
Postuar më parë nga
BLEDI_SH
Rrëzimi i kryqit , Papas: Shqiptarët përdhosin të rënët grek
ATHINË- Deputeti neonazistë grek, Kristos Papas i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm grek dhe atij të Mbrojtjes, nga ku kërkon sqarime në lidhje me incidentin e shkatërrimit të kryqit në zonën e ish-varrezave greke në Tepelenë. Në letër shrruhet, “pas 99 vjetorit të autonomisë së Vorioepirit shqiptarët treguan edhe një herë furinë e tyre ndaj Greqisë, duke shkatërruar me dinamit kryqin në zonën e varreve të ushtarëve grekë. Edhe sa kohë do lejohen shqiptarët të përdhosin të rënët e luftës”? pyet Papas, duke kërkuar edhe arrestimin e autorëve dhe dëminin e autorëve që sipas tij përdhiosën ushtarët grekë.
Ai hedh dyshime se qeveria greke hesht për shkak të tubacionit TAP, që do të kalojë mes dy vendeve. “Mos janë zhvendosur çështjet kombëtare dhe ligjet që mbrojnë kujtimin e të rënëve të Vorioepirit nga projekti i tuibacionit TAP që kalon nëpërmjet Greqisë dhe Turqisë?”,- ka shkruar Papas.
Kjo interpelancë është kërkuar nga deputeti neonazist grek, vetëm disa ditë pasi policia shqiptare gjeti të rrëzuar përtokë kryqin e hequr nga ish-varret e ushtarëve grekë në fushën e Mezhgoranit. Policia tha se nuk është përdorur dinamit dhe theksoi gjithashtu se rrëzimi i kryqit nuk është bërë për qëllime fetare, pasi në këtë fushë s’ka më varrezë të ushtarëve grekë.
Në shkurt u shkul kryqi nga varrezat greke në Mezhgoran
Në shkurt të këtij viti u shkul kryqi nga ish-varret e ushtarëve grekë në fushën e Mezhgoranit, Tepelenë. Policia raportoi për këtë ngjarje duke shprehur dyshimin se kryqi ishte shkulur për shkak të motit të keq që kishte përfshirë vendin tonë. Po nuk u përjashtua edhe mundësia që kryqi të jetë shkulur nga ndonjë keqbërës për skrap.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe pas këqyrjes, ka rezultuar se për shkuljen e tij nuk është përdorur asnjë send i fortë për ta thyer si dhe nuk është përdorur lëndë plasëse për ta shkatërruar. Paraprakisht theksojmë se nga informacionet e marra edhe në rrugë operative, rezulton se rrëzimi i kryqit nuk është bërë për qëllime fetare, pasi në këtë fushë s’ka më varrezë të ushtarëve grekë", përfundoi zëdhënësi”-tha policia e Tepelenës.
Në fushën e Mezhgoranit, në Tepelenë, aty ku vite më parë kanë qenë disa varre me eshtra të ushtarëve grekë, për simbolikë ka qenë vendosur një kryq i vogël metalik rreth 1 metër e gjysmë i lartë.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
Krijoni Kontakt