj. Por, duke qenë se shtëpia botuese në fjalë nuk mbulon të gjithë territorin e Republikës, tregtimi i librit “Kurban” është bërë edhe nga disa kompani të tjera të specializuara në këtë fushë.
    Dëshiroj të theksoj se çdo e ardhur e deklaruar nga kryetari i Partisë Socialiste nga shitja e librit “Kurban” është e saktë dhe e provuar, ashtu siç e kërkon ligji. Organet e tatimeve, në rast paqartësie, kanë për detyrim të kontaktojnë deklaruesin për të marrë sqarimet e nevojshme”, thuhet në reagimin e kreut të PS.



    7 Komente per “Reagon kreu i PS, Rama: Për paqartësitë Tatimet duhet të më kishin kontaktuar mua”

    nik
    10 Qershor, 2013 - 10:57

    keto te ardhura justifikohen me fatura tatimore dhe jo me fjale .
    vaj halli ku nje qe pretendon te behet kryeminister fsheh te ardhurat,mjere shteti pastaj
    Përgjigjjuni
    zuchero
    10 Qershor, 2013 - 13:46

    Mora nje leter per ne poste tuj shku rruges me humbi
    Përgjigjjuni
    hudhra
    10 Qershor, 2013 - 13:51

    po ky nuk gjeti asnje keshilltar qe ti plotesonte formularin….ngaqe avokati nuk ja thote per keto gjera apo si????. per sa flet me zemer ne dore dhe dore ne zemer se nuk ka cfare te fshehi kujt do tia fshihte keto te ardhura qe deklaron letra bakalli.
    Përgjigjjuni
    flori
    10 Qershor, 2013 - 13:51

    puuuu cfare mashtruesi!!! dhe si thote pa turp te vijne tatimet te marrin sqarim tek une, kur ti as nuk i ke deklaruar dhe as nuk e ditkerke se sa libra ka shitur dudaj apo kush tjeter?! cfare paturpersie!
    Përgjigjjuni
    kosovaro
    10 Qershor, 2013 - 13:59

    esht mjaft vetem ti ja shiqosh ftyren no koment
    Përgjigjjuni
    kosovaro
    10 Qershor, 2013 - 14:00

    esht fundi i shqipris po fitoi ky
    Përgjigjjuni
    emigranti
    10 Qershor, 2013 - 14:33

    jo o nik eshte shteti qe merret me llaforogji per te share sa njerin dhe tjetrin

    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...ontaktuar-mua/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    Posta, PD ironizon Edi Ramën

    10 tweet
    Flash, Politike e Hënë, 10 Qershor, 2013 | 09:33 am
    Partia Demokratike ironizoi dje deklaratën e kreut të PS-së, Edi Rama, se ka dërguar me postë deklaratën e tij të pasurisë në Drejtorinë e Tatimeve, por kjo është zhdukur qëllimisht. Në një konferencë për shtyp në ambientet e një lokali pranë liqenit artificial, zëdhënësja Laura Vorpsi tha se “kemi dëgjuar se Edi Rama është me vonesë në deklarimin e të ardhurave dhe tani, nëpërmjet një zëdhënësi, ia ka hedhur fajin postës që nuk ka dorëzuar në destinacion, por ka fshehur për qëllime politike deklaratën e tij të të ardhurave. Kjo është sajesa e radhës nga salloni mavi i Ramës. Komenti i mbështetësve më të rinj mbi fshehjen e të ardhurave dhe mungesën e vazhdueshme të transparencës nga Rama është shumë i thjeshtë…”. Më pas konferenca vijoi me recitimin e këndës “Çova një letër mu në postë” të disa fëmijëve.


    7 Komente per “Posta, PD ironizon Edi Ramën”

    zuchero
    10 Qershor, 2013 - 10:13

    Ku jeni ju o RILINDAS perse nuk komentoni mbi faktet?apo jeni mesuar te komentoni vetem mbi genjeshtrat e kryetarit.
    Përgjigjjuni
    TITI
    10 Qershor, 2013 - 10:51

    ca thone keta me lla se na cmenen , ca jane keto muhabete me burre i dheut, shko me beni fushate sic eshte per tu bere merreni me dallavere kot!
    Përgjigjjuni
    altoni
    10 Qershor, 2013 - 13:45

    sa deklaroi rama vetem shpine e lindes ???
    Përgjigjjuni
    andrea
    10 Qershor, 2013 - 13:47

    kur fajin e ka gomari ju i bini samrit pa lidhje keshtuqe z.rama ska qa te thote dhe fillon te shpife kot pa lidhje
    Përgjigjjuni
    erioni
    10 Qershor, 2013 - 13:48

    Brohorit per rilindjen se ke fitim. Ngaqë për Ramën, dolli kush mbush, taksë progresive, s’do t’i vërë kush. Se me “Rilindjen”, or mik vëllai, do të jetë i lumtur, më fukarai. Krejt do t’i duket, vetja si bos, kur miliaderët, t’hanë bukë me kos. Dhe nuk do ketë, uri kronike, veç kufizime biografíke. Shërbime falas, do të ketë gjithmonë, që “qen” i varfër, të njohë të zonë. Prandaj PS-ja, premton “Rilindje”, të fusë sërish, në popull grindje. Shpifje, akuza, sherre majtiste, bashkë me pazare, “idealiste”. S’do ketë bunkerë, tunele, zbore, majtas do ecet, si një gafore. Ashtu si lozet, hapa dollapa, një hap përpara, dy hapa mbrapa. Do eci fshati, bashkë me qytete, do flasë fermeri, vetëm me vete. Se me “Rilindjen”, do vijë zhvillimi, ndërsa me taksat, krejt barazimi. Do të ketë fshati, prodhim të lartë, do jetë mjerimi, i barabartë.
    Përgjigjjuni
    fabiani
    10 Qershor, 2013 - 13:49

    cilen pasuri na ka deklaruar ky robi mo vlla sepse ky vetem me licensat e pallateve llogorit sa miliona duhet te ket apo miliarda dhe del e deklaron shifra qesharake
    Përgjigjjuni
    alesia
    10 Qershor, 2013 - 13:52

    na ka merzit me ket taksen progresive deri tani dhe ky behet objekt i pare i shkeljes se urdherit te vet per tu cudit

    http://www.panorama.com.al/2013/06/1...zon-edi-ramen/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    Qe gjithe poltikanet shqiptar jane hajdut nuk eshte habi, por HABI eshte fakti qe ka shume qe besojne se jane te ndershem lol.
    nuk eshte habi, qe jane hajdute, o Lone,

    po habi eshte qe ky eshte aq **** sa sdi ti mcefe gjerat,

    ose i ka keshilltaret aq budallenj, sa sdine ta keshillojne.

    ose, ose

    eshte aq hundperperpjete, sa c'can koke fare, per cdo gje qe ben.

    i duket vetja, i paprekshem,

    shkrurt muhabeti,

    eshte "sherbetor" i popullit fiks fare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    me rendesi eshte fakti se ne gjith trojet shqiptare nga ulkini ne bujanovc..nga milano ne nju jorkc.. nga roskoveci ne libofshc..nga tirana ne bilishtovc..nga peqini ne prishtine.. nga selaniku ne durres e zadrim.. te gjith nen kembet e edvinit u lepinë.. kur pacavuren kurban doli ta shese.. e i mblodhi thaso parate kudo me fshesë..


    te gjithe e priten si te ishte Zoti i tyre..

    dhe ai ne fakt eshte zoti..ose padrinua i gjith shqiptareve..
    prandaj dhe ska car menderen te merret me deklaracione tatimesh e ftimesh..
    ai e ndjen dhe ne fakt ehte mbi ligjet e mbi gjithcka..

    21 janari i verteton te gjitha..
    rri ne burg komandanti i gardes heroike qe mbrojti shtetin.. dhe bredh me otobus nga i do qejfi organizatori i masakres se 21 janarit..
    e vec asaj i lepihen gjith ambasadoret qe nga amerikani e deri tek brukseliani..


    edvini eshte aq i fuqishem sa nje rreshter i tij..po themi saimut tahiri ka me shum forc e pushtet se vet kryeministri legal..sali berisha..

    ..

    qy eshte lezeti i muhabetit..

    ..

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    nuk eshte habi, qe jane hajdute, o Lone,

    po habi eshte qe ky eshte aq **** sa sdi ti mcefe gjerat,

    ose i ka keshilltaret aq budallenj, sa sdine ta keshillojne.

    ose, ose

    eshte aq hundperperpjete, sa c'can koke fare, per cdo gje qe ben.

    i duket vetja, i paprekshem,

    shkrurt muhabeti,

    eshte "sherbetor" i popullit fiks fare.
    Sigurisht as qe e ve ne dyshim qe jane te tmerrshem, tamam kriminela gjakepires ndryshe nuk do vazhdonin te udheheqin edhe te vidhnin kaq hapur. Mua akoma me habit fakti qe me mijra i shkojne nga mbrapa edhe thone qe ai eshte i ndershem edhe do e rregulloj vendin. Kur do bindet njeher ky popull qe te mos i shkoj mbrapsht askujt???????

    p.s: per i POSHTER eshte por per inteligjent asnjeher s'ma ka mbushur mendjen, por kur ata qe i shkojne nga mbas jan me tru boshe duket sikur ky ka pak me teper tru lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 10-06-2013 më 15:02
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9

    Për: Për “Kurban”: Të ardhurat, Rama nuk justifikon 4.9 milionë lekë

    deshem e s'deshem ta pranojme,populli eshte vet ai qe ka dal qemerit...modeli i rama na jet,filma nudo me gra,futi nji tegel miell aty,bej miiliona lek me miq e me shoke,ne cdo lloje menyre qe te mundesh,vishu firmato e bej pushimet alla dubai...keto gjera i ka ne enderr ti bej pjesa dermuse e popullit...vertet qe i thone ripjellje kesaj
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •