Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Lightbulb Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa ‘izën’ e Serbisë ?!?

    Emri:  timthumb.php.jpg

Shikime: 351

Madhësia:  131.7 KB


    Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa ‘izën’ e Serbisë
    Albatrit Matoshi Publikuar: 21.03.2013 - 16:34




    Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ka deklaruar se Kosova nuk do të mund të zhvillojë ndeshje miqësore me shtetet tjera pa marrë leje nga Federata e Futbollit të Serbisë.

    Gazetari shqiptar, Blerim Shabani, kontaktoi me Blatterin për ta pyetur atë rreth këtij vendimi. “Një muaj më parë morët një letër nga kryeministri Thaçi rreth shqetësimit të tij që Kosova të pyes Serbinë për të luajtur ndeshje miqësore dhe ju kishit premtuar se do të diskutonit rreth kësaj çështje. Çfarë ka ndodhur prej atëherë?”.

    Ndërsa Blatter iu përgjigj kështu: “Unë e kam pritur ambasadorin e Kosovës së bashku me presidentin e FFK-së në selinë time në Zvicër ku edhe më kanë dorëzuar një letër të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaqi, i cili ishte shprehur i shqetësuar që Kosova duhet të luaj ndeshje miqësore me lejen e Serbisë dhe se për të kjo situatë ishte e papranueshme”.

    “Unë ia kam paraqitur këtë letër Komitetit Ekzekutiv, e kemi diskutuar dhe ata kanë vendosur që të mos luhaten nga vendimi që kishin marrë më herët që Kosova çdo ndeshje miqësore ta zhvillojë në koordinim me Serbinë. Madje Komiteti Ekzekutiv më ka caktuar mua që të ndërmjetësoj në mes të Kosovës dhe Serbisë që këto të dyja të gjejnë një zgjidhje në këtë aspekt. Unë e kam pranuar dhe tani do të provojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi Blatter.


    http://www.zeri.info/artikulli/2328/...izen-e-serbise
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2

    Për: Blatter: Kosova nuk mund të luajë pa ‘izën’ e Serbisë ?!?

    Ne mund te mos pajtohemi fare me kete deklarate te Blatterit, ne mund edhe ta ofendojme ate. Mirepo realiteti i hidhur qendron tek ajo se Kosova ka vetem dy alternativa te mundshme jo vetem ne UEFA e FIFA, por edhe drejt integrimeve ne BE, e ne organizma tjere nderkombetar. E keto dy alternativa jane: e para eshte permes Tiranes respektivisht Shtetit Ame Shqiperise, dhe alternativa e dyte eshte permes Beogradit respketivisht Serbise. E per fat te keq tani per tani kjo alternative e Kosoves drejt UEFA-se, FIFA-se, BE-se dhe organizmave tjere nderkombetar po shkon permes Beogradit (Serbise). Sikurse BE-ja, OSBE-ja, OKB-ja NATO-ja, ashtu edhe UEFA dhe FIFA jane neutral ndaj Pavaresise se Kosoves andaj edhe kjo deklarate e Blatterit edhe pse nuk na pelqen ne Shqiptareve, eshte nje realitet i hidhur qe nderkombetaret e sidmos Europianet Kosoven e konsiderojne si pjese perberese te Serbise! Deshem ne te pranojme apo jo, keto bisedime (negociata) PA kushte karshi Serbise, po na kushtojne ne cdo sfere. Prandaj mendoj se para te kritikojme kete deklarate te Bllaterit, duhet qe se pari NE si popull te zgjohemi nga ky gjum i thelle dhe te mos vazhdojme te shohim enderra me sy hapur se kinse jemi shtet i pavarur dhe sovran!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •