Disa ditė pas firmosjes sė marrėveshjes sė ndėrmjetėsuar nga Brukseli midis Kosovės dhe Serbisė, nė njė pjesė tė mediave serbe vazhdojnė tė gjejnė vend akuzat dhe idetė mė radikale.
Kėshtu, pas akuzave pėr tradhėti nga ana e kryeministrit Daēiē dhe presidentit Nikoliē, tė njėjta fjalė i adresohen edhe kryeministrit tė Kosovės, qė sipas gazetės Kurir tradhėtoi shtetin mėmė, atė pėr tė cilin ka punuar si agjent.
Rreptėsisht konfidenciale: Thaēi ishte spiun serb!, ky ėshtė titulli i artikullit tė botuar nė tė pėrditshmen sensacionaliste.
Vėllai mė i madh i kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, ka qenė bashkėpunėtor i Shėrbimit Shtetėror tė Sigurimit tė Jugosllavisė (UDB) nė vitet e 80-ta tė shekullit tė kaluar! Veēanėrisht roli i tij u vu re nė demonstratat studentore nė Prishtinė nė vitin 1981, tė cilat u shuan me dhunė.
Sipas njė burimi, qė Kurir e konsideronte tė mirėinformuar, lidhjet e familjes sė kryeministrit tė Kosovės me agjensinė famėkeqe tė UDB-sė janė tė njohura dhe tė skeduara nė arkivat e Beogradit, ndonėse duket e vėshtirė qė nėse kėto shkresa do tė ekzistonin, do tė mbaheshin ende tė fshehta nga qeveria serbe.
TOP CHANNEL

Krijoni Kontakt