Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 31
  1. #21
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    italianet greket dhe serbet sna kane len me bo hajer neve shqiptareve ndonjeher....
    vari leshte

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Ariani_TB, fakti qe "Kosova Lindore" apo "shqiptaret nen Serbi" nuk eshte pjese e diskutimeve, eshte ne fakt dicka pozitive dhe jo negative. Ato do te behen pjese e diskutimeve vetem nese diskutimi do te marri formen e "ndarjes se Kosoves". Serbia i konsideron territoret ku jetojne shqiptaret brenda territorit te saj si gurre shahu qe eshte gati ti shkembeje ne kembim te Veriut te Mitrovices. Dhe eshte merita e nderkombetareve dhe kembengulja e tyre per te mos lejuar "ndarjen e Kosoves", por ruajtjen e terresire territoriale te saj sic eshte sot, qe kane bere qe Beogradi te ulet ne diskutime duke hequr dore nga ideja e "ndarjes se Kosoves".

    Vete fakti qe palet po ulen e diskutojne e negociojne, eshte nje arritje ne vetvete. Jo me larg se pak muaj me pare, ti e shume si ty ishit kunder edhe vete idese se diskutimeve te tilla. Kini besim tek kreret e shtetit shqiptar dhe kini besim ne respektimin e procesit: cdo mareveshje e nenshkruar mes Thacit e Dacic do te kerkoje diskutimin dhe ratifikimin e Kuvendeve perkatese. Keshtu qe te gjithe do te njihemi me mareveshjen perfundimtare e nuk do te kete surpriza.

    Ne kete pike behet fjale vetem per perpilimin e nje mareveshje te tille, qe e ben ate te pranueshme politikisht, si per Beogradin edhe Prishtinen. Me pak fjale, nje mareveshje te cilen si Thaci dhe si Dacic mund ta mbeshtesin e kalojne ne Kuvendin e vendeve te tyre. Qe do te thote, qe nuk do te jete nje mareveshje perfekte, por do te jete nje mareveshje e balancuar e me interes per te dy palet. Asnje pale nuk do te arrije gjithcka qe kerkon por cdo pale do te arrije dicka pozitive qe nuk e gezon sot.

    Sic e thashe me lart, mareveshja nuk do te shenoje vetem "pike politike", por do te kete impaktin e saj me te madh ne psikologjine e dy popujve. E rendesishme eshte qe Beogradi e Prishtina po nisin nje dialog mes tyre, e jo nje lufte. Dhe ai dialog qe nis sot po fillon te shkrije nje akullnaje 20 vjecare. Dhe kur akujt politike fillojne te shkrijne, njerezit fillojne te levizin lirshem ne te dy anet e kufirit, mallrat po ashtu, ekonomia lokale fillon e merr fryme, njerezit jane me pak te frikesuar mbi te ardhmen e me te impenjuar per te punuar e fituar ne menyre qe te ndertojne nje jete me te mire. Ky impak psikologjik i mareveshjes do te jete shume here me pozitiv se sa vete pikat e mareveshjes.

    Deshtimi i mareveshjes nuk duhet te jete opsion per ne shqiptaret. Ose thene ndryshe, nese diskutimet deshtojne dhe mareveshja nuk arrihet, kjo nuk duhet te ndodhi per faj te refuzimit te pales shqiptare. Pasi nese mareveshja eshte e pamundur, nuk ngelet rruge tjeter vec ndarjes se Kosoves. Dhe nje ndarje e Kosoves do te hapte probleme per gjithe rajonin, e jo vetem per Kosoven.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-03-2013 më 00:19

  3. #23

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ariani_TB, fakti qe "Kosova Lindore" apo "shqiptaret nen Serbi" nuk eshte pjese e diskutimeve, eshte ne fakt dicka pozitive dhe jo negative. Ato do te behen pjese e diskutimeve vetem nese diskutimi do te marri formen e "ndarjes se Kosoves". Serbia i konsideron territoret ku jetojne shqiptaret brenda territorit te saj si gurre shahu qe eshte gati ti shkembeje ne kembim te Veriut te Mitrovices. Dhe eshte merita e nderkombetareve dhe kembengulja e tyre per te mos lejuar "ndarjen e Kosoves", por ruajtjen e terresire territoriale te saj sic eshte sot, qe kane bere qe Beogradi te ulet ne diskutime duke hequr dore nga ideja e "ndarjes se Kosoves".

    Vete fakti qe palet po ulen e diskutojne e negociojne, eshte nje arritje ne vetvete. Jo me larg se pak muaj me pare, ti e shume si ty ishit kunder edhe vete idese se diskutimeve te tilla. Kini besim tek kreret e shtetit shqiptar dhe kini besim ne respektimin e procesit: cdo mareveshje e nenshkruar mes Thacit e Dacic do te kerkoje diskutimin dhe ratifikimin e Kuvendeve perkatese. Keshtu qe te gjithe do te njihemi me mareveshjen perfundimtare e nuk do te kete surpriza.

    Ne kete pike behet fjale vetem per perpilimin e nje mareveshje te tille, qe e ben ate te pranueshme politikisht, si per Beogradin edhe Prishtinen. Me pak fjale, nje mareveshje te cilen si Thaci dhe si Dacic mund ta mbeshtesin e kalojne ne Kuvendin e vendeve te tyre. Qe do te thote, qe nuk do te jete nje mareveshje perfekte, por do te jete nje mareveshje e balancuar e me interes per te dy palet. Asnje pale nuk do te arrije gjithcka qe kerkon por cdo pale do te arrije dicka pozitive qe nuk e gezon sot.

    Sic e thashe me lart, mareveshja nuk do te shenoje vetem "pike politike", por do te kete impaktin e saj me te madh ne psikologjine e dy popujve. E rendesishme eshte qe Beogradi e Prishtina po nisin nje dialog mes tyre, e jo nje lufte. Dhe ai dialog qe nis sot po fillon te shkrije nje akullnaje 20 vjecare. Dhe kur akujt politike fillojne te shkrijne, njerezit fillojne te levizin lirshem ne te dy anet e kufirit, mallrat po ashtu, ekonomia lokale fillon e merr fryme, njerezit jane me pak te frikesuar mbi te ardhmen e me te impenjuar per te punuar e fituar ne menyre qe te ndertojne nje jete me te mire. Ky impak psikologjik i mareveshjes do te jete shume here me pozitiv se sa vete pikat e mareveshjes.

    Deshtimi i mareveshjes nuk duhet te jete opsion per ne shqiptaret. Ose thene ndryshe, nese diskutimet deshtojne dhe mareveshja nuk arrihet, kjo nuk duhet te ndodhi per faj te refuzimit te pales shqiptare. Pasi nese mareveshja eshte e pamundur, nuk ngelet rruge tjeter vec ndarjes se Kosoves. Dhe nje ndarje e Kosoves do te hapte probleme per gjithe rajonin, e jo vetem per Kosoven.

    Albo


    Albo,

    Se pari duhet te dini se ne Veriun e Kosoves, e sidomos ne pjesen veriore te Mitrovices ne vitin 2000 eshte bere spastrim etnik ndaj Shqiptareve nga ana e shtetit serb me ndihmen e KFOR-it Francez, ku ne ate vit jane vrare 10tra persona dhe jane debuar afro 15 mije Shqiptar e ndonese me shume nga vatrat e tyre. Kurse sa i perket Presheves, Medvegjes e Bujanocit, aty Shqiptaret jane ne vatrat e tyre dhe jane autokton. Mos te harojme se shteti i serbise te gjitha luftrat ne Ish Jugosllavi i ka bere vetem e vetem per teritore. Edhe pse shteti serb ndonjeherash permend e kerkon ndarjen e Kosoves, ajo (shteti serb) per momentin me platformen e saj qellim kryesor e ka kantonizimin e Kosoves sipas modelit Boshnjako-Kroat. Shteti serb nuk deshiron Boshnjezimin e Kosoves, sepse automatikisht behet ndarja e Kosoves e qe do thote vetem Veriu i Kosoves (PA pjesen veriore te Mitrovices) ti bashkangjitet serbise, ndersa tre komunat e serbise jugore (Presheve, Medvegje e Bujanoc) ti bashkangjiten Kosoves. Prandaj as shtetit serb nuk i konvenon ndarja e kufijeve te jashtem te Kosoves. Mirepo Beogradi zyrtar deshiron dhe ne kete eshte duke korrurr sukses, te kete ndikim te saj jo vetem ne pjesen veriore te Kosoves, por edhe ne te gjitha enkalavat serbe gjithe terirorin e Kosoves. Keshtu qe ne nje menyre apo tjetren perseri do e kene Kosoven si pjese perberese te saj. Nderkombetaret ndonese kemngulesisht jane kunder ndarjes se kufijeve te jashtem te Kosoves. Por gjithashtu nderkombetaret e sidomos BE-ja kembngulesisht jane qe per veriun e Kosoves dhe te gjithe serbet tjere ne enklava kendej Ibrit te kene status special. Me Pakon e Ahtisarit edhe njehere nderkombetart vendosen qe shtetit serb perseri tja japing mundesin te kete ndikim e saj per cfardo ceshtje, per cfardo rregullimi brenda teritorit te Kosoves. Edhe njehere e ceki se ne kete rast me keto bisedime shteti serb eshte fitues, ndersa shtetesia e Kosoves po sfidohet ne cdo aspekt.

    Edhe nejehere e ceki i nderuari Albo, ju nga Philadelphia mund te thoni cka te doni, mund te mendoni si te doni, mund te shkruani si mendoni. Por realiteti eshte krejtesisht i kundert me te gjitha keto qe ju po i thoni.

    Ne keto bisedime fitues i vetem eshte shteti serb, ndresa humbes jane Shqiptaret dhe shtetesia e Kosoves!
    Realiteti eshte se ne Parlament te Kosoves ne Prishtine i kemi deputet serb te cilet punojne me direktivat e Beogradit dhe JO te Prishtines, sepse nuk e pranojne shtetesine e Kosoves!


    UJKU QIMEN E NDRON POR ZANATIN ASNJEHERE - KESHTU JANE SERBET, SI POPULLI, SI KLASA INTEKETUALE, SI POLITIKANET, SI POLITIKA ZYRTARE E SERBISE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Problemi juaj eshte se jetoni ne ate realitet, jeni pjese e produkt i tij, dhe kjo ju pengon qe ta shikoni situaten pa emocione dhe per ate qe eshte: Serbine me Kosoven nuk e lidhin interesa kombetare, e lidhin interesa sentimentale. Problemi me "interesat sentimentale", te ushqyera nga komunistet e nacionalistet serbe si nje menyre per te mbajtur pushtetin, eshte se ato te bejne te ndihesh mire, por nuk te japin buke.
    E ke keqkuptuar/keqinterpretuar arsyen pse une e kam permendur antishqiptarizmin e serbeve...
    Ishte vetem si kunderargument i hipotezave tua kryesisht te pabazuara lidhur me qellimet e verteta te deklaratave te Daciqit, jo si argument per te kundershtuar bisedimet dhe bashkepunimin eventual me Serbine, nese kushtet dhe rrethanat e lejojne.
    Megjithate, nuk eshte rastesi qe e ke zgjedhur pikerisht ate pjese per t'u pergjegjur.


    Buke te japin interesat ekonomike. Dhe anetaresimi i Serbise ne BE eshte nje interes ekonomik e politik per Serbine.
    Dhe cka?!

    Per me shume se 1 dekade, politikanet ne Beograd kane ardhur e ikur nga pushteti pasi kane qene te vendosur per ta larguar ceshtjen e Kosoves nga agjenda e tyre, por nuk kane mundur ta bejne dot kete gje pasi jane sulmuar nga opozita per ta kthyer Kosoven ne nje top futbolli qe eksiton emocionet e serbeve ne rruge. Kryeministri aktual, e ka kete kurajo dhe mund te humbi edhe pushtetin per faj te ketij qendrimi, por ai eshte i vendosur qe te mos lere Kosoven te mbaje peng te ardhmen e Serbise. Ky eshte ne thelb qendrimi i tij.
    Kjo eshte vetem perseritje e shpekulimeve tua te meparshme, sipas meje, te pabazuara...
    Qellimi i Daciqit eshte ai qe e thashe une ne shkrimin e meparshem.
    Kjo qe thua ti nuk ka asnje baze, pervec kryetitullit te kesaj teme, pa permbajtje.

    Problemi juaj si shqiptare ne Kosove eshte se jeni mesuar keq me vemendjen e tepruar nderkombetare, dhe jeni perkedhele pak si shume, ne ate pike sa kujtoni se Kosova eshte bota.

    Shumica e shqipetareve e ndjejne veten te injoruar dhe pjeserisht edhe te diskriminuar nga "bota", ndersa ti flet per "perkdhelje".

    Nuk eshte vetem pala serbe e interesuar per ti dhene nje zgjidhje ceshtjes se Kosoves, por jane edhe nderkombetaret ne Kosove, BE dhe SHBA qe pas dy dekadash, jane paksa te zhgenjyer me eksperimentin e tyre ne Kosove.
    Te vetmit ne kete konflikt qe vertete jane te interesuar per zgjidhje perfundimtare jane shqipetaret e Kosoves...
    te gjithe tjeret, dikush me shume e dikush me pak, jane absolutisht te interesuar qe ne nje menyre te vazhdoje status quo apo konflikti.
    Ata qe deshirojne zgjidhje perfundimtare te konfkliktit nuk krijojne konstrukte te reja, te cilat pamundesojne ose pengoje absolutisht zgjidhjen, sic jane p.sh. aktualisht planet per autonomi te veriut te Kosoves.
    Prandaj, pohimet tua ne pergjithesi nuk jane me shume se floskula te rendomta te gjuhes se zakonshme gazetareske, politike dhe diplomatike, te personave qe kane pak njohuri per konfliktin ose, per arsye te ndryshme, jane neutral ndaj tij apo jo sinqerisht te interesuar per gjendjen dhe rezultatin e cfardo zgjidhje.

    Ajo qe i mban ata ne Kosove eshte siguria e Kosoves.
    Prandaj, eshte jologjike qe siguria e Kosoves te rritet me ndarje te shtetit, p.sh. permes atonomizimit/kantonizimit mbi baza etnike dhe legjitimimit te strukturave, te cilat faktikisht dhe pjeserisht edhe juridikisht jane te Serbise.
    Ne mes te zgjidhjes perfundimtare te nje konflikti dhe stabilizimit afatmesem ose afatgjate nen mbikqyrjen ushtarake gjithashtu afatgjate ka dallim shume te madh. Ne kohe te ndryshe deri ne ditet tona ka pase dhe ka mjaft konflikte te cilat jane rregulluar/ stabilizuar (jo zgjidhur!) edhe permes formave te ndryshme, filluar nga pushtimi, kolonizimi e deri te "mbkiqyrjet" e sofistikuara nderkombetare si ne rastin e Kosoves. Se nje dite, pas 5, 10, 20, 50, 100 apo 500 vitesh gjerat mund te ndryshojne ne njerin apo tjetrin drejtim eshte gje e natyrshme apo e pritshme, jo patjeter pasoje e veprimeve/mosveprimeve te aktereve aktual politik. Edhe po te ishte e mundur kjo, perseri nuk do te ishte e favorshme per gjeneratat aktuale, te cilat do te duhej te flijoheshin pa qene aspak te sigurte se ky "vetefljim" nje dite do te shpaguhet ne menyre adekuate apo fare...


    Per ta mareveshja e negociuar mes Prishtines e Beogradit, garanton terheqjen e tyre graduale nga Kosova, te pakten ne nivelin ushtarak, dhe i jep zgjidhje problemit te kufijve territoriale te Kosoves. Ky eshte thelbi i mareveshjes me Kosoves dhe Serbise. Pasi kjo mareveshje te nenshkrohet, palet bien dakord mbi dy gjera:
    Nuk mund te nenshkruhen marreveshje per kufij nderkombetar ne mes te nje shteti, i cili ka pretendime ndaj territorit te pales tjeter ( e konsideron si territor te vetin) dhe nuk e pranon as ne bisedime si pale te barabarte (shtet) dhe nje pushteti, i cili as nga vete ndermjetesuesit e bisedimeve nuk pranohet si pale e barabarte (shtet), dhe qe eshte i obliguar ta perfille Kushtetuten e Republikes shtetit.
    Prandaj, nuk mund te krijosh modele hipotetike te bazuara ne gjera inekzistente ose te parealizueshme.
    Vetem Serbia dhe BE mund te nenshkruajn marreveshje, te cilat mund te pranohen ose jo nga pala kosovare, e cila eshte institucion apo organ zbatues i legjitimuar ne baze te Rez. 1244 te OKB-se. Keto marreveshje jane ekskluzivisht marreveshje ndershteterore apo nderkombetare ne mes te Serbise dhe BE-se per te mundesuar integrimin e Serbise ne BE. Asnje nga keto marreveshje nuk kane te bejne me statusin perfundimtar te Kosoves, por vetem me rregullimin e marredhenjeve ne mes te Serbise dhe BE-se, duke perfshire edhe nje interpretim dhe zbatim te pranueshem te Rezolutes 1244 nga palet (Serbia dhe BE). Sepse, integrimi i Serbise eshte juridikisht i pamundur nese Serbia nuk e respekton mjaftueshem Rez. 1244 te OKB-se dhe nuk e pranon qe Kosova eshte njesi e vecante territoriale (sic pershkruhet edhe ne rezolute). Se si e trajton Serbia Kosoven eshte pastaj ceshtje kryesisht politike.
    Por, duke e pase parasyesh se BE-ja eshte e obliguar qe ta integroje edhe Kosoven ne Europe eshte e vetekuptueshme qe ne kornizen e ketyre bisedimeve per integrim te Serbise te perfshihet edhe Kosova, pasi qe Serbia nuk pranon ta respektoje as Rez. 1244 te OKB-se pa siguruar minimalisht ate qe sipas Serbise eshte e mundur ne rrethanat e tilla, pra autonomine faktike dhe faktikisht edhe juridike te veriut te Kosoves -edhe pse parimisht vetem si marreveshje me goje e dy resp. tri paleve te paautorizuara, e cila juridikisht nuk e obligon askend per asgje. Prandaj, zbatimi i ketyre "marreveshjeve" do te varet edhe me tutje kryesisht nga nga presioni dhe vullneti politik i paleve, sidomos i Serbise dhe Kosoves. Me fjale tjera: Kosova eshte peng i bisedimeve/interesave te Serbise dhe BE-se dhe jo vertete pale e bisedimeve. Prandaj Thaci&Co shkojne me duar ne xhepa ne Bruksel.

    Realisht e dinie te gjithe, perfshi Serbine, se pjesa me e madhe e Kosoves as ne te ardhmen e larget nuk do te jete nen administrim te shtetit te Serbise. Per kete arsye eshte ne interes absolut te Serbise qe qysh tani te siguroje sa me shume qe te jete e mundur, ne menyre qe nje dite, kur ti vije radha zgjidhjes perfundimtare (cofte njohjes reciproke apo ndryshimit te kufijve ne Ballkan etj.) te jete perseri akter vendimtar dhe te fitoje se paku nje pjese te territorit aktual te Kosoves.

    1. Kosova si territor e si province do te jete kjo qe eshte e nuk do te kete ndarje te saj.
    2. Beogradi njeh autoritetin e shtetit te pavarur te Kosoves si shtet fqinj te vete ne kembim te disa priviligjeve ligjore per minoritetin serb ne Kosove.
    Si tani, province apo shtet?!
    Beogradi e njeh vetem autoritetin e Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves sipas. Rezolutes 1244 te OKB-se, te cilin deri aktualisht nuk e ka njohur sic parashihej me rezolute. Madje edhe vete Kushtetuta e serbise e obligon Serbine ta njeh teresine territoriale apo kufirin administrativ te Kosoves.
    Ne veri te Kosoves, ku edhe ne te ardhmen do te kete autonomi faktike dhe pushtet faktik te Serbise, pavaresisht se si do te quhet dhe trajtohet nga palet (ajo serbe dhe kosovare), Serbia edhe me tutje nuk do ta njeh autoritetin e shtetit te Kosoves. Kete e thote per cdo dite Daciq. Kjo edhe eshte e pamundur per Serbine nese kemi parasyesh interesat e shtetit serb dhe platformen aktuale per Kosoven.

    Mbeshtetja dhe durimi nderkombetar me Kosoven nuk eshte pa limit.
    Cila mbeshtetje dhe cili durim?!
    Nese mbeshtetja e tille ka si rezultat vareferine me te madhe ne Ballkan dhe Europe per se paku 13 vjet, pa shprese per ndryshme te medha, atehere kjo nuk mund te quhet mbeshtetje e vertete.
    Nese ke dashur te thuash mbrojtje ndaj diskriminimit racor te nje fuqie rajonale ushtarake, sic eshte Serbia ne raport me Kosoven, atehere me siguri se duhet t'ju jemi merenjohes. Por, cmimi per kete mbrojtje, nese i bejme te gjitha llogarite e deritanishme dhe ato qe na presin ne te ardhme, perfshi edhe humbjen faktike te ndonje pjese te territorit, do te ishte teper i larte.

    Prandaj ne vend qe te perplasim kembet e te sulmojme mareveshje te tilla as pa i kuptuar ato, bejme mire si shqiptare qe te perfitojme nga rasti per te arritur kete mareveshje qe do te jete historike per Kosoven e mbare rajonin. Sic e thashe me lart, nuk do ta gezojme mbeshtetjen dhe vemendjen e nderkombetareve gjithmone sic po e gezojme tani, dhe tani eshte koha qe t'i jepet zgjidhje ketij problemi.
    Cilat marreveshje konkretisht?
    Na posto nje marreveshje te vetme te nenshkruar nga Kryemisnistri i Republikes se Kosoves dhe Kryeministri i Republikes se Serbise apo dy shteteve respektive?
    Si jane te legjitimuara keto "marreveshje" qe ti pretendon se ekzistojne, kur nuk jane nenshkruar dhe ratifikuar nga asnje organ i zgjedhur i Republikes se Kosoves?

    Dhe te kuptoni edhe ate tjetren, nese mareveshja nuk arrihet dhe pala serbe eshte gati te nenshkruaje mareveshjen por pala shqiptare refuzon, te garantoj une qe diplomatet e huaj e jo Beogradi, do te jene ata qe do te nxjerrin nga sirtaret planet e tyre per ndarjen e Kosoves. Nuk ka rruge tjeter.

    Albo
    Cila pale shqipetare?!

    Pala shqipetare, e thashe me larte, shkon me duar ne xhepa ne Bruksel.
    Pala shqipetare ka mundesi vetem te refuzoje dhe te mos zbatoje marreveshjet e Serbise me BE-ne qe behen per integrimin e Serbise, dhe te cilat per interesa te Serbise, ne radhe te pare, e kerkojne edhe pranine edhe pajtimin e perfaqesuesve te institucioneve te Kosoves.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 12-03-2013 më 13:47

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Nikoliq: Prishtina ka pranuar të ndryshojë ligjet dhe Kushtetutën

    Bruksel, 12 mars – Tre politikanët kryesorë të Serbisë, presidenti Tomislav Nikoliq, kryeministri Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçiq, për gati tri orë kanë biseduar të hënën mbrëma në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ndërmjetësuese në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.

    Nga deklarata e baroneshës Ashton as kësaj radhe nuk mund të kuptohet shumë rreth përmbajtjes së bisedimeve, por është e qartë se ajo tashmë ka rritur presionin ndaj palëve që të arrihet një lloj marrëveshjeje për veriun e Kosovës. Në kuadër të këtyre përpjekjeve ajo tash, pasi ka kuptuar qëndrimet e Serbisë, do të vizitojë edhe Kosovën, të enjten, për të bërë përpjekje që të bindë edhe këtë palë për kompromisin rreth veriut dhe bashkësisë/asociacionit të komunave serbe.

    ...
    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ishte i vetmi i cili pas takimit doli para gazetarëve.

    Ne kryesisht kemi biseduar në bazë të Rezolutës së Kuvendit të Serbisë, çfarë nga ajo rezolutë mund të zbatohet menjëherë e çka kërkon ndryshimin e ligjeve që janë miratuar në Prishtinë, tha presidenti i Serbisë.

    Ai më tej tha se pret që Catherine Ashton “në bisedime me përfaqësuesit e Prishtinës do të ketë një qëndrim unik të Serbisë rreth asaj se çfarë mund të pranojë Serbia e çka nuk mund të pranojë kurrë”.

    Mendoj se kemi arritur ta bindim zonjën Ashton se Serbia është e përkushtuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, se do të bëjë shumë gjëra të cilat nuk kanë mundur as të mendoheshin para disa muajsh, por ajo që, jo vetëm ne tre, por atë që tërë Serbia e thotë me vite, se nuk mund të pranojë, Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë.

    I pyetur se a ka pasur ndonjë dokument të paraqitur në takim nga ana e BE-së, për çfarë është spekuluar në mediat serbe, Nikoliq tha se “deri më tash dokumenti i vetëm zyrtar për të cilin bisedojmë është Rezoluta e Kuvendit Popullor të Serbisë dhe letra për bisedime që del nga ajo”.

    Nikoliq: Prishtina ka lëshuar pe!

    Në një pyetje të gazetarëve se çfarë ka ndryshuar së fundmi, pasi që tha se pret rezultate në dhjetë ditët në vijim, Nikoliq është përgjigjur se “ pala shqiptare ka lëshuar pa,e cila thoshte në fillim se asgjë nuk mund të ndryshohet në Kushtetutën dhe ligjet e tyre, ndërsa sot është evidente se edhe ata duhet të kujdesen për qytetarët të cilët jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe të cilët nuk mund të jenë pengje të ambicieve vetëm të politikanëve nga Prishtina”.

    I pyetur se si e sheh përmirësimin e raporteve të Beogradit me Prishtinën në të ardhmen, presidenti serb tha se “këto janë raporte afatgjate dhe nuk mund të prisni menjëherë që të riparohet ajo që na ndan, të harrohet ajo që kujtojmë nga e kaluara, por është evidente se mund të bashkëpunojmë në mënyrë që të sigurojmë, sidomos bashkësisë serbe në Kosovë dhe Metohi, e cila për herë të parë do të jetë e mbrojtur tërësisht, do të ketë një marrëveshje në kuadër të Bashkimit Evropian, t’i mundësojmë që të jetojnë më mirë dhe të kuptojnë se askush nuk i ka lënë, askush nuk i ka harruar.

    Të kenë rregulla të tyre se si do të jetojnë, të kenë sistemet e tyre të drejtësisë dhe në një mënyrë të jenë të lidhur me Prishtinën si, sipas nesh, pjesë të territorit të Republikës së Serbisë, për çka do të miratojmë një ligj të posaçëm kushtetues
    “.
    http://www.koha.net/?page=1,13,138317

    Thaçi: Deklarata e Nikoliqit, gënjeshtër tradicionale serbe

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur kontroverse deklaratat e presidenti serb Tomisllav Nikoliq lidhur me dialogun që po zhvillohet në Bruksel. “Deklarata e Nikoliqit tregon një pa pjekuri të madhe politike dhe është krejtësisht e pavërtetë. Është një gënjeshtër tradicionale tipike e Beogradit.

    ...
    Ai ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në pajtim të plotë me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe sipas tij, do të jetë i njëjtë me asociacionin e aktual të komunave të Kosovës.



    Daçiq: Të gatshëm për marrëveshje, por jo me ligje të Kosovës

    Serbia porosit Kosovën se mund të qeverisë me pjesën veriore të territorit të saj, vetëm nëse përdor armët dhe forcën, sepse përndryshe autoritetin e saj nuk mund ta ushtrojë atje.Porosinë e dha vetë kryeministri serb, Ivica Daçiq, i cili tha të martën paradite se njëjtë si Prishtina, as Beogradi nuk mund të ketë qeverisje në pjesë tjera të Kosovës, përpos veriut, nëse nuk përdor konflikt të armatosur, si mjet për të arritur qëllimet.

    Serbia nuk ka pushtet faktik në një pjesë të Kosovës, njëjtë siç Prishtina nuk ka pushtet faktik në veri të Kosovës. Dhe që, nëse Serbia do të donte të kthente pushtetin e saj në këtë pjesë të Kosovës, për shembull në Prishtinë, atëherë do të duhej ta bënte këtë vetëm me armë".

    "Nëse (kryeministri i Kosovës Hashim), Thaçi do të donte që Mitrovica veriore, të qeveriset nga Qeveria në Prishtinë, ai do të mund ta arrinte këtë, dhe duhet ta bëjë këtë, vetëm me armë. Për çfarë dialogu pra, dhe zgjidhje paqësore po flasim, nëse këto janë opsionet tona të vetme?”, tha Daçiq, transmeton REL.

    Ndërkaq, shefi i Qeverisë në Beograd, sqaroi se ku qëndron problemi që po e pamundëson arritjen e marrëveshjes me Prishtinën.
    Serbia është e gatshme për marrëveshje. Por, kjo marrëveshje nuk mund të jetë brenda kornizave të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por duhet të jetë një marrëveshje politike, në të cilën merr pjesë bashkësia ndërkombëtare, me garanci ndërkombëtare. Sepse me këtë gjë, ndër të tjera, përjashtohet edhe mundësia e një konflikti të armatosur”, u shpreh Daçiq.

    “Ne kemi vetëm një kërkesë, dhe atë: Ose na jepni Bashkësinë e Komunave Serbe, e cila do të ketë me çka të merret, ose të mos humbim më kohë në këtë temë".

    Nuk shoh interesin përse SHBA-të janë përfshirë kaq shumë në anën e shqiptarëve në Kosovë, sepse nga deklaratat e tyre e shoh se ata më së shumti kundërshtojnë pushtetin ekzekutiv për këtë bashkësi. A e dini çka, nuk e kam shpikur unë Republikën Serbe, por ajo është shpikur në Dejton. Dejtoni, me sa e di unë është në territorin e ShBA-së. Përse është shpikur? Për të ndalur luftën në Bosnje e Hercegovinë”, tha Daçiq.
    ...

    Kryeministri serb, Daçiq, paralajmëroi se Beogradi nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i tij që Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë të ketë pushtet ekzekutiv, në fushën e policisë, drejtësisë, çështjeve të brendshme.
    Sipas Daçiqit, në rast se këto parakushte nuk merren parasysh, atëherë Serbia ka gjasa të largohet nga tavolina e negociatave, meqë sipas tij, nuk dëshiron të humb kohë.
    http://www.koha.net/?page=1,15,138408

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Veriu do të fitojë më shumë sesa Plani i Ahtisaarit
    ...

    Një ekspert i çështjeve që ndërlidhen me Evropën Juglindore, Florian Bieber, vlerëson se polemikat e ngritura kanë për cak hutimin e opinionit të brendshëm serb.

    Unë do ta interpretoja këtë më shumë nga perspektiva e përgatitjes së një marrëveshjeje; kjo është strategjia e Dacicqit që të japë deklarata goxha kontradiktore - në njërën anë shumë pesimiste, kurse në tjetrën shumë optimiste, deri në atë masë, që në të njëjtën fjali ai të lëshojë sinjale pozitive dhe negative”.

    Kjo, po ashtu, reflekton edhe realitetin në Serbi-që në njërën anë, ekziston gatishmëria për arritjen e njëlloj kompromisi, por edhe skepticizëm, apo edhe një rezistencë të fuqishme për çfarëdo kompromisi nga frika se do t’i çojë ata drejt njohjes së Kosovës”, vlerësoi Bieber.

    Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha të martën se Prishtina zyrtare po bllokon marrëveshjen eventuale mes palëve, për shkak të insistimit të saj që Asociacioni i komunave serbe në Kosovë, të mos ketë pushtet ekzekutiv.

    Sipas tij, një pajtim mes Kosovës dhe Serbisë në këtë formë, nuk mund të arrihet nëse merren parasysh vetëm kërkesat e Prishtinës, e ato të Beogradit refuzohen.


    Mirëpo, profesori i Universitetit të Gracit, Florian Bieber, thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta bëjnë të mundur një marrëveshje të tillë.

    Ai, madje, paralajmëron edhe më shumë përgjegjësi për veriun e Kosovës, që do të ishin përtej Planit Ahtisaari.

