Me rendesi eshte se shumica e votuesve (duan te) besojne se heqja e vizave me SHBA do te jete dicka e ngjashme si heqja e vizave me BE...
Shumica e votuesve te rendomte e kane te veshtire, nder tjerash edhe per shkak se nuk ju interesojne hollesite lidhur me kete teme, te bejne dallimin ne mes te liberalizimit te vizave me BE-ne dhe liberalilzimit me SHBA.
Shumica e njerezve (votuesve te Berishes) mendojne perafershisht keshtu: "I hoqi vizat me BE-ne, prandaj ngjashem do ti heqe edhe me SHBA-ne."
Pothuajse asnjerit nga keta votues, perjashtuar ata qe merren me keso temash, nuk i bie ndermend te pyet (veten) se pse asnje vend europian qe nuk eshte anetare i plote i BE-se, nuk gezon liberalizim te vizave, perjashtuar shtetet me te pasura te Europes dhe botes (si Zvicra dhe norvegjia). Askush nuk pyet se pse p.sh. Kroacia nuk ka kete privilegj edhe pse praktikisht eshte pothuajse anetare e plote e BE-se, dhe gjithesesi vite para Shqiperise ne shume aspekte.
Berisha ka te drejte dhe mund te jep premtime te tilla te parealizueshme, pasi qe vete njerezit (votuesit) shqipetar jane me te gatshem ta shperblejne ate qe ju servire plotesim deshirash, enderrash dhe shpresash per nje te ardhme me te mire, se ate qe e thote te verteten(e hidhur) per te ardhmen e tyre. Kjo ndoshta nuk eshte vetem tek shqipetaret keshtu. Megjithate, elektorati i papervoje dhe kryesisht i painteresuar dhe i painformuar shqiptar ne pergjithesi eshte me i pambrojtur edhe ndaj propagandes, manipulimeve dhe mashtrimeve me banale...
Krijoni Kontakt