Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 31
  1. #11

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Fehmi,shum mir tregoj Ariani me antioprantin,se serbet nuk ndjehen rehat ne kosov derisa ta nenshtrojne ate,pra armiqesia eshte e perhershme po sikur edhe shqiptaret nu kthefshin ne fene e tyre ortodokse,ata do te vazhdojne me shtypje sepse kete urrejtje ata e kan bere mit.
    Pra ata njohin vetem grushtin e forte,dhe te mos u shesim njerezve perralla per bashkejetese dhe fqinjesi...
    Un jam nga maqedonia por kam jetuar nji koh te gjate edhe ne kosovene kohen e trazirave prandaj e njoh edhe un realitetin.
    Njilloj edhe ketu ne maqedoni me shkijet ketu.
    Ineresant ky fis shkijesh ketu qe vetin thirrin maqedon ,nuk i duan as bugaret e as serbet e as greket,besoni se nese ata vijne ketu,menjiher do tua fshin identitetin fisnor e shteterir..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin

    Refer ajo qe thot Araniti eshte mendim i tije personal,e vlersoj kete,kurse shqipetret orthodhoks jane VLLEZERIT tan te GJAKUT dhe te GjUHES,ata jane pasardhesit direkte te ILIRVE dhe te RILINDASVE,ata kan kontribuar ne formimin e qenjes SHQIPETARE ne pergjithsi,kurse ne veqanti kane gjelozine KOMBETARE.
    Pra shum her ne forum e kam permendur se feja eshte personale,kurse Kombi eshte mishrime i perjetshem i identitetit personal,pa Kombe nuk jemi asgje,PERSHENDETJE.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Daçiq: Nuk i japim serbët e Kosovës për datën?

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar në prag të takimit të sotëm të kreut shtetëror serb me shefen e diplomacisë së BË në Bruksel, Ketrin Eshton, se pas këtij takimi mund të jetë më e qartë nëse është e mundshme të gjendet zgjidhja për bashkësinë serbe në Kosovë dhe ka cekur se Serbia për hir të datës do të heq dorë nga politika e vet dhe zgjidhja kompromise që ofron.

    Në intervistën pëër “Veçernje novosti”, Daçiq ka thënë se “nuk mund të pranojmë asgjë që nuk e siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë.

    Prishtina po i hedh poshtë propozimet tona për Bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe ekskluzivisht të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive dhe këtë krejt qartë do t’ua themi edhe zyrtarëve në Bruksel”, ka thënë ai.

    Sipas tij, Serbia për hir të marrjes së datës nuk do të heq dorë nga politika e vetë dhe zgjidhja kompromise që ofron.

    Sipas kryeministrit serb, “ka ardhur ai momenti që me partnerët evropian të bisedohet hapur dhe sinqerisht edhe për vazhdimin e integrimeve të mëtejshme evropiane”.

    Të gjithë duhet ta kenë plotësisht të qartë, ka theksuar Daçiq, se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet që në verë ta marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE. “Kjo assesi nuk nënkupton se po heqim dorë nga rruga evropiane e Serbisë, sepse Serbia abolutishtë e ka merituar datën”, ka nënvizuar pos tjerash kryeministri Daçiq./rtk/

