Close
Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 333
  1. #151
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    JO, NUK ESHTE NJE ENDERR…

    Eshte nje nga vendet me te pabesueshme ne bote. Ndodhet ne bolivi. Njihet me emrin Uyuni bolivian Salt, ose Salar de Uyuni. Ky peisazh shtrihet mes maleve me dėborė te Andeve, dhe nėse ju ndodh qė ta vizitoni gjatė sezonit me shi, ju do te shikoni nje pamje magjike !Kur shirat bien neper malet, poshtė mbi banesen Salt Uyuni, formohet njė pishinė e madhe e reflektuar. Nuk eshte kurre me e larte se 10 centimetra, keshtu qe I ofron vizitoreve nje ndjesi unike, te ecin ne siperfaqen e nje pasqyre dhe te gjitha keto ne mes te nje heshtje te shkrete !

  2. #152
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Zakonet mė tė ēuditshme nė botė

    Cdo kulturė ka zakonet dhe ritualet e saj.
    Ato gjėra qė neve mund tė na duken shumė tė ēuditshme, pėr anėtarėt e njė shoqėrie tjetėr janė diēka e zakonshme dhe shumė normale.

    Ja disa prej tyre:

    Hedhje fėmijėsh nė Indi

    Nė qytetin e Sholapur ekziston njė traditė shumė e rrezikshme: hedhje bebesh nga njė lartėsi prej 15 metrash. Fėmijėt e vegjėl hidhen nga ballkonet dhe banorėt e zonės i presin poshtė me njė peshqir. Thonė se kjo gjė sjell fat.

    Para nė kėmbėt e nuses nė Suedi

    Para se nusja tė shkojė nė altar, prindėrit i vendosin nga njė monedhė nė kėpucė. Babai njė monedhė argjendi nė kėmbėn e majtė, ndėrsa nėna njė monedhė floriri nė kėmbėn e djathtė. Ky ritual thuhet se garanton qė martesa mos tė ketė vėshtirėsi ekonomike.

    Sekuestrim nusesh nė Gjermani

    Tradita kėrkon qė nusja tė sekuestrohet para dasmės. Kėtė gjė e bėjnė miqtė e saj dhe familjarėt. Dhėndrri duhet tė fillojė ta kėrkojė pėr tė treguar dashurinė qė ndjen pėr tė. Nuset e sotme zakonisht fshihen nėpėr pub-e.
    Dita mė e lumtur e jetės?

    Nė Skoci, sidomos nė zonat malore, vazhdon tė ndiqet njė traditė e vjetėr: nuses i hidhet miell, vezė dhe pupla. Mė pas, e “zukuruar” nė kėtė mėnyrė ajo duhet tė shėtisė nė fshat ndėrkohė qė tė afėrmit pėrplasin bidona nė mėnyrė qė tė gjithė tė dalin pėr ta parė.

  3. #153
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    ESHTRAT E TE DASHURUARVE...!!!

    Para disa kohesh jane zbuluar eshtrat e dy te dashuruarve ne veri-lindje te Verones, qyteti ku Shekspiri i dedikoj nje nga veprat e tij me te famshme ‘’ Romeo e Zhuljeta ‘’. Medohet se behet fjale per dashurine me te hershme te njerzimit. Ne foto dy eshtrat e te dashuruarve te cilet kane nderruar jete te perqafuar. Tashme keto skelete jane pagezuar si eshtrat e ‘’ Romeo & Zhuljetes ‘’ !!!

  4. #154
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    30 vdekje me interesante ne bote.

    1. Li Po

    Vdekje duke perqafuar reflektimin e henes

    Poeti kinez Po konsiderohet si nje nga dy poetet me te medhenj te letersise kineze. Ishte i njohur edhe per dashurine qe ndjente ndaj alkoolit dhe poemat me te mira i ka shkruar ndersa ishte i dehur. Nje nate Li Po ra nga varka dhe u mbyt ne lumin Yangtze, ndersa perpiqej te perqafonte reflektimin e henes ne lume.

    2. Hans Steininger

    Vdekje nga mjekra e gjate

    Austriaku Hans Steininger ishte i famshem se kishte mjekren me te gjate ne bote, gati 1.4 metra e gjate. Me vone u be edhe me i famshem per shkak se vdiq per shkak te saj. Nje dite ne vitin 1527 ra zjarri ne qytetin e tij dhe nga nxitimi, Hans harroi ta mblidhte mjekren. Pa dashje e shkeli, humbi ekuilibrin dhe ra.

    3. Tycho Brahe

    Vdekje se nuk shkon ne banje

    Fisniku dhe astronomi danez, Tycho Brahe, vdiq nga nje infeksion ne veshka per shkak se nuk shkoi ne banje gjate nje banketi ne vitin 1601. Atehere ishte turp te ngriheshe nga tavolina dhe te shkoje ne banje. Ai mbante nje kellef te arte per hunden per shkak se e kishte humbur te tijen ne duel.

    4. Jean-Baptiste Lully

    Vdekje nga shkopi i dirigjentit

    Ndersa drejtonte himnin “Te Deum” per mbretin francez Louis XIV ne 1687, Jean-Baptiste Lully ishte kaq i perqendruar ne ruajtjen e ritmit duke perplasur nje shkop ne dysheme (keshtu behej para se te perdorej shkopi i dirigjentit), sa goditi me te gishtin e madh. Me vone plaga u be gangrene dhe ai refuzoi ta prese.

    5. Mbreti Adolf Frederik

    Vdekje nga te ngrenit e tepert

    Mbreti Adolf Frederick i Suedise ishte shume i dhene ndaj te ngrenit dhe me vone vdiq per kete arsye. “Mbreti qe e hengri veten per vdekje” vdiq ne vitin 1771 ne moshen 61-vjecare nga nje problem ne tretje, pasi hengri nje vakt te bollshem me karkaleca, haviar, sardele te tymosura, shampanje dhe 14 embelsira.

    6. Clement Vallandigham

    Vdekje nga demonstrimi per jurine

    Pas Luftes Civile, politikani nga Ohio, Clement Vallandighma, u be avokat i suksesshem qe rralle here humbte. Ne vitin 1871, mbrojti Thomas McGehan, qe akuzohej se kishte qelluar Tom Myers gjate nje grindjeje. Mbrojtja e tij ishte se Myers kishte goditur veten ndersa nxirrte pistoleten. Per ta bindur jurine, ai e demonstroi teorine, por harroi se arma ishte e mbushur.

    7. Allan Pinkerton

    Vdekje nga kafshimi i gjuhes

    Allan Pinkerton (1819-1884) ishte i famshem per hapjen e agjencise detektive “Pinkerton” dhe per krijimin e teknikave investigative, si vezhgimin e te dyshuarit dhe kryerjes se punes nen maskim. Ai vete vdiq nga nje infeksion ne gjuhe, gje qe iu krijua per shkak se e kafshoi kur u pengua ne nje trotuar.

    8. Jack Daniel

    Vdekje nga shkelja e gishtit te madh

    I famshmi Jack Daniel vendosi te shkoje heret ne distileri nje mengjes ne vitin 1911. Donte te hapte kasaforten e tij, por nuk i kujtohej kombinimi. Ne zemerim e siper, Daniel goditi kasaforten me kembe dhe lendoi gishtin, i cili me vone iu infektua. Ky lendim i solli dhe vdekjen. Morali i historise? Mos shkoni ne pune heret.

    9. Bobby Leach

    Vdekje nga lekura e portokallit

    Bobby Leach nuk kishte frike nga vdekja. Ne vitin 1911, ai ishte personi i dyte ne bote qe kaloi poshte Ujvares se Niagares mbi nje fuci. Guximtari organizoi edhe shfaqje te tjera ku sfidonte vdekjen, prandaj vdekja e tij eshte ironike. Ndersa shetiste ne Zelanden e Re, Leach rreshqiti ne nje lekure portokalli.

    10. Franz Reichelt

    Vdekje nga mos-hapja e palltos parashute

    Ne vitin 1911, rrobaqepesi francez Franz Reichelt vendosi ta provoje shpikjen e tij, nje kombinim i parashutes dhe palltos, duke u hedhur nga kulla “Eifel”. Autoriteteve u tha se do te perdorte nje kukull, por ne momentin e fundit vendosi ta provoje vete. Askush nuk u habit per vdekjen e tij. Hedhjen mund ta shihni edhe tek YouTube.

    11. Grigori Rasputin

    Vdekje nga helmimi, goditja me arme, rrahja dhe mbytja njekohesisht

    Mistiku rus Grigori Rasputin (1869-1916) ne fillim u helmua me aq helm sa mund te vriteshin 10 burra, por nuk pesoi gje. Me vone vrasesit e goditen me nje revolver ne shpine. Rasputin ra, por e mori veten. Atehere e goditen edhe tri here te tjera, por Rasputin prape jetoi. Me pas e rrahen dhe per siguri e hodhen ne lumin e akullt Neva.

    12. Ray Chapman

    Vdekje nga bejsbolli

    Ray Chapman nga Kleveland eshte njeriu i vetem qe eshte vrare nga nje top bejsbolli. Ne ate kohe, lojtaret e bejsbollit e benin pis nje top para se ta hidhnin qe ai qe e qellonte te mos e shihte. Ne 6 gusht 1920, gjate nje loje kunder “New York Yankees”, Carl Mays, i hodhi nje top te tille Chapman, qe i ra ne koke.

    13. Isadora Duncan

    Vdekje nga shalli

    “Mamaja e kercimit modern”, Isadora Duncan, vdiq ne vitin 1927 per shkak te shallit te firmosur qe e vishte gjithmone. Gazeta “New York Times” shkruan ne 15 shtator 1927 “Automobili po ecte me shpejtesi kur shalli me mendafsh te forte u rrotullua tek rrota e makines. Ajo uli koken dhe u perplas me nje shkemb”.

    14. Homer dhe Langley Collyer

    Vdekje nga plehrat

    Homer dhe Langley Collyer ishin grumbullues te fiksuar. Dy vellezerit kishin frike t’i hidhnin gjerat dhe mblidhnin me fanatizem gazeta dhe plehra te tjera ne shtepi. Ata madje vune dhe carqe ne korridore qe te mbroheshin nga hajdutet. Njeri prej tyre ishte zvarritur poshte gazetave per te kaluar dhe ishte zene ne carkun e ngritur vete. Tjetri ishte i paralizuar dhe vdiq nga uria.

    15. Jerome Irving Rodale

    Vdekje gjate nje bisede ne nje shfaqje

    Jerome Irving Rodale ishte nje ithtar i ngrenies se shendetshme. Ai ishte perkrahes i ushqimeve organike dhe themeloi revisten “Ferma dhe kopshtaria organike”. Pasi u mburr se do te behej 100 vjec, nese nuk shtypej nga ndonje taksixhi i inatosur, Rodale vdiq nga nje infarkt ndersa intervistohej nga Dick Cavett ne 1971.

    16. Christine Chubbuck

    Vdekje nga vetevrasje drejtpersedrejti ne televizor

    Christine Chubbuck ishte reporterja e pare dhe e vetme qe kreu vetevrasje gjate nje transmetimi drejtpersedrejti ne televizor. Ne 15 qershor 1974, tete minuta ne transmetim, reporterja qe vuante nga depresioni tha: “Do te ruaj politiken e “Channel 40” dhe do t’ju sjell lajmet me te fundit”. Me pas nxori pistoleten dhe e goditi veten ne koke.

    17. Elvis Presley

    Vdekje ne banje

    Ekzistojne raste te ndryshme te vdekjeve ne banje, por ajo e Elvis Presley (1935-1977) eshte me e famshmja. Mbreti i rokut eshte gjetur i shtrire ne banjen e shtepise se madhe pasi kishte vjelle ne WC. Doktoret thane se kishte pesuar nje infarkt nga shtimi ne peshe dhe marrja e ilaceve te teperta.

    18. Robert Williams

    Vdekje nga roboti

    Robert Williams eshte njeriu i pare qe eshte vrare nga nje robot. Me 25 janar 1979 ngjitet ne nje dollap te depos tek “Ford Motor’s Flat Rock” per te marre nje pjese per robotin qe s’po funksiononte. Cuditerisht ne ato momente roboti aktivizohet dhe e perplas krahun ne koken e William duke e vrare ate ne cast.

    19. Vic Morrow

    Helika e helikopterit i pret koken

    Aktori Vic Morrow nderroi jete gjate xhirimeve te filmit “Twilight Zone: The Movie”, kur nje helikopter doli jashte kontrollit per shkak te shperthimeve te efekteve speciale dhe i preu koken me helike. Dhe dy femije te tjere aktore vdiqen ne vendngjarje ne ate kohe.

    20. David Grundman

    Vdekje nga kaktusi

    Ne vitin 1982, 27 vjecari David Grundman dhe nje shoku i tij i dhomes vendosen te bejne qitje duke perdorur si shenjester lulen e shkretetires. Kaktusi i pare, i cili ishte i nje madhesie te vogel u be copash menjehere. Por kur Grundman provoi te qellonte me arme nje kaktus te madh, nje pjese e tij i ra persiper duke e vrare.

    21. Tennesee Williams

    Vdekje nga tapa e shishes

    Dramaturgu Tennesee Williams, i njohur si nje nga me te medhenjte ne historine e Amerikes, gjithashtu njihet dhe per dashurine e tij per pijen. Dhe pikerisht nga ajo i erdhi dhe vdekja jo e zakonshme. Ai ishte ne dhomen e tij te hotelit ne vitin 1983 pasi i ngeci ne fyt tapa e shishes.

    22. Jerome MoodyMbytje ironike ne pishine

    Ne vitin 1985 rojtaret e jetes, sic quhen ata qe shpetojne njerezit qe rrezikojne te mbyten ne det, ne Nju Orlins, vendosen te festojne sezonin e pare pa asnje mbytje. Kur mbaroi festa, nje i ftuar 31-vjecar, Jerome Moody u gjet i vdekur ne fund te pishines se zyrave te rojtareve te bregut.

    23. Dick Shawn

    Vdekje ne skene

    Komediani i njohur Dick Shawn u nda nga jeta ne vitin 1987, vdiq nga nje atak ne zemer ne skene ndersa po bente humor. Ai po tallej me politikanet duke permendur klishete e fushatave elektorale si per shembull “Une nuk do ta le pas dore punen”. Me pas ai u shtri ne toke dhe njerezit menduan se ishte pjese e shfaqjes.

    24. Mal Kirk

    Vdes nga goditje barku

    Mundesi britanik Mal “King Kong” Kirk vdiq nga nje goditje barku e Shirley “Big Daddy” Cratbree. Ne gusht 1987, ne momentet finale te ndeshjes, Crabtree kreu levizjen dalluese te tij (duke u hedhur poshte e larte dhe duke perplasur barkun tek kundershtari) Kirk, i cili pesoi nje infarkt ne zemer dhe vdiq.

    25. Lori Rae Keevil-mathews

    Vdekje nga cadrat gjigante

    Ne vitin 1991 artistet Christo dhe Jeanne-Claude krijuan nje instilacion ambientalist prej mijera cadrash gjigante te verdha dhe blu ne Kalifroni dhe Japoni. Dy muaj me vone Lori Rae Keevil-Mathews, nje 33-vjecare, shkoi te shihte instilacionin kur era e forte e shkuli nje nga cadrat e cila e shtyu gruan te perplasej pas nje guri.

    26. Yooket Paen

    Vdekje dyfishe

    Ne vitin 1991, nje grua tajlandeze 57-vjecare, Yooket Paen, ishte duke ecur ne fermen e saj kur aksidentalisht i rreshqiti kemba ne nje bajge lope. Kur u rrezua ajo u mbajt pa dashje ne nje tel korrenti te zhveshur dhe vdiq. Gjate funeralit, motra e te ndjeres po u tregonte fqinjeve vendin ku kishte rene ne korrent Yooket, kur dhe ajo vete rreshqiti, kapi telin e korrentit dhe vdiq.

    27. Betty Stobbs

    Vdekje nga delja

    Ne vitin 1999, Betty Stobbs, 67-vjecare nga Anglia, mori nje deng me bare te thate qe e ngarkoi ne pjesen e pasme te motorit per te ushqyer tufen e deleve. Mesa duket, delet ishin shume te uritura. Rreth 40 prej tyre iu versulen barit duke e shtyre ate te binte nga nje shkemb i larte. Stobbs i mbijetoi renies, por vdiq kur motori ra pas saj poshte dhe pikerisht mbi te.

    28. Brian Wells

    Vdekje nga varesja

    Me 28 gusht 2003, shperndaresi i picave Brian Wells u perpoq te grabiste nje banke me nje arme artizanale ne forme kallami. Kur e kapi policia ai tha se ate e kishin detyruar ta bente nje gje te tille dhe se ne qafe kishte nje varese bombe. Bomba plasi perpara se policia te mund ta caktivizonte ate.

    29. Steve Irwin

    Vdekje nga peshku

    Ne vitin 2006, eksperti i jetes se eger dhe personaliteti televiziv Steve Irwin apo sic quhej ndryshe “Crocodile Hunter”, vdiq kur nje thumb i nje peshku iu ngul ne zemer, ndersa ai po filmonte dokumentarit “Krijesat me te rrezikshme te Oqeanit”.

    30. Mariesa Weber

    Vdekje nga rafti i librave

    Familja e Mariesa Weber kishte denoncuar per humbjen e saj rreth dy jave perpara se ta gjenin ne dhomen e gjumit te saj, vene perfund nga rafti i librave. “Une kam fjetur ne te njejten shtepi me te prej 11 ditesh dhe ku s’e kam kerkuar, dhe e gjej ketu ne dhomen e gjumit te vdekur”, tha me pas nena e saj e merzitur.

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Njė kompani ajrore nė Ishujt Samoa ėshtė e para qė vendos cmimin pėr njė biletė avioni nė bazė tė kilogramėve dhe jo pėr vendin e zėnė.

    Samoa Air mbrojti sistemin e saj duke thėnė se nė njė pjesė tė mirė tė rasteve njerėzit paguajnė mė pak se sa zakonisht. Kur klientėt kėrkojnė tė rezervojnė biletėn, kompania ajrore u kėrkon peshėn trupore dhe mė pas cmimi i biletės vendoset sipas kilogramėve.

    Cmimi pėr kilogram ndryshon nė bazė tė fluturimeve. Brenda vendit kilogrami ėshtė mė i lirė, ndėrsa nė linjat jashtė, shtrenjtohet.

    Pasagjerėt peshon kur paraqiten pėr tė marrė biletėn. Sipas kompanisė ky sistem funksionon shumė mirė sidomos pėr familjet me fėmijė qė tani paguajnė mė pak.

    Megjithėse ky sistem nisi nėntorin e shkuar ai bėri bujė vetėm kėtė javė kur kjo kompani nisi fluturimet me Samoan amerikane dhe pėrkoi me publikimin e njė raporti nga njė ekonomist norvegjez i cili tha se njė pasagjer obez duhet tė paguajė mė shumė.

    Tarifat e kompanisė janė 0.57 dollarė pėr kilogram pėr fluturimet brenda vendit dhe 1.03 dollarė pėr ato jashtė.
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  6. #156
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    ...Histori ballkani:

    A e dini ju se sulltanet(qe konsideronin veten kalif)kane qene gjakpiresit me te medhenj te historise ballkanike,e me gjere:

    Ne vjetin e Krishtit 1595,sulltan mehmeti i trete,me te marr pushtetin ekzekutoj me urdherin e tij qe te vriteshin 19 vellezerit e tij dhe 20 motra te tij,te gjithe ne te njejten dite u ekzekutuan nga shurdhmemecet e tij,qe kryenin keto pune....

  7. #157
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Disa "perversitete" tė mendjeve tė ndritura tė botės.

    Nė pėrmbledhjen mė poshtė, do tė habiteni se ēfarė ishin nė gjendje tė bėnin artistėt e mėdhenj, politikanėt, burrat e shtetit, udhėheqėsit shpirtėror.... “prapa dyerve tė mbyllura”. Edhe pse “hobet” e tyre nuk e zvogėlojnė vlerėn e ēdo gjėje qė ata kanė bėrė, megjithatė, pas kėtyre tė dhėnave secili do tė ndihet i befasuar... pėr tė keq!

    Mahatma Gandhi lahej dhe flinte lakuriq me gra tė huaja
    Gandi ėshtė lideri mė i madh shpirtėror nė historinė moderne dhe ishte udhėheqės i Lėvizjes pėr tė Drejtat Civile, qė pėrfundimisht theu sundimin perandorake britanik nė Indi. Protestonte me mjete jo tė dhunshme dhe paqėsore, tė tilla si greva urie, bojkotet, marshe drejt detit - pothuaj 390 kilometra tė gjata, qė ai tė lahej pastaj nė ujin me kripė.Nė Indi konsiderohet njeri i shenjtė, ndėrsa e ka vrarė njė fanatik fetar, kur ai shkoi nė lutjet e mbrėmjes.Gandhi, kishte njė grua dhe katėr fėmijė. Megjithatė, kjo nuk e ka ndaluar atė qė tė lahet me gra tjera tė zhveshura, qė i bėnin striptiz, si dhe ta ndante krevatin me pasueset e tij deri nė moshėn 70 vjeēe.Edhe pse nuk ka prova se Gandi kishte shkelur kushtin e abstinencės seksuale, ėshtė fakt se spermėn e tij e konsideronte si burim tė energjisė shpirtėrore dhe kjo mendohet se ishte arsyeja qė ai ta ruante me ēdo ēmim.

    Benjamin Franklin i donte gratė e moshuara
    Pėrveē qė ishte njė nga themeluesit e Shteteve tė Bashkuara, Benjamin Franklin ishte gjithashtu njė shpikės qė ka zbuluar rrufepritėsin, syzet bifokale (tė cilat janė pėrdorur pėr tė korrigjuar vizionin nė dy distanca: afėrsi dhe largėsi), rrugėmatėsin (instrument matės qė pėrdoret sot nė automjetet pėr tė matur rrugėn e kaluar), si dhe kateterin urinar. Ai ishte njė nga nxitėsit e parė tė vetėdijes pėr mjedisin, ndėrsa themeloi biblioteka e spitale, organizoi shėrbimin e parė tė zjarrfikėsve, ndėrsa para vdekjes arriti tė fusė ligjin qė ndalon skllavėrinė.Benjamin Franklin ishte njė donzhuan i specializuar pėr t’u futur nė krevatet e femrave. Ai madje mburrej qė e ka pasur tė dashurėn mė tė vjetėr e mė tė harlisur qė mund ta gjejė dikush.Nė njė letėr qė mė 1745-ėn ia kishte dėrguar njė bashkėpunėtori tė ri, Franklin shkruan se tė dashurat e vjetra janė zgjedhje mė e mirė, sepse nė moshėn e shtyrė bėjnė gjithēka pėr tė ruajtur vėmendjen e njė burri. “Gruaja e vjetėr”, vazhdoi ai, “ėshtė gjithashtu nga natyra diskrete, me pėrvojė dhe me mė pak gjasa tė mbetet shtatzėnė, gjė qė do t’ju kursejė nė ato situatat qesharake me fėmijė”. Franklin thotė se pas seksit me to do tė ndjeheni mė pak fajtor, sidomos nė krahasim me raportet seksuale me zonjat e reja e naive, qė janė mjaftė budallallėqe pėr t’ju besuar.
    Gjithashtu, ai vlerėsonte se gjėrat e kota nė zgjedhjen partnereve seksualė janė krejtėsisht tė panevojshme, sepse "tė gjitha ato duken tė njėjtė nga beli e poshtė”,- gjė qė sipas tij ėshtė pjesa mė relevante te njė femėr.

    Winston Churchill kėnaqej tė rrinte lakuriq
    Politikani i famshėm britanik, burrėshtetasi, shkrimtari dhe luftėtari imperialist, i njohur mė mirė si kryeministri i Britanisė sė Madhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, mė 1953-ėn fitoi Ēmimin Nobel pėr letėrsi, fal librave ku pėrshkruante historinė moderne angleze dhe botėrore.Nė vitin 2002 ai u zgjodh britaniku mė i madh nė histori, nė mesin e 100 emrave tjerė. Ai e donte alkoolin, sidomos uiskin dhe cigaret puro.Ai po ashtu kėnaqej tė ecte lakuriq pa, apo me pak rroba. Kėshtu, ai shpesh ėshtė parė me brekė rozė, nga mėndafshi mė i mirė, ndėrsa fjalimet i ka ushtruar krejtėsisht lakuriq.
    Publiku ėshtė i njohur pėr episodin kur tek ai arrijnė Franklin D. Roosevelt (presidenti amerikan) dhe djali i tij Elliot, tė cilėt e gjetėn cullak me cigare nė gojė, teksa i diktonte sekretarit tė tij. Menjėherė pas kėsaj, ka pasur edhe njė incident nė Shtėpinė e Bardhė, kur Winstoni pėrsėri nuk mundi t’i rezistojė lakuriqėsisė. Njė person qė i solli brendin, nga turpi nuk mund ta shihte nė sy.

    Lord Byron-i mblidhte qime
    Lord Byroni ishte figura kryesore e romantizmit nė Evropė, i famshėm pėr punėn madhėshtore tė donzhuanit, qė u bė sinonim i dashurisė sė pariparueshėm ndaj grave. Kur ai vdiq, nė moshėn 36-vjeēare, tėrė Britania ishte nė shok.Pėrveē se kishte marrėdhėnie seksuale me ēdo grua me tė cilin ishte nė kontakt, pėrfshirė edhe gjysmė-motrėn e tij, poeti i madh i shekulli XIX kishte njė hobi tė ēuditshėm. Ai i adhuronte flokėt e femrave, por edhe qimet publike. Nė trashėgimin e tij, pos shumė letrave qė ka pranuar nga “mikeshat” e qė ruhen nė muze tė njohura, ka lėnė edhe shumė qime, tė tė gjitha formave e nuancave!

    Charlie Chaplin organizonte orgji dhe nėnēmonte femrat
    Chaplin ėshtė njė nga njerėzit mė kreativė dhe mė me ndikim nė epokėn e filmit tė heshtur. Nė filmat e tij ishte aktor, regjisor, skenarist, producent dhe kompozitor. Karriera e tij zgjati 65 vite, deri nė vdekjen e tij nė moshėn 88-vjeēare.Karakteri i tij kryesor ishte endacaku, qė mbante kapele, kėpucė dhe pantallona tė mėdha pėr tė si dhe mustaqe.
    Chaplin ishte i njohur si njė adhurues i madh i grave, ndėrsa ishte i prirė pėr tė organizuar orgji, tė cilat i praktikonte me kolegun e tij

    Fatty Arbuckle
    Ai ishte i pari qė organizoi audicion, sidomos pėr femra tė reja e tė bukura, shumė nga tė cilat tė mitura, e tė cilat zakonisht pėrfundonin lakuriq. Por, sikur kjo tė mos i mjaftonte, i detyronte tė mbėshteteshin pėr muri, e ky i gjuante me pite. Kjo pėr tė ishte shumė qesharake. Ndėrsa, natyrisht, ato e kishin tė ndaluar tė flisnin pėr kėtė, sepse kundėrshtimi i urdhrave tė tij do tė rezultonte me audicion tė pasuksesshėm.

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anėtarėsuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    kjo foto me duket fotoshop, nuk e besoj sepse lekuraa duket shume e vjeter ne trup dhe dhe ndryshon me ate fytyres,
    Eshte vertet real ky femija,ben shume stervitje te rende.


  9. #159
    i/e regjistruar Maska e klajdi wolf
    Anėtarėsuar
    14-09-2012
    Postime
    591

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    A u zbulua misteri i universit?



    Ajo qė prisnim doli: “Ne kemi njė zbulim”, tha drejtori i CERN-it, Rolf Heuer. “Ne kemi konstatuar njė grimcė tė re, qė ėshtė nė pėrputhje me Higgs-Boson”. Shumė duartrokitje dhe tė qeshura, ndėrsa Rolf Heuer flet pėr “njė hap historik”. Atmosfera nė CERN ėshtė e ētendosur, gati euforike, edhe pse shefi i qetėson duke thėnė: “Kėto janė vetėm fillimet. Kemi njė punė tė madhe para nesh”

    Ka shumė gjasa, qė fizikantėt e qendrės kėrkimore CERN kanė gjetur grimcėn elementare misterioze. Njė sensacion i madh shkencor. Dhe shkencėtarėt janė si tė dehur nga gėzimi. Pėr Peter Higgs bėhet realitet ėndrra e jetės sė tij. Fizikani britanik, ndėrkohė 83 vjeē, zhvilloi nė vitin 1964 teorinė, se duhet tė ekzistojė ndonjė grimcė, qė e le materien tė bėhet materie. Kjo grimcė elementare u quajt sė fundi me emrin e tij. Peter Higgs ėshtė ftuar si mysafir nderi nė konferencėn e madhe nė CERN pranė Gjenevės, ku fizikanėt prej kohėsh janė nė kėrkim tė grimcės misterioze.

    Prezantimet u transmetuan drejtpėrdrejt nė internet, pėrveē kėsaj edhe nė konferencėn e nobelistėve, qė zhvillohej nė Lindau nė liqenin e Konstancės, dhe nė Melburn, Australi, ku mbahej nė tė njėjtėn kohė konferenca mė e rėndėsishme e fizikės sė grimcave (ICHEP). E gjithė kjo tė linte paraprakisht tė kuptoje, se do tė bėhej e ditur diēka shumė e rėndėsishme, Pra, asgjė mė pak sesa zbulimi i grimcės misterioze elementare.

    Ajo qė prisnim doli: “Ne kemi njė zbulim”, tha drejtori i CERN-it, Rolf Heuer. “Ne kemi konstatuar njė grimcė tė re, qė ėshtė nė pėrputhje me Higgs-Boson”. Shumė duartrokitje dhe tė qeshura, ndėrsa Rolf Heuer flet pėr “njė hap historik”. Atmosfera nė CERN ėshtė e ētendosur, gati euforike, edhe pse shefi i qetėson duke thėnė: “Kėto janė vetėm fillimet. Kemi njė punė tė madhe para nesh”.

    Studiuesit e CERN-it janė pothuajse, por jo njėqind pėr qind tė sigurtė. “Ne kemi nevojė pėr mė shumė tė dhėna”, thuhet, por tė dhėnat aktuale tregojnė shenja tė qarta, se ekziston njė grimcė. Pėr Joachim Mnich, drejtor i studimeve tė sinkotronit gjerman tė elektroneve Desy, “ajo qė po nis kėtu, ėshtė zbulimi i shekullit” dhe ministrja e Shkencės, Annette Schawan, i pėrgėzoi studiuesit e CERN-it pėr “sensacionin shkencor”.

    A ėshtė me tė vėrtetė njė sensacion? Me siguri qė po. Rezultatet janė njė sukses i madh pėr fizikanėt nė Qendrėn Kėrkimore Evropiane tė Grimcave, CERN, tė cilin ata e kanė pritur gjatė, pas dėshtimeve, incidenteve e avarive tė shumta tė sinkrotronit mė tė madh tė grimcave nė botė. Ata ishin gjithashtu nėn presionin e madh tė konkurrencės. Sepse njė grup kėrkimor amerikan nė Fermilab pranė Ēikagos kėrkon prej disa vitesh grimcėn e Higgs. Kohėt e fundit ka qenė njė garė kokė me kokė, tė cilėn CERN-i nuk donte ta humbiste nė asnjė mėnyrė.

    Tani duket sikur CERN-i e ka fituar garėn. Tė paktėn me njė probabilitet tė madh grimca e Higgs-it ėshtė kapur. Apo e thėnė mė saktė, po i afrohet nga ana statistikore. Sepse ajo nuk mund tė shihet. Higgs Boson ėshtė thjesht teori. E shpikur nga Peter Higgs, nė letėr, e dėshmuar nė formula tė pafundme fizike dhe matematike. Hipoteza e tij: diēka duhet t’u japė masė grimcave tė tjera tė shumta tė materies. Sepse kuarket, elektronet dhe neutronet sipas pėrkufizimit tė njohur matematikor nuk kanė masė e si rrjedhojė ato do tė duhej tė qarkullonin ngado dhe pa pushim me shpejtėsinė e dritės, por nuk e bėjnė kėtė: Pra, ka diēka qė i frenon dhe u jep atyre masė e peshė. Ėshtė pikėrisht kjo ajo qė duhet tė bėjnė grimcat e Higgs-it. Dhe kėto grimcat e Higgs-it, kėshtu thotė teoria, duhet tė krijojnė kudo nė univers njė rrjet tė dendur, nė tė cilin varen pjesėt pėrbėrėse tė materies. Grimcat e Higgs-it janė diēka e tillė si zam, qė mban sė bashku grimcat e ndryshme elementare, nga tė cilat pėrbėhet materia, pra edhe njeriu.

    Ishte njė ditė e madhe pėr Peter Higgs si i ftuar nderi nė CERN. Njė plak me shkėlqim, njė studiues i madh, tė cilit iu pėrmbush ėndrra e madhe. “Pėr mua ėshtė me tė vėrtetė njė gjė e pabesueshme, qė kjo ka ndodhur nė kohėn, qė jam ende gjallė”, gėzohet ai dhe elita e fizikantėve duartroket. Nė CERN, nė Lindau dhe nė Melbourne. Tė gjithė ishin sė bashku. Momenti pėr shpalljen e zbulimit Higgs, tė paktėn pėr sa i pėrket publicitetit, ishte zgjedhur nė kohėn e duhur.



    Pėrshėndetje nga pėrtej oqeanit



    Shkencėtarėt nė Qendrėn Evropiane pėr Kėrkime Bėrthamore, ose CERN, njoftuan dje zbulimin e njė grimce nėnatomike qė ka tiparet e tė ashtuquajturės pjesėza Higgs, e njohur edhe si “Grimca e Zotit”. Shkencėtarėt nė Laboratorin Kombėtar Fermi tė Fizikės Bėrthamore nė periferi tė Ēikagos thonė se ky ėshtė njė zhvillim historik. Rreth 200 shkencėtarė dhe punonjės tė tjerė u mblodhėn nė Fermilab – nė orėn dy tė mėngjesit – pėr tė ndjekur njoftimin e zbulimit nga Gjeneva. Shumė prej tyre si Patricia McBride kanė lidhje tė forta me eksperimentin e CERN-it, ku, pėr tė gjetur grimcėn u pėrdor njė akselerator mjaft i fuqishėm”.

    Shumė teknika qė u pėrdorėn atje u provuan sė pari kėtu. Shumė njerėz u trajnuan kėtu”. Shkencėtarėt kanė shpenzuar qindra miliona dollarė pėr tė krijuar teknologjinė qė bėn pėrplasjen e atomeve. Kanė shpenzuar gjithashtu dhjetėra mijėra orė pėr tė analizuar tė dhėnat. Por tani ata besojnė se kanė gjetur atė qė duket tė jetė grimca nėnatomike njohur si grimca Higgs. “Ėshtė njė nga hallkat kryesore qė mungonte pėr tė kuptuar se si u krijua gjithėsia”, thotė shkencėtari Robert Roser. Higgs, thotė ai, ėshtė njė grimcė qė tėrheq grimcat e tjera, dhe shpjegon se pėrse lėnda ka masė. Kjo ndihmon tė kuptohet se si janė formuar planetet dhe jeta. Por ai ėshtė i kujdesshėm nė deklaratat e tij duke shtuar se nė CERN u gjet njė objekt qė i ngjan grimcės Higgs por jo vetė kjo grimcė.

    “Ky ėshtė njė ndryshim mjaft i hollė. Gjatė shumė viteve tė ardhshme, ata do tė hetojnė tė gjitha vetitė e kėsaj grimce pėr tė parė se si ajo vepron, ēfarė shije ka dhe nėse sillet ashtu siē ishte parashikuar”. Nė Fermilab ishte instaluar dikur akseleratori Tevatron, paraardhėsi i akseleratorit tė CERN-it. Por vitin e kaluar ai u nxorr nga pėrdorimi. Zoti Roser thotė se tė dhėnat pėrfundimtare tė prodhuara nga Tevatroni pėrputheshin me ato qė u nxorrėn nga laboratori CERN. Tė gjitha kėto, thotė ai, pėrbėjnė ndryshime dramatike pėr shkencėtarėt. “Gjetja e re do tė ndryshojė mėnyrėn se si shkenca e sheh botėn, por nuk do tė ketė shumė ndikim te publiku nė pėrgjithėsi”.

    Ndonėse nuk ėshtė e qartė se ku do tė ēojė zbulimi i ri, McBride dhe Roser thonė se teknologjia e shpikur pėr gjetjen e grimcės ka sjellė tashmė rezultate tė prekshme – tė tilla si krijimin e magazinave dixhitale tė quajtura “cloud” qė pėrdoren pėr telefonat celularė dhe kompjuterėt. Por zoti Roser shton se pėrfitimet e vėrteta ende nuk i kemi parė: “E kam tė vėshtirė tė them sot se ēfarė pėrfitime praktike sjell grimca Higgs. Kėtė do ta kuptojmė me kalimin e kohės. Por njerėzimi ka bėrė gjithmonė pyetjen “pse” dhe ne jemi njė hap mė afėr pėrgjigjes”. Hapi tjetėr, thotė zoti Roser, ėshtė tė konfirmohet pa asnjė dyshim shkencor se ajo qė ata besojnė se ėshtė grimca Higgs ėshtė vėrtetė kjo grimcė.

  10. #160
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Pėr: Kuriozitete te ndryshme.

    Bėhet milioner falė frikės nga bretkosat.

    Amerikani Paul Marinaccio do tė pėrfitojė 1.6 milion dollarė falė frikės nga bretkosat. Ai ka fituar njė betejė ligjore qė zgjati plot shtatė vjet.

    E tėra nisi kur nje kompanimori nga qyteza leje pėr ta hedhur nė pronėn e tij ujin e mbledhur nga shiu aty pėrreth. Kjo krijoi mjedisin ideal pėr zhvillimin e bretkosave, nga tė cilat personazhi nė fjalė ka frikė qė kur ishte fėmijė.“Jam i burgosur nė shtėpinė time. Kthehem nė mbrėmje dhe mezi hyj nė garazh pėr shkak tė bretkosave. Janė mu para derės”, ishte ankuar Marinaccio.Shpeshherė ai ėshtė detyruar tė thėrrasė tė bijėn qė tė vinte e t’i pėrzinte bretkosat, pasi vet ka njė frikė tė tmerrshme ndaj tyre.Amerikani me origjinė italiane hodhi nė gjyq qytezėn dhe firmėn pėr derdhjen e ujit, qė e shndėrruan pronėn e tij nė njė parajsė pėr bretkosat. Ai e fitoi ēėshtjen dhe do tė pėrfitojė 1.3 milion dollarė nga autoritetet e qytezės dhe 328.000 tė tjera nga kompania.

Faqja 16 prej 34 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •