Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 68
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi, gjatë viteve 1923-1924 kanë themeluar në Izmir, Shoqatën për Kulturë dhe Bashkim të të shpërngulurve shqiptarë si dhe degën e Shoqatës "Çamëria".
    Në takimin, ku merrnin pjesë qindra shqiptarë të Çamërisë, të vendosur me banim në qytetin e Izmirit merrte pjesë edhe kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi, Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, njëkohësisht zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, zoti Ardian Tana, etj.
    Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e Çamërisë, të cilët takohen pas 90 vjetësh, e kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, zakonet dhe kulturën. Ai theksoi se ky takim dhe krijimi i degës së shoqatës Çamëria në një qytet si Izmiri në Turqi, ku jetojnë mijëra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre është një hap drejt bashkimit të shqiptarëve, jo vetëm të Çamërisë për të ruajtur vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar.

    “Gjyshi im ja kaloi të drejtën babait tim, i cili ishte 2-vjeç kur erdhi në Shqipëri. Amanetin babai im ma ka kaluar mua bashkë me shokët e mi, e unë jam i bindur që të gjithë bashkë këtë amanet të fortë, mbi të cilin punohet e ndërtohet çdo ditë dhe që ka të bëj me identitetin tonë, me të drejtat e njeriut, me mënyrën më paqësore që ne e shohim njëri-tjetrin do të jetë amaneti i bashkimit dhe jo përçarjes. Unë jam i bindur që me ndihmën e miqve tanë, ne do të jemi qytetarë të një amaneti të realizuar. Së bashku me kryetarin e shoqatës “Çamëria”, njëkohësisht edhe zv/ministër i arsimit të Shqipërisë , ne kemi qenë vazhdimisht aktiv edhe në parlamentin shqiptar që të kërkojmë që kudo, ku janë shqiptarët të kemi mundësi ta ruajmë gjuhën tonë, ta njohim kulturën, traditën. Edhe ne shqiptarët e çamërisë kemi mbijetuar falë një kulture dhe tradite të lashtë, e cila tregon që ne jemi një popull me rrënjë dhe një popull me rrënjë jo vetëm që nuk mund të zhduket, por rritet në mënyrë progresive duke shkuar drejt të drejtës së tij. Edhe në parlamentin shqiptar ne po punojmë për çështjen e çamërisë. Ne kemi bërë gati një rezolutë ku parlamenti do të shprehet, për nevojën historike të munguar për të drejtat e shqiptarëve të çamërisë, por siç e thashë flamuri jonë janë të drejtat e njeriut dhe ne jemi gati të vendosemi në krah të çdo etnie dhe kombi që mbron këtë flamur”, tha Idrizi./shekulli
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Duhet te hapet edhe nje dege ne Janine se shpejti.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Duhet te hapet edhe nje dege ne Janine se shpejti.
    kjo dega ne janine do hapet me greke????
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Me cam ortodoks qe akoma jetojne atje e perreth.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Me cam ortodoks qe akoma jetojne atje e perreth.
    mire e ke ti, ti thone atij, kristos papas, se ai eshte perfaqesuesi i tyre ne janine.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Themelohet në Turqi dega e “Çamërisë” me shqiptarët e dëbuar

    Postuar në: Botë | Me: 02/03/2013

    Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë të shpërngulur në Turqi, gjatë viteve 1923-1924 kanë themeluar në Izmir, Shoqatën për Kulturë dhe Bashkim të të shpërngulurve shqiptarë si dhe degën e Shoqatës Çamëria. Në takimin ku merrnin pjesë qindra shqiptarë të Çamërisë të vendosur me banim në qytetin e Izmirit merrte pjesë edhe kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, zoti Shpëtim Idrizi, Kryetari i Shoqatës “Çamëria”, njëkohësisht zv/ministër i Arsimit dhe Shkencës, zoti Ardian Tana, ish kryetari i kësaj Shoqate, zoti Servet Mehmeti, si edhe deputeti i Partisë për Drejtësi të Turqisë, njëherazi dhe kryetar i shoqatës së parlamentarëve Turqi- Shqipëri, zoti Rifat Sait, me origjinë shqiptare nga Drenica e Kosovës. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi theksoi se është shumë e rëndësishme që shqiptarët e çamërisë takohen pas 90 vjetësh dhe kanë mbajtur gjallë gjuhën shqipe, zakonet dhe kulturën. Ai theksoi se ky takim dhe krijimi i degës së shoqatës çamëria në një qytet si Izmiri në turqi , ku jetojnë mijra shqiptarë të shpërngulur nga trojet e tyre është një hap drejt bashkimit të shqiptarëve jo vetëm të çamërisë për të ruajrur vlerat dhe traditat e identitetit tonë kombëtar.

    “Gjyshi im ja kaloi të drejtën babait tim, i cili ishte 2-vjeç kur erdhi në Shqipëri. Amanetin babai im ma ka kaluar mua bashkë me shokët e mi, e unë jam i bindur që të gjithë bashkë këtë amanet të fortë, këtë amanet që na i ka lënë zoti, këtë amanet mbi të cilin punohet e ndërtohet çdo ditë dhe që ka të bëjë me identitetin tonë, me të drejtat e njeriut, me mënyrën më paqësore që ne e shohim njëri-tjetrin do të jetë amaneti i bashkimit dhe jo përçarjes. Unë jam i bindur që me ndihmën e miqve tanë ne do të jemi qytetarë të një amaneti të realizuar. Së bashku me kryetarin e shoqatës “ÇAMËRIA”, njëkohësisht edhe zv/ministër i arsimit të Shqipërisë , ne kemi qënë vazhdimisht aktiv edhe në parlamentin shqiptar të kërkojmë që kudo, ku janë shqiptarët të kemi mundësi ta ruajmë gjuhën tonë, ta njohim kulturën, traditën. Edhe ne shqiptarët e çamërisë kemi mbijetuar falë një kulture dhe tradite të lashtë, e cila tregon që ne jemi një popull me rrënjë dhe një popull me rrënjë jo vetëm që nuk mund të zhduket, por rritet në mënyrë progresive duke shkuar drejt të drejtës së tij. Edhe në parlamentin shqiptar ne po punojmë për çështjen e çamërisë. Ne kemi bërë gati një rezolutë ku parlamenti do të shprehet, për nevojën historike të munguar për të drejtat e shqiptarëve të çamërisë, por siç e thashë flamuri jonë janë të drejtat e njeriut dhe ne jemi gati të vendosemi në krah të cdo etnie, kombi, që mbron këtë flamur”.

    Hapja e degës së shoqatës “ÇAMËRIA”, shiriti i së cilës është prerë nga kryetari i PDIU-së, zoti Shpëtim Idrizi dhe deputeti i parlamentit të Turqisë, zoti Rifat Sait përbën një rëndësi të vecantë për komunitetin e shqiptarëve të shpërngulur nga çamëria, që jetojnë në Izmir, jo vetëm për lidhjen e ngushtë që do të kenë këtej e tutje më Shqipërinë, por edhe për ti ardhur në ndihmë të gjithë atyre, që kanë lindur në turqi e duan të mësojnë gjuhën shqipe, historinë dhe traditat e çamërisë.

    Gjatë qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryetari i PDIU-së zoti Shpëtim Idrizi u prit në një takim miqësor nga kryetari Partsië për Drejtësi në zonën e Karshiakës, ku jeton edhe komuniteti më i madh i shqiptarëve të çamërisë. Ai vlerësoi bashkëpunimin midis dy komuniteteve i cili ka një rëndësi të veçantë. Ndërsa zoti Idrizi theksoi se ky bashkëpunim ashtu siç është edhe midis dy popujve miq, turk edhe shqiptar është një mbështetje për shqiptarët e çamërisë, të cilët 90 vjet më parë u shpërngulën padrejtësisht nga trojet e tyre, por gjetën një atdhe të dytë në Turqi.

    http://www.kombetare.al/themelohet-n...aret-e-debuar/

    ne link eshtefoto.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    mire e ke ti, ti thone atij, kristos papas, se ai eshte perfaqesuesi i tyre ne janine.
    Kristo Papa te vij ketej e te kandidoj per PBDNJ se eshte me i gojes se Dulja

  8. #8
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    kjo dega ne janine do hapet me greke????
    Pune per çamet me se do e hapin, ty pse te shqeteson... po je kundra, shprehu he burre, tregohu i sinqerte me forumin!
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Po e kemi thne se camet nuk kane ndermend te kthehen ne Greqi , por te jene nje kate ne duart e Truqise per te prishe mardheniet e Shqiperise me Greqine." Ne jemi gati të vendosemi në krah të cdo etnie, kombi, që mbron këtë flamur"( pra jane gati te bashkohen me kedo dhe me fotcat terroriste te Al Qaedes nese qe mbrojne kerkesat e Cameve).
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Shoqata Çamëria degë në Izmir

    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin
    Po e kemi thne se camet nuk kane ndermend te kthehen ne Greqi , por te jene nje kate ne duart e Truqise per te prishe mardheniet e Shqiperise me Greqine." Ne jemi gati të vendosemi në krah të cdo etnie, kombi, që mbron këtë flamur"( pra jane gati te bashkohen me kedo dhe me fotcat terroriste te Al Qaedes nese qe mbrojne kerkesat e Cameve).
    Oj e kemi thene thote Anesti..... kush jeni ju dhe me kryesorja kush te pyet ty....
    Te leshosh deklarata si nga maja e Olimpt keshtu si ti, eshte shenje mendjemadhesie... dhe kjo nuk eshte problemi i çameve por joti... kot nuk e ka thene i pari "tu rrit menja" se hajrin ke me i pa...
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •