Nje dokumentar qe pashe sot. Shume interesant. Ishte 3 ore por e kapa vetem ne oren e fundit. Dhe aq e me terhoqi shume. Do m epelqente ta shikoja te plote. Ja vlen.
'SYCKO' i Michael Moore.
Fliste per sistemin shendetesore ne USA. Si USA i le pasdore te varferit qe nuk kane mundesi te paguajne per shendetesine. Se si shume persona qe punuan me muaj si vullnetare per nxjerrjen e kufomave te 9/11 paten probleme shendetesore, sidomos me frymemarrjen, dhe u injoruan nga shteti per asistence mjeksore se punuan pa pagese. Heronjte e vertete u shpallen vetem punonjesit qe paguheshin. Dhe me ironikja te burgosurit "terroristet e 9/11, ne KUBA, merrnin nje trajtim mjekesor qe dhe vet qytetaret amerikane nuk e gezojne. Tregonte se si amerika i ka bere njerezit te besojne se KUBA eshte nje nga vendet me te tmerrshme ne bote, kur realiteti atje ishte shume ndyshe kur vinte te shendeti mjeksor. Disa amerikane ish vullnetar te 9/11 moren nje sherbim falas. Teper cilesor atje dhe nuk u desh te paraqisnin asgje. Ngelen vertet te shtangur. Dhe para se te iknin i nderuan si pjesemarres ne 9/11.
http://www.michaelmoore.com/books-films/sicko
Dhe dicka tjeter. Skype s'po me hapet fare. Del fushe e bardhe.![]()
Krijoni Kontakt