FEMIJA ME I FORTE NE BOTE!
Giuliano Stroe eshte nje nga Bodybuilding me te rinj ne bote. Ai eshte nga Rumania dhe i lindur me 18/06/2004.
Me gjimnastike meret rregullisht cdo dite nga mosha 2 vjecare, ndersa me bodybuilding nga mosha 4 vjecare.
FEMIJA ME I FORTE NE BOTE!
Giuliano Stroe eshte nje nga Bodybuilding me te rinj ne bote. Ai eshte nga Rumania dhe i lindur me 18/06/2004.
Me gjimnastike meret rregullisht cdo dite nga mosha 2 vjecare, ndersa me bodybuilding nga mosha 4 vjecare.
♥ Nėse kerkon besimin tim, Mė jep sinqeritetin tėnd... ♥
Qente e rraces Basenji jane te vetmit qen, te cilet nuk jane te afte te lehin!
![]()
Princi Charles mėson arabisht pėr tė lexuar Kur'anin
Princi Charles ėshtė shumė i vendosur dhe i interesuar pėr tė mėsuar gjuhėn arabe dhe ka marrė pėr mbi 6 muaj leksione private, ka njoftuar njė asistent i trashėgimtarit tė fronit tė Mbretėrisė sė Bashkuar, gjatė njė vizite tė princit nė Katar.
Njohja e gjuhės arabe, do t'a lejonte princin Charles qė tė lexonte Kur'anin nė versionin origjinal, rrethanė e quajtur shumė e rėndėsishme nė impenjimin e trashėgimtarit tė fronit pėr promovimin e dialogut mes feve.
Cila kafshė i ka sytė mė tė mėdhenj?
Kallamari gjigand (Architeuthis dux) qė ėshtė nga llojet mė tė mėdha tė kallamarėve i ka sytė mė tė mėdhenj se ēdo kafshė tjetėr nė planet.
Sytė e tij kanė njė diametėr prej 25 cm, domethėnė janė nė madhėsinė e topave tė volejbollit. Me tetė kėmbėzat e thjeshta dhe dy grabitqare, kallamari mund tė arrijė deri nė 18 gjatėsi dhe 900 kg peshė.
Nuk e di ne jane te verteta!!
Fjalėt e fundit mė tė famshme nė shtratin e vdekjes
Cilat janė frazat qė kanė lėnė pas njerėzit e shquar nė shtratin e vdekjes.Nga John Kennedy, Marilyn Monroe, Elvis Presley e deri tek Nėnė Tereza.Para se tė vdiste presidenti amerikan e kishte diskutuar vdekjen e tij. E fjalėt e tij tė fundit ishin, “Nėse dikush do tė mė vrasė, do tė mė vrasė”. Njė mėnyrė pėr tė thėnė qė vdekja ėshtė e pashmangshme e nėse ka pėr tė ardhur do vijė. Fjalėt e fundit tė njerėzve tė famshėm pėrbėjnė njė fond tė artė tė momentit tė fundit edhe pėr arsyen se reflektojnė mendimet finale nė prag tė ndėrrimit jetė.
John Kennedy
Data e vdekjes: 1963
Presidenti i 35-tė amerikan mė i ri nė moshė konsiderohet si njė prej folėsve mė frymėzues nė histori.
Fjalėt e fundit: Nėse dikush do tė mė vrasė, do tė mė vrasė.
Elvis Presley
Data e vdekjes: 16 gusht 1977
Presley ka qenė njė prej yjeve tė spektaklit mė tė famshėm tė kohės sė tij dhe vazhdon tė mbetet njė ikonė.
Fjalėt e fundit: Shpresoj tė mos ju kem mėrzitur (duke i dhėnė fund konferencės sė tij tė fundit pėr shty).
Marilyn Monroe
Data e vdekjes: 4 gusht 1962
Ajo ishte njė seks-simbol dhe ikonė e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte njė marrėdhėnie me presidentin Kennedy dhe vėllain e tij.
Fjalėt e fundit: Thojini lamtumirė Patit, thojini lamtumirė Jack-ut dhe lamtumirė dhe ty sepse je njė djalė i mirė.
Frank Sinatra
Data e vdekjes: 14 maj, 1998
Ai ishet njė prej kėngėtarėve mė tė famshėm tė viteve ’40, aktor dhe gjithashtu njė sipėrmarrės i suksesshėm.
Fjalėt e fundi: Po humbas. Burime tė tjera thonė se ai ka thėnė, “Po e humbas”.
Virginia Woolf
Data: 28 mars 1941
Njė prej shkrimtareve mė tė rėndėsishme tė shekullit tė kaluar, e cila ka revolucionarizuar letėrsinė.
Fajlėt e fundit: Jam e sigurt se po ēmendem sėrish. Besoj se nuk mund tė kalojmė sėrish nėpėr ato kohė tė tmerrshme. Dhe kėsaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur tė dėgjoj zėra.
Pablo Picasso
Data e vdekjes: 8 prill 1973
Disa e konsiderojnė piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formės sė tij tė artit si artisti mė i famshėm i shekullit tė 20-tė.
Fjalėt e fundit: Pini pėr mua. Pini pėr shėndetin tim. Ju e dini se unė s’pi dot mė.
John Lennon
Data e vdekjes: 8 dhjetor 1980
Lennon ėshtė njė prej themeluesve tė grupit dhe Beatles, i cili mė pas u shfaq pėr publikun si vokalist e njėkohėsisht figurė e pėrfolur.
Fjalėt e fundit: Po, unė jam (Nė njė makinė policie gjatė rrugės pėr nė spital, kur policėt e pyetėn nėse ishte John Lennon).
Bob Marley
Data e vdekjes: 11 maj 1981
Kėngėtari dhe tekstshkruesi xhamajkan konsiderohet si babai i muzikės rege dhe ambasador i kėsaj lėvizjeje shpirtėrore qė predikonte paqen.
Fjalėt e fundit: Paratė nuk e blejnė dot jetėn.
Malcolm X
Data e vdekjes: 21 shkurt 1956
Malcolm X ishte njė aktivist dhe njė prej liderėve me ngjyr ėmė me influencė e gjithashtu njė ndėr mė tė diskutuarit.
Fjalėt e fundit: Qetėsohuni vėllezėr, ju lutem! Kjo ėshtė njė strehė e paqes.
Robert F. Kennedy
Data e vdekjes: 5 qershor 1968
Vėllai i presidentit John Kennedy nė kohėn, kur u vra ishte Prokuror i Pėrgjithshėm dhe po pėrgatitej tė kandidonte pėr president.
Fjalėt e fundit: A janė tė gjithė tė tjerėt mirė (bashkėshortes sė tij).
Nėnė Tereza
Data e vdekjes: 5 shtator 1997
Nėnė Tereza ėshtė njė prej njerėzve mė tė famshėm nė botė, e njohur pėr bamirėsinė e saj nė Indi, ku kaluar mė shumė se 45 vjet duke ndihmuar tė varfrit e jetimit.
Fjalėt e fundit: Jezus tė dua. Jezus tė dua.
Indira Gandhi
Data e vdekjes: 31 tetor 1984
Indira Gandhi ishte kryeministra e vetme femėr e Indisė dhe qėndroi nė atė post pėr 15 vjet, duke u pėrpjekur t’i sjellė progresin vendit tė saj.
Fjalėt e fundit: Nuk mė vjen keq nėse jeta ime shkon nė shėrbim tė kombit. Nėse vdes sot, ēdo pikė e gjakut tim do forcojė kombin.
Ėinston Churchill
Data e vdekjes: 24 janar 1965
Ėinston Churchill ėshtė konsideruar si njė prej liderėve mė tė mėdhenj nė histori pasi drejtoi Britaninė e Madhe gjatė Luftės II Botėrore.
Fjalėt e fundit: Mė ka ardhur nė majė tė hundės me tė gjitha.
Princesha Diana
Data e vdekjes: 31 gusht 1997
Princesha Diana ėshtė njė prej figurave mbretėrore qė ka shkaktuar mė shumė bujė nė botė dhe ėshtė bėrė fokus i gjithė medias globale.
Fjalėt e fundit: Oh zot! Ēfarė ndodhi?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AlbaneZ : 20-03-2013 mė 10:55
10 pengmarrjet mė tė famshme qė kanė hyrė nė histori
Praktika e pengmarrjes ėshtė shumė e lashtė, dhe ajo ėshtė pėrdorur nė mėnyrė konstante nė negociata me vende tė pushtuar, dhe nė raste tė tillė si dorėzime, armėpushime e tė tjera situata si kėto ku dy palėt ndėrluftuese merrnin pengje pėr tė siguruar betimin e palės tjetėr. Romakėt ishin mėsuar tė merrnin bijtė e princėrve haraēpagues dhe t’i arsimonin nė Romė, duke i mbajtur kėshtu si pengje pėr tė garantuar vazhdimėsinė e besnikėrisė sė vendit tė pushtuar dhe duke pėrgatitur gjithashtu njė sundues tė ardhshėm tė mbrujtur me idetė e qytetėrimit romak.
10. Ingrid Betancourt Pulecio
Ingrid Betancourt Pulecio ėshtė njė politikane kolumbiano-franceze, ish-senatore, aktiviste kundėr korrupsionit dhe njė kandidate pėr Ēmimin Nobel. Betancourt u rrėmbye nga Forcat e Armatosura Revolucionare tė Kolumbisė (FARC) nė 23 shkurt tė vitit 2002 dhe ajo u lirua pas ndėrhyrjes sė forcave kolumbiane tė sigurisė gjashtė vjet e gjysmė mė vonė, nė 2 korrik 2008. Operacioni i shpėtimit tė saj, i pagėzuar me emrin Operacioni Jaque liroi betancourtin bashkė me 14 pengje tė tjerė (tre amerikanė dhe 11 policė dhe ushtarė kolumbianė). Nė total, ajo u mbajt peng pėr 2321 ditė, pasi ishte rrėmbyer nė njė kohė kur ishte duke bėrė fushatė pėr Presidente e Kolumbisė, duke pėrfaqėsuar tė Gjelbėrit. Ajo kishte vendosur tė bėnte fushatė nė rajonet e kontrolluar nga rebelėt, pavarėsisht paralajmėrimeve tė qeverisė, policisė dhe ushtrisė pėr tė mos e bėrė kėtė gjė. Rrėmbimi i saj bėri jehonė nė tė gjithė botėn, sidomos nė Francė, pėr shkak tė nėnshtetėsisė sė saj tė dyfishtė franceze. Ajo ka marrė disa ēmime ndėrkombėtarė, si Legjioni i Nderit.
9. Terry Anderson
Nė 16 mars 1985, terry Andersn sapo kishte pėrfunduar njė lojė tenisi kur u rrėmbye nga rruga nė Beirut, u fut me forcė nė bagazhin e njė makine dhe mė pas u dėrgua nė njė vend tė fshehtė ku u burgos. Pėr gjashtė vitet dhe nėntė muajt e ardhshėm ai u mbajt peng, ndėrsa zhvendosej nė mėnyrė periodike nė vende tė ndryshėm. Rrėmbyesit e tij ishin njė grup myslimanėsh shiitė tė Hezbolahut qė mbėshteteshin nga Irani, nė atė qė supozohej se qe njė kundėrveprim ndaj pėrdorimit prej izraelit tė armėve amerikane si dhe ndihmės sė dhėnė nė vitet 1982-1983 nė sulmet qė Izraeli kreu kundėr shėnjestrave muslimane nė Liban. Nė tė njėjtėn kohė u mbajtėn peng edhe shumė nėnshtetas tė tjerė amerikanė. Fillimisht, Anderson u mbajt i vetėm, ndonėse mė vonė kuptoi se, pranė kishte edhe tė rrėmbyer tė tjerė. Anderson ishte pengu i fundit, i cili u lirua mė nė fund nė 4 dhjetor 1991, duke u bashkuar kėshtu me familjen e tij pas shumė vitesh. Bija e tij, Sulome Anderson, kishte lindur tre muaj pas rrėmbimit tė tij dhe nuk e kish parė tė atin deri nė kėtė moment.
8. Kriza e pengjeve nė Iran
Kriza e pengjeve nė Iran ishte njė krizė diplomatike ndėrmjet Iranit dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku 52 diplomatė amerikanė u mbajtėn pengje pėr 444 ditė nga 4 nėntori 1979 deri nė 20 janar 1981, pasi njė grup studentėsh islamikė pushtoi ambasadėn amerikane nė mbėshtetje tė revolucionit iranian. Episodi arriti kulmin kur, pas pėrpjekjesh tė dėshtuara pėr tė negociuar lirimin e pengjeve, ushtria e SHBA u pėrpoq tė realizojė njė operacion shpėtimi, tė pagėzuar me emrin “Kthetra e shqiponjės”, nė 24 prill 1980, i cili rezultoi nė njė mision tė dėshtuar, rrėzimin e dy helikopterėve si dhe vdekjen e tetė ushtarėve amerikanė si dhe njė qytetari iranian. Ajo pėrfundoi me firmosjen e Marrėveshjeve tė Algjerit nė Algjeri nė 19 janar 1981. Pengjet u dorėzuan nė duart e amerikanėve njė ditė mė pas, disa minuta, pasi Presidenti i ri i SHBA, Ronald Regan kishte bėrė betimin.
7. Patty Hearst
Pattu Hearst, tani e njohur si Patricia Hearst Shaė ėshtė njė trashėgimtare e njė gazete nė SHBA, njė personalitet shoqėror dhe herė pas here edhe aktore. Mbesa e manjatit tė botimeve, Ėilliam Randolph Hearst dhe stėrmbesa e milionerit George Hearst ajo fitoi famė nė vitin 1974 kur, pas rrėmbimit tė saj nga Ushtria Ēlirimtare Simbioneze (SLA), ajo nė fund u bashkua me rrėmbyesit e saj pėr tė ēuar pėrpara kauzėn e tyre. Kur u kap, pasi kish marrė pjesė nė grabitjen e njė banke bashkė me bashkėpunėtorė tė saj nga SLA, Hearst u burgos pėr pothuajse dy vite pėrpara se, dėnimi i saj tė zbutej nga Presidenti Jimmy Carter. Mė vonė, asaj iu dha falja presidenciale nga Presidenti Bill Clinton, nė aktin e tij tė fundit zyrtar pėrpara se tė largohej nga detyra e Presidentit. Veprimet e Hearst i janė atribuar shpesh herė sindromės sė Stokholmit, sipas tė cilės pengjet shpesh herė bashkohen me kauzėn e atyre qė i kanė marrė peng.
6. Kriza e pengjeve nė Teatrin e Moskės
Kriza e pengjeve nė Teatrin e Moskės, e njohur gjithashtu si rrethimi Nord-Ost i vitit 2002 ishte pushtimi i njė teatri tė populluar moskovit nė 23 tetor 2002 nga afro 40-50 luftėtarė rebelė ēeēenė qė shpallėn besnikėrinė e tyre ndaj lėvizjes separatiste nė Ēeēeni. Ata morėn peng 850 vetė dhe kėrkuan tėrheqjen e forcave ruse nga Ēeēenia si dhe dhėnien fund tė Luftės sė Dytė nė Ēeēeni. Rrethimi udhėhiqej zyrtarisht nga Movsar Barajev. Pas njė rrethimi qė zgjati dy ditė e gjysmė, forcat ruse Spetsnaz, hodhėn brenda nė teatėr nė sistemin e ventilimit njė agjent kimik tė panjohur dhe mė pas hynė me forcė brenda. Zyrtarisht, 39 prej terroristėve u vranė nga forcat speciale ruse, bashkė me 129 e ndoshta mė shumė pengje (pėrfshirė nėntė shtetas tė huaj). Tė gjithė pengjet qė u vranė gjatė sulmit – pėrveē njėrit – gjetėn vdekjen pėr shkak tė substancės toksike qė u fut nė teatėr pėr tė nėnshtruar militantėt.
5. Kriza e pengjeve nė shkollėn e Beslanit
Kriza e pengjeve nė shkollėn e Beslanit (e njohur gjithashtu si masakra e Beslanit) nisi kur njė grup terroristėsh tė armatosur, qė kėrkonin t’i jepej fund Luftės sė Dytė ēeēene morėn peng mė shumė se 1100 vetė pėrfshirė 777 fėmijė nė 1 shtator 2004, nė Shkollėn Numėr Njė nė qytetin e Beslanit nė Oshetinė Veriore, njė republikė autonome nė rajonin e Kaukazit Verior tė Federatės ruse. Nė ditėn e tretė tė kėsaj situate, forcat speciale tė sigurisė hynė me forcė nė ndėrtesė, duke pėrdorur tanke, raketa termobarike dhe armė tė tjera tė rėnda. Pengmarrja u krye nga Batalioni i Zbulimit Ryadus-Salikkin i grupit tė Martirėve Ēeēenė qė udhėhiqej nga Shamil Basajev, nė atė kohė njė luftėdashės i pavarur. Tragjedia ēoi mė pas nė reperkusione sigurie dhe politike nė Rusi, ku mė tė spikatura ishin njė seri reformash tė qeverisė qė konsolidonin pushtetin nė Kremlin dhe forconin kompetencat e Presidentit nė Rusi. Deri vonė ka patur shumė aspekte tė krizės ende tė paqartėsuara, duke pėrfshirė numrin e militantėve tė pėrfshirė, pėrgatitjet e tyre dhe, nėse disa prej tyre kishin mundur tė shpėtonin. Pikėpyetjet nė lidhje me menaxhimin qė qeveria i bėri krizės kanė vazhduar gjithashtu, duke pėrfshirė dizinformacione dhe censurė e lajmeve nė media, represion ndaj gazetarėve qė nxituan nė Beslan, natyrėn dhe pėrmbajtjen e negociatave me militantėt, pėrgjegjėsitė pėr gjakun e derdhur, si dhe pėrdorimin ndoshta tė forcės sė tepruar nga ana e qeverisė.
4. Eloį Pimentel
Kriza e pengjeve nė Eloa Pimentel ka tė bėjė me rrėmbimin, situatėn e pengmarrjes dhe vrasjen e vajzės 15-vjeēare braziliane, Eloa Cristina Pimentel, qė u shoqėrua me goditjen e mikes sė saj Nayara Silva, tė dyja tė kryera nga ish-i dashuri i Eloas, Lidemberg Alves. Incidenti u pasqyrua nė mėnyrė tė zgjeruar nė media jo vetėm pėr shkak tė vrasjeve, por gjithashtu edhe pėr shkak tė gabimeve qė bėri policia e Sao Paolos, dhe gjithashtu sepse Eloa u mbajt peng pėr 100 orė – pengmarrja mė e gjatė e rregjistruar ndonjėherė nė shtetin e Sao Paolos. Nė 13 tetor 2008, Eloa Pimentel, Nayara da Silva dhe dy miq tė tyre ishin duke punuar pėr njė detyrė shkollore, kur ish- i dashuri 22-vjeēar i Eloas, Lidemberg Fernandes Alves hyri nė apartamentin e saj nė Santo Andre me njė pistoletė nė dorė. Ai liroi shumė shpejt tė dy djemtė, por mbajti Eloan dhe Nayaran. Grupi i Aksioneve Special Taktikė e ndoqi nga afėr tė gjithė situatėn. Nė 16 tetor, da Silva u lirua prej Alvesit, por nga ana e policisė asaj iu propozua qė tė rikthehej nė apartament. Ajo pranoi dhe u mbajt sėrish peng. Disa orė mė vonė u dėgjuan tė shtėna qė vinin nga apartamenti, dhe forcat speciale vendosėn tė hyjnė. Ata arritėn ta ndalin dhe ta bllokojnė, por jo pėrpara se ai tė qėllonte me dy plumba, Eloan dhe njė Nayara. Eloa, e plagosur rėndė, u dėrgua nė spital, por mė pas ajo vdiq pėr shkak tė dėmtimit nė tru.
3. Gracia dhe Martin Burnham
Burnhamėt ishin misionarė protestantė amerikanė nė Filipine me Misionin e Fiseve tė Reja pėr 17 vite, nga 1986. Ēifti ishte mes njė grupi mė tė madh qė u mor peng nga Grupi abu Sayaff, njė grup terrorist separatist islamik, qė operon nė Jug tė Filipineve. Pengmarrja ndodhi nė 27 maj 2001. Ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e grupit u vra prej pengmarrėsve ose u liruan pas pagesės sė dėmshpėrblimit, Burnhamėt u mbajtėn peng pėr njė vit dhe disa ditė. Rrėmbyesit kėrkuan 1 milion dollarė pėr lirimin e tyre. U pagua njė shpėrblim 300 000 dollarė e megjithatė rrėmbyesit refuzuan qė t’i lirojnė. Gjatė aksionit pėr shpėtimin e tyre tė kryer nga Ushtria e Filipineve nė 7 qershor 2002, Martin u vra me tre plumba nė kraharor dhe Gracia u plagos. Qė nga lirimi dhe vdekja e bashkėshortit, Gracia ėshtė rikthyer nė Amerikė tek tre fėmijėt e saj. Ajo ka shkruajtur dy libra mbi eksperiencat e veta “nė praninė e armiqve tė mi” dhe ‘Tė fluturosh sėrish”. Ajo ka krijuar gjithashtu Fondacionin Martin dhe Gracia Burnham.
2. Roy Hallums
Roy Hallums ėshtė njė kontraktor amerikan qė u rrėmbye nė Irak nė 1 nėntor 2004. Ai u mbajt nė Irak pėr 311 ditė dhe u lirua nė 7 shtator 2005. Nė 1 nėntor 2004, 20 njerėz tė armatosur hynė me forcė nė ndėrtesėn ku Hallums dhe punėtorėt e tjerė po punonin, nė zonėn e sipėrme tė lagjes Mansour nė Bagdad. Hallums u mor peng bashkė me Roberto Tarongoyn nga Filipinet, Inus Devarin nga Nepali dhe tre irakenė. Devari dhe irakenėt u liruan mė vonė menjėherė pas rrėmbimit. Njė kasetė filmike e Hallums u lėshua nga rrėmbyesit nė 25 janar 2005. Ėshtė e paqartė se kur ishte realizuar. Hallums kishte njė mjekėr tė gjatė dhe ishte i ulur me njė tytė arme tek koka. “Jam arrestuar nga njė grup i rezistencės nė Irak”, thoshte Hallums nė kasetė. “Unė kėrkoj ndihmė, sepse jeta ime ėshtė nė rrezik, sepse ėshtė vėrtetuar qė unė punoj pėr forcat amerikane”. Hallums nuk i bėri apel Presidentit amerikan Bush, por i bėri thirrje atij libian, Ghadaffi, qė tė ndihmonte pėr lirimin e tij. Gaddafi bėri mė vonė thirrje pėr lirimin e Hallums, i cili u lirua nė 7 shtator 2005 bashkė me njė peng iraken, kur trupat amerikane sulmuan njė shtėpi ferme 15 milje nė jug tė Bagdadit. Kur mbėrritėn trupat e koalicionit, irakenėt ishin larguar. Nė total, Hallums ish mbajtur peng pėr dhjetė muaj e shtatė ditė. Ai tha se ishte lidhur dhe mbyllur goja nė pjesėn mė tė madhe tė kohės, por doktorėt thanė se ishte nė shėndet tė mirė.
1. Atė Lawrence Martin Jenco
Atė Lawrence Martin Jenco, i lindur nė Joliet, Illinois u mor peng nė Beirut nga pesė burra tė armatosur nė janar 1985, teksa shėrbente si Drejtor i Shėrbimeve Katolike tė Ndihmės atje. Ai u mbajt pėr 564 ditė pėrpara se tė lirohej dhe tė lejohej tė rikthehej nė SHBA. Nė librin e tij, ‘I prirur pėr tė falur” Jenco rrėfen eksperiencėn e rrėmbimit dhe burgosjen, si dhe ofron portrete tė myslimanėve shiitė qė e mbajtėn peng. Ai diskuton gjithashtu se si kish qenė besimi qė e kish mbajtur gjallė. Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kish kaluar me lutje dhe meditime. Ndonjėherė e kishin mbyllur me pengje tė tjerė (pėrfshirė Terry Anderson). Pjesėn mė tė madhe tė kohės ai qėndroi i lidhur me zinxhirė dhe symbyllur dhe lejohej tė pėrdorte tualetin njė herė nė ditė. Jenco pėsoi infeksione tė rėndė nė sy si dhe probleme tė tjerė shėndetėsorė si rezultat i qėndrimit peng. Andej nga fundi i periudhės sė pengmarrjes, Jenco u pyet nga njė prej rojeve tė tij, nėse i falte pengmarrėsit. Atė Jenco thotė nė librin e tij se, nė atė moment ai kuptoi se po i bėhej thirrje “tė falte, tė linte mėnjanė hakmarrjen”.
Skanerat mjekesore konfirmojne saktesine e vizatimeve te Leonardo da Vincit
Prej shume kohesh ai eshte vleresuar si nje prej artisteve me te jashtezakonshem te Rilindjes, duke punuar me nje largpamesi te cuditshme per kohen dhe duke prodhuar disa prej puneve me te njohura ne te gjithe boten.Por me ne fund Leonardo da vinci ka marre vleresimin qe meriton per saktesine e jashtezakonshme mjekesore, qindra vjet me pare nga koleget e tij. Aq i jashtezakonshem sa shkencetaret perputhen me vizatimet e tij me skanera te diteve moderne.Projekti i cili do te shfaqet ne Festivalin Nderkombetar ne Edinburg ne Gusht, krahason punen drejtperdrejt, per here te pare, duke zbuluar edhe detajet me te vogla te vizatuara nga artisti.Ne nje seri prej 30 pikturash, Royal Collection Trust do te tregoje vizatimet e dalleshme anatomike te da Vincit perkrah disa skanimeve te koheve te fundit.Krahasimi ka per qellim te tregoje se sa i sakte ka qene da Vinci,pavaresisht teknologjise se tij te limituar dhe mungeses se njohurive mjekesore te koheve te tanishme.
Vizatimet, qe ishin qindra vjet perpara nga koha e tyre ne disa fusha, kane qendruar neper gjerat personale te artistit kur ai vdiq, dhe kane qene 'te humbura' per disa qindra vjet.Nese do te ishin publikuar ne ate kohe, besohet qe do te kishin qene puna me me influence e prodhuar ndonjehere mbi trupin njerezor."Peseqind vjet me vone, krahasimet me skanerat moderne tregojne qe puna Leonardo's eshte ende shume e dobishme edhe ne ditet e sotme." Martin Klajton, pranoi qe ky kishte qene nje udhetim drejt se panjohures, qe mund te conte edhe ne konkluzionin tjeter qe puna e Leonardos kishte thjesht nje rendesi kurioziteti historik, dhe qe nuk kishte asnje rendesi per anatomistet e diteve moderne.Perkundrazi, doktoret vune re qe vizatimet e Leonardos ishin te habitshme per shkak te saktesise se detajeve te tyre.Nje vizatim i zemres eshte shume afer tregimit se si punon pompimi, me levizjen e gjakur shume te ngjashme me ate te nje video mjekesore te diteve moderne.Artisti ka prodhuar gjithashtu vizatimin e pare te sakte te shtylles kurrizore, si edhe vizatimin e nje femije ne barkun ne nenes ne pozicionin e sakte.Gjithshka bazohet ne ‘Anatomical Manuscript A’ te Leonardos, ne te cilen ai ka ruajtur me shume se 240 vizatime individuale dhe shenime ne me shume se 13.000 fjale te shkruara me shkrimin e tij te famshem, shkrim ne forme 'pasqyre'. "Per here te pare ne do te shfaqim punet e artistit se bashku me shembuj te imazheve mjekesore, duke treguar keshtu se sa te jashtezakonshme dhe te habitshme ishin hetimet dhe vizatimet e Leonardos. " Eshte shume e habitshme se si, ne kohen kur ka jetuar, Leonardo te kete mundur te beje vizatime aq te sakta dhe aq te detajuara.
![]()
7 fobi tė ēuditshme qė nuk e dinit se ekzistonin
Arithmofobia - Frika nga numrat.
Frika e numrave ėshtė njė faktor qė e bėn shumė tė vėshtirė pėr njerėzit qė vuajnė nga kjo, tė mėsojnė aritmetikėn si duhet. Kjo ėshtė njė gjėndje ku truri thjesht nuk mundet tė kuptojė njė numėr shifrash dhe bėhet i frustruar, krijohet ankth, sepse ndėrsa ata pėrpiqen tė arrijnė mė shumė, gjejnė se ka njė pengesė tė fshehur pėrpara dhe kjo ėshtė frika irracionale.
Hexakosioihexekontahexaphobia - Frika nga numri 666.
Fobia ka tė bėjė me frikėn intense dhe ekstreme ndaj numrit 666. Frika e ka origjinėn nga Bibla nė tė cilėn tregohet se numri 666 ėshtė numri i bishės, e lidhur me Satanain apo Anti-Krishtin.Jashtė besimit tė krishterė, fobia ėshtė popullarizuar mė tej si njė motiv nė filmat horror. Personat qė vuajnė nga kjo fobi do tė shmangnin fuqishėm ēdo gjė qė ka lidhje me kėtė numėr.
Decidophobia - Frika e marrjes sė vendimeve.
Ėshtė njė frike e madhe dhe anormale qė ka tė bėjė me marrjen e vendimeve. Personat qė vuajnė nga kjo fobi kanė frikė tė marrin vendime pasi mendojnė se mund tė jenė tė gabuara.
Coulrophobia - Frika nga kllounėt.
Coulrophobia ėshtė njė frikė irracionale dhe anormale nga kllounėt. Nuk ėshtė e pazakontė nė mesin e fėmijėve, por ėshtė gjetur nganjėherė edhe tek adoleshentėt dhe tė rriturit gjithashtu.Tė rriturit qė janė viktima tė kėsaj fobie, e dinė se frika e tyre ėshtė e paarėsueshme dhe e palogjikshme, por ata nuk mund ti shpėtojnė kėsaj rrethane.
Sesquipedalophobia - Frika nga fjalėt e gjata.
Sesquipedalophobia ose Hippopotomonstrosesquippedaliophobia (pėr ironi ua kanė vėnė emrat e gjatė?) ėshtė frika nga fjalėt e gjata, fobi nė tė cilėn personi dridhet dhe mbėshtillet nga njė frikė e paarėsyeshme e mendimit tė shqiptimit tė fjalėve me gjatėsi tė konsiderueshme.Edhe pse nuk ka tė dhėna sa ėshtė numri i njerėzve qė vuajnė nga kjo besohet se ēdo vit ka njė numėr tė konsiderueshėm njerėzish qė vuajnė nga kjo gjėndje.Personi i shmang fjalėt e gjata si nga pėrdorimi ashtu edhe nga mėsimi i tyre. Madje ata i lidhin fjalėt e gjata e tė komplikuara me emocionet negative.
Hamartophobia - Frika e mėkatit.
Kjo fobi ka tė bėjė me frikėn e tepruar tė kryerjes sė mėkateve apo gabimeve, ose tė bėrit gjėnė e gabuar dhe kryesisht prek personat qė janė shumė besimtarė.
Gephyrophobia - Frika nga urat.
Gephyrophobia ėshtė njė ērregullim ankthi qė shkaktohet nga frika e urave. Si rezultat tė prekurit e kėsaj fobie i shmangin rrugėt qė do t′i ēonin mbi ura. Kjo ėshtė njė fobi relativisht e njohur por shumica e njerėzve qė vuajnė nga kjo nuk e dinė se quhet gephyrophobia.
Krijoni Kontakt