    Tani është se qartë se veriu do të fitojë më shumë sesa Plani i Ahtisaarit, që paraqet një lloj kompromisi nga Prishtina. Po ashtu, është e qartë se për Prishtinën do të jetë shumë e vështirë të pranojë diçka, nëse ajo nuk arrihet të shpjegohet se është kërkuar me ngulm nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

    Pra, për të dy anët (Beogradin dhe Prishtinën) është e nevojshme që pala e tretë të thotë se një lloj kompromisi është i nevojshëm, sepse ata vetë nuk kanë fuqinë dhe dëshirën që të pranojnë kompromisin. Pikërisht për këtë arsye, është shumë e nevojshme që akterët ndërkombëtar edhe të bëjnë presion, por edhe të lënë hapësirë që zyrtarët në Prishtinë dhe Beograd të pranojnë kompromisin. Unë jam i bindur që kjo do të ndodhë”, thekson Bieber për Radion Evropa e Lirë. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/veriu...t-2-29973.html

  7. #27

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm


    Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!



    OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT -
    PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!


    Shkruan: Sheradin BERISHA
    - Botuar më 25. 02. 2007 -


    Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve ( të 1244-shit + anglisht ) të Kosovës.





    Plani i Dobrica Qosiçit për ndarjen e Kosovës në dy etnitete!

    Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund "konsultimesh" ne mes të dyja palëve në Vjenë.



    Takimi i parë i Ekipit Negociator të Kosovës - në Shtëpinë e Ibrahim Rugoves në Velani (Tetor 2005)


    Të martën më 27 shkurt 2007, negociatorët shqiptarë dhe ata serbë do të rikthehen në Vjenë për të vazhduar bisedimet sipas agjendës së përcaktuar nga Ahtisaari, rreth çështjes së decentralizimit, “trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe” si dhe për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me minoritetin serbë në Kosovë.
    Dihet mirëfilli se takimet negocuese shqiptaro-serbe rreth decentralizimit dhe çështjes së “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”, që u zhvilluan gjatë vitit 2006 kanë rezultuar me ofertën e Grupit negociatorë = Grupit të Unitetit për themelimin e disa komunave të reja etnike serbe si dhe për krijimin e dhjetra zonave (eksteritoriale) të mbrojtura me status të veçantë për manastiret dhe kishat ortodokse, të cilat krejt padrejtësisht po quhen serbe. Po quhen padrejtësisht serbe, për faktin historik, sepse këto “kisha e manastire serbe” u ndërtuan mbi rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishave e manastireve ortodokse mesjetare arbërore, në të cilat stërgjyshërit tanë shekuj me radhë i janë lutur Zotit.



    Gënjeshtarët e“Grupit Negociator” gjatë konferncave me gazetarë, pas kthimeve si ”tiumfues” nga takimet e “lodhshme” të Vjenës, për çka edhe janë paguar me paga të larta nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, përkatësisht buxheti i fukarave të Kosovës!

    Buzëqeshja e atyre që ja bënë „8 me 2“ Serbisë në Vjenë !!

    Meqë “negociatorët e unitetit” janë bashkëautorë të skicimit për krijimin e komunave të reja serbe dhe të bërjes me status të veçantë të “kishave dhe manastireve serbe”, të mitizuara gjatë historisë nga car llazarët, nemanjiqët, dushanët e deri të “cari” Millosheviç, atëherë misionari i OKB’së Marti Ahtisaari përmes pakos së tij i ka shndërruar ato në ligje të panegociushme në të ardhmen.
    Për ta konkretizuar këtë çështje, plotësisht të papranueshme për shqiptarët, po i referohem Aneksit III dhe aneksit V të Pakos së Ahtisaarit dhe disa hartave, në të cilat përmes decentralizimit dhe eksteritorialitetit për “kishat e manastiret serbe”, shpërfaqet qartë kompaktësia teritoriale e enklavave serbe, statusi i veçantë mbrojtës për “kishat e manastiret” dhe bashkëpunimi funksional i tyre me Republikën e Serbisë.

    BASHKËPUNIMI I KOMUNAVE ETNIKE SERBE
    ME INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË SERBISË

    Neni 10 i aneksit III për Decentralizimin mban titullin:
    “Bashkëpunimi me institucionet e Republikës së Serbisë”.

    Në pasusin 10.1 të këtij aneksi thuhet:

    ”Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare, të Republikës së Serbisë. Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të asistencës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë në implementimin e kompetencave komunale.”

    Këtë fushë të “asistencës financiare” e definon edhe më qartë neni 11 i këtij aneksi (III). Në pasusin 11.1 të nenit 11: ”Financimi i aktiviteteve komunale nga Republika e Serbisë” thuhet:
    ”Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë donacione financiare nga Republika e Serbisë ...” dhe edhe pse këto “donacione financiare nga Republika e Serbisë” sipas pasusit 11.1.2 të këtij neni pranohen duke qarkulluar nëpërmjet “bankave komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës”, ato nuk do të jenë objekt i taksave, tarifave...të shqiptuara nga autoritetet qëndrore, dmth nga institucionet e Kosovës.

    Konkretisht këtë çështje e rregullon pasusi 11.1.4 i nenit 11, të aneksit III për decentralizimin, në të cilin thuhet:
    ”Donacionet financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të kompensojë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj Marrëveshje dhe nuk do të jetë objekt i taksave, tarifave dhe ngarkesave shtesë të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.”

    Kjo besoi se nuk do ndonjë koment tjetër!!!

    * * *
    Sa i përketë themelimit të komunave të reja, për të cilat është pajtuar edhe Grupi i Unitetit, këtë çështje e rregullon neni 12 i aneksit III për Decentralizimin. Në pasusin 12.1 të nenit 12 të këtij aneksi thuhet:
    ”Komunat e reja do të themelohen, kufijtë e të cilave janë caktuar si në shtojcën e këtij Aneksi dhe do të përcaktohen me ligjin e ri për kufijtë komunal.”
    Për të argumentuar këtë çështje skajshmërisht të papranueshme, po i referohemi “Shtojcës së Aneksit III për përcaktimin e kufijve të komunave të reja” sipas pakos së Ahtisarit.

    PËRCAKTIMI I KUFIJVE TË KOMUNAVE TË REJA

    Zonat kadastrale (ZK) që do të formojnë komunat e caktuara
    janë të përcaktuara në vijim:

    Graçanicë (16)
    ZK Badoc
    ZK Batushë
    ZK Çagllavicë (sipas përkufizimit në hartën III A)
    ZK Dobratin
    ZK Graçanicë
    ZK Gushtericë e Ulët
    ZK Gushtericë e Epërme
    ZK Llapllasellë
    ZK Lepi
    ZK Livagjë
    ZK Preoc
    ZK Skullan
    ZK Sushicë
    ZK Suhadoll
    ZK Radevë
    ZK Uglar

    Novobërdë (24)
    ZK Bostan
    ZK Bolec
    ZK Bushincë
    ZK Carevc
    ZK Dragancë
    ZK Izvor
    ZK Jasenovik
    ZK Kollubar
    ZK Koretishtë
    ZK Kufcë e Epërme
    ZK Llabjan
    ZK Makresh i Ulët
    ZK Makresh i Epërm
    ZK Manishincë
    ZK Miganoc
    ZK Mozgovë
    ZK Novobërdë
    ZK Parallovë
    ZK Prekoc
    ZK Stanishor
    ZK Strazhë
    ZK Tërniqec
    ZK Tirincë
    ZK Zebincë

    Ranillug (13)
    ZK Bozhec
    ZK Domoroc
    ZK Drenoc
    ZK Gllogoc
    ZK Hodec
    ZK Kormnjan i Epërm
    ZK Kormnjan i Ulët
    ZK Pançellë
    ZK Rajanoc
    ZK Ranillug
    ZK Ropotovë e Madhe
    ZK Ropotovë e Vogël
    ZK Tomanc

    Partesh (3)
    ZK Butrikë e Poshtme
    ZK Pasjan
    ZK Partesh

    Kllokol/Vërboc (8)
    ZK Gërnçar
    ZK Kllokot
    ZK Letnica
    ZK Mogillë
    ZK Shashar
    ZK Vërboc
    ZK Vërnakollë
    ZK Vërnez

    Për t´i parë më konkretisht ofertat, gjegjësisht kompromiset apo zemërgjerësinë e ofruar të Grupit Negociator = Grupit të Unitetit në themelimin e këtyre komunave etnike serbe, shihni hartat në vijim:








    Këto harta tregojnë shumë qartë vijat e kompaktësisë territoriale të komunave
    serbe që u formësuan me miratimin e plotë të negociatorëve shqiptarë.
    __________________________________________

    ZONAT E MBROJTURA NË ROLIN E
    MINISHTETEVE SERBE

    Çështja e dytë që është e papranueshme për një shtet vërtet funksional është edhe çështja “Trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe”. Kjo trajtohet në aneksin V të pakos së Ahtisaarit nën titullin:
    ”TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE”

    Vini re se çfarë definon ky aneks.

    Në pasusin 1.1 të nenit 1 të aneksit V, thuhet:
    ”Kisha ortodokse serbe (KOS) e Kosovës do të gëzojë mbrojtje dhe gëzim të të drejtave të veta, privilegje dhe imunitete, ashtu siç parashikohet me këtë Aneks.”
    Ndërsa në pasusin 1.5 të këtij neni, thuhet:
    ”Kisha ortodokse serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasjes në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës ortodokse serbe të Republikës së Serbisë, vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar në lidhje me aktivitetet ilegale, ose në rast të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin.”
    Ndërkaq në pasusin 4.1 të nenit 4 të këtij aneksi(V) që përcakton “zonat e mbrojtura” thuhet:
    ”Një numër i zgjedhur i manastireve të Kishës ortodokse serbe, si dhe kishave, dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore të rëndësisë të veçantë për komunitetin serb të Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “Zonave të mbrojtura”. Objektivat e zonave mbrojtëse janë: të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë mënyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet zhvillimet negative përreth tyre, duke siguruar kushtet më të mira të mundshme për zhvillim harmonik dhe të qëndrueshëm të komuniteteve të cilat banojnë në hapësirat përreth këtyre objekteve. Gëzimi i të drejtave pronësore në zonat e mbrojtura mund të kufizohet në mënyrën si në vijim:
    Në nenin 4 pasusi 4.1.1 Do të ndalohet çdo aktivitet i ri nga fushat si në vijim:
    a) Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose rrjetit të energjisë elektrike, furrave dhe fabrikave.
    b) Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri/kisha/monumenti kulturor nën mbrojtje; përdorimi i materialeve të rrezikshme në çdo ndërtim të ri (duke përfshirë objektet banesore): nëpër rrugë, pompa të benzinës dhe qendra të riparimit të automjeteve; supermarkete; klube nate.

    Ndërkaq në pasuesin 4.1.2 të nenit 4 thuhet:
    4.1.2 Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha. Para kryerjes së aktiviteteve nga fushat si në vijim, komuna përkatëse duhet të konsultohet me KOS ose me komunitetin serb:
    a) Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve të natës, kafiterive, kiosqeve dhe shtandeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim më i madh nëpër rajonet rurale;
    b) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;
    c) Urbanizimi i tokës bujqësore.

    NO COMENT!!!

    * * *
    Duke u bazuar në këto pasuse e nenesh të shkëputur nga pakoja e Ahtisaarit, natyrshëm shtrohet pyetja: Për çfarë shteti bëhet fjalë këtu, nëse institucionet e Kosovës nuk guxojnë të kenë qasje në këto objekte kishtare të cilat do të gëzojnë mbrojtje të veçantë duke u definuar si “Zona të mbrojtura”?! Nga kjo duket shumë qartë, se Kishat dhe autoritetet kishtare serbe do të luajn rolin e “minishteteve serbe” në Kosovë dhe si të tilla do ta degradojnë skajshmërisht integritetin teritorila, politik e institucional të shtetit të Kosovës.
    Këto kisha dhe manastire që janë përcaktuar si zona me status të veçantë mbrojtës, historikisht kanë qenë të mbrojtura nga vetë shqiptarët.

    Shikoni fotografitë në vijim:








    CILAT JANË ZONAT E MBROJTURA
    („MINISHTETET SERBE“) TË SKICUARA
    NË PAKON AHTISAARIT?!

    Zonat e mbrojtura i përcakton qartë:
    „ANEKSI V - TRASHËGIMIA KULTURORE DHE FETARE“

    Në pasusin 4.1.4 të nenit 4 të aneksit V të pakos së Ahtisaarit, si Zona të mbrojtura janë përcaktuar këto lokacione – kisha e manastire serbe:

    Manastiri i Deçanit, Deçan
    Patrikana e Pejës
    Manastiri i Graçanicës
    Kisha e Virgjëreshës, Lipjan
    Manastiri i Deviçit, Skenderaj
    Manastiri i Gorioçit, Istog
    Manastiri i Budisavcit, Klinë
    Manastiri i Sokolicës, Zveçan
    Manastiri i Draganacit, Gjilan
    Manastiri i Arkangjelit të Shenjtë, Prizren
    Manastiri i Banjskës, Zveçan
    Manastiri i Zoçishtës, Zoqishtë, Rahovec
    Fshati Hoqë e Madhe, Rahovec
    Manastiri Duboki Poto, Zubin Potok
    Kisha e Shën Gjergjit, Gornjasellë, Prizren
    Manastiri i Soçanicës, Leposaviq
    Kisha e vetmisë, Uljaricë, Klinë
    Monumenti memorial i Gazimestanit, Obiliq
    Kështjella mesjetare e Zveçanit
    Qyteti mesjetar i Novobërdës
    Ura mesjetare e Vojnoviqëve, Vushtrri
    Vetmia e Petrit të Shenjtë në Korishë, Prizren

    Ndërsa sipas pasusit 4.1.5 të nenit 4 si Zona të mbrojtur me përkufizim 100 metra hapësirë rreth perimetrit të tyre, janë evidentuar këto manastire:

    Manastiri i Petkut të Shenjtë, Leposaviq
    Manastiri i Shëruesve të Shenjtë, Leposaviq
    Manastiri i Virgjëreshës së Shenjtë të Hvosnos, Skenderaj
    Manastiri i Markut të Shenjtë, Korishë, Prizren
    Manastiri i Treshit të Shenjtë, Mushtisht, Suharekë
    Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Sredskë, Prizren
    Manastiri i Uroshit të Shenjtë, Nerodime, Ferizaj
    Manastiri i Binaçit, Buzovik, Viti

    Ndërkaq me pasusin 4.1.6 të nenit 4 Zona të mbrojtura me përkufizim 50 metra rreth perimetrit të tyre,janë përcaktuar:

    Manastiri i Dollacit, Klinë
    Kisha e Shën Nikollës, Gjurakoc, Istog
    Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë në Hodegetri, Mushtitsht, Suharekë
    Kisha e Nikollës së Shenjtë, Shtërpcë
    Kisha e Teodorit të Shenjtë, Biti e Poshtme, Shtërpcë
    Kisha e Nikollës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
    Kisha e Virgjëreshës së Shenjtë, Gotovushë, Shtërpcë
    Kisha e Shën Gjergjit, Biti e Epërme, Shtërpcë
    Kisha e Nikollës së Shentjë, Mushnikovë, Prizren
    Kisha e Nikollës së Shentjë, Drajçiq, Prizren
    Kisha e Nikollës së Shentjë, Sredskë, Prizren
    Kisha e Apostujve të Shenjtë (ose Petkut të Shenjtë), Mushnikovë, Prizren
    Kisha e Shën Gjergjit, Serdskë, Prizren

    Shikoni disa “zona të mbrojtura” me kufij minishtetesh -
    brenda Kosovës, të skicuara në harta:














    __________________________________________________ ____________________________________

    LEXONI REAGIMET:

    PAKOJA E AHTISAARIT DHE REAGIMET
    STOP, STOOOP DECENTRALIZIMIT NË BAZA ETNIKE!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #28

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Marrëveshja Kosovë-Serbi, mediat zbulojnë dokumentin
    Politikë

    Bisedimet Kosovë - Serbi
    Mediat publikuan ditën e djeshme një draft-marrëveshje me 10 pika, në të cilën shënohet "zgjidhja" e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, sidomos për çështjen e veriut. Sipas kësaj të përditshmeje, ky dokument pasi është shqyrtuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe ata të qeverisë së Kosovës, u është dorëzuar autoriteteve në Beograd, që ata të japin vërejtjet e tyre. Nëpërmjet kësaj draft-marrëveshjeje BE dhe Prishtina do të kërkojnë nga Serbia që kjo e fundit të mos pengojë pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke lënë mundësi për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit, që do të zëvendësojë atë ekzistuese. Në këtë dokument Bashkimi Evropian dhe Prishtina propozojnë që në veri të Kosovës, serbëve t'u lejohet formimi i Rajonit Evropian- Veriu i Kosovës, në vend të asociacionit të komunave që kërkon Beogradi. Ky rajon do të ketë një pjesë të përgjegjësive, madje edhe një Gjykatë të Apelit, por i tërë rajoni do të inkorporohet plotësisht në institucionet e Kosovës.

    REAGIMI
    Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se "marrëveshja për asociacionin e komunave serbe në Kosovë", e publikuar nga mediat nuk është autentike. Ai theksoi se në tavolinën e bisedimeve në Bruksel nuk ka pasur asnjë dokument apo letër zyrtare me këtë përmbajtje që është ofruar nga Baronesha Catherine Ashton. Duke folur për mediat serbe, ai ka thënë se çdo rrëfim mbi këtë marrëveshje dhe analizimi i pikave të saj është i pakuptimtë, sepse sipas tij, ky dokument nuk ekziston. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës, nëpërmjet kryediplomatit Enver Hoxhaj. Pas publikimit në shtypin serb të draft-marrëveshjes Pri-shtinë-Beograd, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka sqaruar: "Nuk ekziston asnjë draft-marrëveshje e shkruar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në lidhje me rajonalizimin e veriut të Kosovës". Hoxhaj ka thënë se një draft-marrëveshje e tillë as që ekziston dhe se Prishtina asnjëherë nuk ka pasur në duart e veta një dokument me përmbajtje të tillë. "Të gjitha zgjidhjet për veriun do të jenë përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës", ka thënë Hoxhaj, duke përjashtuar mundësinë e krijimit të një rajoni autonom në veri, siç propozohet në dokumentin e publikuar nga mediat serbe.

    Draft-Marrëveshja
    1. Zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme
    - Marrëveshjet tashmë të arritura duhet të zbatohen.
    - Marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike do të arrihet në bazë të draftit ekzistues dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të të dyja palëve (Marrëveshja e Athinës).
    2. Veriu i Kosovës
    - Komunat dhe institucione tjera në veri të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku) janë pjesë integrale e kuadrit institucional dhe ligjor të Kosovës. Komunat e cekura gëzojnë të njëjtat të drejta dhe kanë të njëjtat kompetenca të zgjeruara të parapara për komunat tjera në Kosovë.
    - Duke u nisur nga parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat në veri të Kosovës kanë të drejtë të formojnë një aleancë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre. Aleanca e përmendur mund të quhet Rajoni Evropian Veriu i Kosovës (REVK).
    - Përfaqësuesit e REVK-së munden në kohën e duhur të ftohen të marrin pjesë në punimet e Komitetit të Rajoneve të BE-së. REVK mund të formojë Kuvendin e komunave pjesëmarrëse, e ato mund të caktojnë një organ ekzekutiv, që do të jetë përgjegjës për të ushtruar të gjitha të drejtat që u janë dhënë atyre sipas ligjit të Kosovës dhe të ofrojnë shërbime të bazuara në praktikat dhe standardet më të mira evropiane.
    - Zgjedhjet në REVK do të zhvillohen sipas ligjit të Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur do të kenë vend në institucionet e Kosovës.
    - REVK mund të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë. Ndër të tjera, kjo do të përfshijë marrëveshjet për bashkëpunim vendor dhe ndërkufitar me Serbinë.
    3. Aktivitetet e qeverisë serbe në Kosovë
    - Serbia do të pushojë së kryeri funksionet kryesore shtetërore në Kosovë, përfshirë administratën komunale, gjykatat, policinë dhe organeve tjera, të tilla si zyra tatimore, zyra postare.
    - Organet gjyqësore do të punojnë në kuadrin ligjor të Kosovës. Gjykatat do të pasqyrojnë përbërjen etnike lokale. Në REVK do të formohet Gjykata e Apelit.
    - Në Kosovë nuk do të ketë zyrtarë aktivë të organeve serbe të rendit publik, të sigurisë dhe të autoriteteve të mbrojtjes civile, pa leje të organeve të Kosovës. E gjithë policia do të veprojë në kuadër të policisë së Kosovës. Vetëm policia, e cila pasqyron përbërjen etnike, do të vendoset në veri të Kosovës.
    - Institucionet e Kosovës do të kryejnë funksionet administrative, të tilla si shërbimet tatimore, posta, administrata komunale.
    - Financimi i komunave, si dhe individëve nga ana Serbisë, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e komuniteteve lokale do të bëhet përmes mekanizmave për të cilët të dyja palët do të bien dakord dhe që do të lejojnë buxhete të ndara dhe transparente për çdo sektor (p.sh. shëndetësia, arsimi, pensionet).
    4. Decentralizimi
    - Në aspektin e përcaktimit për decentralizim, autoritetet e Kosovës do të shqyrtojnë funksionimin e organeve të themeluara rishtazi komunale, në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e veprimeve dhe aktiviteteve të tyre.
    5. Trashëgimia kulturore dhe fetare
    - Marrëveshjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të parashikuara me ligj të Kosovës duhet të garantohen me marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës.
    6. Shtetësia e dyfishtë
    - Të drejtat e personave me shtetësi të dyfishtë do të respektohen plotësisht.
    7. Zyrtarët për ndërlidhje
    - Organet serbe dhe organet e Kosovës do të caktojnë zyrtarët për ndërlidhje në Prishtinë dhe Beograd, për të mundësuar kontaktet e punës.
    8. Përfaqësimi i Kosovës në forumet ndërkombëtare
    - Në kornizën e normalizimit të marrëdhënieve, Serbia nuk do të bllokojë ose nxisë të tjerët që të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë, të bazuar në qëllime ekonomike, kulturore dhe sociale (përfshirë edhe sportin) qëllime. Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OSBE.
    9. Zbatimi i marrëveshjes
    - Të dyja palët do ta zbatojnë këtë marrëveshje me ndihmën e BE-së, në përputhje me rendin e propozuar. BE-ja do të monitorojë zbatimin. Nëse njëra nga dy palët dështon në përmbushjen e detyrimeve ose renditjes, proceset që lidhen me atë palë do të ngrihen.
    10. Rezoluta e re e KS të OKB-së
    - Të dyja palët mund të diskutojnë/bien dakord për marrëveshjet e përmendura/marrëveshjen për rezolutën e KS të OKB-së.

    Share Link:
    < Mëparshme Vijuesi >

    Add comment

    Zëri i Kosovës mban të drejtën e fshirjes të komenteve që mbajn fjali banale, fyrje të kota, akuza të pa vler. Komenti juaj do të publikohet pasi është lejuar nga Administratori apo Moderatori. Falemenderit për Inkuadrim!!




    http://www.zeriikosoves.org/index.ph...itike&Itemid=2
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Kurti: BE po bën politikë të padrejtë ndaj Kosovës



    Prishtinë, 19 mars - “Epilogu i bisedimeve Kosovë – Serbi duhet të jetë kompromisi”. Kështu ka thënë kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, gjatë një konference për media, i cili ka cituar fjalët e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, pas takimit që kanë pasur me Komisionin për Punë të Jashtme dhe atë për Integrime Evropiane. Ai po ashtu ka deklaruar t’i ketë thënë Fyles se nuk është fer dhe korrekte që për integrimet e saj Kosova të kushtëzohet me dialogun Kosovë – Serbi.Kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, pas takimit që ka pasur me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Stefan Fule, ka treguar detajet e takimit, ku ky i fundit u ka thënë deputetëve se epilogu i dialogut duhet të jetë kompromisi në mes palëve në dialog, transmetontelegrafi.

    Nuk e saktësoi as Fule, por vetëm tha që Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromis, sepse kompromisi është vlerë evropiane. Njëmend kompromisi është vlerë evropiane, por jo kompromis në kurriz të viktimës, kompromis duhet të bëjë agresori, dhunuese, okupatori, jo viktima që mëzi mbijetoi. Tha që rezultati duhet të jetë kompromis”, ka thënë ai.

    Duke marrë parasysh se Republika e Kosovës është në rrugën e saj të integrimeve evropiane, e po ashtu edhe të liberalizimit të vizave e negocimit të marrëveshjes së stabilizim asocimit me BE-së, Kurti ka thënë se nuk është e drejtë nga BE-ja që këto procese t’ia kushtëzojë Kosovës me dialogun me Serbinë.

    I thash zotëri Fule se nuk është fer, nuk është korrekte që Kosova në integrimet e saj për në BE të kushtëzohet me dialogun me Serbinë. Nuk është në rregull që dialogu Kosovë – Serbi të jetë çështje për integrimin e Kosovës në BE, sepse Kosova nuk është problemi, Serbia është problemi që s’po na njeh dhe është e kuptueshme që Serbia të kushtëzohet me marrëdhënie të mira me Kosovën për integrimet e saj evropiane”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se në takim kanë biseduar edhe për të drejtat e komuniteteve, posaçërisht atij serb, duke thënë se të drejtat e komunitetit serb në Kosovë nuk janë të drejta që i ka kërkuar minoriteti, por për shkak se kjo ka qenë interes i Serbisë dhe kërkesë e saj.

    Ndërsa, kreu i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lufti Haziri, ka thënë se ndër kritikat e Komisionerit Fyle ka qenë që Kuvendi i Kosovës të mos ndërhyjë në punën e gjyqësorit.
    http://www.koha.net/?page=1,13,139317

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeministri serb Daçiç: Kosova është Serbi, gënjeshtër

    Po gënjejmë se Kosova është e jona

    Ivica Daçiç

    Nëse nuk e pranojmë se kemi humbur autoritetin në pjesën më të madhe të Kosovës, se me të qeverisin shqiptarët… për çka do të luftojmë në fund, dhe për çka po negociojmë, nëse nuk ka probleme?!

    Me respektin më të madh dhe me bashkë-ndjenjë për dhimbjen e familjes së tij, po përkujtoj dhjetëvjetorin e vdekjes së Zoran Gjingjiçit. Dhe, mendoj se kjo është thelbi se çka duhet të them për Gjingjiçin.

    Të gjitha të tjerat për Gjingjiçin, është rrëfimi për Serbinë.

    Për detyrat që janë para nesh.

    Serbia, dhjetë vjet më pas, ende nuk ka zgjidhur atë çështjen që e mundonte Qeverinë e Gjingjiçit. Ende nuk e di se ku i ka kufijtë dhe në cilin territor, vërtet, ka sovranitet.

    Përfaqësuesit e Qeverisë në Serbi edhe më tutje nuk janë të mirëseardhur në Kosovë, për të shkuar në krahinë – siç e thërrasim edhe më tutje Kosovën – duhet të marrin lejen nga autoritetet e Prishtinës, dhe pothuajse nuk kanë asnjë mekanizëm, me të cilin eventualisht, do të mund të mbronin serbët që jetojnë në Kosovë.

    Zoran Gjingjiç ka folur i pari në Serbi për këto fakte. Ironia qëndron në atë se është dashur dhjetë vjet, që këtë gjë, dikush në Serbi, ta përsërisë.

    Ose, po folëm për përgjegjësinë, historia, prapë sipas Gjingjiçit, “këtë herë ka qenë e drejtë.” Isha pjesë e qeverisë, e cila edhe me luftë është munduar që të zgjidhë çështjen e Kosovës. Ndoshta, vërtet, ka drejtësi në atë që sot të jem kryepërgjegjësi për zgjidhjen paqësore, një zgjidhje përmes negociatave, dhe një zgjidhje, e cila nënkupton që gjithkush të humbë nga pak. Dhe, këtë ta thotë hapur.

    Kjo pjesa, për transparencën dhe sinqeritetin, është pikërisht ajo (pjesë), nga e cila pasardhësit e Zoran Gjingjiçit, qeveritë që erdhën pas tij, sigurisht se abstenuan më së shumti nga ajo që ai thoshte dhe bënte. Gati dhjetë vjet Kosova ka qenë një temë e ndaluar dhe për të, zyrtarisht, askush nuk ka guxuar të thotë të vërtetën. Ka tregu përralla.

    Është gënjyer se Kosova është e jona, dhe madje kjo është zyrtarizuar edhe në Kushtetutë. Sot, e njëjta Kushtetutë nuk ndihmon aspak. Presidenti i Serbisë nuk mund të shkojë në Kosovë. As kryetari i Qeverisë. As ministrat. As policia. As ushtria.

    Serbëve u lejohet vetëm, që në çdo kohë, të ikin nga Kosova. Kaq është e jona Kosova, dhe kaq vlejnë në të, Kushtetuta dhe ligjet tona.

    Dhe, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne, si dikur Gjingjiçi, kemi kuptuar se këto fakte për Kosovën, thjesht duhet t’i tregojmë. Pikërisht pse ne, si dikur atë, na pret një punë e papërfunduar e përcaktimit të hapësirës sonë, vendosja e kufijve të vërtetë të Serbisë, si dhe tentimi që nga Kosova, para se gjithash për serbët që jetojnë atje, të shpëtojmë çka mund të shpëtohet, dhe t’iu sigurojmë një jetë normale, të sigurt dhe të ardhme të qartë.

    Në këtë mënyrë, dhe vetëm kështu, edhe Serbia do të ketë të ardhme. Gjingjiçi e dinte këtë, edhe kjo qeveri, pavarësisht faktit se shumica kurrë nuk do të mund ta kuptojë dhe pranojë këtë gjë, po ashtu e dinë këtë gjë.

    E di se me fjalë boshe shteti nuk mbrohet. Dhe, se pikërisht për këtë arsye, është e nevojshme që problemi të identifikohet fillimisht, e pastaj edhe të zgjidhet. Nëse nuk e pranojmë se kemi humbur autoritetin në pjesën më të madhe të Kosovës, se me të qeverisin shqiptarët… për çka do të luftojmë në fund, dhe për çka po negociojmë, nëse nuk ka probleme?!

    Kosova është vërtet vend i shenjtë për serbët. Dhe, askush nuk e mohon këtë, as Gjingjiçi nuk e mohonte. Simbolet, legjendat, mitet nacionale… janë shumë të rëndësishme për çdo shtet. Përmes tyre ndërtohet vetëdija nacionale dhe ndjesia e identitetit. Ato janë, në të gjitha shtetet, pjesë përbërëse e librave dhe mësimit në shkolla.

    Amerikanët kanë Alamon, rusët kanë kontin Vladimir, gjermanët Perandorinë e Shenjtë Romake…

    Ne kemi Kosovën. Miti i cili është thellë i ngulitur në qenien tonë nacionale, por edhe miti, të cilin shumë e kanë keqpërdorur, sepse e përdorën për të arsyetuar humbjet dhe dështimet personale.

    Zoran Gjingjiç nuk pranonte, as dështimet, e as arsyetimet për dështimet. Dhe, këmbëngulte se patriotizmi i vërtetë është vetëm ai që prodhon rezultate konkrete.

    Ai, i cili nuk flet për dashurinë ndaj shtetit tënd, por bën diçka për shtetin. Dhe, kjo për çfarë unë kam hyrë në këtë Qeveri të Serbisë, si partnerët e mi, është pikërisht për të arritur rezultate, si dhe pse jemi të bindur se kemi punë për të bërë më në fund për shtetin tonë – e gjithë kjo, megjithatë, nuk do të thotë se jemi një lloj i të konvertuarit, të cilët për hatër të fitimit personal politik, prosperitetit, përnjëherë kanë pranuar, qëndrimet e Zoran Gjingjiçit, që janë harruar për një kohë të gjatë, të paktën në Serbi.

    Jo. Gjingjiçi ishte për çdo respekt, një kundërshtar i vyer politik. Por, njëjtë sikur ne, pjesë e Serbisë. Të një Serbie, e cila po ndryshon, po ecën dhe po mëson nga pak.

    Edhe sot, jam i bindur, se ai nuk do të kishte gjë kundër pse pikërisht ne, kundërshtarët e tij politikë, po bëjmë këtë që po bëjmë. Do të përshëndeste faktin se jemi takuar, në të ardhmen. E ardhmja, e ardhmja e Serbisë, megjithatë, atë e interesonte më së shumti.

    Dhe, këtu pajtohem në tërësi. Se kjo e ardhme është puna jonë parësore.

    Për shkak të fëmijëve të Zoranit, të mive dhe tuajve. Ata duhet të jenë në të. Bashkë.



    *Autori është Kryeministër i Serbisë. Fillimisht botuar në revistën “NIN”. Marrë nga Radio Europa e Lirë.


    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-04-2013 më 13:24

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •