Urdhër politikës greke: Riktheni pensionet për “Epirin e Veriut” dhe jepni nënshtetësi për homogjenët grekë
Pikërisht atëherë kur Greqisë “i del nga duart” situata e minoritetit në Shqipëri, rishfaqet Nikolas Gejxhi, personi më anti-shqiptar i deklaruar. Problemet e shumta që kanë përfshirë minoritetin grek me qeverinë greke lidhur me ndërprerjen e pensioneve, kanë detyruar Gjexhin që ta “marr vetë situatën në dorë”. Mësohet se vetëm pak ditë më parë Gejxh ka udhëtuar nga Amerika për në Athinë me misionin e vetëm për të kërkuar llogari në qeverinë greke për ndërprerjen e pensioneve si dhe për bllokimin e dhënies së shtetësive.
Delegacioni i drejtuar nga Gejxhi ka patur takime me një sërë drejtuesisht të lartë të qeverisë greke përfshi dhe ministrin e Brendshëm të Greqisë. Në këto takime raportohet se anti-shqiptari Gejxh ka kërkuar shpjegime nga pala greke për ndërprerjen e pensioneve për minoritarët në “Epirin e Veriut” dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar që të merren të gjitha masat që kjo situatë të gjejë një zgjidhje sa më të shpejtë në favor të minoritarëve. Këshilli Botëror i Epirit ka bërë thirrje për mbështetjen e të gjithë politikës greke, për t’i ardhur në ndihmë “vëllezërve minoritar”. Çështja e dytë që është ngritur me shqetësim nga Gejxh, e cila sërish ka të bëjë drejtëpërdrejtë më minoritarët në Shqipëri, ka qenë përshpejtimi i procedurave për dhënien e shtetësisë greke emigrantëve që kanë karta homogjene, që tregojnë që janë me prejardhje greke.
Duket se përplasjet e fundit të minoritetit me qeverinë greke, kanë ndezuar sinjalet e alarmit tek ata që i përfaqësojnë minoritarët në skenën politike në Shqipëri. Frika se mos kjo përplasje mund të ndikoi edhe tek zgjedhjet e 23 qershorit, detyruan lobistin anti-shqiptar Nikolas Gejxh që të zbres në Athinë dhe të kërkoi zgjidhjen e këtyre problemeve.
Rishfaqja dy vjet më parë
Dy vjet më parë partia MEGA riktheu në Shqipëri Nikolas Gejxhin. I rikthyer në Shqipëri pas një periudhe të gjatë kohore, Gejxh risolli mbështetjen e tij për “Vorio Epirin”. “Më duhet të them se termi Vorio Epir duhet të marrë vlerën e dikurshme dhe janë pikërisht minoritetet ato të cilat duhet të kontribuojnë në këtë gjë. Vorio Epiri duhet të fuqizohet ashtu si dikur. Ju duhet të merrni pjesë në zgjedhje”,- tha lobisti i njohur i Greqisë në SHBA.
I pyetur në atë kohë rreth ekzistencës së Çështjes Çame në rajon dhe pronave të çamëve në shtetin grek, Gejxh tha se kjo çështje nuk mund të zgjidhet prej të dy vendeve, pasi ajo është një çështje evropiane. “Pas luftës së Dytë Botërore 14 milion evropianë janë dëbuar prej vendeve të tyre të lindjes për shkak se bashkëpunuan me nazizmin, këtu hynë dhe çamët. Unë nuk mund të them nëse kjo është e drejtë apo e gabuar por mendoj se nuk mund të marrë zgjidhje për momentin”,- theksoi Gejxh.
Nikolas Gejxh përfaqëson një nga lobuesit më të fuqishëm në SHBA, deklaratat e të cilit gjithmonë janë shoqëruar me kundërshti dhe tensionim të situatës politike mbarëshqiptare. Në vitin 1994 Gejxh u shpall person “non grata” nga qeveria e Berishës së asaj kohe, ndërkohë që marrëdhëniet u përmirësuan vetëm pas disa vitesh.
Burimi: http://www.kombetare.al/ringjallet-anti-shqiptari-nikolas-gejxh/
Krijoni Kontakt