Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 64
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    Nëna e Julianit: Si u zhduk im bir, dyshojmë se e mbajnë të mbyllur

    TIRANË- Fati i 10-vjeçarit Julian Çela të zhdukur në rrethana të paqarta prej pasdites së 30 nëntorit në zonën e Laprakës mbetet ende mister, ndërsa nëna e tij Luze Çela pretendon se ai mbahet peng. Ajo, bashkëshortja e nëndrejtorit të Antiterrorit të SHISH-it, Skënder Çela, nuk di të vërë gishtin te ndonjë person i dyshuar dhe mohon që familja të jetë e përfshirë në konflikte, por parashtroi argumentet e saj në emisionin “Njerëz të humbur” të Aida Shtinos në Televizionin Shqiptar…

    “Ai u çua atë ditë, më 30 nëntor, rreth orës 11:30 dhe, pasi hëngri mëngjes, tha që do të dilte aty rrotull nëpër lagje. Rreth orës 12:00 ka takuar të motrën pranë Drejtorisë së Doganave që e kemi pranë shtëpisë dhe ajo i ka thënë që të shkojë në shkollë, ngaqë mësimin e kishte pasdite. Juliani i ka treguar se e ka pushim, pasi me rastin e 28-29 Nëntorit ishte bërë nga shkolla edhe data 30 pushim. E motra, pra vajza ime, është kthyer në shtëpi, ndërsa Juliani i ka thënë se do të rrijë edhe ca me disa shokë ose do shkojë te qendra e internetit në lagje”- ka rrefyer ajo.

    Sipas saj shqetesimi ka nisur kur ora shkoi 16:00. Ajo shpreh dyshimin se dikush apo disa persona po e mbajnë në ndonjë banesë Julianin dhe nuk e lënë të dalë. “Po të kishte ikur vetë, do të ishte kthyer tashmë në shtëpi se është pa rroba dhe pa lekë me vete. Plus që djali është shumë i lidhur me mua dhe nuk do kishte ndenjur kaq ditë pa më parë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të rrijë kaq gjatë larg meje, apo larg familjes”- thote ajo.

    (e.m/Panorama/BalkanWeb)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    Apel për gjetjen e 10-vjeçarit, Julian Cela. Për herë të fundit u pa në një qendër interneti

    TIRANË-Sot bëhen 7 ditë nga humbja e fëmijës së mitur Julian Cela, vetëm 10 vjeç. Familjarët vijojnë apelin për ndihmë në gjetjen e të miturit, i cili për herë të fundit është parë në një qendër interneti në rrugën “Pandi Dardha”.

    “Nuk kemi pasur asnjë hasmëri, asnjë konflikt me ndonjë njeri, gëzojmë respekt nga kush na njeh. Por ne kemi dyshime vetëm tek ata persona që e kanë thirrur djalin. E ka thirrur një fëmijë i vogël dhe thuhet se Juliani nuk kishte dëshirë të dilte jashtë. Thonë që e kemi parë këtu e kemi parë atje, por ka asnjë gjë të saktë. Kërkojmë që instanca më të larta të ndërhyjnë dhe të na gjejnë djalin”, thotë një i afërm i fëmijës, ndërsa prindërit ndodhen në gjendje shoku.

    Pronarja e qendrës së internetit rrëfen për News24 se dikush i kishte kërkuar Julianit të dilte nga interneti.
    “Ka ardhur këtu rreth orës 3:00 të pasdites, dhe shkoi në fund të kompjuterëve. Ndenji nja 2 minuta por spo lirohej ndonjë vend. E thirri dikush jashtë dhe Juliani doli. Nuk e mbaj mend, nuk e pashë kush e thirri. Nuk erdhi me shokë dhe u largua pa shokët e tij”, tha pronarja e qendrës së internetit.

    Sipas të atit të fëmijës, punonjës në Shërbimin Informativ Kombëtar, Juliani ështe mjaft i qetë dhe pa probleme, ndaj dhe largimi i tij nga banesa ka shqetësuar së tepërmi prindërit dhe familjarët e tij.

    Policia e Tiranës nga ana tjetër bën me dije se janë mbledhur të gjitha dëshmitë e shokëve dhe familjarëve të tij, por nga hetimet nuk ka asnjë rezultat konkret.

    Ndërsa fotoja e Julianit vijon të shpërndahet në cdo komisariat dhe pikë kufitare në gjithë vendin.

    News24 dhe BalkanWeb njoftuan që prej ditës se dielë për humbjen e të miturit dhe apelin e babait me shpresë për gjetjen e djalit. Të afërm të Julianit në Facebook shpërndajnë foto të djalit të vogël me shpresën se dikush do ofroje ndonje te dhene.
    “Ju lutem kush e sheh ose ka ndonje informacion ju lutem kontaktoni ne kete nr 0696629077 qofte dhe anonim, po te lutem na ndihmoni”, shkruan një familjare e Julianit në Facebook.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    Vijojnë kërkimet për Julin 10-vjeçar, por babai humb shpresat: Është mbyllur kjo punë!


    TIRANË -Sot bëhen 8 ditë nga humbja e Julianit të vogël 10-vjeçar.

    Familjarët e 10-vjeçarit të zhdukur prej tetë ditësh vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Julianit, duke verifikuar çdo informacion të mbërritur në polici dhe në numrat e afisheve që kanë vendosur në të gjithë kryeqytetin, në kryqëzime dhe pranë shkollave. Ata kanë kontrolluar në zonat ku u kanë thënë, madje harta e kërkimeve e ka kaluar edhe Tiranën, pasi informacione ka kudo, por pa asnjë rezultat.

    Të afërmit e Skënder Çelës, i cili mban postin e nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, qëndrojnë në gatishmëri prej ditësh në zonën e Laprakës dhe në momentin që ka një telefonatë, ata nisen drejt vendit të caktuar. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka ndonjë dyshim apo provë të fortë për këtë zhdukje të mistershme.

    BABAI: “MBAROI KJO PUNË!”
    Siç shkruan e përditshmja Gazeta ‘Shqip’, babai, Skënder Çela nuk komunikon me njeri, madje edhe interesimit të vazhdueshëm mediatik u është përgjigjur shkurt dhe prerë, duke mos bërë shumë hamendësime. Në një komunikim telefonik me gazetën “Shqip” ai është pyetur nëse ka ndonjë informacion për zhdukjen e 10-vjeçarit, ndërsa tha shkurtimisht se nuk ka. Gazeta e pyeti nëse ka marrë ndonjë të re nga policia dhe zyrtari i SHISH-it sërish në mënyrë të prerë vijoi se “policia po bën detyrën e saj”, dhe më pas lëshoi një fjali befasuese, duke u shprehur se “mbaroi kjo punë!”. Me tone të ulëta dhe të ngjirura, Skënderi na falënderoi për interesimin dhe nuk na lejoi pyetje të tjera.

    Dje paradite, Skënder Çela ka shkuar sërish në Policinë e Tiranës dhe ka informacione se ka takuar dy zëvendësdrejtorët, të cilët po merren personalisht me këtë ngjarje, pasi drejtori është në Itali. Burimet policore shprehen të rezervuara në dëshminë e Skënderit, ndërsa pohojnë se qëllimi ka qenë bashkërendimi i informacioneve. Zyrtari i SHISH, duke e ditur mjaft mirë vjeljen e informacionit, i ka kërkuar policisë vetëm gjetjen e fëmijës, pa dashur të japë shpjegime rreth aktivitetit të punës së tij. Ai u ka kërkuar që të verifikojnë çdo informacion për zhdukjen misterioze të të birit.

    TEK “KOMUNA E PARISIT”
    Një nga informacionet që u verifikua dje, ka qenë ai i ardhur nga një qytetar i thjeshtë, që pohonte se e kishte parë Julianin në zonën e “Komunës së Parisit”. Madje telefonuesi ishte i bindur se ishte pikërisht i zhdukuri, pasi e kishte njohur nga fotografitë të vendosura në shtylla dhe mure. Ai ishte një djalë i imët, i veshur me xhinse dhe me bluzë. Menjëherë në drejtim të vendit u nisën familjarët. Arritën që të takonin djalin dhe konstatuan se i mituri nuk ishte Juliani, megjithëse i ngjasonte shumë.

    FOTO NË SHTYLLA E MURE
    Të afërmit e Skënder Çelës, të cilët kanë ardhur edhe nga rrethet për të kërkuar Julianin, kanë vijuar edhe dje, në ditën e tetë të zhdukjes, vendosjen e fotografive në shtylla dhe mure në kryeqytet, duke i kërkuar çdo qytetari që mund ta ketë parë 10-vjeçarin të telefonojë në polici apo te familja. Ata pohojnë se do ta vijojnë këtë nismë, si mbështetje për familjen Çela, e cila gjendet në një situatë të vështirë. Të kontaktuar nga gazeta, ata shprehen se kontrollet do të shtrihen edhe në qytete të tjera, megjithëse vëmendja kryesore do të mbetet në Tiranë.

    Kontakti - Familjarët kërkojnë nga qytetarët që mund të kenë parë 10-vjeçarin Julian Çela të telefonojnë në numrin 129 të policisë

    Shqip

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    O zot ishalla gjehet ky femi sa ma shpejt e i kthehet familjes shendosh e mire
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    Si shum ngjarje te mistershme po iu ndodhin ketyre te SHIK-ut........
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    mos kane ndonje gje me te jatin per pozicionin e punes qe ka?

    se qe mos te doje femija 10 vjec te kthehet tek e jema s'me mbushet mendja.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Djali i njeriut të antiterrorit në SHISH është shpallur i humbur

    Tronditëse, 45-vjeçari e pranon: Unë e vrava Julian Çelën

    Ardian Prrenjasi, 45 vjeç, i arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, për rrëmbimin e një 10- vjeçari ka pranuar në polici se ka vrarë 10 vjeçarin tjetër të zhdukur prej dhjetorit të vitit të kaluar Julian Çela.
    Me heret gjate dites policia e Tiranës ka mundur të gjejë 10 vjeçarin me inicialet, A.C, i cili rezultonte i humbur prej rreth 24 orësh.
    Pas gjithë kësaj duket se fshihet një ngjarje mjaft e rëndë, pasi i mituri është gjetur në shtëpinë e komshiut të tij, shtetasit Ardian Prrenjasi, 45 vjeç.
    Sipas dëshmive të para, mësohet se 45- vjeçari ka kryer veprime të turpshme si dhe e ka dhunuar fizikisht 10- vjeçarin.
    Policia ka ndërhyre me forcë në shtëpinë e 45- vjeçarit, duke bërë të mundur edhe ndalimin e tij. Në këtë moment ai është gjetur me një thikë në dorë, ndërsa gjatë kontrollove në shtëpi eshtë gjetur edhe një litar, i bërë gati, me të cilin dyshohet se ai do të vriste fëmijën.

    Ardian Prrenjasi mësohet se është baba i tre fëmijëve, i divorcuar nga bashkëshortja, ndërkohë që bashkëjetonte me një grua tjetër.
    Menjëherë pas kesaj ngjarje u ngriten dyshime se ky person mund të kete lidhje edhe me zhdukjen e 10- vjeçarit Julian Çela.

    Julian Çela

    Julian Çela, djali 10-vjeçar i nëndrejtorit të Antiterrorit të SHISH ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, duke e renditur në listën e personave të humbur në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
    Pasi mbushjes 45 ditë nga zhdukja e tij dhe nga hetimet e Policisë së Tiranës nuk ishte arritur të gjendet asnjë gjurmë e vendndodhjes së tij, Interpoli ka shpërndarë fotografinë dhe të dhënat në të gjithë botën, duke kërkuar ndihmë edhe nga shtetet e tjera.
    Djali i Skënder Çelës, nëndrejtorit të SHISH për Antiterrorin, rezultonte i zhdukur prej datës 30 nëntor, kur ai është thirrur nga një persona më i madh në moshë në një qendër interneti në Laprakë, pranë shtëpisë së tij.
    Burime nga Policia e Tiranës patën deklaruar se i mituri mund të fshihet në ndonjë rreth, por dyshimet më të shumta janë se ai ka dalë jashtë kufirit në mënyrë ilegale. Të njëjtat patën konfirmuar se dyshimet më të shumta janë që Julian Çela të ketë rënë pre e mashtrimeve, ndërsa janë të paqarta shkaqet e mungesës së kontakteve me familjen.
    Një tjetër pistë ka qenë edhe ajo e rrëmbimit të të miturit.

    Burimi: Panorama

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    Ardian Prrenjasi pranon: Kam vrarë 10-vjeçarin Julian Çela. Mostra rrëmbeu edhe një 10-vjeçar

    Julian Çela, 10-vjeçari i zhdukur që prej nëntorit të vitit të kaluar, është vrarë nga Ardian Prrenjas, pedofili i arrestuar pak orë më parë. Krimi është pranuar nga 45-vjeçari Prrenjasi, i arrestuar për abuzimet me 10-vjeçarin A.C. Mostra ka pranuar krimin, por nuk ka dhënë detaje se ku është fshehur trupi i të miturit, djali i nëndrejtorit të anti-terrorit në SHISH, Skënder Çela. Pak disa minutash pritet që drejtoria e policisë së Tiranës të dalë në një deklaratë zyrtare për ngjarje.

    Zbulimi i krimit mostruos u bë pas arrestimit të 45-vjeçarit Ardian Prrenjasi, i cili kishte mbajtur peng që prej ditës së djeshme 10-vjeçarin me inicialet A.C. Sipas policisë i miturit është gjetur në banesën e fqinjit të tij, 45-vjeçarit Ardian Prrenjasit, i cili dyshohet se ka mbajtur fëmijën 24 orë nën presionin e dhunës fizike dhe psikologjike. Të njëjtat burime dyshojnë se ndaj të miturit janë kryer veprime të turpshme dhe është abuzuar seksualisht me të.

    Policia ka ndaluar në kushtet e flagrancës 45-vjeçarin, babai i tre fëmijëve, i divorcuar dhe banor i Tiranës prej disa vitesh. Gjatë momentit të arrestimit ai është kapur me një thikë dhe litar në dorë. Arma e ftohtë dhe litari me të cilin është kapur në flagrancë ka bërë që blutë e Tiranës të ngrenë dyshime se 45-vjeçari kishte si qëllim edhe vrasjen e fëmijës.

    Mësohet se 45-vjeçari punonte si shofer në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit në Tiranë dhe prej dy ditësh nuk ishte paraqitur në punë. Mungesa e tij ka shqetësuar kolegët e punës, të cilët kanë tentuar sot të hyjnë në banesën e tij nga dritarja e banjës. Përpjekjet e kolegëve kanë rënë në sy të të afërmve të 10-vjeçarit, të cilët kanë lajmëruar policinë. Pas dyshimet të ngritura, policia ka ndërhyrë me forcë mesditën e sotme, në ambientet e banesës së Ardian Prrenjasit, ku ka gjetur 10-vjeçarin. Të afërmit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja, ndërkohë që banorë të zonës kanë treguar se ai kishte pak kohë që jetonte në lagjen e tyre dhe tregohej i afërt me fëmijët.

    Policia dyshonte se 45-vjeçari Ardin Prrenjasit kishte lidhje me zhdukjen e 10-vjeçarit Julian Çela, djalin e nëndrejtorit të anti-terrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 nëntorit 2012.

    17 mars 2013

    Shqip

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    bravooooooooooooooooo policia..
    krimineleve sa vjen e po u shtrengohet laku..

    bravo zoti burgaj. drejtori i pergjithashem e gjith agjentet e policise qe zbulojne monstrat..

    ngushellime familjeve te percelluara ne shpirt nga ky perbindeshi..

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Kapet vrasësi i djalit të antiterrorit në SHISH, një pedofil në Tiranë

    hedheni ne koman ose ne vau dejes kyt ***
    se a gjynah mi dhan ushqim
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •