Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga anita340 Lexo Postimin
    Nje gje nuk kuptova une nga postimet e siperme. Zbuloi ndonje gje te rendesishme ky ekipi te cilit i prijka nje shqiptare apo jo?

    Sidoqofte gezohem kur permenden per mire shqiptaret neper vende te ndryshme te botes
    po. zbuloi nje metode inovative dhe me efikase ne krahasim me ato ekzistuese. sic ka thene Toffee me lart

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Sdq ky studim mund t jete nga hapat e pare per te ndihmuar njerezit me demtime serioze t trurit te komunikojne.

  2. #22
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    ke shkuar shume larg me keto pyetje... keto qe permende jane probleme teper ambicioze per stadin e sotem te zhvillimit shkencor, krejtesisht te paperballueshme per aftesite qe posedon shkenca e sotme (dhe per fat te mire do thoja une ), edhe sikur te gjitha keto, pra inteligjenca, memoria, ndjesite, etj te vareshin vetem nga truri. nese e krahasojme trurin me nje ekuacion me shume te panjohura, neuroshkenca e sotme para tij eshte si nje vogelush qe akoma perpiqet te kuptoje tabelen e shumzimit.
    Natyrisht qe eshte... neuroshkenca e sotme eshte e lidhur fort me dy zinxhire plumbi te rende qe nuk e lejojne te beje perparime aty ku nuk duhet. 1. Financimet e munguara pikerisht ne kerkime qe kane si subjekt te vetmin organ i cili shkakton konkretisht vdekjen (pasi te gjithe realisht vdesim nga "vdekja e trurit" pavaresisht cili organ tjeter deshton i pari). 2. Kodet e kombinuara etike (qe perfshijne edhe fusha jashte neuroshkences) ndalojne dhe pengojne seriozisht kerkimet dhe eksperimentimet konkrete ne nje tru funksional.
    Madje e verteta eshte se shumica derrmuese e gjerave te rendesishme qe njihne sot mbi trurin, u detyrohet nazisteve dhe eksperimenteve te tyre mbi njerez te gjalle. Gjate luftes se dyte boterore brenda nje periudhe relativishte te shkurter nazistet ne kampe perqendrimi zbuluan me shume se c'ishte arritur te zbuloj deri atehere (dhe ne te ardhmen) per dekada te tera mbi funksione te trurit njerezor duke i vertetuar teorite ne subjekte te gjalla e jo kavie e simulatore. Por kjo eshte ceshtje tjeter...

    Ato pyetjet qe kisha bere me lart pavaresisht se mund te duken komplekse apo filozofike e kane nje kuptim konkret i cili mund te thjeshtohet fare si vijon: Nqs kemi te bejme me subjekte qe vuajne nga trauma/demtime te renda te trurit, pra konkretisht me subjekte "te pandergjegjshme", me cilen ndergjegjje realizohet ky komunikim bazik?

    Pra eshte mendja apo truri ai qe pergjigjet? Eshte ajo qe eshte paresore (truri/materia) apo ajo qe eshte dytesore (ndergjegjia/....nuk dua te perdor fjale jashte kontekstit "shkencor"...) qe komunikon? Por edhe ne rastin kur nuk ka demtim te rende te trurit... Dje psh po shikoja "the 6th day" me Schwarzenegger. Shkurt eshte nje film kur njerezit i klonojne fillimisht me tru bosh fare e me pas i kopjojne edhe synchording sic e quajne ata qe eshte nje kopje ekzakte e gjithckaje qe permban truri i personit tjeter...) jane gjenetikisht, fizikisht dhe menderisht identike. Po a eshe e njejta "ndergjegjje"? Qe ta konkretizoj me teper:

    Nese do ishim nje i semure apo nje i aksidentuar ne prag te vdekjes, a do ta pranonim nje zgjedhje te tille? Te na klononin fizikisht e me pas menderisht ne nje person tjeter, e pastaj ne te na digjnin e te jetonte ky klon. A beson se do te rizgjoheshim/ndergjegjsoheshim brenda trupit te klonuar? Kete pyetje po shtroja... pavaresisht se i rashe me gjate se Lulebora kesaj rradhe.

  3. #23

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    M'ra t'fikt! Sa shumë shkruan, sa shumë... për pak mendova se u ringjall Hegel të rishkruante veprën "Fenomenologjia e Mendjes"!

  4. #24
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Ato pyetjet qe kisha bere me lart pavaresisht se mund te duken komplekse apo filozofike e kane nje kuptim konkret i cili mund te thjeshtohet fare si vijon: Nqs kemi te bejme me subjekte qe vuajne nga trauma/demtime te renda te trurit, pra konkretisht me subjekte "te pandergjegjshme", me cilen ndergjegjje realizohet ky komunikim bazik?

    Pra eshte mendja apo truri ai qe pergjigjet? Eshte ajo qe eshte paresore (truri/materia) apo ajo qe eshte dytesore (ndergjegjia/....nuk dua te perdor fjale jashte kontekstit "shkencor"...) qe komunikon? Por edhe ne rastin kur nuk ka demtim te rende te trurit... Dje psh po shikoja "the 6th day" me Schwarzenegger. Shkurt eshte nje film kur njerezit i klonojne fillimisht me tru bosh fare e me pas i kopjojne edhe synchording sic e quajne ata qe eshte nje kopje ekzakte e gjithckaje qe permban truri i personit tjeter...) jane gjenetikisht, fizikisht dhe menderisht identike. Po a eshe e njejta "ndergjegjje"? Qe ta konkretizoj me teper:

    Nese do ishim nje i semure apo nje i aksidentuar ne prag te vdekjes, a do ta pranonim nje zgjedhje te tille? Te na klononin fizikisht e me pas menderisht ne nje person tjeter, e pastaj ne te na digjnin e te jetonte ky klon. A beson se do te rizgjoheshim/ndergjegjsoheshim brenda trupit te klonuar? Kete pyetje po shtroja... pavaresisht se i rashe me gjate se Lulebora kesaj rradhe.
    ishe shprehur qarte edhe ne fillim dhe une te kuptova mire, por ajo qe doja te thoja eshte se per te percaktuar mire nese ndergjegjja e ka burimin e saj teresisht nga truri apo jo, eshte e domosdosshme me pare te njihet ne teresi struktura dhe funksionimi i te gjithe formacioneve nervore qe e perbejne trurin, dhe ne c'menyre keto bashkeveprojne me nj-tj, dmth si jane te organizuara dhe nese ndryshojne apo jo (dhe ne rast se po, ne c'menyre?) ne varesi edhe te ambjetit te jashtem, dhe jo vetem, sepse duhet marre parasysh edhe fakti se nuk eshte vetem ambienti i jashtem qe ndikon nepermjet ekperiences, por edhe ambienti i brendshem mikrokimik i organizmit ne te cilin zhvillohen rrjetet neurale, dhe ky i fundit krijohet nga shume molekula por kryesisht nga hormonet. dmth duhet te percaktohet edhe sa eshte i pavarur truri nga pjesa tjeter e organizmit, nese duam te kuptojme funksionimin apo riprodhimin e tij. dhe ketu dalim tek pyetja qe shtron ti, pra nese p.sh imagjinojme te zhvendosim nje tru te formuar nga nje individ i rritur (dmth truri ka arritur nje maturitet te mjaftueshem per t'u testuar nga aspekti i memories, afektivitetit, ndergjegjjes, etj..) ky do funksiononte ne te njejten menyre ne nje organizem me karakteristika te tjera, dhe nese jo cila do ishte shkalla e ndryshimit?
    nje alternative tjeter do ishte studimi dhe krahasimi i sistemit nervor ne dy binjake homozigote, por me kusht qe keta te ishin 100% identik gjenetikisht dhe fenotipikisht. nese ndergjegjja do rezultonte e njejte ne te dy binjaket, ky do ishte nje tregues qe ajo varet vetem nga truri. ne te kunderten, nese ndergjegjja do ndryshonte midis dy binjakeve, kjo perjashton faktin qe ndergjegjja e ka burimin vetem nga truri, vjen nga dicka tjeter qe eshte ende e panjohur. por qe te arrihet ne kete pike, dmth ne fazen e eksplorimit te kesaj mundesie tjeter, duhen kaluar etapat qe permenda me siper. e kupton edhe vete qe kjo eshte pothuajse e pamundur, jo vetem sepse mbrohet nga etika,por edhe sepse shkon pertej aftesive te shkences se sotme. duket si fantashkence me shume...

    por edhe sikur nje dite te realizoheshin studime te tilla dhe shkencerisht te vertetohej se dicka tjeter e ben te mundur ekzistencen e ndergjegjes pavaresisht trurit, kuptimi i kesaj "gjeje" tjeter misterioze do shkonte pertej aftesive tona te te kuptuarit si qenie njerezore. pra i gjithe procesi do ishte antiproduktiv.

    per t’iu rikthyer temes ne menyre me specifike.. metodat qe perdor sot neuroshkenca bejne te mundur komunikimin ne menyre direkte me trurin, ama ne njerez qe jane akoma te ndergjegjshem. keto jane kryesisht paciente te cileve u eshte diagnostikuar e ashtuquajtura "locked-in syndrome", qe vjen nga shkaqe te ndryshme si p.sh. iktus, demtime ne tru si pasoje e ndonje traume ne koke, apo multiple sclerosis; personi qe ndodhet ne kete gjendje kupton gjithcka qe e rrethon, por nuk mund te reagoje ose te shprehet nepermjet trupit ose te folurit. kjo gjendje quhet edhe pseudocoma, dhe ndryshe nga gjendja vegjetative permanente ku demtimet perqendrohen ne zonat e siperme te trurit qe mundesojne vetedijen (pra pacientet vegjetativ nuk kane vetedije), ne kete rast jane te demtuara vetem zonat e poshtme te trurit dhe palca kurrizore, dhe si rrjedhoje nuk mund te levizin dhe te flasin, ama vetedija e tyre ngelet e paprekur. ne rastin e pacienteve ne gjendje vegjetative ky komunikim nuk eshte i mundur. dhe pikerisht kete rezultat perdorin si prove mbeshtetese ata qe jane pro teorise qe thote se ndergjegjja varet vetem nga truri. por kjo nuk do te thote qe eshte domosdosmerisht keshtu, ndoshta ndergjegjja ekziston edhe ne rast kur demtimet e trurit jane globale, por pa e njohur mire funksionimin e trurit eshte e veshtire te percaktohet. ndoshta truri s'eshte vecse stacioni i fundit nepermjet te cilit shfaqet ndergjegjja, i domosdosshem por jo i mjaftueshem...

    me fal qe u zgjata kaq shume...

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Mendimi im per klonimin e nje ndergjgjes/mendjes se dikujt eshte gati i pamundur..sepse pervec materiat gjenetik qe mund te jete i njejte vetem nje ngjarje e thjeshte mund te jete faktor ne ndryshime sinaptike gjate procesit te zhvillimit te trurit i cili eshte nje proces qe zgjat disa vite.


    Plus qe gjera si mendimi abstrakt te nje njeri duhen vite per tu zhvilluar. Shkurt personalishte nuk besoj qe ndergjegjia mund te klonohet..


    Te kthehem edhe une te tema. Kjo teknik eshte per pyetje te nivelit shume te ulet te arsyes. As qe mund te mendohet tani per tani te komunikojme me qendrat e larta te nivelit te ndergjegjes me dike nepermjet kesaj teknike. Pastaj..prape se prapi kjo teknik nuk te garanton asgje nqs personi ne fjale a do jete i njejti a jo, ca shkalle eshte demtimi, sa do vuaj etj etj pyejte.
    Thjeshte te jep shpresa duke thene qe nje nivel ndergjegje eshte atje.
    Broken per punen e lock in syndrome eshte pershkruar nje i moshuar te libri i Konti i Monte Kristos, se spo e mbaj mend emrin...ata komunikojne me sy.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 08-06-2013 më 11:38

  6. #26
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Broken per punen e lock in syndrome eshte pershkruar nje i moshuar te libri i Konti i Monte Kristos, se spo e mbaj mend emrin...ata komunikojne me sy.
    une ne e fakt e kisha fjalen per gjendjen me te rende te pacienteve lock in, dmth per ata qe nuk mund te komandojne dot as levizjet e syve. quhen paciente CLIS (complete locked-in syndrome) dhe pikerisht per te ndihmuar keta po zhvillohen me shume keto teknika komunikimi. shpesh behet e veshtire diagnoza diferenciale midis ketyre dhe atyre ne gjendje vegjetative.

  7. #27
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    une ne e fakt e kisha fjalen per gjendjen me te rende te pacienteve lock in, dmth per ata qe nuk mund te komandojne dot as levizjet e syve. quhen paciente CLIS (complete locked-in syndrome) dhe pikerisht per te ndihmuar keta po zhvillohen me shume keto teknika komunikimi. shpesh behet e veshtire diagnoza diferenciale midis ketyre dhe atyre ne gjendje vegjetative.
    Se besoj qe te komunikosh me dike ne ate gjendje..dmth po ose jo eshte kollaj por shkronja fjale veshtire sepse personi ne fjale ska kontroll mbi dicka si psh sy dore gishte qe te krijoj tip alfabeti.
    Thjeshte do vihet diagnoza eshte total locked in apo vegetative state
    Ndryshuar për herë të fundit nga Toffee : 08-06-2013 më 11:57

  8. #28
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Thjeshte do vihet diagnoza eshte total locked in apo vegetative state
    dhe kjo nuk eshte pak. imagjino nese pacienti para se te ndodhej ne ate gjendje te mos kete lene asnje living will, por nese e pyesin, eshte i afte te komunikoje nese deshiron te jetoje akoma apo nese deshiron t'i nderpresin kurat. eshte nje mundesi zgjedhjeje qe i jepet, nepermjet ketij komunikimi

  9. #29
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    dhe kjo nuk eshte pak. imagjino nese pacienti para se te ndodhej ne ate gjendje te mos kete lene asnje living will, por nese e pyesin, eshte i afte te komunikoje nese deshiron te jetoje akoma apo nese deshiron t'i nderpresin kurat. eshte nje mundesi zgjedhjeje qe i jepet, nepermjet ketij komunikimi
    Ke te drejte ketu..

  10. #30
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910

    Për: Një shqiptare krijon kompjuterin që lexon mendjen

    Citim Postuar më parë nga broken_smile Lexo Postimin
    me fal qe u zgjata kaq shume...
    Jo mi broken pse? Ishte kenaqesi! Edhe une dola nga natyra e postimeve te mia per nje cast sepse preferoj te sigurohem mire qe tjetri me kupton dhe e kuptoj kur diskutoj.


    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    M'ra t'fikt! Sa shumë shkruan, sa shumë... për pak mendova se u ringjall Hegel ...
    He t'u dha rasti me ne fund te lash hesapet? Po! Perpara meje Hegel eshte si nje punonjes telegrafi. E pranova vete edhe te postimi im... ishte nje fare aplogjie keshtu qe me re kot ne qafe. E kishe ruajtur per here tjeter me mire...

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •