What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
dhe si do jete rezultati?
personi ne fjale do te thote kompjuteri ka pasur probleme ne femijrine e tij......dhe bla bla bla e vari lesht
linku i artikullit te publikuar ne Journal of Neuroscience: http://lorinanaci.org/wp-content/uploads/2012/06/Naci_et_al_2013_Journ_Neurosci.pdf
LoL... ka mundesi. Jane keta qe perjetojne near death experiences qe megjithese kane qene te vdekur klinikisht edhe shume me gjate se per 6 minuta, tregojne per eksperienca ekstra sensoriale. Tani une do isha kurioz nese keta psh mund ta zhvillojne teknologjine ne trupa te mbajtur te gjalle artificialisht me eeg rrafsh si rruga e kombit edhe te marrin reagime? Dmth a eshte e mundur qe inteligjenca, ndjesite, perceptimet, deshirat, vullneti, memorja e mbi te gjitha arsyeja qe shfaqim, pjeserisht apo teresisht qofte, te jene nje kompleks elementesh qe varen vetem nga truri e te mos ekzistojne dot pa te. A lidhet mendja me shqisat njesoj si truri permes rrjeteve neurale, apo ka nje lidhje tjeter me "eterale"? Kjo po do ishte nje zhvillim interesant i studimit.
Nejse ne boten qe jetojme, po e patentoi apple teknologjine, atehere funksionon patjeter![]()
Urime dhe suksese te metejshme vajzes.
Ne lidhjme me temen se kompjuterat mund te lexojne mendjen/trurin, per sa kohe nuk do zgjerohet botekuptimi mbi menyren e funksionimit holografik te trurit nuk besoj se ka per t'u arritur ndonjehere ndonje rezultat serioz.
Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 07-06-2013 më 06:54
ke shkuar shume larg me keto pyetje... keto qe permende jane probleme teper ambicioze per stadin e sotem te zhvillimit shkencor, krejtesisht te paperballueshme per aftesite qe posedon shkenca e sotme (dhe per fat te mire do thoja une), edhe sikur te gjitha keto, pra inteligjenca, memoria, ndjesite, etj te vareshin vetem nga truri. nese e krahasojme trurin me nje ekuacion me shume te panjohura, neuroshkenca e sotme para tij eshte si nje vogelush qe akoma perpiqet te kuptoje tabelen e shumzimit. mjafton t'i hedhesh nje sy studimeve te fundit, te ngjashem me studimin per te cilin behet fjale ne kete teme, per t'u bindur per kete gje. ndonese jane shume te sofistikuara dhe te dobishme per shume aspekte qe kane te bejne me permiresimin e jetes se njeriut, nuk mund te mohohet qe jane akoma shume larg arritjes se deshifrimit te trurit.
nje korrigjim i vogel per sa i perket titullit te temes qe te mos kete keqkuptime: kerkuesja shqiptare bashke me koleget e saj nuk ka shpikur asnje kompjuter apo teknologji te re qe lexon mendjen. thjesht kane krijuar nje paradigme te re duke perdorur metoden e vemendjes selektive te trurit per te arritur komunikim me individe te cilet e kane humbur aftesine per t'u shprehur nepermjet sjelljes. teknika fMRI qe kane perdorur ekziston prej kohesh, ata thjesht kane zbuluar nje metode te re investigimi.
Broken ka folur tamam
Sdq ky studim mund t jete nga hapat e pare per te ndihmuar njerezit me demtime serioze t trurit te komunikojne. Psh ka njerez ne koma qe thone qe degjonim cdo gje po nuk flisnim dot.
si edhe mund t jete nje menyre me teper per te ndihmuar doktoret te deklarojne vdekjen e trurit psh..kuptohet qe do me shume pune ne kete fushe.
mire gazetaret qe i ekzagjerojne gjerat pak nga injoranca e pak nga "entuziazmi" kur degjojne lajme te tilla, sidomos kur behet fjale per ndonje bashkevendas/e, atyre po ua falim. por si t'ia bejme atyre shkencetareve qe i manipulojne me vetedije te plote studimet vetem per perfitime vetjake, per te mbushur xhepat e tyre. dhe me e keqja eshte se disa nga keto studime, per arsye se jane kryer mbi nje kampion te gjere individesh, kane pasur investime te medha dhe kane zgjatur me vite te tera, i gjen ne revistat nga me prestigjozet; me keq akoma eshte kur edhe vete mjeket u besojne dhe bazohen ne studime te tilla. prandaj cdo gje duhet lexuar me sy kritik.![]()
Nje gje nuk kuptova une nga postimet e siperme. Zbuloi ndonje gje te rendesishme ky ekipi te cilit i prijka nje shqiptare apo jo?
Sidoqofte gezohem kur permenden per mire shqiptaret neper vende te ndryshme te botes
AUTOCHTHONOUS
Krijoni Kontakt