Pershendetje,
e kam nje problem strategjik, me te cilin jam duke u ballafaquar koheve te fundit, jam duke i llogaritur te gjitha konstelacionet e mundshme por prape se prape, jam i dyshimte per secilin hap.
Punoj ne nje koncern te madh dhe te rendesishem, duke u bazuar ne pervojen time dhe aftesite e mia, deri ne kete faze firma e ka mundesuar realizimin e saj.
Gjate kesaj faze kam krijuar armiq te ri nga xhelozia, lufta e konkurrences, e gjona tjera, nje shef mbi mua pasi qe e ka pare se nuk ka mundur ta marre idene time si te tijen me saboton ne cdo hap nga xhelozia, atij ia kam futur shqelm per nje kohe dhe kam vajtur me tutje duke u ngjitur me larte, por ai duke i perdorur hierarkine e me larte te tij eshte munduar te me pengoje me tutje edhe ata i kam deklasuar me radhe, nje pas nje.
Pasi qe ky projekt, i gjithi ndodhet ne koken time dhe smundet ta merr asnjeri, te gjithe me frigohen por mundohen te me sabotojne ne menyra tjera. Per te me marre idene time nga koka, me duket se kane hape fjale tek drejtori i pergjithshem se une duhet ti dokumentoj idete e mia, kinse se nese mua me gjen dic.,dikush tjeter te mund te mirembaje projektin, keta mundohen ne kete menyre te me shfuqizojne nga pozicioni. Pasi qe edhe drejtori i pergjithshem tani mundohet me menyra tjera te me detyroj te bej kete, duke i perdorur hierarkine me poshte se ai, une i kam derguar leter shefit te tij se jam i pakenaqur me situaten dhe me padrejtesite qe me bohen mua.
Ai me ka perkrahur dhe me ka thene se e do projektin tim me cdo kusht dhe i nevojiten specialistat si une, por deri me tani s'ka ndodhur ndonje gjo ma shume dhe me jep mundesine e dyshimit se mos eshte i nderlidhuar edhe ai ne kete dhe pret situaten qe kur une te dorzoj idete e mia, te me thote s'mund te beja asgjo, ndoshta edhe nuk e di mbarevajtjen dhe problematiken e me duhet te ia sqaroj te gjithen.
Sidoqe te jete, projekti eshte shume i rendesishem dhe mund te paraqet nje kthese ne historine e sistemeve te punes, keshtu qe ushtrohet presion psikologjik mbi mua qe te hap menjen time, e une s'dua ta jap pa drejtesine qe me takon mua, ndoshta edhe mundohen te me vjedhin idene, kushedi.
Keshtu qe, ideja ime eshte se me nje prezentim per mbarvajtjen dhe statusin e deritanishem te projektit, te drejtoj tek shefi i pergjithshem rendesine e tij dhe mundesine e metutjeshme te zgjerimit, pastaj do i kacavirrja nje leter kinse ne drejtim te drejtorit te pergjithshem duke u ballafaquar ne kete leter me sistemen dhe sabotazhat e tij ndaj meje, por qe kjo leter te jete vetem nje informacion per shefin e pergjithshem qe te njoftohet me ecurine ne hirarkine e ndermarrjeve dhe te ballafaqohet me ate se drejtori i pergjithshem me ka akuzuar mua se e kam tradhetuar me anashkalim kur kam biseduar me shefin e pergjithshem per projektin dhe pakenaqesine time ne hierarki,me kete hap do i shkelmoja te gjithe armiqet ne hierarki dhe do i ofroja shefit te pergjithshem vetem tri opsione per bashkpunim te metutjeshem, pasi qe deri me tani nuk me ka ofruar pozicionin qe me takon:
1.) Projekti mbahet vetem nen mua, une vendosi cfare do bohet, firma me paguan per punen dhe benefitin qe perfito firma dhe vazhdoj te punoj ne zgjerimin e projektit,
2.) Firma e do dorezimin e projektin tim ne kete faze, atehere firma duhet se pari te llogarise benefitin e perfitimeve dhe te me shperbleje para se te dokumentoj idete, per bashkepunim te metutjeshem varet nga pozicioni dhe lartesia e pageses ndaj meje, nese jam i kenaqur me to,
3.) Firma e do dorezimin e projektit tim doemosdo ne kete faze, me paguhen benefitet e firmes dhe une largohem nga firma dhe ju them "E thefshi qafen"!, prape se prape do u nevojiten vite kohe perderisa personat tjere do mund te zbatonin projektin ne kete fazen qe e kam une, sepse sipas benefitit te firmes do duhej te me dale nje profit si mendoj une qe me te mos kem nevoje te punoj fare.
Tani qe dy jave mirrem me keto mendime dhe me osht bo koka lomsh, sa e gjoj fijen me humb lomshi e kur e gjoj lomshin me humb fija, dreqi le ta haje.
Cfare do benit ju, ne kete situate, se une kam bo menjen me shku "All or Nothing"?

Krijoni Kontakt