    http://www.zeri.info/artikulli/1650/...oves-per-daten

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Populli serb, shume prej tyre nuk e dine as si duket Kosova ne realitet...
    Populli serb, nje pjese e mire (sidomos mbeshtetesit dhe adhuruesit e pushtetit aktual apo Nikoliq dhe Daciq) jane para se gjithash antishqipetar. Ky antishqiptarizem eshte motivi kryesor i tyre per t'u ballafaquar me Kosoven dhe per te kundershtuar cdo gje qe sipas tyre eshte ne favor te ketij populli te urryer nga ata. Kjo urrejtje eshte pjeserisht historike, por ne mase jashtezakonisht te madhe e nxitur dhe e mbajtur ne jete ne dekadat dhe vitet e fundit pikerisht nga Nikoliq, Daciq dhe partite e tyre respektive.
    Problemi juaj eshte se jetoni ne ate realitet, jeni pjese e produkt i tij, dhe kjo ju pengon qe ta shikoni situaten pa emocione dhe per ate qe eshte: Serbine me Kosoven nuk e lidhin interesa kombetare, e lidhin interesa sentimentale. Problemi me "interesat sentimentale", te ushqyera nga komunistet e nacionalistet serbe si nje menyre per te mbajtur pushtetin, eshte se ato te bejne te ndihesh mire, por nuk te japin buke. Buke te japin interesat ekonomike. Dhe anetaresimi i Serbise ne BE eshte nje interes ekonomik e politik per Serbine. Per me shume se 1 dekade, politikanet ne Beograd kane ardhur e ikur nga pushteti pasi kane qene te vendosur per ta larguar ceshtjen e Kosoves nga agjenda e tyre, por nuk kane mundur ta bejne dot kete gje pasi jane sulmuar nga opozita per ta kthyer Kosoven ne nje top futbolli qe eksiton emocionet e serbeve ne rruge. Kryeministri aktual, e ka kete kurajo dhe mund te humbi edhe pushtetin per faj te ketij qendrimi, por ai eshte i vendosur qe te mos lere Kosoven te mbaje peng te ardhmen e Serbise. Ky eshte ne thelb qendrimi i tij.

    Problemi juaj si shqiptare ne Kosove eshte se jeni mesuar keq me vemendjen e tepruar nderkombetare, dhe jeni perkedhele pak si shume, ne ate pike sa kujtoni se Kosova eshte bota. Nuk eshte vetem pala serbe e interesuar per ti dhene nje zgjidhje ceshtjes se Kosoves, por jane edhe nderkombetaret ne Kosove, BE dhe SHBA qe pas dy dekadash, jane paksa te zhgenjyer me eksperimentin e tyre ne Kosove. Ajo qe i mban ata ne Kosove eshte siguria e Kosoves. Per ta mareveshja e negociuar mes Prishtines e Beogradit, garanton terheqjen e tyre graduale nga Kosova, te pakten ne nivelin ushtarak, dhe i jep zgjidhje problemit te kufijve territoriale te Kosoves. Ky eshte thelbi i mareveshjes me Kosoves dhe Serbise. Pasi kjo mareveshje te nenshkrohet, palet bien dakord mbi dy gjera:

    1. Kosova si territor e si province do te jete kjo qe eshte e nuk do te kete ndarje te saj.
    2. Beogradi njeh autoritetin e shtetit te pavarur te Kosoves si shtet fqinj te vete ne kembim te disa priviligjeve ligjore per minoritetin serb ne Kosove.

    Mbeshtetja dhe durimi nderkombetar me Kosoven nuk eshte pa limit. Prandaj ne vend qe te perplasim kembet e te sulmojme mareveshje te tilla as pa i kuptuar ato, bejme mire si shqiptare qe te perfitojme nga rasti per te arritur kete mareveshje qe do te jete historike per Kosoven e mbare rajonin. Sic e thashe me lart, nuk do ta gezojme mbeshtetjen dhe vemendjen e nderkombetareve gjithmone sic po e gezojme tani, dhe tani eshte koha qe t'i jepet zgjidhje ketij problemi.

    Dhe te kuptoni edhe ate tjetren, nese mareveshja nuk arrihet dhe pala serbe eshte gati te nenshkruaje mareveshjen por pala shqiptare refuzon, te garantoj une qe diplomatet e huaj e jo Beogradi, do te jene ata qe do te nxjerrin nga sirtaret planet e tyre per ndarjen e Kosoves. Nuk ka rruge tjeter.

    Albo

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Ndonese nje dite pushteti ne serbi, ndonese nje dite politikanet dhe populli serb, ne nje menyre apo tjetren do e pranojne Pavaresine e Kosoves, sikurse qe kane pranuar pavaresine e Bosnjes dhe Hercegovines (pa sovranitet). Mirepo si populli serb, si politikanet serb, si pushtetaret dhe politika zyrtare serbe gjithnje e gjithmone do kete armiqesi ndaj Kosoves dhe Shqiptareve.
    Se cfare mendon populli serb, nuk i hyn njeriu ne pune. Ajo qe na hyn ne ne pune eshte qe kryeministri i Serbise te nenshkruaje nje mareveshje ku njeh territorin e Kosoves se pavarur dhe respekton kufijte e saj. Kaq. Me ate dokument ne dore, qeveria dhe institucionet e Serbise tani dhe ne te ardhmen do te duhet ta respektojne dhe e ardhmja e Kosoves nuk mbahet me peng nga Beogradi. Se cfare bejne serbet ne Serbi, pune e tyre. E rendesishme eshte qe Kosova te ruaje terresine e saj terriotoriale dhe te integroje minoritetin serb ne veri ne strukturat e veta administrative e shteterore.

    Shpenzoni kaq shume kohe e energji duke zgjidhur hallet e Serbise kur duhet te fokusoni vemendjen ne interesat e shtetit ne Kosove. Dhe interesi i ketij shteti sot eshte siguria e terresise territoriale dhe integrimi ne jeten e vendit te minoritetit serb ne veri. Mareveshja i arrin te dyja, pasi efekti i asaj mareveshje per minoritetin serb ne veri do te jete: qeveria juaj nuk eshte me ne Beograd por ne Prishtine.

    Albo

  6. #16

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Albo,

    1. Politiken ne serbi nuk e bene as populli serb, as politikanet (kryeministri e kryetari), por politiken serbe e ben akademia serbe. Edhe platformen e shtetit serb per Kosoven, e ku nje ne mase te caktuar e kane pranuar edhe zyrtare te larte te BE-se, e ka bere pikerisht akademia serbe ne krye me Dobrica Cosic. Edhe keto bisedime ndermjet Qeverise se Thacit 2 dhe shtetit serb po zhvillohen rreth asaj se ka te pranohet, e qka te mos pranohet nga kjo platforme serbe per Kosoven. Kjo platforme serbe per Kosoven qellim kryesor nuk e ka ndarjen e jashtme te kufijeve te Kosoves (sepse kete as BEja, e as SHBA-te nuk e pranojne), por kjo platforme serbe per Kosoven qellim kryesor e ka kantonizimin e Kosoves sipas modelit Bashkjako-Kroat ne Bosnje e Hrecegovine. Vet fakti qe per rregullim (ceshtje) te brendshem te Kosoves po bisedohet me Beogradin, eshte nje tregues se Beogradi ende edhe pas 14 vjet clirimi, dhe 5 vjet pavaresie, pyetet dhe ka ndikim kyc per cdo ceshtje brenda Kosoves.

    2. Prandaj cfardo lloj marreveshje edhe po te jete 90 % ne favor te Kosoves, e vetem 10 % ne favor te serbise, Kosova ne periudhe afatmesme dhe afat gjate do jet humbese e vetme. Ne keto bisedime te tanishme do kete vetem nje humbes e vetem nje fitues. Fitues do jet pala (shteti) serbe, sepse po negociohet per rregullim (ceshtje) te brendhsme te Kosoves. Ne keto bisedime ndermjet Qeverise se Thacit 2 dhe shtetit serb, po te negociohej edhe per te drejtat e Shqiptareve ne Presheve, Medvegje e Bujanoc. Ne keto bisedime po te negociohej edhe per te drejtat e Shqiptareve ne Beograd dhe ne qytetet e tjera te serbise ku ka Shqiptar (e ku numri i tyre eshte me i madh se sa i serbeve ne Kosove). Ne keto bisedime po te negociohej edhe per asociacionin e komunave Shqiptare ne serbi. Ne keto bisedime po te negociohej edhe per autonomin speciale per Shqiptaret ne serbi sikurse po negociohet per autonomin speciale te serbeve ne Veri dhe ne enkalava tjera ne Kosove. Ateherash dhe vetem ateherash nuk do kishte as humbes e as fitues. Por te dyja palet do te ishin ne rregull me reciprocitet te sinqerte. Mirepo ne kete rast nuk po negociohet per te drejtat e minoritetit serb ne Kosove, por po negicohet per ate se cfare ndikim do kete shteti serb ne Kosove.

    3. Pakoja e Ahtisarit nuk ka te beje me te drejtat e minoriteteve, e sidomos atij serb, sepse kjo Pako e Ahtisarit ua mohen te drejten e shumices absolute Shqiptare qe perbejne mbi 90 % te popullates se Kosoves per Vetevendosje dhe Referendum. Pakoja e Ahtisarit mu sikurse keto bisedime pa kushte per serbine kryekput kane te bejne me ate qe shtetit serb - Beogradit ende tja mundesojne ndikim (influencen) e saj per ceshtje (rregullim) te brendshem te Kosoves.

    Deshet ju te pajtoheni apo jo, per Kosoven me shume pyetet dhe me ndikim ka Beogradi, se sa qe pyeten dhe kane ndonje ndikim Shqiptaret!

    Nga Philadelphia eshte lehte te flasesh e te shkruash cfare deshiron, por realiteti eshte krejtesisht tjeter me ate se cfare mendon e shkruash i nderuari Albo!

    Respekt,
    Ndryshuar për herë të fundit nga ARIANI_TB : 11-03-2013 më 13:41
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #17

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Refer ajo qe thot Araniti eshte mendim i tije personal,e vlersoj kete,kurse shqipetret orthodhoks jane VLLEZERIT tan te GJAKUT dhe te GjUHES,ata jane pasardhesit direkte te ILIRVE dhe te RILINDASVE,ata kan kontribuar ne formimin e qenjes SHQIPETARE ne pergjithsi,kurse ne veqanti kane gjelozine KOMBETARE.
    Pra shum her ne forum e kam permendur se feja eshte personale,kurse Kombi eshte mishrime i perjetshem i identitetit personal,pa Kombe nuk jemi asgje,PERSHENDETJE.
    Fehmi nuk eshte e drejte te thuhet se vetem ata na qenkan pasardhesit DIREKT te ilireve,kjo don te thote se na jemi indirekt.
    Ketu flas per kombin dhe jo per fene se neve gjith jemi dakord se ata ortodokset dhe katoliket jemi nji komb dhe te nji gjaku.
    Ktu po flasim per Daciqin dhe politiken serbe ne kosove dhe nga realiteti e dime se si qendrojne punet dhe kete e din gati cdo qytetar i kosoves,se serbija nuk ka hjek dore por politika e bene te veten dhe ben iluzione..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  8. #18

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Oferta e Brukselit: Status 'special' për veriun?!?

    Autoriteteve shtetërore të Serbisë, në takimin e sotëm me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, do t’iu ofrohen “institucione të caktuara qeveritare në veri të Kosovës dhe një lloj statusi special për këtë pjesë”, shkruajnë mediat serbe.

    Sipas tyre, pranimi i kësaj oferte, “do t’i hapte rrugën Serbisë për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    “Nëse oferta e Brukselit është e pranueshme për Beogradin, Ashton, më 16 prill do t’i rekomandonte Këshillit të Ministrave që t’i ndajë Serbisë datën për nisjen e bisedimeve për anëatarësim në bllok”, shkruan Tanjug, duke u thirrur në burimet e veta.

    Prishtina është shprehur fuqishëm kundër statusit të veçantë për veriun e Kosovës, duke thënë se për gjithë territorin e vendit do të vlejnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës.

    Autoritetet shtetërore të Serbisë pritet të takojnë sot në Bruksel baroneshën Ashton. Kjo e fundit, ndërkaq, do të qëndrojë këtë javë në Prishtinë./rel/

    http://www.zeri.info/artikulli/1669/...ial-per-veriun
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #19

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    OFERTA E BRUKSELIT: STATUS 'SPECIAL' PËR VERIUN?

    (E plotësuar) Autoriteteve shtetërore të Serbisë, në takimin e sotëm me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, do t’iu ofrohen “institucione të caktuara qeveritare në veri të Kosovës dhe një lloj statusi special për këtë pjesë”, shkruajnë mediat serbe, siç transmeton REL.

    Sipas tyre, pranimi i kësaj oferte, “do t’i hapte rrugën Serbisë për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

    “Nëse oferta e Brukselit është e pranueshme për Beogradin, Ashton, më 16 prill do t’i rekomandonte Këshillit të Ministrave që t’i ndajë Serbisë datën për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në bllok”, shkruan Tanjug, duke u thirrur në burimet e veta.

    Prishtina është shprehur fuqishëm kundër statusit të veçantë për veriun e Kosovës, duke thënë se për gjithë territorin e vendit do të vlejnë Kushtetuta dhe ligjet e Republikës.

    Nikoliq: Po na përgatisin një letër të papranueshme

    Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se kreut shtetëror të Serbisë gjatë takimit të tyre të sotëm në Bruksel do t’u ofrohet ‘njëfarë letre’ e cilat tani për tani është e papranueshme për Serbisë.

    “Parashoh që sot në Bruksel do të na ofrohet njëfarë letre, konturat e së cilës i kam parë. Nëse nuk do të ketë ndryshime në atë letër, atëherë ajo është e papranueshme për Serbinë”, u ka thënë gazetarëve në Beograd, presidenti i Serbisë.

    Sipas tij, do të binte se BE nuk e do Serbinë nëse ‘na ofrojnë letër ku janë përcaktuar ligjet të cilat ndërkohë janë marrë në Prishtinë, pas asnjë shqyrtim në atë se çfarë janë të drejtat e Serbisë, nëse nga ajo letër bëhet e qartë që ata heshturazi pranojnë Kosovën si shtet’.

    I pyetur se çfarë është ajo letër, Nikoliq ka thënë se aty janë paraparë të drejtat e bashkësisë serbe në kuadër të administratës së Prishtinës dhe se ato janë të drejta të cilat parashikohen me ligjet për vetë-administrim lokal dhe akte të tjera.

    I pyetur se çfarë nëse ajo janë kushte për përfitim të datës së nisjes së negociatave për anëtarësim, Nikoliq ka thënë se Serbia nuk mund ta ndryshojë vetën për kurrfarë joshjesh dhe as për kurrfarë karriere politike.

    Sipas tij, Beogradi gjatë viteve të fundit ka hapur mjaftë rrugë e vetëdijshme me atë që mund të ndodh që dikush të na parashtrojë ultimatume.

    “Serbia kurë nuk u është nënshtruar ultimatumeve”, ka thënë Nikoliq duke shtuar se ajo letër nuk mund të pranohet edhe për atë që Kuvendi i Serbisë ka votuar rezolutën e saj nëpërmjet se cilës ka përcaktuar sjelljen e Serbisë nuk raport me dialogun që po zhvillohet në Bruksel.

    Daçiq: Do të insistojmë për Asociacion ekzekutiv

    Një një intervistë për mediat në Beograd, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vendi i tij nuk mund të pranojë asgjë që nuk siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë.

    “Prishtina hedh poshtë propozimet tona për bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive të saj”, ka thënë Daçiq.

    Beogradi kërkon presionin e BE'së mbi Prishtinën

    Këshilltari i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë presion mbi Prishtinën, nëse do anëtarësimin e Serbisë brenda.

    “Presidenti Nikolliq e di se cila është linja që nuk mund ta kalojë. BE duhet të bëjë pak presion edhe mbi Prishtinën. Nuk bën që vetëm njëra palë të lëshojë pe në negociata – atëherë ato nuk janë negociata”, ka thënë Oliver Antiq.

    Sot në Bruksel po qëndrojnë autoritetet e larta shtetërore të Serbisë, të cilat do të takojnë shefen për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, e cila njëherësh është ndërmjetësuese e bisedimeve Kosovë-Serbi.

    Konsultimet në Bruksel

    Kreu shtetëror i Serbisë do të udhëtojë sot për në Bruksel, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu edhe Përfaqësuesen e Lartë, Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson bisedimet Kosovë - Serbi.

    Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendës-kryeministri i parë Aleksandar Vuçiq do të bisedojnë me baroneshën Ashton lidhur me ngecjet në bisedimet që kanë të bëjnë me formimin e bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar formimin e kësaj bashkësie, që në Kosovë njihet si Asociacion, por ka refuzuar mundësinë që ky organizim të ketë fuqi ekzekutive, ashtu siç synon Beogradi.

    Siç transmeton REL, para nisjes, kryeministri serb Daçiq ka deklaruar se Serbia nuk do të pranojë asgjë më pak nga ajo që në Kosovë të formohet bashkësia e komunave serbe, e cila do të kishte pushtetin ekzekutiv.

    Zëvendës-kryeministri i parë serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se kreu i shtetit serb po udhëton në Bruksel për të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

    Lidhur me këtë çështje dhe me procesin negociator në përgjithësi, baronesha Ashton pritet ta vizitojë Prishtinën më 14 mars.

    Takimet e Ashton janë cilësuar si konsultime në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

    Raundi i ardhshëm i këtij dialogu, në nivel kryeministrash, mbahet në Bruksel më 20 mars.

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,105744
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Fehmi nuk eshte e drejte te thuhet se vetem ata na qenkan pasardhesit DIREKT te ilireve,kjo don te thote se na jemi indirekt.
    Ketu flas per kombin dhe jo per fene se neve gjith jemi dakord se ata ortodokset dhe katoliket jemi nji komb dhe te nji gjaku.
    Ktu po flasim per Daciqin dhe politiken serbe ne kosove dhe nga realiteti e dime se si qendrojne punet dhe kete e din gati cdo qytetar i kosoves,se serbija nuk ka hjek dore por politika e bene te veten dhe ben iluzione..
    Po refer korekt,ngani her edhe une pi ja futi kot,por kerkoj falje per keqkuptime,se nuk po mundem mu koncentru per shkak te angazhimeve te perditshme,ne vendin e punes...
    Pra qashtjet nuk jan bash te leta te trajtohen ne ket aspekte a jem direkt apo indirekt,shum pshtjellime jan ber ne histori pikrishte nga stregjysherit tan,hajr ishalla,tokat tona kan lene histori si per mire ashtu edhe per keq,pe tregoj nje legjende nga Babai ai thot se babgjyshi i tij ka marre pjes ne lufte kunder gjonturqve nese nuk gaboj thote se ka qene viti 1908 nuk jam i sigurte per date dhe ne piken strategjike KULINA ne afersi te Lupqit te poshtem,garnizoni turke pas nje luftimi mesatarishte te gjate dorzohen ROB te luftes,por trajtimi i tyre ka qene mizor,shqipetaret ju dhane gaze turqeve dhe i kallin per se gjalli,ishte nje mekate i madhe,derisa u egzekutojshin viktimat Katragjyshi kur ndegjon per ket rast intervenon dhe i shpeton roberit e luftes,duke i kritikuar me fjale mos bini ne nivelin e tyre sepse jane shenja te keqia,pra mendoj se nuk eshte trimeri te VRASESH por te faleshe,pra kjo ka mbetur kujtes ne vargun e shum kujtesave tjera te erreta,pra gjithmon duhet te jemi te urte dhe te kujdesshem,per shum arsye sepse te beshe keq eshte shum lehte,por te mos beshe ate qe ke mundesi ta beshe eshte guxim dhe autoritet.
    Pra nuk dua te zgjas me tutje por nje eshte e sigurte ,duhet fjalimet e Daciqit ti marrim me paragjykime,sepse lojrat politike kerkojne qe dikush te bie ne kurthe pra mos te jemi ne ata.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 11-03-2013 më 15:27

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •